You are on page 1of 20

AFERDITA DHE SATURNI

AFERDITA
• AFERDITA ESHTE PLANETI I 2-TE ME AFER DIELLIT
DHE I 5-TI PER MADHESINE E TIJ.
• DISTANCA: 108.200.000 KM NGA DIELLI.
• DISTANCA: 41.842.944 FM NGA TOKA.
• DIAMETRI: 12.103,6 KM
• MASA: 4.869e24 KG
• RROTULLIMI RRETH VETES: 24 ORE
• RROTULLIMI RRETH DIELLIT: 225 DITE TE
PLANETIT TOKE.
• TEMPERATURA: +400 °C deri +480 °C
Venus për Greket Afërdita, për Babilonasit Ishtar është përendesha e
dashurisë dhe e bukurisë. Planeti është quajtur kështu për faktin se ka një
ndriçim të veçante dhe disa ngjyra tepër të veçanta.
Venus ka qene njohur, që në kohët e hershme. Pas Diellit dhe Hënës,
Venus është objekti më i ndritshëm në hapësire nga këndvështrimi i
tokës. Planeti është menduar të jetë si Merkuri, por në dy pjese trupi të
ndara : Eosphorus si Ylli i mëngjesit dhe Hesperus si Ylli Pasdites. Shfaqja
e Venus në mëngjes nganjëherë quhet dhe Lucifer.
Venus është cilësuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga Toka.
Anija-Satelit e pare që vizitoi Venus ishte Mariner 2 në 1962. Venus u
vizitua nga shumë (Anije Satelit) të tjera mbi 20 duke përfshire Pionier
Venus dhe satelitin Rus Venera 7 e cila ishte Anije-Satelit, që u ul për herë
të parë në planetin tjetër, dhe Venera 9 që arriti të sjelle fotografitë e para
nga sipërfaqja e Venusit.
Një vit në Venus është 225 Dite ndaj 365 ditëve të Planetit Tone. Nëse në
Toke do peshonit 68 kg, në Venus do peshonit 61 kg, gjatë rrotullimit dhe
afrimit afër Tokës në orbite, Venus shfaq të njëjtën pjesë të sajën në
këndvështrimin nga Toka.
Venus për disa arsye njihet si planeti binjak me Tokën, për shkak të disa
gjerave të përbashkëta. Venus është me i vogël se planeti ynë. 95 % të
diametrit të Tokës, 80 % të (masës Pesha).
Të dhënat e radarit nga Sateliti Magellan tregon që shumica e sipërfaqes së Venusit
është e përbëre nga llava e ngrire, që ka ardhur si rrjedhoje e shpërthimeve
vullkanike. Venus ka disa mburoja vullkanike të mëdha, të cilat janë njësoj si ajo e
Hawait ose Olympus Mons.
Nuk ka kratere të vegjël në Venus. Duket që asteroidet e vegjël digjen në
atmosferën e Venusit para se të përplasen në siperfaqe.
Mendohet që dhe asteroide e mëdha ndahen sapo hyjnë në atmosferën e Venus
duke arritur në disa pjese të vogla, të cilat digjen nga atmosfera agresive e Venusit.
Terrenet e vjetra të sipërfaqes së Venus janë rreth 800 milion vjet. Vullkanet e
shumta të Venus kanë zhdukur shumë kratere të mëdhenj, të cilët janë të formuar
që në kohët e hershme të formimit të vet planetit Venus.
Imazhet që vijnë nga sateliti Magellan tregojnë disa pjese vullkanike të veçanta në
sipërfaqen e Venus duke zbuluar, që këto vullkane kanë një llave tepër të trashe.
Pjesa e brendshme e Venusit është shumë e ngjashme me atë të Tokës, me një
përbërje rreth 3000 km të hekurit dhe shkëmbinjve të shkrire në formë llave. Nga
informacionet e marra nga sateliti Magelan tregojnë, që korja e Venus është shumë
herë më e trashë dhe e fortë, se çka qenë herët në formimin e saj si Planet.
Venus nuk ka fushe magnetike për shkak të rrotullimit të saj të ngadalte. Venus nuk
ka Hëna ose objekte tjera shkëmbore, që rrotullohen rreth saj. Venus zakonisht
është e dukshme si objekt dhe pa përdorur teleskop. Venus nga një herë referohet si
Ylli mëngjesit gjithashtu dhe si ylli Pasdites.
FUSHA MAGNETIKE DHE BERTHAMA
• Mungesa e një fushe magnetike të brendshme në Venus është befasuese
duke pasur parasysh se Venusi është i ngjashëm me Tokën në madhësi,
dhe pritej gjithashtu të përmbante një dinamo në bërthamën e vet. Një
dinamo kërkon tri gjëra: një përcjellës të lëngshëm, rrotullimi, dhe
konveksioni (një lloj transporti i materies dhe energjisë që shkaktohet
nga presioni dhe tërheqja gravitacionale). Bërthama është menduar të
jetë elektrike dhe përçuese, edhe pse rrotullimi i bërthamës është
menduar shpesh që të jetë shumë i ngadaltë, simulimet tregojnë se
është e mjaftueshme për të prodhuar një efekt dinamo, por efekti
dinamo mungon për shkak të mungesës së konveksionit në bërthamën
Venusiane. Në Tokë, konveksioni ndodh në shtresën e jashtme të
lëngshme të bërthamës sepse shtresa e brendshme e lëngshme është
shumë e nxehtë. Në Venus, rishfaqja e një ngjarjeje globale mund të ketë
mbyllur pllakat tektonike dhe çuan në një fluks të reduktuar të
nxehtësisë nëpër kore. Kjo shkaktoi rritjen e temperaturës së mantelit,
duke ulur fluksin e nxehtësisë nga bërthamë. Si rezultat, nuk ka
gjeodinamo të brendshme për të drejtuar fushën magnetike. Në vend të
kësaj, nxehtësia nga bërthama është përdorur për të rinxehur koren.
Një mundësi tjetër është se Venusi nuk ka bërthamë të brendshme solide,
bërthama e tij nuk është aktualisht në ftohje dhe ka të njëjtën temperaturë.
Një tjetër mundësi është se bërthama e Venusit është plotësisht solide.
Gjendja e bërthamës është shumë e varur nga të përqëndrimi i squfurit, i cili
është i panjohur për momentin.
Magnetosfera e dobët përreth Venusit do të thotë se era diellore
ndërvepron drejtpërdrejt me atmosferën e tij të jashtme. Këtu, jonet e
hidrogjenit dhe oksigjenit janë krijuar nga shkëputja e molekulave neutrale
nga rrezatimi ultravjollcë. Era diellore që furnizon me energji i jep disa
joneve shpejtësi të mjaftueshme për të shpëtuar nga fusha gravitacionale e
Venusit. Ky proces erozioni rezulton në një humbje kostante të masës së
hidrogjenit, heliumit, dhe joneve të oksigjenit, ndërsa molekulat në masë të
lartë, të tilla si dioksidi i karbonit, kanë më shumë gjasa që të qëndrojnë.
Erozioni atmosferik nga era diellore ndoshta ka çuar në humbjen më të
madhe të ujit në Venus gjatë disa miliarda viteve të para pas formimit.
Erozioni ka rritur raportin e masës së madhe të deuteriumit të hidrogjenit
(hidrogjeni i rëndë) në atmosferën e sipërme me 150 herë në krahasim me
raportin në atmosferën e ulët.
ORBITA DHE RROTULLIMI

• Venusi e orbiton Diellin në një distancë mesatare prej rreth 108


milion km, dhe përfundon një orbitë çdo 224,65 ditë tokësore.
Edhe pse të gjitha orbitat planetare janë eliptike, orbita e Venusit
është më afër rrethore, me një jashtqëndërsi prej më pak se 0,01.
Kur Venusi qëndron mes Tokës dhe Diellit, kjo e bën qasjen më të
afërt me Tokën se çdo planet tjetër në një distancë mesatare prej
41 milionë km. Planeti e arrin këtë distancë mesatarisht çdo 584
ditë. Për shkak të jashtqëndërsisë së orbitës së Tokës, distancat
minimale sa vijnë dhe do të bëhen më të mëdha në dhjetëra
mijëra vjetët e ardhshme. Nga viti 1-5383, ka 526 afrime me më
pak se 40 milion km pastaj nuk do të ketë të tilla për rreth 60.158
vjet. Gjatë periudhave të jashtqëndërsive më të mëdha, Venusi
mund të arrijë distancën e 38.200.000 km.
SATURNI
• Distanca/Orbita rreth Diellit: 1,426,666,422 km.
Perihelion (Distanca me e afert me diellin): 1,349,823,615 km.
Aphelion (Distanca me e larget me diellin): 1,503,509,229 km.
Rrezja Mesatare: 58,232 km.
Perimetri Mesatar: 365,882.4 km.
Volumi: 827,129,915,150,897 km3.
Masa: 568,319,000,000,000,000,000,000,000 kg.
Dendesia: 0.687 g/cm3.
Siperfaqa: 42,612,133,285 km2.
Graviteti i Siperfaqes: 10.4 m/s2. Nese ne Toke ju peshoni 45.5 kg, ne
Saturn ju peshoni 48.5 kg.
Shpejtesia e Ikjes: 129,924 km/h.
Periudha rrotulluese rreth vetes (Gjatesia e Dites/Nates): 10.6 ore te
Tokes.
Periudha rrotulluese rreth Diellit (Gjatesia e Vitit): 29.4 vite te Tokes jane
= me 1 vit tek Saturni.
Shpejtesia Mesatare e Orbites rreth Diellit: 34,701 km/h.
Saturni ka te pakten 60 hena ose sic quhen ndryshe satelite , qe
rrotullohen rreth tij.
Ashtu si planetet e tjera saturni ka nje fushe magnetike teper te
rendesishme.
Saturni ka qene i njohur, qe nga koha prehistorike. Galileo ishte i pari
, qe pa ate me nje teleskop ne 1610. Unazat e saturnit ndenjen te
vecanta deri ne 1977 kur disa unaza te holla u zbuluan rreth uranit,
dhe pastaj me pas rreth jupiterit dhe neptunit.
Saturni u vizitua per here te pare nga pioneer nasa-s 11 ne 1979 dhe
me vone nga voyager 1 dhe voyager 2. Diametrat ekuatoriale dhe
polare ndryshojne nga pothuajse 10% (120.536 km - 108.728 km). Ky
eshte rezultat i rrotullimit te tij te shpejte dhe perberjes se lengshme.
Planetet e tjera me gaz jane gjithashtu te shtypur ne pole, por jo aq
shume sic eshte saturni.
Ashtu si jupiteri, saturni eshte rreth 75% hidrogjen dhe
helium 25% me gjurmet e ujit, metan, amoniak dhe shkemb, te
ngjashem me perberjen enebules diellore nga i cili u formua sistemi
diellor.
Berthama e saturnit eshte e ngjashme me ate te jupiterit ,prej nje
perberje shkembore , nje shtrese metalike dhe nje shtrese
molekulare hidrogjeni.
TIPARET FIZIKE
• Saturni është një sferoid i shtypur në pole, që do të thotë
se polet i ka të rrafshuara dhe se është më i fryrë rreth
ekuatorit. Diametri ekuatorial i planetit është 120,536
kilometra, kurse diametri polar është 108,728 km; një
ndryshim prej 9%. Forma e tij e rrafshuar është e tillë për
shkak të rrotullimit të tij shumë të shpejtë, një herë në
10.8 orë Toke. Saturni është planeti i vetëm i Sistemit
Diellor që ka dendësi më të vogël se uji. Edhe pse
bërthama e planetit është shumë e dendur, Saturni ka një
atmosferë të gaztë, kështu që dendësia specifike e planetit
është 0.69 g/cm³ (më e vogël se uji). Si rezultat, nëse
Saturni do vendosej në një pellg të madh uji, ai do notonte
mbi të.
ATMOSFERA
• Pjesa e jashtmeeee e Saturnit është e përbërë 96.7% nga
hidrogjeni, 3% nga heliumi, 0.2% nga metani dhe 0.02% amoniak.
Gjithashtu ka sasi të vogla të acetilenit, etanit dhe fosfinës.
• Retë e Saturnit shfaqin një strukturë të fashuar, të ngjashme me
fashat e reve të gjetura në Jupiter. Ndryshe nga Jupiteri, retë e
Saturnit janë shumë më të zbehta dhe fashat më të gjera në
ekuator. Shtresa më e ulët e reve është e përbërë nga akulli dhe
është 10 kilometra e trashë. Tempreatura aty është shumë e ulët,
reth 250 Kelvin, -10 °Fahrenhajt, -23 °Celsius. Gjithsesi ka
kundërshtime nga shkencëtarët rreth kësaj çështjeje. Shtresa më
sipër, rreth 77 kilometra e trashë, është e përbërë nga acid
hidrosulfurik i bashkuar me amoniak: NH4HS), dhe sipër tij ka një
shtresë resh të akullta amoniaku 80 kilometra të trashë. Shtresa
më e lartë është e përbërë nga hidrogjeni dhe heliumi, që
zgjerohet nga 200 deri 270 kilometra sipër majës së reve prej uji.
Aurorat formohen në mezosferën e Saturnit.Temperatura në majë
të reve është shumë e ulët, rreth 98°K,-283 °F,-175 °C. me ciklonet
e para në Tokë.
• Temperaturat në shtresat e brendshme janë
shumë më të larta se në shtresat e jashtme, për
shkak të nxehtësisë së prodhuar nga shtresat e
brendshme. Erërat e Saturnit janë nga më të
shpejtat në Sistemin Diellor, duke arritur në
shpejtësinë 500 metres per
second(1,800 km/h,shumë më të shpejta se
ërërat në Tokë.
• Atomsfera e Saturnit është e njohur për formimin
e reve në formë ovale, të ngjashme me ato të
Jupiterit, që janë më të qarta. Këto re ovale janë
stuhi ciklonike, identike me ciklonet e para në
Tokë.
BRENDESIA E SATURNIT
• Brendësia e Saturnit është e ngjashme me atë të
Jupiterit. Ka një bërthamë të vogël shkëmbore në
qendër dhe ajo është shumë e nxehtë; temperatura e
tij arrin deri në 15,000 K (26,540 °F, 14,730 °C). Është
aq nxehtë sa ajo lëshon dy herë e gjysëm herë më
shumë nxehtësi sesa sasia që merr nga
Diellit. Bërthama është sa gjysma e madhësisë së
Tokës, por është më e dendur. Sipër saj ka një shtresë
të trashë hdrogjeni metalik, rreth 30,000 km në
thellësi. Akoma më sipër kësaj shtrese ka një pjesë të
përbërë nga hidrogjeni i lëngshëm dhe
heliumi. Bërthama është e rëndë, 9 deri 22 herë më e
rëndë se masa e bërthamës së Tokës.
FUSHA MAGNETIKE
• Saturni ka një fushë magnetike natyrore, që
është shumë më e dobët se ajo e Jupiterit. Si ajo
e Tokës, fusha e Saturnit është një dipol
magnetik. Fusha e Saturnit është unike sepse
është tërësisht simetrike, ndryshe nga planetet e
tjerë të njohur(fusha është ekzaktësisht në vijë
përputhje me aksin e planetit). Saturni gjeneron
valë radioje, por që janë shumë të dobëta për
t'u kapur nga Toka. Hëna Titan rrotullohet në
pjesën e jashtme të fushës magnetike të Saturnit
dhe shpërndan plazmë në fushë nga grimcat e
jonizuara të atmosferës së Titanit.
HENAT E SATURNIT
• Saturni ka të paktën 60 hëna, 48 prej të cilave kanë emra. Shumica
e hënave janë shumë të vogla: 33 nga 60 hënat kanë diametër më
të vogël se 10 km dhe 13 hëna e kanë diametrin më pak se
50 km. Shtatë hëna janë aq të mëdha sa për të qenë sfera gati
perfekte të shkaktuara nga vetë graviteti i tyre. Këto hëna janë
Titani, Rea, Iapetus, Dione, Tetis, Enceladus dhe Mimas. Titani
është hëna më e madhe, më e madhe se Mërkuri dhe është hëna
e vetme në Sistemin Diellor që ka një atmosferë të trashë dhe të
dendur. Hiperioni dhe Febi janë hënat e dyta më të mëdha, me
diametër më të madh se 200 km.
• Në dhjetor 2004 dhe janar 2005 sonda Cassini-Hugens mori shumë
pamje nga Titani, hëna më e madhe e Saturnit. Një pjesë e këtij
sateliti, i njohur si sonda Hugens, ka zbarkuar në Titan.
UNAZAT E SATURNIT
• Unazat e Saturnit janë sistemi i unazave planetare më
i gjerë nga secili planet në sistemin diellor. Ato
përbëhen nga grimca të vogla të panumërta, që
variojnë në madhësi nga mikrometra deri në metra,në
orbitë rreth Saturnit. Grimcat e unazës janë të
përbërë pothuajse tërësisht prej akullit të ujit, me një
komponent të materialit shkëmbor. Ende nuk ka
ndonjë konsensus për mekanizmin e tyre të formimit;
disa karakteristika të unazave sugjerojnë një origjinë
relativisht të kohëve të fundit, por modelet teorike
tregojnë se ata kanë gjasa të jenë formuar herët në
historinë e Sistemit Diellor .
UNAZAT KRYESORE
• Unazat dendura kryesore shtrihen prej 7,000 km
deri 80.000 km sipër ekuatorit të Saturnit. Me
një trashësi të llogaritur prej nga më e vogla 10
metra e deri në një trashësi të madhe prej 1
kilometër, ata janë të përbërë nga 99.9 për akull
nga ujit të pastër me një sasi e vogël e
papastërtisë që mund të përfshijë tholins ose
silikate. Unazat kryesore janë të përbërë
kryesisht nga grimca që variojnë në madhësi nga
1 centimetër deri në 10 metra .
FORMIMI I UNAZAVE KRYESORE
• Unazat e Saturnit mund të jenë shumë të vjetra, që
datojnë në formimin e vetë Saturnit. Ka dy teori
kryesore lidhur me origjinën e unazave të brendshme
të Saturnit. Një teori, e propozuar fillimisht
nga Édouard Roche në shekullin e 19, është se unazat
ishin një herë një hënë e Saturnit orbita e të cilës
kalbej derisa ajo erdhi afër gjendjes sa të
shkatërrohet nga fuqia e baticës Një variacion mbi
këtë teori është se kjo hënë u shpërbë pasi u godit
nga një kometë ose asteroid i madh . Teoria e dytë
është se unazat nuk ishin kurrë pjesë e një hëne, por
kanë mbetur në vend nga materiali orginal
i mjegullnajës nga e cila është formuar Saturni.

You might also like