You are on page 1of 2

Formulat e Neo-Shiptarizmës: Shteti

1
Sociologjia, si shkencë, na jep një “definition” krejt të veçantë dhe independent mbi Shtetin. Pas këtij
“Definitioni”, Shteti përbën përmbledhjen e personalitetit moral, shkencor, artistic, fetar dhe juridik të
një turme njerëzore. Individi nuk është veçse një “krijesë me instikt”. Dhe vetëm shtrëngimi dhe
violence e ndërgjegjies shoqërore këtë krijesë e trasformon në një personalitet shoqëror.

Për këtë arësye shoqëria zotëron kurdoherë dhe udhëheq individin. Siç thotë pastaj edhe sociologu
frëng Durkheim, individi nuk ekziston në realitet. Në realitet ekziston vetëm “Shoqëria”, “të drejtë
s’ka, ka vetëm detyrë”.

Në parim individi është një send ashoqëror, kurse në parim shoqëria është një send shoqëror. Ja
ndryshimi themelor, që ekziston esencialisht midis Shoqërisë dhe Individit. Ky ndryshim përbën edhe
bazën shkencore të idesë mbi Shtetin ose më mirë mbi Shtetismën, nga e cila rrjeth edhe NEO-
SHQIPTARIsMA si theory dhe veprim.

Për Neo-Shqiptarismën, Shtet do të thotë vullnet i shoqërisë. Prandaj Neo-Shqiptarisma si theory dhe
ide nuk interesohet fare për bisedimet mbi formën e Shtetit. Çdo regjim, çdo pushtet shtetëror është i
nderuar ndaj ligjit gjer sa paraqit fuqi dhe grusht për të ushtruar vullnetin e vetë mbi dispozitat
egoistike të individit. I vetmi pretendim i Neo-Shqiptarismës nga Pushteti Shtetëror është që të
frymëzohet kurdoherë nga një “ideal”. Neo-Shqiptarisma është anëtare dhe shtylla e regjimit monarqik
sepse në Shqipërinë e sotme Monarkija është e vetmja formë shtetërore e cila tregoi me fakte fuqinë,
vullnetin dhe vendimin për të ushtëruar forcën e saj mbi tendenza anti-shoqërore të jetës së sotme
shqiptare dhe të mbjellë brënda në shpirtin egoist të popullit t’onë ndjenjën e Shenjtërisë, e Dashurisë, e
Devocionit për idealismën shqiptare.

Idealizma Shoqërore. Ja shpirti i NEO-SHQIPTARISMËS. Mirërojtjen e tij njeriu ia detyron jetës


shoqërore. Dhe kombet ekzistojnë vetëm ahere kur mundin të krijojnë një ndërgjegjie shoqërore. Jashtë
kësaj vije njeriu është veç se një krijesë, dhe Kombet janë vetëm turma barbare. Dhe kjo krijesë
transformohet në “njeri” vetëm kur të rojë brënda në zierjen e jetës shoqërore dhe fiton një vler ideale,
një enthusiasë shpirtërore brënda në hidhërimet dhe gëzimet e qarkut shoqëror. Pra edhe “ideali” nuk
është veç se një krijim i Shoqrërisë.

1
Branko Merxhani, Vepra, Plejad, Tiranë, 2003, ff. 26-27
Pranë kësaj pikëpamjeje sociologjike, kemi edhe pikëpamjen e PSYKOLOGJISË dhe paragjithash
pikëpamjen e Psykologjisë së turmavet. Individi, si një vlerë psykologjike, nuk pushoi kurrë së qeni
armik i shoqërisë dhe pra armik i “institutit përfaqësimtar” të saj më të madh, domethënë armik i
Shtetit. Përkundrejt kësaj tendence dhe dispozite individualistike të njeriut, e vetmja fuqi, i vetmi
institut, që mbaron dhe mban shoqërinë, qytetërimin edhe siguron përparimin dhe mirërojtjen e
arthëshme të njerëzisë, është vetëm Shteti. Pra Shteti është burimi edhe i kulturës, edhe i qytetërimit.

Demokratia, 1 Janar 1929

You might also like