You are on page 1of 19

KUSHTETUTAT E EVROPËS KONTINENTALE.

GJERMANI, ITALI, FRANCË, SPANJË.

GJERMANIA. Pas konferences se Jaltes ne vitin 1945, Gjermania si


nje vend i mundur ne Luften e Dyte Boterore u nda ne dy pjese
ne Republiken Demokratike Gjermane, e cila ishte nje zone e
pushtimit sovjetik, dhe ne zonen e pushtimit te forcave aleate,
qe ishte e ndare ne tri pjese mes forcave aletate, njohur si
Republika Federale Gjermane.

Duhet thene se ne RDGJ u miratua teksti kushtetues i tipit


stalinist me 7 tetor 1949 per shkak te ndikimit sovjetik. Kjo ishte
nje Kushtetute fleksibel ku parashikonte te drejtat themelore
vetem ne nje nivel legjislativ, parashikonte rolin qenror te partise
se vetme, te partise komuniste.

Me ndertimin e Murit te Berlinit me 1961, Kushtetuta e RDGJ u


rishikua ne vitin 1974, duke e ndare Gjermanine ne dy pjese. Ajo
shpallte shtetin socialist te kombit gjerman. Ajo nenvizonte rolin
hegjemonist te Bashkimit Sovjetik dhe te partise marksiste-
leniniste.

e
d
Ndersa ne RFGJ u miratua Kushtetuta sipas modelit te demokracise
liberale Grundgesetz, e cila hyri ne fuqi me 23 maj 1949, qe
eshte edhe sot ne fuqi. Ne dallim nga Kushtetuta socialiste e
Gjermanise lindore, kjo i referohej jo vetem RFGJ, por gjithe
Gjermanise si nje republike te vetme dhe te pandare.
Kjo Kushtetute ka shoqeruar jo vetem ndarjen e Gjermanise, por
edhe ribashkimin e saj pas renies se Murit te Berlinit 1989. Me
konkretisht me Traktatin e Bashkimit te nenshkruar ndermjet dy
gjermnaive me 31 gusht 1990.
Meqenese ndarja e Gjermanise ishte e perkohshme, Kushtetuta
njihet me emrin “Ligji Themelor” dhe jo “Kushtetute”, per arsye
se u hartua fill pas ndarjes se Gjermanise dhe mund te hartohej
nje Kushtetute perfundimtare per sa kohe ribashkimi do te
ndodhte ne te ardhmen.
Neni 79 i Kushtetutes, percakton parimet themelore te
Kushtetutes te cilat nuk mund te ndryshohen.

Te drejtat themelore nenet 1-20. Ku spikat neni 1 Dinjiteti


Njerezor.
Parlamenti federal eshte dydhomesh.
- Dhoma e pare eshte e perbere nga deputetet e zgjedhur nga populli
Bundestag,
- Dhoma e dyte eshte eshte e perbere nga perfaqesues te Landeve
Bundesrat.
Pushteti ushtrohet nga Kancelari (Kryetari i Keshillit te Ministrave), i cili
zgjidhet drejtperdrejt nga Parlamenti.
Klauzolat e kufizimit te rishikimit te Kushtetutes. Neni 79/3 i Kushtetutes
parashikon se nuk mund te ndryshohen, te drejtat e njeriut, sovraniteti
popullor, natyra republikane, demokratike dhe sociale e Shtetit.
Demokracia qe mbrohet. Duke patur parasysh te shkuaren liberale
gjermane me Kushtetuten e Vajmarit dhe permbysjen e atij regjimi nga
Hitleri, Ligji Themelor gjerman, jo vetem sanksionon formen e Shtetit
liberal-demokratik, por edhe e mbron ate.
Keshtu, neni 9/2 ndalon krijimin e shoqatave antikushtetuese, te cilat jane
kunder rendit kushtetues. Neni 21, ndalon krijimin e partive politike
antisistem, te cilat jane kunder rendit kushtetues demokratik dhe liberal.
Neni 18, gjithkush qe lufton dhe eshte kunder rendit kushtetues
demokratik dhe liberal, duke abuzuar me lirine e shprehjes, lirine e
mendimit dhe lirine e shtypit, lirine e tubimit etj, i humbet keto te drejta
themelore.
 Ligji Themelor gjerman ishte objekt i nje reforme
kushtetuese e vitit 2006 ku ridimensionoi raportet ndemjet
Federates dhe Shteteve anetare. Sipas nenit 73 te Ligjit
Themelor ne parim fushat legjislative, administrative dhe
gjyqesore i perkasin Shteteve, pervec rasteve kur vete
Kushtetuta keto kompetenca ia atribuon Federates sipas
percaktimve te kesaj dispozite.
 Federata ka kompetencat legjislative ekskluzive ne fushat si
vijon;
 Politika e jashtme, mbrojtja, shtetesia federale, liria e
levizjes, pasaportat, emigracioni, ekstradimi. Sistemi valutor
dhe monetar, peshat dhe masat, percaktimi i ores, navigimi
ajror, sistemi hekurudhor federal, posta dhe
telekomunikacioni, statistika per qellime federale etj.
Bashkepunimi me Landet ne fushat e Policise kriminale.
 Neni 74 parshikon gjithashtu edhe kompetencat konkurrente
ndermjet Bund-it dhe Landeve.
 E Drejta civile, e drejta penale dhe ekzekutimi i vendimeve penale,
pushteti gjyqesor dhe procedura, gjendja civile, demet e luftes
dhe demshperblimi, asistenca e ivalideve te luftes dhe te familjeve
te te reneve, e drejta e punes, duke perfshire, asistencen e
papunesise apo mbrojtjen ne pune, trafiku rrugor dhe mirembajtja
e rrugeve me rendesi kombetare, trajtimi i mbetjeve etj.
 Pushteti gjyqesor. Perbehet nga
 Tribunali Kushtetues Federal,
 nga gjykatat federale dhe
 nga gjykatat e Landeve.
 Tribunali kushtetues, eshte kompetent per ceshtjet qe kane te
bejne me interpretimin e ligjit themelor, vleresimin e
perputhshmerise te se drejtes federale o te se drejtes se Landeve
me Ligjin Themelor, shqyrtimin e konfliktit te kompetencave
ndermjet Federates dhe Landeve, sa i takon atribuimeve
kushtetuese. Ankimi individual i cdo individi kunder cdo akti te
autoritetit publik, qe cenon te drejtat themelore te individit.
DUSKUTIM MBI DEMOKRACINE QE MBROHET.
Ligji per Lustracionin dhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese nr.
9/2010 per antikushtetutshmerine e ligjit nr. Ligjit nr. 10034,
datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të
lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”

Ligji Nr. 45/2015 PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR


DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS
POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
Neni 29 Kërkesa për informim mbi zyrtarë përpara emërimit
ose ngritjes në detyrë.

Ligji per Vettingun, neni 9, kriteret e perzgjedhjes se anetareve


te institucioneve te rivleresimit.
e) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-
Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e
informimit me dokumentet e ish-shërbimit të sigurimit të
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
 Kushtetuta italiane nisi te hartohej pas Luftes se Dyte Boterore. Punimet filluan
nga nje Asamble Kushtetuese ne vitin 1946. Kushtetuta republikane u hartua ne
vitin 1947 dhe hyri ne fuqi me 1 janar 1948.
 Mund te themi se eshte Kushtetuta e pare demokratike dhe liberale pas Luftes se
Dyte Boterore bashke me ate gjermane. Si vende te humbura gjate Luftes se Dyte
Boterore, Italia dhe Gjermania shpejtuan ne hartimin e kushtetutave liberale, te
gjata dhe te ngurta, si nje pergjigje konkrete dhe nje garanci kundrejt regjimeve
naziste dhe fashiste qe karakterizuan keto vende.
 Kushtetuta italiane hapet me parimet themelore kushtetuese. (nenet 1-12). Me pas
Pjesa e pare e Kushtetues karakterizohet nga sanksionimi i te drejtave dhe lirive
themelore te Njeriut te ndara ne tri tituj kryesore. Titulli I Raportet civile, Titulli II
Raportet Etiko-sociale dhe Titulli III Raportet politike.
 .
 Struktura e Parlamentit eshte bikamerale dydhomeshe
 Dhoma e Deputeteve dhe Senati i Republikes -2 organe kolegjale.
 Anetaret per te dyja dhomat zgjidhen ne menyre te drejtperdrejt nga
zgjedhesit. Senati zgjidhet mbi baze rajonale
 Zgjedhesit per zgjedhjen e senatoreve duhet te kene mbushur
moshen 25 vjec, kurse vete kandidatet per senatore duhet te kene
mbushur moshen 40 vjec
 Senatoret e perjetshem. Eshte senator i perjetshem cdo person qe
ka qene President i Republikes italiane. Gjithashtu, Presidenti i
Republikes mund te emeroje ne total 5 senatore te perjetshem, per
merita te vecanta ne fushen shkencore, artistike, sociale etj. Mandati
i deputeteve dhe senatoreve eshte 5 vjet .Xhulio Andreoti


 Sistemi gjyqesor. Funksionon me gjykatat e shkalles se pare, gjykatat e apelit
prane cdo kryeqendre te cdo rajoni dhe se fundi Gjykata e Kasacionit me funksione
te unifikimit te praktikes gjyqesore.
 Drejtesia administrative funksionon e ndare dhe eshte e organizuar me baze
rajonale. Ne cdo rajon ekzistojne gjykatat administative te shkalles se pare. Keshilli
i Shtetit eshte gjykata e apelit per ceshtjet e juridiksionit administrativ.
 Gjykata Kushtetuese. Bashke me Tribunalin kushtetues gjerman jane nder
gjykatat me te vjetra kushtetuese ne Evrope si dhe me me autoritet.
 Gjykata Kushtetuese perbehet nga 15 gjyqtare,
 nje e treta e te cileve emerohen mga Presidenti i Republikes,
 nje e treta nga Parlamenti ne seance te perbashket dhe
 nje e treta nga organet e larta te drejtesise te zakonshme dhe administrative.
 Gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese zgjidhen nder gjyqtaret, edhe pensioniste, te
jurisdiksioneve te larta te zakonshme dhe administrative, profesoreve te
universitetit ne lende juridike dhe avokateve pas 20 vjet veprimtarie pratike.
Gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese emerohen per 9 vjet, qe fillojne per secilin nga
dita e betimit, pa te drejte riemerimi.
Gjykata Kushtetuese italiane eshte kompetente per;
 ceshtjet e kushtetutshemrise se ligjeve te Shtetit ose te Rajoneve,
Ceshtje te konfliktit te kompetencave ndermjet institucioneve
shteterore, ndermjet Shtetit dhe Rajoneve dhe ndermjet rajoneve.
Mbi akuzen e ngritur kunder Presidentit te Republikes
Mbi kushtetutshmerine e nismave referendare etj.

Kufizime te rishikimit te Kushtetutes. Neni 139 i Kushtetutes italiane


sanksionon se forma republikane nuk mund te jete objekt i procedures
se rishikimit te Kushtetutes.
Shteti italian eshte nje shtet rajonal. Kompetencat legjislative ndermjet
Shtetit qendror dhe Rajoneve rregullohen ne baze te nenit 117 te
Kushtetutes, i cili rendit nje sere fushash ku Shteti qendror gezon
kompetencen ekskluzive, per kompetencat e tjera qe nuk listohen, ato i
perkasin rajoneve.
 Më 1791, Asambleja Kombëtare i dorëzoi më në fund popullit
francez kushtetutën e saj të parë. Kushtetuta i la shumë pak
fuqi mbretit edhe pse ai mund të vazhdonte të ishte monarku i
vendit. Mbreti u vendos në krye të ekzekutivit. Legjislatura iu la
në dorë Asamblesë Kombëtare. Mbreti mund të përdorte veton
për të penguar një ligj, por legjislativi mund ta kundërshtonte
veton e mbretit. Reforma të shumta u bënë gjithashtu edhe në
gjykata ku këtyre të fundit iu dha një pavarësi për ta pasur zili.
 Kushtetuta do e ndante Francën në 83 departamente (rajone),
dhe zëvendësoi punonjësit e vjetër lokalë me gjak të ri të
zgjedhur nga vetë populli.
Kushtetuta franceze e republikes se V hyri ne fuqi me 4 tetor 1958.
Kane vlere kushtetuese edhe akte dhe dokumente te tjera, ku Kushtetuta
franceze i therret ne preambulen e saj si; Deklarata Universale e te Drejtave
te Njeriut dhe Qytetareve 1789, prambula e Kushtetutes franceze e vitit 1946,
preambula e Kushtetutes se vitit 1958, Karta e Ambientit 2004, por edhe ligje
te tjera te nje natyre te vecante, ku vete doktrina kushtetuese franceze i
konsideron ato se bejne pjese ne bllokun kushtetues.
E Drejta nderkombetare qe rrjedh nga Marreveshjet nderkombetare dhe
traktatet.
Neni 54. E Drejta nderkombetare e cila pasi behet pjese e rendit juridik te
brendshem francez pas ratifikimit te saj, ka epersi mbi legjislacionin e
brendshem.
Neni 55. Ne rast se Keshilli Kushtetues konstaton gjate gjykimit te tij se nje
marreveshje nderkombetare bie ndesh me dispozitat e kushtetutes, perpara
ratifikimit te saj duhet te procedohet me ndryshimin e tekstit te kushtetutes.
 Vihet re qarte epersia e se drejtes nderkombetare mbi te drejten e bredshme
franceze dhe kjo vjen nga zgjedhja qe ka bere Kushtetutberesi francez.

 Keshilli kushtetues francez. Rendi kushtetues francez nuk ka nje Gjykate


Kushtetuese te mirefillte, por ka nje Keshill Kushtetues, i cili per nga perberja nuk
ofron katerciperisht garancite e nje organi gjyqesor te kontrollit kushtetues te
ligjeve. Ka epersi perberja e tij kryesisht politike. Ky organ ka gjithsej 9 anetare, tre
prej te cileve zgjidhen nga Presidenti i Republikes, tre nga Kryetari i Asamblese
Kombetare dhe tre nga Kryetari i Senatit.

 Nje nder funksionet kryesore te tij eshte kontrolli kushtetues i tipit paraprak
ose a priori te ligjeve. Kjo do te thote se kontrolli kushtetues ushtrohet mbi
ligjet perpara se ato te shpallen, pra perpara se te hyjne ne fuqi.
 Kontrolli kushtetues parpaprak eshte i detyrueshem per ligjet organike perpara
shpalljes se tyre, per rregulloret parlamentare perpara hyrjes ne fuqi te tyre.
 Ne vitin 2008 u njoh ne kete vend edhe kontrolli kushtetues a posteriori i ligjeve.
Kontrolli kushtetues eshte fakultativ dhe ushtrohet vetem me
kerkesen e Presdentit te Republikes, Kryetarit te Asamblese
parlamentare, Kryetarit te Senatit, Kryeministrit dhe nga
pakicat parlamentare 60 deputete ose 60 senatore per te
gjitha ligjet e tjera perpara shpalljes se tyre.
Ne te gjitha keto raste Keshilli Kushtetues duhet te vendose
brenda nje muaji, ne rast urgjence me kerkese te Qeverise
mund te vendose brenda 8 diteve.
Ligjet organike neni 46 i Kushtetutes franceze, keto ligje kane
nje vlere te vecante ne sistemin e burimeve te se drejtes ne
France, procedura qe ndiqet per miratimin e tyre eshte e
ndryshme ne krahasim me ligjet e tjera te zakonshme
parlamentare. Ligjet organike nuk mund te shpallen nese
per perputhshmerine e tyre me Kushtetuten nuk eshte
shprehur me pare Keshilli Kushtetues.
Kjo strukture e legjislacionit eshte adoptuar edhe nga ana e
Kushtetutes sone, e cila parashikon ne nenin 81 te
Kushtetutes ligjet organike, ku per miratimin e tyre kerkohet
nje shumice prej 3/5 dhe jo nje shumice e thjeshte.
Struktura e Parlamentit, eshte bikamerale e perbere nga
Asambleja Kombetare dhe Senati. Asambleja Kombetare eshte
e perbere nga 577 anetare te zgjedhur ne menyre te
drejtperdrejt cdo pese vjet. Ata votojne ligjet, kontrollojne punen
e Qeverise, kane edhe kompetencen mocionit te mosbesimit
kundrejt qeverise.
Senati francez eshte i perbere nga 348 Senatore te cilet zgjidhen
cdo 6 vjet ne menyre indirekte nga nje kolegj i perbere nga rreth
150.000 zgjedhes qe jane ne fakt delegatet nga te gjitha
Keshillat Bashkiake. Perberja e tij riperterihet cdo tre vjet,
gjysma e tij. Senatoret perfaqesojne kolektivitetet territoriale.
 Kushtetuta e Spanjes. Sipas Kushtetutës së 29 dhjetorit të
1978-ës (ndryshimet e fundit më 1992) Spanja është Mbretëri
parlamentare e trashëgueshme. Kreu i shtetit është Mbreti, ndërsa
Parlamenti është organi ligjvënës dhe përfaqësues i popullit (Cortes
Generales)
 Ndarja e Shtetit spanjoll ne disa njesi territoriale njohur si
Komunitetet autonome. Pervec gjuhes spanjolle kastiljane, qe eshte
gjuha zyrtare e Shtetit spanjoll, komunitetet autonome mund te
perdorin gjuhe te tjera si gjuhe zyrtare ne nivel komuniteti.
“Kushtetuta bazohet në unitetin e pandashëm të kombit spanjoll,
atdheun e përbashkët dhe të pandarë të të gjithë spanjollëve, ajo
njeh dhe garanton të drejtën për vetëqeverisje, të kombësive dhe të
rajoneve të të cilave është i përbërë dhe solidaritetin mes tyre.
 Kushtetuta spanjolle rreshtohet ne radhet e atyre
Kushtetutave te Italise, Gjermanise, Frances, qe perbejne
konstituconalizmin liberal. Ato jane hartuar te gjitha pas
Luftes se Dyte Boterore duke shenuar plotesisht kalimin e
formes shteterore drejt Shtetit kushtetues.
 Ne thelb te gjitha Kushtetuta i njohin nje vlere superiore
normative Kushtetutes si akti me i larte ne burimet e se
drejtes. Po njohja e Kushteutes si akti me i larte
konkretizohet nga cdo vend me njohjen e kontrollit
kushtetues te ligjeve. Shpallja si antikushtetuese e ligjeve
dhe nxjerrja e tryre nga rendi juridik eshte rruga me kokrete e
njohjes se epersise se Kushtetutes
 Ne Spanje funksionon Tribunali Kushtetues. Anetaret e
Tribunalit Kushtetues jane 12 dhe emerohen te gjithe nga
Mbreti me propozim te Kongresit, i cili vendos me shumicen
e 3/5 per 4 gjyqtare, 4 gjyqtare me propozim te Senatit, 2
me propozim te Qeverise dhe 2 me propozim te Keshillit te
Pergjithshem te Pushtetit Gjyqesor.
 Nder mjetet kryesore per mbrojtjen e te drejtave te njeriut
spikasin Ankimi i drejtperdrejte qe behet nga Autoritetet
publike per antikushtetutshmerine e ligjeve.
 Ankimi i Amparos si nje ankim individual per mbrojtjen e te
drejtave kushtetuese te individit.
 Konflikti i kompetencave ndermjet Shtetit dhe
Komuniteteve autonome ose ndermjet komuniteteve
autonome.
 Struktura e Parlamentit. Parlamenti eshte i perbere nda dy
Dhoma njohur me emrin Le Cortes Generali. Se pari, nga
Kongresi i deputeteve dhe nga Senati. Anetaret e te dy
dhomave nuk kane nje mandat imperativ, neni 67/2 i
Kushtetutes. Anetaret e Kongresit zgjidhen ne menyre te
drejtperdrejte cdo 4 vjet.
 Senati eshte Dhoma e perfaqesimit territorial. Cdo province i
takon te zgjedhi nje numer te barabarte prej 4 senatoresh,
me perjashtim te provincave ishullore qe i takon te zgjedhin
3 dhe disa te tjera nga nje senator. Ndersa Komunitetet
autonome nga nje Senator me shume per cdo 1 milion
banor.

You might also like