You are on page 1of 15

Tema: E drejta Administrative

Duke shfaqur të 3 dërgesat


• fakulteti juridika

1. Në sa kuptime e kuptojmë termin E Drejta Administrative?

Termi E Drejta Administrative e kuptojmë në dy kuptime:


1. Si e drejtë e sistemit juridik dhe
2. Si degë e shkencës juridike.
E Drejta Administrative përkufizohet si tërësi e atyre normave juridike me të cilat
rregullohen marrëdhëniet shoqërore që krijohen në fushën e veprimtarisë
administrative.

2. Çka paraqet E Drejta Administrative si degë e sistemit juridik?

E Drejta Administrative paraqet tërësin e normave juridike që rregullojnë


marrëdhënie të caktuara shoqërore.

3. Qka studion E Drejta Administrative si degë e shkencës juridike?

E Drejta Administrative përfshin tërësinë e studimeve që i referohen rregullimit


juridik të marrëdhënieve të caktuara shoqërore.

4. Qfarë rëndësie e ka administrata, në sistemin juridik edhe tiparet e saj?

Administrata radhitet si degë shumë e rëndësishme në sistemin juridik së bashku


me drejtën civile dhe drejtën penale.
Tipare që e dallojnë pikërisht tek objketi i veqantë që e studion dhe karakteri i
veqantë i këtyre mërrëdhenieve që i referon këtij objekti.

5. Dallimi i drejtës administrative si degë e sistemit juridik dhe e shkencës juridike?

E drejta administrative si degë e sistemit juridik dhe si shkencë juridike nuk mund
ti identifikojmë.
Dallimi është se e Drejta Aministrative si degë e sistemir juridik përfshin në vete
vetëm një kategori të caktuar të normave juridike që kanë të bëjnë me organizimin
dhe veprimtarinë e org. të administatës shoqërore, kurse si dëgë e shkencës juridike
përfshin në mënyrë më të përgjithshme që ka të bëjë me objektin, burimet dhe
sistemin e përgjithshëm.

6. Çfarë rëndësie ka objekti i një dege?

Me rastin e përcaktimit të kriterit të përgjithshëm dhe përmbajtjes themelore të një


dege duhet të përkufizohet objekti.

7. Kush është objekt i një dege?


Objekt studimi i së drejtës paraqesin normat juridike të cilat rregullojnë veprimtari
administrative varësisht se çfarë nënkupton me të rregullimi shtetëror një vendi të
caktuar në kohë të caktuar.

8. Sa përkufizime njihen lidhur me objektin e drejtës administrative?

Dy përkufizime 1. Përkufizimet Pozitive – Përcaktojnë normat që studiohen nga e


drejta administrative dhe 2. Përkufizimet Negative – sipas të cilave e drejta
administrative studion normat që i përkasin administratës dhe nuk i përkasin,
përkatësisht studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës.

9. Si ndahen përkufizimet pozitive?

Përkufizimet pozitive ndahen në dy grupe:


1. Në ato që për objektin e drejtës administrative konsiderojnë të gjitha normat që i
përkasin, përkatësisht studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës.
2. Përkufizimet që për objekt të administatës konsiderojnë vetëm ato norma të cilat
rregullojnë organizatat administrative, veprimtarinë administrative dhe
veprimtaritë tjera lidhur me marrëdhëniet juridike-administrative.
10. Me cilat degë të së drejtës ka raporte e Drejta Administrative?

Me të drejtën kushtetuese, civile, penale, të drejtën e punës, familiare, ekonomike,


financiare etj.

11. Si ndahen burimet e së drejtës administrative?

Burimet e drejtës administrative ndahen në


1. Burime formale dhe
2. Burimet materiale.

12. Cilat janë burimet formale të drejtës administrative?

Kushtetuta, ligji, dekretligji dhe aktet nënligjore.

13. Cilat janë burimet e dorës së dytë?

Zakoni, praktika gjyqësore, shkenca juridike.

14. Çka është sistemi i drejtës administrative?

E Drejta Administrative përfshin normat juridike që rregullojnë marrëdhëniet


shoqërore në fushën e administatës shtetërore, tërësia e këtyre normave paraqet
sistemin e drejtës administrative.
15. Çka përfshin në vete sistemi i drejtës administrative?

Në sistemin e Drejtës Administrative përfshihen normat që përmbajnë kushtetutën


e një vendi të caktuar që sanksionojnë organizimin dhe veprimtarinë e
administratës.
Në radhë të dytë janë normat që sanksionojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e
administatës shtetërore si: ligji, dekreti dhe aktet tjera.

16. Si sistemohen shkenca e drejtës administrative dhe pjesa e përgjithshme?

E Drejta Administrative sistemohet në:


1. Në pjesën e përgjithshme – organizimi dhe veprimtaria e organeve administrative
shtetërore.
2. Pjesa e veqantë – normat juridike që rregullojnë zbatimin e parimeve të
përgjithshme në degë konkrete të administatës shtetërore.

17. Çka studion pjesa formale e çka ajo materiale?

Pjesa formale studion normat juridike që i përkasin procedurës administrative,


kontrollit gjyqësor mbi ligjshmërinë e akteve administrative dhe së drejtës në
kundërvajtje.
Pjesa materiale studion normat që rregullojnë organizimin dhe veprimtarinë e
organeve shtetërore.

18. Ç’është organizata dhe elementet e saj?

Organizata paraqet një grup njerëzish në lidhje të ndërsjelltë mes tyre që ushtrojnë
punë të përbashkëta për të arritur qëllimin e caktuar.
Elementet e organizatës janë: 1. Njerëzit; 2. Qëllimi i caktuar; 3. Mjetet materiale
dhe juridike 4. Struktura organizative dhe 5. Mevëtësia në punë.

19. Në sa kuptime e kuptojnë termin organizatë?

Termi organizatë kuptohet ne dy aspekte:


1. Si punë e organizuar për tia arritur qëllimit të cakruar dhe
2. Institucione që kane elemente të caktuara që të realizojnë qëllime të caktuara.

20. Cilat janë parimet e organizatës?

1. Parimi i ndarjes së punëve; 2. Parimi i koordinimit;


3. Centralizimi dhe Decentralizimi 3. Koncentrimi dhe Dekoncentrimi.

21. Çka është organizata administrative dhe tiparet e saj?

Organizatat Administrative paraqesin at lloj të organizatës të cilat hyjnë në mënyrë


autoritative në marrëdhënie juridike me subjektet juridike.
Tiparet kryesore janë kontinuiteti, profesionalizimi i nënpunësve, autorizimet,
punët shoqërore.

22. Pse dallojmë organizatat administrative nga organizatat e tjera?

Organizatat administrative dallojmë nga organet tjera në bazë të dy


karakteristikave 1. Në organizatat administrave kryhen punët e përgjithshme
shoqërore; 2. Punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit,
ushtrmin e shërbimeve për subjektin juridik me mundësi të shfrytëzimit të
autorizimeve publike që nënkupton pushtet të deleguar.

23. Si ndahen organizatat sipas punëve që ushtrojnë?

Organizatat ndahen në 2 grupe:


1. Punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit dhe
2. E përbëjnë organizatat administrative që përbëjnë shërbime të caktuara duke
shfrytëzuar mundësinë e ushtrimit të një pushteti të deleguar përmes autorizimeve
publike.

24. Çka janë organet administrative dhe pse ato konsiderohen shtetërore?

Fjala organ nënkupton njerëzit qoftë si individ apo si grup përmes së cilave shteti
ushtron punët e veta. Organet e administratës shtetërore përbëjnë atë pjesë të
aparatit shtëtëror e cila është e ngarkuar me veprimtarinë administrative si njëri
nga vetitë e përgjithshme që ushtron shteti. Ato konsiderohen shtetërore-m’veshja e
tyre me targa të pushtetit.

25. Si ndahen organet administrative?

Sipas kriterit të shtrirjes e veprimtarisë së organit adminstrativ:


Organet qendrore dhe komunale,
Sipas mënyrës së vendosjes
Organe individuale dhe këshilluese,
Sipas kriterit të llojit të punëve që kryejnë
Organe aktive dhe këshilluese,
Sipas kriterit të shkallës së m’vetësisë në punë
Organet e m’vetësisë.
Sipas kriterit të raportit ndërmjet administratës shtetërore në
Organe të larta dhe të ulta:
Sipas veprimit të punëve
Organet e përgjithshme dhe të veqanta.

26. Parimet e organizimit të administratës?

Parimi i ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni administrativ, parimi i


kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë si dhe parimi i federalizmit.
27. Ç’janë shërbimet publike sipas Digit dhe ku lindi ky intitucion?

Digi është përfaqësues i teorisë së funksioneve sociale. Sipas tij ky shërbim publik
paraqet secilën veprimtari, ushtrimi i së cilës do të duhej të sigurohej të rregullohej
dhe të kontrollohet nga ata që qeverisin. Ky institucion lindi në Francë.

28. E qka janë sipas Lobadenit?

E përcakton si aktivitet të trupave kolektive publike (shteti, departamenti, komuna)


i cili është i drejtuar kah plotësimi i ndonjë nevoje me interes të përgjithshëm.

29. Si ndahen shërbimet publike?

Shërbimet publike klasifikohen sipas objektit të shërbimit publik dhe mënyra se si


sigurohet interesi publik.

30. Kujt i takojën autorizimet publike?

Autorizimet publike i përkasin ushtrimit të veprimtarisë administrative,


përkatësisht funksioneve administrative.

31. Si caktohet gjendja juridike e organizatave?

Gjendja juridike e organizatave caktohet me kushtetutë?

32. Cilat janë fuknsionet apo veprimtaritë themelore të shtetit?

Janë veprimtaritë ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore ligjvënëse, (parlamenti


nxjerr ligje; qeveria ekzekuton në dy kuptime
Kuptimi i gjerë-funksioni ekzekutiv dhe funksioni administrativ
Gjykatat ndajnë drejtësinë dhe janë funksione shkallës të ndryshme.

33. Si përkufizohet veprimtaria ekzekutive?

Veprimtaria ekzekutive ushtrohet nga organet e pushtetit shtetqror që themelohen


në bazë të ligjit dhe për zbatimin e ligjit.
Veprimtaria ekzekutive përkufizohet në dy kuptime:
1. Në kuptim të gjerë në të cilin përveq funksioneve ekzekutive përfshihen edhe
funksionet administrative dhe
2. Në kuptimin e ngushtë ku përfshihen vetëm funksionet ekzekutive.

34. Çështë administrata shtetërore dhe pikëpamjet lidhur me të?

Administrata shtetërore është veprimtari shtetërore që ushtrohet nga organet


administrative të shtetit.(Administrata shtetërore mund të përkufizohet si
veprimtari administrative që ushtrohet nga organet administrative në bazë të ligjit).
Kemi dy lloje pikëpamje:
1. Formale
2.

35. Në kuptimin e gjerë si shprehet administrata shtetërore?

Shprehet në dy drejtime, si veprimtari ekzekutive, (qëndron në kujdesin e zbatimit


të ligjit) dhe veprimtari administrative (qëndron në zbatimin e drejtëpërdrejtë të
ligjit).

36. Tiparet kryesore të administratës shtetërore?

Tipare kryesore është karakteri i tij nënligjore dmth administrimi shtetëror si


veprimtari administrative që ushtrohet nga organet e administtratës në bazë të ligjit
dhe për zbatimin e ligjit.
37. Cilët janë parimet e punës në administratë?

Parimi i ligjshmërise, parimi i m’vetësisë, parimi i oficialitetit, parimi i punës së


hapur.

38. Çka nënkupton parimi i ligjshmërisë dhe pse është i rëndësishëm për
administratën?

Parimi i lighshmërise nënkupton zbatimin e ligjit, dhe të gjitha aktet e tjera


nënligjore të jenë në pajtim me ligjin. Parimi i ligjshmërisë në kuptim të gjerë është
parimi më i rëndësishëm që nënkupton ligjshmërisë e akteve, pajtueshmërisë e
normave më të ulta me ato më të larta – në kuptim të ngushtë më të gjitha normat e
përgjithshme duhet të jenë në pajtim me ligjin.

39. Kur kemi raste apo veprime të kundërligjshme?

Çdo veprim i kundërt i administratës me ligjin nënkupton veprim të kundëligjshëm.


1. Inkompetenca 2. Cenimi i të drejtave në procedurë 3. Cenimi i të drejtave
materiale-juridike 4. Vërtetimi i gabueshëm i gjendjes faktike
5. Paligjshmëria në aportonitetin ose qëllimin e aktit.

40. Ç’është inkompetenca?

Mospërmbajtja e të drejtave dhe detyrave nga ana e autorizimeve të organeve


nënkupton, inkompetencë. Shfaqet edhe me cenim e kompetencës lëndore dhe
funksionale.
41. Çka është cenimi i drejtës në procedurë dhe si ndahet?

Njihet edhe si gabim formal apo procedural. Ndahet në gabim formal esencial-që
aplikojnë në vendosjen e qështjes dhe gabime formale joesenciale që ndikojnë në
vendosjen e aktit.

42. Çka është cenimi i të drejtës materiale – juridike?

Në dy mënyra: në rastin konkret të mos aplikohen norma e cila është dashur të


aplikohet ose kur është aplikuar norma por aplikimi është bërë gabimisht në bazë të
interpretimit të gabueshëm.

43. Kur keni vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike?

Vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike kemi atëherë kur nuk vërtetohen të


gjitha faktet relavante për nxjerrjen e aktit.

44. Çka kuptojmë me paligjshmëri të opurtunitetit?

Ekziston kur organi i administratës nxjerr aktim mbi realizimin e qëllimit tjetër e jo
të atij që buron nga ligji. Shkenca juridike franceze merret me këtë qështje –
keqpërdorimi i autorizimit. Në shtetet që bazohen në parimin e ligjshmërisë
zhvillohet edhe parimi i diskrecionit apo çuarjes së lirë.

45. Çka paraqet parimi i m’vetësisë?

Parimi i m’vetësisë paraqet zbatim të dënjë ta parimit të ligjshmërisë sepse ai


nënkupton se administrata mund të punojë vetëm për atë të cilën është e autorizuar
me kushtetutë dhe me ligj.

47. Çka kuptojmë me m’vetësi të organit administrativ?

Paraqesin hapësirë të veprimit të saj brendapërbrenda kompetencave të caktuara


me kushtetutë dhe ligj.

48. Si ndahen apo caktohen kompetencat?

Kompetencat përkufizohen si e drejtë dhe detyrë e organit administrativ për


ushtrimin e punës së caktuar administrative. Kemi dy ndarje: lëndore dhe
territoriale.

49. Çka kuptojmë me parim të efikasitetit dhe kush ka ndikim në rritjen e tij?

Fjala efikasitet nënkupton raportin optimal të parashtruar të detyrave dhe


rezultateve të arritura.
Ndikim në rritjen e efikasitetit kanë: organizimi funksional i administratës,
modernizimi i punës, ngritja e kuadrave profesionale, informimi dhe komunikimi
në administratë.

rreth 8 muaj më parë


• fakulteti juridik
50. Çka kuptojmë me parim të punës së hapur?

Me parim të punës së hapur nënkuptojmë hapjen e administratës para shoqërisë


përkatësisht informimi i qytetarëve mbi punën e saj
(Kjo bëhet përmes mjeteve të informimit publik).

51. A munden disa punë të jenë sekrete dhe cilat janë ato?

Disa punë në administratë duhet të mbahen sekrete, ato caktohen në legjislacionin e


çdo vendi.

52. Ç’janë normat juridike administrative?

Normat juridike administrative janë ato rregulla të detyrueshme të sjelljes që


vendosen ose sanksionohen nga shteti për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore.
Krijohen në procesin e veprimtarisë administrative.

53. Pse dallojnë këto normat juridike administrative nga tjerat?

Këto norma dallojnë nga objekti i veqantë i rregullimit juridik.

54. Kush janë karakteristika e normave juridike administrative?

Norma juridike administrative është bazë për lidhjen e marrëdhënieve


administrative.
Norma juridike administrative ka karakter imperativ ose urdhërime kategorike që i
bëhen subjekteve përkatëse.
Elementet e normës juridike administrative karakterizohen nga disa ndryshime në
krahasim më normat tjera.

55. Si ndahen normat juridike administrative?

1. Nomat juridike administrative që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të cilat


janë të përbashkëta për të administratën shtetërore.
2. Normat juridike administrative që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të nje
dege të veqantë të administratës shtetërore.

56. Si realizohen normat juridike administrative?

Realizohen në dy forma kryesore: 1. Në formën e ekzekutimit dhe 2. Në formën e


zbatimit.
Ekzekutimi është i detyrueshëm për subjektet e drejtës administrative.

57. Si bahet zbatimi i normave juridike administrative?

1. Vetëm nga ai subjekt i autorizuar me ligj,


2. Në rastet konkrete në përputhje me përmbajtjen e vërtet
3. Duke respektuar të gjitha rregullat e procedurës që i ka caktuar një shtet

58. Çka janë marrëdhëniet juridike administrative?

Marrëdhëniet juridike administrative janë ato marrëdhënie që krijohen në fushën e


veprimtarisë administrative.

59. Cilat janë veçoritë kryesore të marrëdhënieve juridike administrative?

Ato janë marrëdhëniet shoqërore juridike si të tilla dallohen nga marrëdhënia


shoqërore në përgjithësi sepse rregullohen nga normat juridike administrative,
ndërsa nga marrëdhëniet tjera shoqërore dallohen se kryhen në fushën e
veprimtarisë administrative.

60. Kush është paë në këto marrëdhënie?

Njëra nga palët duhet të jetë doemos shteti i përfaqësuar nga organi i tij.

61. Si lindin “ndryshohen” e shuhen këto marrëdhënie?

Faktet që shkaktojnë lindjen, ndryshimin dhe shuarjen janë aktet me karakter


administrativ.

62. Si ndahen marrëdhëniet juridike administrative?

Si kriter kryesor për ndarjen janë:


Përmbajtja konkrete e marrëdhënieve juridike administrative,
Karakteri i vetë marrëdhënieve,
Karakteri i subjekteve,
Metodat e mbajtjes së marrëdhënieve administrative.

63. Si ndahen aktet administrative?

Organet e administratës: aktet juridike dhe matet materiale.

64. Ç’janë aktet juridike dhe si ndahen?

Aktet juridike të adminsitatës nënkuptojmë shprehjen e vullnetit të organit me


rastin e ushtrimit të punëve që janë besuar dhe me qëllim të shkaktimit të
ndryshimeve, ndahen në të përgjithshme ose individuale.

65. Çka janë aktet aktet normative dhe llojet?

Aktet normative janë akte që organet shtetërore i nxjerrin me veprimtarinë e vet


më të cilat rregullohne normat e sjelljes në mënyrë të përgjithshme.
Llojet janë: rregullorja, rdhëresa dhe udhëzimi.

66. Ç’është rregullorja?

Rregullorja është akt juridik normativ i përgjithshëm i roganeve të administratës.


Rregullorja nxirret për dy qëllime:
1. Për të caktuar organizimin e brendshëm të organit dhe
2. Pet të përcaktuar rrethveprimin.

67. Ç’është udhëzimi?

Udhëzimi është akt juridik normativ dhe nxjerret me qëllim të drejtimit, këshillimit
ose dhënies së instrukcioneve të ndrsyhme lidhur me zbatimin e ligjit apo
dispozitave tjera.
Udhëzimi ka karakter detyrues por në masë më të dobët se urdhëresa apo
rregullorja,
Ekziston udhëzimi fakultativ apo i padetyrueshëm si instruksion profesional.
Udhëzimi nxirret nga organet më të larta që iu drejtohen organeve më të ulëta.

68. Ç’është urdhëresa?

Urdhëresa është akt juridike normativ me të cilin bëhet zbatimi i dispozitave ligjore
dhe i akteve të përgjithshme të kuvendeve të bashkësive shoqërore-politike dhe
organeve ekzekutive.

69. Ç’janë aktet konkrete administrative?

Shpehja ajt administrativ ka prejardhjne franceze. Akti administrativ pëkufizohet:


“Si akt juridik me të cilin në mënyrë autoritative vendoset një çështje konkrete”.

70. Si ndahen aktet konkrete administrative?

1. Akte individuale dhe gjeniale


2.
3.
4.
5.
71. Cilat janë elementet përmbajtësore të aktit kushtetues?

Elementet përmbajtësore janë konkretizimi i lëndës dhe i subjekteve të aktit:


Dispozitivi, arsyetimi, udhëzimi për mjetin juridik.
Akti administrativ përmban lëndën dhe subjektet.
Esenca e aktit administrativ është dispozitivi.
Pa dispozitiv nuk ka akt administrativ.
Në arsyetim shkruhet pse është vendosur ashtu si në dispozitiv.
Në udhëzim informohet pala për mundësinë ose pamundësinë e përdorimit të mjetit
juridik.

72. Çka janë aktet materiale dhe si ndahen?

Me akte materiale nuk shprehet autoriteti i organeve te administratës.


Këto akte ndahen në tri pjesë:
1. a
2. b
3. c
Disa veprime nuk mund të përfshihen në kategorinë e larpërmendu si “puna më
palë”.

73. Cili është dallimi në mës organit administrativ dhe personit zyrtar?

Me shprehjen organ administrativ tregohet një formacion individual ose kolektiv


me organizimin e tij të brendshëm që është pjese përbërëse e aparatit administrativ.
Me shprehjen person zyrtar tregon njeriun konkret që kryn funksion administrativ.

74. Si klasifikohen veprimtaritë administrative?

1. Sektorët,
2. deget,
3. fushat,
4. shërbimet dhe
5. makroorganizimi i administratës.

75. Ç’janë sektorët?

Sektorët paraqesin punë administrative në degë të administratës :


Ato ndahen:
1. Sektorët administrative
2. Sektorët administrative gjyqësore dhe
3. Fusha e veprimtarisë shoqërore.
76. Ç’janë degët?

Degët e administratës konsiderohen punët që kanë ngjajshmëri dhe përbëjnë tërësi


të vetme. Për degë të ngjajshme formohen organe të m’vetësishme.

77. Ç’janë fushat?

Fushë ë administratës shtetërore emerohen si rregull degë të copëtuara të saj p.sh.


degë të administratës paraqet industria ndersa fusha janë industria ndërtimore
metalike.

78. Ç’janë shërbimet administrative?

Puna administrative të specializuara të cilat janë të organizuara me organe të


m’vetësishme p.sh. inspektorateve.

79. Çka paraqet mikro dhe makroorganizimi?

Mikroorganizimi i takon vetëm administratës në legjislacionet e vendeve të


ndryshme, organeve ligjvënëse dhe ekzekutive t’u takojë e drejta e përcaktimit e të
parimeve të përgjithshme mbi organizimin e brendshëm të administratës.
Makroorganizimi i administratës nënkupton organizimin e përgjithshëm të
administrimit të cilën e bëjnë organet të cilat janë edhe themeluese të administratës.

80. Si vështrohet marrëdhëniet mes organeve të administratës?

Marrëdhëniet mes organeve të administratës mund të vështrohen në tri grupe:


1. Përfshihen marrëdhëniet e të gjitha organeve të admnistratës pa marrë parasysh
marrëdhëniet mes një tërësie territoriale.(Këto marrëdhënie shprehen me dhënien e
ndihmës juridike).
2. Bëjnë pjesë marëdhëniet juridike ndërmjet organeve të njësive të ngushta dhe të
gjera territoriale.(Këto janë të ashtuquajtura marrëdhënie vertikale).
3. Hyjnë marrëdhëniet e ndërsjellta, përkatësisht ato reciproke të së njëjtës njësi
territoriale.(Këto janë të ashtuquajturat marrëdhënie horizontale).

81. Çka kuptojnë me dhënie të ndihmës juridike?


Dhënia e ndihmës juridike nënkupton ushtrimin e veprimeve të caktuara të një
organi për një organ tjetër të administratës pa marrë parasysh a është fjala për
organin e një njësie apo të ndryshme territoriale.

82. Cilat janë parimet kryesore në bazë të cilave zhvillohet marrëdhënia vertikale
mes organeve administrative?

Marrëdhënia vertikale zhvillohet në bazë të dy parimeve:


1. Parimi i m’vetësisë së njësisë territoriale nënkupton interesat specifike ndërmjet
organeve të njësive të ndryshme territoriale administrative mund të vendosen
marrëdhëniet kierarkike – detyrimin e organeve më të ulëta dhe kontrollin e aktit
lidhur me ligjshmërinë, zgjedhjen e konflikteve.
2. Parimi i rendit komunal është i rendësishëm për marrëdhëniet vertikale të
administratës, se në parim të gjitha punët publike ushtrohen në komunë si njësi
themelore territoriale nëse nuk gjenden në kompetencë të njësisë më të gjerë.

83. Çka është sabordinimi?

Sabordinimi paraqet detyrimin e organeve të nënshtruara që ti kryej urdhëresat


konkrete të organeve eprore.

84. Çfarë marrëdhënie kanë organet administrative me ato ligjvënëse?

Marrëdhëniet e organeve administrative shtetërire me organet ligjvënëse


vështrohen në kuadër të disa grupeve (qështjeve).
1. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet e organit ligjvënës që
ti përcaktojnë parimet e përgjithshme të organizimit të tyre)
2. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimiet e organit ligjvënës
të nxjerra dispozitat të cilat janë të detyrueshme për organin e administratës
shtetërore sepse paraqesin bazën për punën e tyre).
3. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet që të emërojnë dhe
të shkarkojnë funksionet e organeve të administratës. Funksionet emërohen në
funksione për periudhë të caktuar, mund të shkarkohen ende pa i skaduar mandati
për shkaqe të ndryshme.

85. Çfarë marrëdhënie kanë organet administrative me ato ekzekutive?

Këti marrëdhënie mund të vërtetohennë disa grupe:

1. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv


që ti përcaktojnë parimet e përgjithshme të organizimit të mbrendshëm të organeve
të administratës shtetërore.
2. Të drejtat e karakterit funksional (shprehen në autorizimit e organit ekzekutiv që
të përcaktojnë të drejtat dhe detyrat e organeve administrative shtetërore që
realizohen përmes nxjerrjes së akteve për zbatimin e ligjeve).
3. Të drejtat e karakterit personal (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që
ti emërojnë funksionet e organeve administrative shtetërore administrative që nuk
emërohen dhe shkarkohen nga organi ligjëvënës.
4. Të drejtat e karakterit financiar (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që
të përcaktojnë masat për shfrytëzim të mjeteve për punën e organeve të
administratës).
5. Të drejtat e ushtrimit të kontrollit ( shprehen në autorizimet e organeve
ekzekutive që të ushtrojnë kontrollin ndaj organeve të administratës shtetërore).

86. Pse organet gjyqësore mund të kontrollojnë organet administrative dhe çfarë
mund të jetë?

Me gjithë parimin e m’vetësisë së gjykatave ato ushtrojnë forma të caktuara të


kontrollit mbi punën e organizatës shtetërore. Kjo e drejtë e tyre buron nga
detyrimi i administratës që të punojë në bazë dhe zbatim të ligjit. Ekzistojnë disa
forma të kontrollit të gjykatave:
1. Kontrolli i kushtetutshmërise dhe ligjshmërise së akteve të përgjithshme të
organeve administrative.
2. Kontrolli i ligjshmërisë së akteve administrative.

87. Çfarë mund të jetë kontrolli i punës së administratës?

Mund të jetë 2 llojesh:


1. Kontroll administrativ i jashtëm dhe
2. Kontroll adminsitrativ i mbrendshëm.

88. Çka kuptojmë me kontroll administrativ (të brendshëm).

Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi administrativ


epror mbi organet varëse, lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre
zyrtare.

89. Çka kuptojmë me kontroll administrativ (të jashtëm).

Ndikimi i organit të specializuar administrativ mbi organet administrative dhe mbi


zbatuesit tjerë me qëllim të siguritmit, të zbatimit të rregullt nga ana e atyre ligjeve
e akteve nënligjore të organeve më të ulëta.
Ushtrimi i kontrollit të brendshëm është kontrolli i organeve më të larta ndaj
organeve më të ulëta.

90. Çfarë karakteri juridik kanë kontrollet e jashme dhe të brendshme?

Të dyja kto kontrolle kanë karakter juridik të pushtetit.

91. Cili është qëllimi i kontrollot administrativ?

Qëllimi kryesor është që të sigurohet zbatimi i plotë dhe në kohë i ligjeve dhe i
vendimeve në fushën e administratës shtetërore.
92. Çfarë është kontrolli i brendshëm dhe si zhvillohet?

Kontrolli i brendshëm në organet e administratës shtetërore në esencë është kontroll


i organeve më të larta ndaj organeve më të ulta të administratës. Kontrolli i
brendshëm zhvillihet në 2 forma:
1. Kontrolli instancional dhe
2. Kontrolli kierarkik.

93. Cilat janë format kryesore të decentralizimit?

Format kryesore të decentralizimit janë: ndarja e sovranitetit përkatësisht federata,


konfederata, decentralizimi territorial, vetëadministrimi lokal.

94. Cila është e drejta e ministrave që të lirohen nga përgjegjësia?

Që të lirohen nga përgjegjësia ministrat kanë vetëm një akt-DORËHEQJA.


rreth 8 muaj më parë
• Agron
KUPTIMI DHE DEFINIMI I ADMINISTRIMIT nese ben mem orientue se ku me i
marr shenimet per 1 seminar qe e kam.
me rrespekt arbresha demukaj
flm per beshtetje.
rreth një muaj më parë

You might also like