You are on page 1of 11

1.1.

Çka janë metodat jokonvencionale te përpunimit (MJKP)


Metodat jo konvencionale te përpunimit janë metoda tek te cilat largimi i tepricës se materialit ,
ndryshimi i formës, dimensionit dhe strukturës se materialit realizohet me shfrytëzimin e
energjisë elektrike, kimike, optike, magnetike, nukleare dhe formave tjera te energjisë te sjelluar
drejt për drejt ne procesin e përpunimit ne zonën e përpunimit.

1.3. Si mund te jete ndarja e MJKP sipas llojit te veprimit te energjise elektrike ?
Me veprim kimik te Me veprim termik te Me veprim mekanik te Me veprim te
rrymes elektrike rrymes elektrike rrymes elektrike kombinuar te
rrymes elektrike
Perpunimi elektrokimik Perpunimi elektroeroziv Perpunimi me tufë
Përpunimi anodomekanik perpunimi me plazmë elektronike
perpunimi me laser Perpunimi me ultrazë

1.4. Cilat janë karakteristikat e përbashkëta te MJKP ?


1. Praktikisht, jo varshmeria e shpejtesise se perpunimit, kualitetit te siperfaqes se perpunuar,
prodhueshmerise dhe ekonomicitetit te përpunimit te metaleve nga karakteristikat mekanike te
materialeve te detaleve qe perpunohen (fortesia, shtalbesia dhe fortesia ne keputje e ngjashme)
me perjashtim te metodes se perpunimit me ultratingull , tek e cila perpunueshmeria materialit
rritet me rritjen e ngurtesise, fortesise dhe brishtesise, ndersa bie me rritjen e shtalbesise se
materialit.
2. Mundesia e perpunimit te konfigurimeve te ndryshme direkt neper tere siperfaqen e detalit qe
perpunohet, me levizjen e thjeshte te instrumentit preres. Me kete mundesohet perpunimi i
produkteve me konfigurime te nderlikuara gjate konstruksioneve te thjeshta te makines dhe
lëvizjeve kinematike te thjeshta.
3. Nuk ka nevoje per instrumente prerese fortesi me te larte se fortesia materialeve te detaleve qe
perpunohen afersisht tek te gjitha metodat jo konvencionale te perpunimit, presioni i instrumentit
preres ose eshte i barabarte me zero ose eshte shume i vogel, pervec tek disa metoda te
perpunimit me ultratingull.
4. Zvogelim i madh i shpenzimit – shkartit te materialit ne krahasim me shpenzimet gjate
perpunimit mekanik. Kjo eshte ne vecanti e rendesishme gjate perpunimit te materialeve shume te
shtrenjta (germaniumi, karboni, rubimi, kuarcit, diamantit e materialeve tjera monokristale).
5. Saktesi e larte e perpunimit, sidomos ne rastet kur perpunimit me metodat klasike eshte i
veshtiresuar ose i pamundur.
6. Mundesi e perpunimit te pjeserishem te detaleve me gabarite te medha pa shfrytezimin e
makinave me dimensione shume te medha.
7. Mundesi te medha te automatizimit te plote dhe mekanizimit te proceseve te perpunimit, me
realizimin e furnizimeve te shumefishta.
8. Prodhueshmeri e larte dhe rentabilitet, cka eshte sidomos e rendesishme gjate punimit te
metaleve me konfigurime te nderlikuara nga materialet te cmuara ose shume te shtrenjta.
9. Permiresim i dukshem i kushteve te punes etj.

2.1. Cka dmth ECM ?


Perpunimi ECM (Electro Chemical Machening) bazohet ne proceset kimike, te cilat shfaqen gjate
kalimit te rrymes se vazhduar neper qarkun elektrik te cilin e perbejne elektrodat e zhytura ne
elektrolit . Me kalimin e rrymes se vazhduar ose njekahore, ne anode-detali qe perpunohet vie
deri tek shkaterrimi anodik ose tretja anodike e metalit dhe e kalimit te tij ne elektrolit. Me
levizjen intensive te elektrolitit, metali i shkrire largohet nga zona e perpunimit, ndersa detali qe
perpunohet merr formen e katodes – instrumentit preres.

1
2.2. Cila eshte baza e procesit ECM ?
Bazen procesit te perpunimit e perbene procesi i tretjes gjegjesisht shkrirjes lokale anodike gjate
kalimit te rrymes se vazhduar me dendesitet te larte ( prej disa dhjetra deri disa qindrave A/cm2),
neper elektrolit i cili qarkullon . Tretja anodike e shtresave siperfaqesore te detalit qe perpunohet
sjell deri tek ndryshimi i konfiguracionit te boshllekut punues ( madhesia 0,05 – 1 mm ne mes te
elektrodes ) shperndarjes jo te njetrajtshme te dendesitetit te rrymes elektrike, ndryshimit te
parametrave hidrodinamik dhe parametrave tjere te procesit. Me levizjen intensive te elektrolitit
mundesohet largimi i produkteve te tretjes anodike nga zona e perpunimit dhe kopjimit te profilit
te katodes ne siperfaqen e anodes, stabiliteti dhe prodhueshmeri e larte e perpunimit, largim i
nxehtesise dhe vlerave perkatese te parametrave te treguesve te tjere te procesit.

2.3. Cfare kualiteti, saktesi dhe prodhueshmeri te perpunimit mundeson ECM ?


Metoda mundeson saktesi te larte (deri 0,02 mm) kualitet (N4 N6) dhe prodhueshmeri te
perpunimit edhe deri 3000 mm3/min.

2.4. Cfare metode te perpunimit ECM dallojme varesishte nga parametrat e regjimit te
perpunimit ?
Varesisht nga parametrat e regjimit te perpunimit dallojne dy metoda tjera te perpunimit ECM:
perpunimi gjate parametrave te perpunimit (shpejtesia e levizjes se instrumentit, tensioni, presioni
i elektrolitit etj. ) konstant (me rritje graduale te vogel) ) dhe parametrave te perpunimit të
ndryshueshëm (periodik ose impulsiv) .

2.5. Cila eshte esenca fizike e procesit ECM ?


Ne ndikimin e rrymes elektrike, gjate perpunimit ECM, vie deri tek shkaterrimi – disocimi i
molekulave te elektrolitit ne jone te hidrogjenit, metalit ose mbeturines molekulare.
Rezultatet e reaksioneve te lartpermendura eshte shfaqja:tretja anodike (formimi i ferokloritit
FeCL2), sendimenti (funderrina) (fero hidroksidi stabil Fe (OH3),rigjenerimi i elektrolitit (klorur
natriumi NACL), teprica e hidrogjenit (H2).

2.6. Cilat pjese preferohen te perpunohen me ECM ?


Perpunimi elektrokimik shfrytezohet per punimin e pjeseve me konfiguracione te
nderlikuara dhe me brishtesi te vogel, perpunimin e siperfaqeve jo lehte te arritshme dhe
materialeve me kualitete shume te larta, te pritura per shfaqjen e qarjeve gjegjesisht plasaritjeve
(silici, germaniumi, beriliumi, etj) , si dhe realizimin e nje mori operacioneve tjera prodhuese.

2.7. Si kalasifikohen operacionet prodhuese me ECM, sipas karakterit te levizjes se


elektrodes ?
Me elektroden Me levizje Me katoden Me anoden Me levizje te
e palevizshme graduale te rrotulluese rrotulluese nderlikuar te
elektrodes elektrodes

2.8. Cilat operacione prodhuese mund te realizohen gjate levizjes graduale te elektrodes ?
Gjate levizjes graduale te njeres nga elektrodat (zakonisht katodes) eshte i mundshem te
realizohet : shtancimi dhe prerja, shpimi i vrimave me profile te ndryshme, punimi i siperfaqeve
me konfiguracion te nderlikuar perkatesisht kopjimi (gravurave te veglave per farketim, shtancim,
lopatave te kompresoreve dhe te turbinave profileve te ndryshme, kanalet filetore e ngjashme )
mprehja e instrumenteve, kalibrimi etj.

2
2.9. Cilat operacione prodhuese mund te realizohen me katode rrotulluese ?
Shfrytezohet per frezim profilor dhe te rrafshet , retifikim, punim te filetave, prerje e operacione
te ngjashme.

2.10. Cilat operacione prodhuese mund te realizohen me anode rrotulluese ?


Thjeshtezimi i konstruksionit te vegles – katodes, mundesia e punimit te detalit me gabarite te
medha ne makinat me dimensione me te vogla dhe fuqise se burimit te energjise elektrike
sidomos ne tekniken e aviacionit dhe ate raketore, perpunimi i siperfaqeve te nderlikuara
pikepamje te konfiguracionit te siperfaqes e ngjashme, arrihet me zbatimin e metodave te
ndryshme te perpunimit elektrokimik me anoden e rrotullueshme.

2.11. Cilat operacione prodhuese mund te realizohen me lëvizje te ndërlikuar te elektrodes ?


Varianti me shfrytezimin e telit ose te gypit te perforuar figura 2.10, aplikohet per
realizimin e operacioneve prodhuese sikur qe jane: Perpunimi i gravurave,
dhembezoreve, matricave per kuposje, shabllonave etj. Vete metoda mundeson formimin e
konfigurimit te nderlikuar te siperfaqes duke shfrytezuar instrumentin me fortesi mjaft te vogel,
gjate humbjeve minimale te materialit dhe shpenzimeve minimale, te energjise.

2.12. Cilet jane parametrat themelor te regjimit te perpunimit ?


Parametrat themelor te regjimit te perpunimit jane te definuar:
Me dendesitetin e rrymes elektrike (njetrajtshmeria e se ciles paraqet supozimin
baze per zhvillimin e drejte te procesit), tensioni i cili mund te jete konstant ose i
ndryshueshem – impulsiv me kohezgjatje te impulsit prej 0,01 – 0,04 sec, me fuqine e rrymes
elektrike, me boshllekun ne mes te elektrodave, presionin , shpejtesine e levizjes, rrjedhjen dhe
temperaturen e elektrolitit dhe shpejtesine e levizjes ndihmese te elektrodave.

2.13. Cilat jane detyrat themelore te elektrolitit ?


Detyrat themelore te elektrolitit jane :
- largimi i thermiave te formuara me tretjen anodike,
- ftohja e instrumentit dhe detalit qe perpunohet,
- largimi i shtreses se pasivizuar dhe te gazrave te krijuar ,
- krijimi i parakushteve te domosdoshme per zhvillimin e perpunimit te procesit elektrokimik dhe
proceseve tjera gjate perpunimit etj.

2.14. Cilat jane vetit themelore qe duhet ti posedoj elektroliti ?


Per realizimin e detyrave te cekura elektroliti duhet te kete:
- Elektro percueshmeri specifike te larte,
- vlere pH perkatese
- veti anti korrozive te larta
- viskozitet te vogel
- shkalle te larte te pershtatshmerise per perdorim (pranimin dhe shfrytëzimin gjate procesit te
punes),
- nivel te larte te vetive mbrojtese (jo rrezikshmeri gjate punes)
- zbatim te larte ekonomik (cmim i ulte ) etj.

3
2.15. Cfare eshte ndikimi i elektrolitit ne procesin e perpunimit ?
Lloji, perberja kimike, perqendrimi dhe parametrat tjere te elektrolitit ndryshojne ne spekter me
kufij mjafte te gjere varesisht nga lloji i materialit te detalit qe perpunohet, llojit te perpunimit
elektro kimik, materialit te instrumentit e ngjashem. Keshshtu, per shembull, qarkullimi i
elektrolitit ne mase te madhe ndikon ne dendesitetin e rrymes elektrolike (gjate U=const), e me
kete edhe treguesit tjere te procesit te perpunimit. Shpejtesia e rrymimit te elektrolitit, ne
shumicen e rasteve, sjellet deri tek 10 m/s e me shume. Vlera konstante e shpejtesise se
elektrolitit eshte nje nga kushtet e domosdoshme per formimin e siperfaqes me kualitet te lart.
Ndryshueshmeria e shpejtesise sjell deri tek shfaqja e gjurmeve dhe defekteve tjera ne siperfaqen
e perpunuar. Me rritjen e shpejtesise se rrymimit te elektrolitit rritet edhe intensiteti i tretjes se
materialit. Ndikimi i presionit dhe i temperatures se elektrolitit, po ashtu, eshte i rendesishem dhe
varet nga kushtet e perpunimit. Me ndryshimin e temperatures se elektrolitit, varesisht nga lloji i
materialit te detalit qe perpunohet figura 2.13, vie deri tek ndryshimet e ndryshme te shpejtesise
se tretjeve te materialit dhe te treguesve tjere teknoekonomik. Nje nga karakteristiket e
rendesishme te elektrolitit eshte stabiliteti dhe qendrueshmeria e elektrolitit gjate perpunimit. Me
kete rast, me kohe vie deri tek rritja e disa karakteristikave (vlera pH temperatura dhe elektro
percueshmeria specifike) dhe renia e vlerave kinematike te viskozitetit te elektrolitit.

2.16. Cilat jane materialet qe mund te perdoren per perpunimin e instrumentit per
perpunim ECM ?
Materiali i instrumentit duhet ti plotesoje kerkesat themelore te procesit te perpunimit. Kjo do te
thote se vetite themelore kryesore te materialit jane percueshmeria e mire elektrike dhe
percueshmeria e nxehtesise dhe rezistenca e larte ne korrozion. Per kete si material per punimin e
instrumentit shfrytezohet bakri, mesingu, bronzi, celiku karbonik, nikeli, plumbi, grafiti, alumini
dhe nje mori materialesh tjera me karakteristika te ndryshme dhe me destinime te ndryshme.

2.17. Cilat jane elementet perberese te pajisjes ECM ?


Instalimi per perpunimin elektrokimik figura 2.15 ne parim, perbehet nga:
Makines vegel, burimit te energjise elektrike sistemit qarkullues te elektrolitit dhe sistemit per
kontroll dhe drejtim te procesit te perpunimit elektrokimik te materialit.

3.1. Çka dmth EDM ?


Perpunimi elektroeroziv ( Electric Discharge Machening – EDM ) perfshine metodat e
perpunimit te metaleve te te cilat largimi i teprices se materialit realizohet me serine e zbrazjeve
elektrike me karakter periodik, te realizuara ne mes te instrumentit preres katodes dhe detalit qe
perpunohet anodes.

3.2. Sa duhet të jetë distanca në mes vegles dhe pjeses punuese δ=?
Gjate distances perkatese te instrumentit preres dhe detalit qe perpunohet (0,005 – 0,5 mm).

3.3. Çka është shtylla jonizuese ?


Shfaqja e harkut elektrik ose shkendise elektrike sjell deri te jonizimi i fluidit punues (dielektrikut
4), formimit te shtylles se elektrike (shtylles jonizuese 5), shkrirjes dhe avullimit te therrmijave te
materialit te detalit qe perpunohet, nen veprimin e rrymes elektrike me dendesitet te larte, e cila
rrjedh neper shtyllen jonizuese ne periode interval shume te shkurte kohor (disa s).
Me nderprerjen e zbrazjes elektrike (qarkut elektrik) vie deri te shperthimi (eksplodimi) i shtylles
jonizuese, nxjerrja e materialit te shkrire (tretur) dhe largimit te tij nga zona e perpunimit. Ftohja
e materialit te tretur dhe largimi i tij realizohet me dielektrikun i cili qarkullon.

4
3.4. Çka është dielektrikumi ?
Tretesire punuese me rezistence te larte elektrike i cili largon mbetjet nga zona e perpunimit.

3.5. Si ndahen metodat me EDM ?


Metodat me EDM ndahen ne: me elektrohark dhe elektroerozive ( me elektroshkendi dhe
elektroimpusive.

3.6 Cilat janë fazat e impulsit elektrik ?


Impulsi elektrik karakterizohet me tri faza:
Jonizimi i dielektrikut,
Shkarkimi elektrik dhe
Renia gjegjesisht largimi i shtylles jonizuese (dejonizimi)

3.7. Cili është klasifikimi i mundshem i proceseve prodhuese ?


Stampimi Prerja Retifikimi
- shpimi - me disk rrethor - i jashtem rrethor
- punimi i gravurave - me shirit - i brendshem rrethor
- ngjashem - me tel - i rrafshet e ngjashem

3.8. Cilët janë parametrat e procesit të përpunimit.?


Procesi i perpunimit elektroeroziv varet nga shume parametra te renditur zakonisht, ne dy grupe:
elektrik dhe mekanik.
Parametrat elektrik jane te percaktuar me karakteristikat elektrike te impulsit, ndersa mekanik me
skemen kinematike te perpunimit, regjimin e levizjeve ndihmese (shpejtesia e levizjes ndihmese),
me shpejtesine e rrotullimit te elektrodes e ngjashem.

3.9. Cilat janë karakeristikat e dielektrikut dhe ndikimi i tyre në prosesin e përpunimit?
Per realizimin e procesit te perpunimit elektroeroziv dhe arritjes se efekteve perkatese
teknoekonomike, kujdes te vecante i kushtohet edhe zgjidhjes se fluidit punues, dhe projektimit te
metodes se shpelarjes se hapesires punuese dhe sistemit adekuat te qarkullimit te tretesires.

3.10. Cilat materiale mund dhe cilat nuk mund të përpunohen me EDM ?
Efekti i perpunimit varet nga parametrat themelor te qarkullimit te dialektrikut (presionit dhe
rrjedhjes) dhe nje mori me shume ose me pak (karakteristikave te materialit te detalit qe
perpunohet: temperatures dhe nxehtesise se shkrirjes dhe te avullimit, nxehtesia dhe
percueshmeria elektrike, perberja kimike etj; karakteristikat e diaelektrikut, percueshmeria,
viskoziteti, temperatura e depertimit dhe shpejtesia e dejonizimit, karakteristikat e materialit te
instrumentit preres:percueshmeria termike, polariteti dhe shpejtesia e dejonizimit te hapesires
punuese, intensitetit te avullimit te mediumit punuese etj.).

3.11. Cilat janë detyrat themelore të dielektrikut ?


Detyrat themelore te tretesires gjegjesisht fluidit punues jane: krijimi i kushteve per realizimin e
shkendijes (zbrazjes elektrike) ne mes te elektrodave, izolimi i hapesires ne mes te elektrodave,
largimi i produkteve te perpunimit, ftohja e elektrodave, krijimi i kushteve perkatese per shfaqjen
e shtylles te shkarkimit elektrik, evitimi i sendimentimit te jo pastertive dhe te produkteve te
erozionit ne njeren nga elektrodat etj.

3.12. Cilat kërkesa duhet ti plotësoj dielektriku?


Kerkesat themelore qe duhet ti pltosoj dielektriku jane: viskoziteti i vogel kinematik, rezistenca e
larte elektrike, vlera adekuate e vetive dielektrike (shpejtesia jonizuese dhe dejonizuese), vlera e

5
larte e temperatures se ndezjes, neutraliteti kimik dhe jo toksiciteti (jo helmueshmeria), niveli i
larte i vetive mbrojtese dhe niveli ulte shpenzimeve eksploatuese.

3.13. Çka mund të shfrytëzohet si fluid punues ?


Si fluid punues shfrytezohet uji i dejonizuar dhe lloje te ndryshme te karbohidrateve (vaji, petroli,
kerozina etj.

3.14. Cili është roli dhe rëndësia e shpërlarjes ?


Shpelarja e hapesires punuese (rrjedhja e dielektrikut ne mes te instrumentit preres dhe detalit qe
perpunohet) eshte nje nga faktoret kryesor me ndikim ne prodhueshmeri dhe ne intentisitetin e
konsumimin e instrumentit.
Shpelarja e hapesires punuese nuk duhet te jete as shume e fuqishme e as shume e dobet, sepse
efekti me i mire i perpunimit arrihet gjate koncentrimit te produkteve te caktuar, optimale te
perpunimit.

3.15. Sa lloje të shpërlarjes përdoren ?


Shperlarjet perdorem me: injektimi neper instrumentin preres ose detalit qe perpunohet nen
presion me impulse te vazhdueshme ose me rrjedhje impulsive te dielektrikut me absorbimin
neper instrument ose detal qe perpunohet, me shpelarjen anesore terthore, me oscilimin gjatesor,
te instrumentit – elektrodes, me largimin gjegjesisht afrimin periodik te instrumentit preres, me
perzierjen e dielektrikut, me shpelarjen e kombinuar etj.

3.16. Cilët parametra duhet të mirren parasysh gjatë zgjedhjes së instrumentit prerës ?
Fakti se shpenzimet e instrumentit mund te jene deri 50%, te vleres se perpunuar te operacioneve
prodhuese , tregojne per nevojen e definimit adekuat te gjithe parametrave relevant te instrumentit
preres e para se gjithash: formes, numrit dhe dimensioneve, menyres dhe metodave te punimit
dhe llojeve te materialeve te instrumentit per perpunimin me elektroerozion.

3.27. Çfarë mund të jenë format dhe dimensionet i instrumentit prerës ?


Forma dhe dimensioni i instrumentit varet, para se gjithash, nga metoda e perpunimit me
elektroerozion perpunimi me elektrode te plote ose me elektrode ne forme teli , llojet e prodhimit,
te karakteristikave themelore te procesit etj.

3.28. Prej çfarë faktorësh varet numri i elektrodave që duhen të përdoren gjatë
përpunimit ?
Varesisht nga lloji i kualitetit te perpunimit shfrytezohen nje ose me shume elektroda.
Numri i elektrodave te nevojshme varet nga: kualiteti i perpunimit, nderlikueshmeria e
konfiguracionit te detalit qe perpunohet, natyra e materialit te detalit qe perpunohet, vlerta kritike
te rrumbullakimit, saktesia e perpunimit, dimensionet – gabaritet e detalit qe perpunohet, thellesia
e perpunimit. Varesisht nga nderlikueshmeria dhe lloji i perpunimit shfrytezohen, dy ose tri
elektroda (instrumente prerese), mirepo, zgjedhja adekuate e numrit te elektrodave mund te behet
vetem me analizen e rentabilitetit te procesit te perpunimit, perkatesisht cmimit per njesi te kostos
– te shpenzimit te instrumentit preres.

3.29. Cilët janë faktorët prej të cilëve varet konsumi i instrumenteve prerës ?
Procesin e perpunimit me elektroerozion e percjellin edhe konsumi i instrumentit preres i krijura
si rezultat i humbjeve te thermiave te materialit te instrumentit preres, intentisiteti i konsumimit te
instrumentit preres varet nga shume faktore, e para se gjithash nga lloji i materialit te detalit qe
perpunohet, parametrave te impulsit elektrik (kohes se zgjatjes se impulsit ) energjise se
shkarkimit te instrumentit preres, kohes se zgjatjes dhe tensionit te jonizimit, fuqise dhe

6
frekuences se rrymes elektrike te shkarkimit dhe ngjashem, menyres se shpelarjes se hapesires
punuese etj.

3.20. Cilat kërkesa duhet ti plotësoj materiali IMP ?


Per punimin e instrumentit preres, praktikisht shfrytezohen te gjitha materialet te cilat percojne
rrymen elektrike, ndersa me te pershtatshmet jane ato materiale te cilat kane piken e shkrirjes me
te larte dhe rezistencen specifike elektrike me te vogel. Materiali i instrumentit preres duhet te
siguroje percueshmeri te mire elektrike dhe te energjise se nxehtesise, qe te kete indeks te larte te
perpunueshmerise me metoda te ndryshme te perpunimit (konvencionale dhe jo konvencionale),
shkalle te larte te qendrueshmerise ne konsum dhe deformim etj.

4.1. Cilat janë bazat e procesit të përpunimit me ultratingul- EUS ose USM ?
Oscilimi i me ultratingull i instrumentit preres mund te shfrytezohet per heqjen e teprimit te
materialit (perpunimi dimensional) ose permiresimit te efektivitetit te metodave te perpunimit
konvencionale dhe jo konvencionale (perpunimi me prerje dhe deformim, elektrokimik,
elektroerozion, kimik dhe me metodat tjera te perpunimit etj.). Ne kushtet e prodhimtarise
bashkekohore metodat me perpunim me ultratingull (fig.4.1 Electric Ultrasonic MachiningEUS)
shfrytezohen per punimin e prodhimeve te cfaredo konfiguracioni, sidomos te prodhimeve te
punuara nga metalet e forta dhe super te forta (materialeve izoluese, elementeve elektronike e
ngjashem), pastrimin, saldimin dhe ngjitjen etj.

4.2. Cila është esenca fizike e procesit të EUS ?


Esenca e procesit te perpunimit me ultratingull eshte ne heqjen e materialit me
rreshqitjen – largimin e mikro therrmijave nga siperfaqja e detalit qe perpunohet. Largimi pason
me goditjet e kokrrizave abrazive, te shkaktuar me veprimin e oscilimeve me ultratingull te
frekuences 18 deri 25 kHz ndersa ne kushtet e prodhimtarise bashkekohore deri 2000 MHz, gjate
amplitudes relativisht te vogel te oscilimeve te instrumentit preres (0,010,06 mm) dhe forcen e
presionit te instrumentit preres perkatesisht te detalit qe perpunohet 3,07,5 N. Vete mekanizmi i
heqjes se teprices se materialit varet nga metoda e perpunimit me ultratingull, ndersa bazen e
mekanizimit e perben goditja e kokrrizave abrazive ne procesin e kavitacionit te fluidit ne zonen e
perpunimit.

4.3. Cilat janë operacionet prodhuese të EUS ?


Perpunimi me ultratingull shfrytezohet gjate realizmit te nje mori operacioneve
prodhuese, sikur qe jane prerja, frezimi, tornimi, shpimi, ratifikimi, punimi i filetave, punimi dhe
perpunimit i formave te konfiguracioneve te formave te nderlikuara (gravimi i instrumenteve, i
veglave per farketim dhe presim) etj. Pervec realizmit te operacioneve prodhuese te cekura ,
metodat e ndryshme, ultratingulli shfrytezohet edhe per rritjen e efektivitetit te metodave tjera te
perpunimit dhe per ekzekutimin e nje mori operacionesh prodhuese etj. (saldim, ngjitje, testime te
materialeve, identifikimin dhe destofokopise se parametrave te ndryshme te procesit etj.)

4.4. Cilët janë parametrat e përpunimit me EUS ?


Ne procesin e perpunimit, para se gjithash intentizitetin i shkaterrimit te materialit dhe treguesit
tekno – ekonomik te procesit ndikojne shume parametra, sikur qe jane: parametrat e vales se
ultratingullrit, karakteristikat themelore te suspenzionit, fuqia nominale ridrejtuesit,
karakteristikat e materialit te detalit qe perpunohen, etj. Te gjitha keto jane elemente te cilat drejt
per drejt ndikojne ne treguesit themelor te procesit (shpejtesia e perpunimit ), prodhueshmeria,
kualiteti i saktesise se perpunimit .

7
4.5. Çka është suspensioni abraziv ?
Perbehet nga perzierja e lengjeve perkatese , zakonisht ujit dhe kokrrizave te materialit abraziv
me perqendrim te caktuar. Perqendrimi varet nga fortesia e materialit te detalit qe perpunohet dhe
sillet, ne pergjithesi veshtruar, ne kufijte 20 – 40 %, perkatesisht 20% gjate perpunimit me
ultratingull me suspenzionin abraziv nen presion. Lengu mundeson futjen e panderprere te
materialit abraziv ne boshllekun punues dhe largimin e produkteve te perpunimit, materialit
abraziv te konsumuar dhe produkteve te konsumimit te instrumentit preres, ftohjen e detalit qe
perpunohet dhe te instrumentit preres, formimin e lidhjes akustike ne instrumentit preres,
materialin abraziv, detali qe perpunohet dhe shkaterrimi (se bashku me therrmijat abrazive) te
materialit te detalit qe perpunohet.

4.6. Cilat materiale mund të përdoren si material abraziv ?


Si material abraziv shfrytezohen materialet e ndryshme (tabela 4.2), karakteristikat themelore te
te cileve jane: fortesia e larte dhe qendrueshmeria gjate brishtesise relativisht te ulte, aftesia e
larte prerese (forma jo e rregullt me tehe te mprehta ne dimensione te ndryshme ne drejtime te
ndryshme) qendrueshmeria ne ngarkesat goditese – thyerje etj.
Si material abraziv zakonisht shfrytezohet karbiti i silicit dhe karbitit i borit. Karbiti i borit ka
aftesia me te mira prerese (intensiteti i largimit te materialit te tepert ne njesine kohore). Mirepo
eshte per 10 here me i shtrenjte. Per kete arsye shfrytezohet per perpunim me ultratingull per
materialet e forta, materialeve ne radio teknik dhe ne elektronike e ngjashem, perkatesisht
sidomos te materialeve te forta dhe te qendrueshme me shtalbesi te vogel. Per perpunim te
materialeve te brishta (qelqit, kurcit, germaniumit, siliciumit) preferohet qe te shfrytezohet
silicum karbiti. I njejti eshte dukshem me i lire dhe me pak e ndot ambientin punues, mirepo
mundesine punueshmeri me te ulte per 20-30% me te ulte.

4.7. Cilat janë elementet përëbërëse të pajisjes për përpunim me EUS ?


Instalimi per perpunim me ultratingull (fig. 4.8) perbehet nga disa elemente themelore e ato jane:
gjeneratori i vibrimeve te ultratingullit (1, i perbere nga burimi i energjise –D perforcuesi i
vibrimeve dhe oscilatori 3 dhe transformatori i vibrimeve 4), sistemit te levizjes ndihmese (5)
instrumentit preres (6) sistemit te qarkullimit te suspensionit abraziv (7) dhe instalimeve
themelore, makines ne kuptimin e ngushte (8), e cila mundeson vendosjen gjegjesisht montimin e
elementit te instalimit dhe pranimit e detalit qe perpunohet (9), brenda govates (10).

8
4.8. Çka është Shëndërruesi-Oscilatori ?
Shnderruesit shnderrojne impulsin elektrik, te formuar nga burimi i energjise, ne oscilime
mekanike me amplitude perkatese dhe frekuence te ultratingullit (18 – 5 kHz e me shume).
Elementet themelore te tyre jane: berthama me mbeshtjella (1, rryma elektrike, 2 dhe mbeshtjella
per formimin e fushes magnetike, 3) dhe shtepiza (4) me fluidin per ftohje (5) dhe sistemin e
lidhjes (6) te sonotrodes (7) permes saj te instrumentit preres (8) .

4.9. Si krijohet vala e ultratingullit- efekti i Xhulit ?


Tek punimi i oscilatorit zakonisht shfrytezohet efekti “magnetiko – striktiv” ( efekti i Xhulit,
aftesite e legurave fero magnetike qe te nderrojne formen dhe dimensionet, shkurtimi dhe
zgjatimi, ne ndikimin e fushes alternative te ndryshueshme magnetike ). Me kete krijohen kushtet
per formimin e vales se ultratingullit te oscilimeve mekanike me amplitude relativisht te vogel (8
– 10 μm). Nga keto arsye zakonisht shfrytezohet shnderruesi magnetiko – striktiv i punuar nga
materialet e ndryshme fero magnetike (tabela 4.4), bazen e te cilit e perbejne nje mori
komponentesh te legurave te hekurit, kopalit, maradiumit, aluminiumit, nikelit .

4.10. Çka është transformatori i oscilimeve (sonotroda) ?


Pasi qe me shnderruesit vala e ultratingullit me amplitude te pamjaftueshme, prandaj, per
perfundim te suksesshem, shfrytezohen sonotrodat detyre themelore e te cilave eshte
transformimi i vales se formuar ne vale me amplitude te oscilimeve 25-60 mikrometra. Ne rast te
pergjithshem sonotroda eshte shufer me diameter terthor te ndryshueshem. Mu ky ndryshim
mundeson transformimin e amplitudes, keshtu qe karakteristika themelore e sonotrodes eshte
shkallakoeficienti i perforcimit te amplitudes.

4.11. Cilat janë materialet e IMP ?


Per punimin e instrumentit preres shfrytezohen materialet e ndryshme (metalet i forte me
shtalbesi te lart, mesingu, bronzi, llojet e ndryshme te celikut C 1330, C 1530, C1730, celiku
karbonit instrumental etj.), karakteristikat themelore te te cileve jane: qendrueshmeria ndaj
goditjeve dhe konsumimit, shtalbesin e ngjashem. Me zgjedhjen e drejte te materialit zvogelohet
intensiteti i konsumimit (tabela 4.5) dhe rritet saktesia e formes gjithashtu edhe e dimensioneve te
detalit qe perpunohet.

4.12. Cilat janë karakteristikat themelore të materialeve të instrumenteve prerës ?


Verehet se qendrueshmeria e instrumentit preres varet nga intensiteti i konsumimit dhe i
karakteristikave fizikekimike te materialit te detalit qe perpunohet dhe nga nje mori te faktoreve
tjere. Si kriter i konsumimit te instrumentit preres shfrytezohet vlera perkatese e parametrave te
konsumimit, si per gjatesi po ashtu edhe per prerjen terthore te instrumentit preres (konsumimi
gjatesor dhe terthor).

4.13. Cilat janë përparësitë themelore të USM ?


Procesi i perpunimit me ultratingull renditet ne grupin e metodave destinimi i te cilave behet
gjithnje me i gjere dhe me i rendesishem. Kjo me arsye se me aplikimin e makinave
bashkekohore dhe me zhvillimin e metutjeshem te tyre mundesohet nje mori perparesish, me
mundesi gjithnje e me te medha si per perpunim te materialeve te ndryshme, po ashtu edhe per
intensifikimin e metodave konvencionale te perpunimit dhe jo konvencionale te perpunimit.
Perparesite themelore veshtrohen ne pikepamje te mundesise se perpunimit te
materialeve te brishta dhe te jo metaleve (qelqit, kuarcit, rubinit, metalit te forte e
ngjashem), ekzekutimit te nje mori operacionesh prodhuese, ne vecanti te punimit te vrimave me
diametra 0,1590mm gjate thellesise maksimale (prej 25) diametra dhe saktesise se punimit (tek
metalet e forta saktesia eshte deri 0,1mm), pastertia e jashtezakonshme dhe kualiteti i siperfaqes

9
se perpunuar (klasa e ashpersise deri N6), prodhueshmeri relativisht e larte, ne vecanti gjate
perpunimit te materialeve te brishta etj.

4.14. Cilat janë të metat e USM ?


Mirepo, te metat themelore te perpunimit me ultratingull, sikur qe jane siperfaqja
relativisht e vogel e perpunimit (750-2000mm2) dhe thellesia (deri 400mm), shpenzimi relativisht
i madh i energjise, intensiteti i larte i konsumimit te instrumentit, nderlikueshmeri e prodhimit te
operacioneve prodhuese dhe instrumentit preres (bazuar ne ligjet themelore te aukostikes) e
ngjashem, kufizojne perdorimin e metodave me ultratingull dhe tregojne ne drejtimet e persosjes
se metutjeshme e metodave me perpunim me ultratingull.

5.1. Si realizohet perpunimi anodo-mekanik ?


Te perpunimi anodomekanik (fig. 5.1) shfrytezohen proceset elektrokimike (ECM) dhe
elektroerozione (EDM) perkatesisht proceset kimike dhe termike, derisa teprica e
materialit largohet ne menyre mekanike. Ne tretjen punuese (zakonisht ujin e qelqit)
zhvillohen proceset nga njera ane (te nxehtesise) ose nga tjetra ane (kimike) varesisht nga
regjimet e punes. Jonet te treture anodike te hekurit, nga detali qe perpunohet, bien ne
tretjen punuese duke formuar, se bashku anionet silikate, kriperat e patretshme, shtresen
okside ose kompozimet kimike tjera ne siperfaqen e detalit qe perpunohet. Largimi
gjegjesisht eliminimi i shtresave te kompozimeve te formuara te tilla (shtreses anodike,
ose filmit) realizohet me procesin elektroeroziv dhe veprimit mekanike te instrumentit
(katodes).

5.2. Cilët janë parametrat themelor të procesit të përpunimit ?


Intensiteti dhe kushtet e procesit te perpunimit anodomekanik, si dhe lloji dominues themelor i
largimit te teprices se materialit (me ane te nxehtesise ose kimik) varet nga parametrat e procesit:
parametrat e rrymes – qarku elektrik (densiteti elektrik, tensioni dhe fuqia e rrymes elektrike fig.
5.3 dhe 5.4), (tabela 5.1 ), forca e presionit te instrumentit – katodes (figura 5.4 dhe tabela 5.1),
shpejtesia e levizjes se instrumentit, madhesia, konfigurimi dhe karakteristikat e boshllekut etj.

5.3. Cilat janë operacionet prodhuese të përpunimit anodomekanik ?


Perpunimi anodomekanik, ne parim mundet qe te zevendeson te gjitha llojet e perpunimit me
prerje te metaleve, mirepo zakonisht aplikohet gjate perpunimi te materialeve me fortesi me te
madhe dhe me shkalle te perpunueshmerise me te vogel. Zakonisht shfrytezohet per operacionet
prodhuese te prerjes, sharritjes, dhe te perpunimeve finale (figura 5.7), sikur qe jane : sharritja me

10
ane te diskut ose me ane te shiritit, zdrukthimi, ratifikimi i ashper, mprehja e instrumenteve,
ratifikimi i paster, honingimi, lapimi, polirimi etj.

5.4. Si realizohet përpunimi anodo-abraziv ?


Paraqet metoden e perpunimit me prodhueshmeri te larte me c’rast veprimi mekanik i
instrumentit realizohet me aplikimin e instrumentit abraziv figura 5.9. ose me levizjen e orientuar
te suspenzionit te tretjes punuese dhe te materialit abraziv.

5.5. Cfarë lëngjesh përdoren si fluid punues ?


Per operacionet prodhuese te perpunimit anodomekanik, si fluid ose tretesire punuese, zakonisht,
shfrytezohet qelqi ujor (tretesira ujore e silikatit te natriumit nNa2SiO3 +mH2O) ose perzierja e
natrium nitritit Na2 dhe nitratit te natriumit (shalitra NaNO3) me perqendrim perkates ne uje.
Karakteristikat themelore te tretesires punuese me ndikim ne ndikim me procesin dhe treguesit e
procesit jane: lloji, perberja kimike dhe perqendrim, vlera PH , percueshmeria elektrike, shkalla e
pastertise, rrjedhshmeria, presioni dhe karakteristikat tjera te tretesire punuese.

11

You might also like