You are on page 1of 4

E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN P-1. E drejta e Unionit Evropian E drejta e UE eshte dege e re, dinamike dhe multidisiplinare.

E drejta e UE eshte nje sistem i normave juridike. Keto norma nuk i nxjerr nje shtet, por nje entitet i perbere prej disa shteteve. E drejta e UE merret me studimin e : normave qe i nxjerrin organet dhe institucionet e UE vendimeve te Gjykates Evropiane te se drejtes. P-2. Institucionet themelore te UE jane: Keshilli Evropian Keshilli Komisioni Evropian Parlamenti Evropian Gjykata Evropiane e se Drejtes P-3. Traktatet themeltare te UE (burimi kryesor i UE) Jane pese traktate kryesore: Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian per thengjill dhe celik 1951 Traktati i Evropes mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957 Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991 Traktati i Amsterdamit 1997 Traktati i Nices 2000. Prej ketyre traktateve burojne dhe nxjerren akte te tjera juridike te UE. Sigurim tjeter apo qe quhet Legjislacioni i dyte i UE percakton: 1.Regulloren; 2.Direktiven 3.Vendimin 4.Rekomandimin 5.Mendimin dhe 6.Vendimet gjyqsore te Gjykates Evropiane Traktatet themeltare hyne ne fuqi mbrenda afatit te caktuar pasi qe te nenshkruhen dhe te ratifikohen nga shtet anetare nenshkruese, ndersa rregullorja hyne ne fuqi ne daten e shenuar ne vet rregullore. Te gjitha aktet e tjera hyne ne fuqi ne daten kur e kane te shenuar ne tekstin e tyre. P-4 Procedurat kryesore ne UE 1.Komisioni vepron vet; 2.Keshilli dhe Komisioni vepron vet; 3. Proc konsultativeKeshilli dhe Komisioni veprojne me bashkepunim me Parlamentin Evropian; 4. Proc. E bashkepunimit-Keshilli dhe Komisioni veprojne ne konsultim me parlamentin Evropian; 5. Proc. E bashkevendosjes-Keshilli, Komisioni dhe PE bashkevendosin; dhe 6. Proc. E pelqimit-Keshilli, Komisioni dhe pelqimi i PE P-5. Keshilli i Evropes Eshte krijuar pas luftes se dyte boterore me qellim qe te arihet nje unitet me i madh midis shteteve ametare me qellim te ruajtjes dhe realizimit te me tejme te drejtave dhe lirive te njeriut. Qellimet e KE jane: 1.Te mbrojne te drejtat e njeriut, demokracine dhe sundimin e ligjit; 2.Te gjeje zgjidhje me te cilat ballafaqohet shoqeria Evropiane lidhur me diskriminimin e

minoriteteve, jotolerancen, siden, drogen, krimin e organizuar. Veprimtaria e KE ka te beje me mbojtjen e te drejtave civile dhe politike; te drejtave ekonomike dhe sociale; mbrojtjen e personave te privuar nga liria; mbrojtjen e minoriteteve; barazimin ne mes gruas dhe burrit etj. Organet e KE-se jane: komiteti i ministrave i cili perbehet nga ministrat e jashtem te 43 shteteve ametare. Ky komitet siguron qe konventat dhe mareveshjet midis shteteve anetare te zbatohen perveq komitetit te ministrave, organet tjera jane: asamblea parlamentare qe eshte organ keshill dhenes. Dhe organi i trete eshte kongresi i autoriteteve rajonale dhe lokale te Evropes. P-6 Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut Kjo konvente eshte nenshkruar ne Rome me 1950 dhe ka hy ne fuqi ne shtator te 1953. Me kete konvente eshte formuluar katalogu i te drejtave te njeriut si dhe eshte siguruar sistemi i kontrollit per zbatimin e ketyre te drejtave. Pergjegjesia per zbatimin e ketyre te drejtave i eshte besuar 3 institucioneve: Komisionit Evropian per te drejtat e njeriut; Gjykates Evropiane per te drejta te njeriut Komitetit te Ministrave. Qe nga hyrja e konventes ne fuqi, jane miratuar 12 protokolle te saj. P-7. Gjykata e re Evropiane per te drejtat e njeriut Kjo gjykate eshte themeluar ne baze te Konventes dhe perbehet nga numri i perbashket i gjyqtareve me numrin e anetareve qe jane shtete kontraktuese te konventes. Gjyqtaret zgjedhen nga Asambleja Parlamnetare e Keshillit te Evropes me mandat prej 6 vjetesh. Mandati i gjyqtarit skadon pasi ta kaloj moshen 70 vjece. Kjo Gjykate e ka kryetarin, dy nenkryetar, dy kryetar te sektoreve, te gjithe me mandat prej tri vitesh. Procedura para gjykates Secili shtet kontraktues ose individ qe pohon se eshte viktime e ndonje shkelje te konventes, ka mundesi qe drejteprdrejte te parashtroj ankese para Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut e cila gjindet ne Strasburg. Procedura para kesaj gjykate eshte publike. Marrja ne pyetje e deshmitareve eshte publike, pervec nese Dhoma apo Dhoma e Madhe nuk vendos ndryshe ne rast te rrethana te jashtezakonshme. Gjuhe zyrtare ne kete gjykate eshte frengjishtja dhe anglishtja, por ankesat mund te hartohen edhe ne ndonjeren nga gjuhet e shteteve kontraktuese. Pranimi i ankesave ne kete gjykate Per tu pranuar nje ankese ne kete gjykate duhet plotesuar keto kushte: te parashtrohet nga personi i autorizuar; - te kete te beje me ceshtjen qe parashihet ne konvente; - te kete te beje me jurisdiksionin per te cilin shtrihet konventa; - te parashtrohet pas shterjes se te gjitha mjeteve juridike te brendeshme dhe ate 6 muaj pas shterjes se mjetit te fundit te brendshem. Kush mund te parashtroj ankese dhe kunder kujt Ankesat mund ti parashtroj cdo person, organizate joqeveritare ose grup individesh qe paraqet te dhena se eshte viktime. Ankesat nuk mund te parashtrohen nga komunat apo krijesat e tjera shteterore. Viktima Parashtruesi i ankeses domosdo duhet te provoj se eshte viktime e shkeljes. Ekzistojne tri lloj viktimash: 1. aktuale; 2. potenciale; dhe 3. indirekte. Viktima aktuale eshte ajo viktime e cila tashme eshte afektuar me shkelje. Viktima potenciale eshte ajo viktime e cila eshte ne rrezik te drejperdrejte te afektohet

nga shkelja e ndonje ligji apo akti administrativ. Viktima indirekte eshte ajo viktime e cila drejtperdrejt afektohet nga shkelja e qe i behet personit tjeter. Ankesat mund te parashtrohen vetem kunder shteteve sepse vetem shtetet pale te konventes mund te bejne shkelje. Ankesat nuk mund te parashtrohen kunder personave apo institucioneve private. Shtetet jane pergjegjese per gjithcka qe ndodh ne territorin e tyre, pra qe eshte nen jurisdiksionin e tyre. Gjykata mund ti shqyrtpoj ankesat vetem lidhur me te drejtat dhe lirite qe i perfshin konventa. Ankesat nuk duhet ti dergohen gjykates para se te shteren te gjitha mjetet vendore. P-8. Te drejtat e mbrojtura me konvente dhe me protokolet e se drejtes Jane: E drejta ne jete apo neni 2 qe thot se shteti duhet te mbroje te drejten ne jete dhe e ka te siguruar listen se kur lejohen vrasjet. Ndalimi i torturres dhe i ndeshkimeve a trajtimeve cnjerezore apo neni 3 me kete nen ndalohet tortura, ndeshkimet dhe trajtimet cnjerezore dhe poshteruese. Tortura dhe trajtimi cnjerezor nenkuptojne sulm fizik dhe dhune te panevojshme, ndersa trajtimi poshterues ka per qellim qe ta beje viktimen te vuaj dhe te poshterohet. Ky nen mbron edhe personat te cilet mbahen ne burg. E drejta ne liri dhe siguri te personit apo neni 5 Rastet e tilla ne Strasburg vinin me se shumti nga individet e privuar nga liria. Ky nen ka te beje me mbrojtjen e lirise fizike e vecanerisht me mbrojtjen e lirise nga arresti apo ndalimi. Me kete nen garantohet e drejta per tu informuar menjehere pas arrestit, e drejta per te dale sa me shpejte para gjyqit, si dhe e drejta ne procedure. E drejta ne gjykim te drejte dhe te paanshem apo neni 6 Kjo e drejte garantohet si ne proceduren civile ashtu edhe ne ate penale. Kjo e drejte konsiston ne gjykim te drejte, te paanshem dhe publik, para gjykates se pavarur dhe te paanshme, brenda kohes se arsyeshme. Me kete te drejte garantohet edhe supozimi i pafajsise; e drejta qe te mbrohet personalisht ose me ndihme juridike; e drejta qe te ftoj deshmitare dhe e drejta qe te kete perkthyes pa pagese nese eshte e nevojshme. Liria e shprehjes, mendimit, e ndergjegjes dhe e religjionit apo neni 9 dhe10- Kjo e drejte konsiderohet nje nder shtyllat kryesore te demokracise. Gjykata Evropiane ka gjykuar shume raste qe kane te bejne me kete te drejte. E drejta ne arsim eshe poashtu parim me rendesi dhe sipas ketij parimi arsimi eshte qenesor per ruajtjen e shoqerise demokratike. Me kete parim perfshihen: dhunen dhe zgjidhjen e konflikteve ne shkolla; maltretimin ne shkolla; edukimin per tolerance; historine pa urrejtje; gjuhet moderne per komunikim, etj. E drejta ne shfrytezimin e papenguar te pasurise Me kete nen te kOnventes Evropiane per te drejtat e njeriut mborhet e drejta e prones dhe e drejta e shfrytezimit te papenguar te pasurise te cdo njerit. E drejta ne zgjedhje te lira ky nen ka te beje me mbrojtjen e demokracise pluraliste. E pa zgjedhje te lira nuk mund te kete demokraci. Sipas ketij parimi eshte me rendesi qe zgjedhjet e lira te mbahen ne intervale te arsyeshme dhe te jene me votim te fshehte. E drejta ne pune ky nen ka per qelim mbrojtjen e punetoreve dhe te drejtave te tyre ne

pune duke perfshire ketu edhe ndihmen per ngritje profesionale. Ky nen perfshin: oret e arsyeshme ditore dhe javore te punes; festat publike me pagese; pushimin vjetor minimum prej dy javesh; pushimin javor; etj. Me kete nen u garantohet mbrojtje e posacme personave 18 vjec, personave te hendikepuar; grave shtatezane; pastaj pushimin e lindjes me pagese i cili prej 12 javesh eshte zgjatur ne 14 jave. Poashtu garanton edhe barazine midis burrit dhe gruas. E drejta ne mbrojtje sociale ky parim perfshin te drejten e sigurimit social; te drejten ne mbrojtje shendetesore; dhe te drejten ne ndihme sociale dhe shendetesore. Mbrojtja e te drejtave te pakicave kombetare Konventa Evropiane per te drejtate e njeriut siguron mbrojtje minimale per pakicat kombetare. Ne tekstin e saj pakicar permenden vetem ne pjesen ku behet fjale per diskriminimin. Mirepo e arritur me e madhe ne kete drejtim eshte Konventa Kornize per Mbrojtjen e Minoriteteve. Kjo kornize perfshin; mosdiskirminimin; ruajtjen e kulutres, religjionit; gjuhes; traditave; qasjet ne media; arsim, pjesemarrje ne jeten kulturore, ekonomike; ndalimin e asimilimit te dhunshem, etj.

You might also like