You are on page 1of 2

-Çdokush që merret me aktivitet fizik ose me një sport të caktuar, përjeton dëmtime.

Numri i
personave që praktikojnë aktivitet të rregullt fizik është në rritje, dhe kjo është një gjë e mirë, por
edhe shkalla e dëmtimeve gjithashtu ka pësuar rritje. Dëmtim fizik përgjithësisht mund të definohet
çdo stres në sistemin muskulo-skeletal, që pengon organizmin të funksionojë normalisht dhe
instalon një proçes riparimi. Një dëmtim sportiv mund të shpjegohet më tej si çdo lloj lëndimi,
dhimbje ose dëm fizik që ndodh si rezultat i sportit, ushtrimeve ose aktivitetit fizik. Strukturat që
preken janë muskujt, kockat, artikulacionet, kartilagët, tendinet dhe ligamentet.

Dëmtimet mund të klasifikohen në dy kategori bazë:

Dëmtime traumatike (akute) të cilat ndodhin menjëherë, në të cilat ju e dini që diçka ka shkuar keq
gjatë aktivitetit qe po ushtroni. Efektet ndjehen menjëherë pasi ndodh dëmtimi, ndoshta dhimbje
,enjtje, mavijosje ose plagë e hapur. Dëmtimet traumatike mund të shkaktohen si pasojë e
faktorëve:

a) Ekstrinsek (të jashtëm), si një goditje direkte, një kthesë e menjëhershme apo një rrëzim.

b) Intrinsek (të brendshëm), pa një shkak të qartë, si p.sh. një tërheqje muskulare e muskujve
hamstring të një vrapuesi gjatë një gare, ose ruptura e tendinit të Akilit.

Dëmtime nga mbipërdorimi (kronike), instalohen ngadalë me një dhimbje që vjen duke u rritur dhe
lidhen në mënyrë direkte me aktivitetet përsëritëse. Për shembull, bërryli i tenistit, tendinitis,
frakturat e stresit

Inflamacioni i ligamentit të thembrës


Një dëmtim tjetër mjaft i shpeshtë është dhe inflamacioni i ligamentit që lidh thembrën me pjesën e
përparme të këmbës duke krijuar dhe harkun e shputës së këmbës. Ky inflamacion shkakton dhimbje
të thembrave dhe shpesh ndjehet që në mëngjes pas ngritjes nga shtrati edhe pa qenë aktiv.Dhimbja
shtohet më tepër kur tentojmë ta shtrijmë këmbën, ose ta mbështesim mbi dysheme. Në këtë rast
mund të përdoren preparate kundër inflamacionit dhe që qetësojnë dhimbjen. Po ashtu terapia
mund të intensifikohet dhe mund të kërkojë trajtime fizioterapeutike.

Thyerjet kockore
Kur muskujt nuk janë më në gjendje për të përballuar aktivitetin fizik dhe sforcoja është shumë e
madhe si rezultat i goditjeve gjatë rrëzimeve në pozicione të ndryshme mund të ndodhin fraktura
(thyerje kockore).Këto janë më të shpeshta kur kemi rritje të aktivitetit fizik në mënyrë të
përshpejtuar. Shumica e frakturave ndodhin në këmbë dhe në gjunjë. Mjaft të shpeshta janë edhe
ato të legenit. Femrat janë më të prirura për të pësuar fraktura se sa ndodh tek meshkujt.

Dëmtimet traumatike të trurit


Gjatë ushtrimit të aktiviteteve të ndryshme fizike si pasojë e rrëzimeve apo goditjeve të
drejtpërdrejta, përveç dëmtimit të muskujve dhe të kockave, mund të kemi edhe tronditje, apo
dëmtime traumatike të trurit, të cilat janë edhe ndër problemet më serioze të dëmtimeve sportive.
Kjo ndodh zakonisht tek personat që ushtrojnë biçikletën, apo tek ata që ushtrojnë sportin e
futbollit.Simptomat më të shpeshta të dëmtimeve traumatike të trurit përfshijnë dhimbje koke,
humbje të vetëdijes, humbje të kujtesës, përgjumje, të përziera, të vjella, apo edhe dëmtime më të
rënda. Kjo situatë kërkon një ekzaminim mjaft të kujdesshëm dhe të specializuar mjekësor. Periudha
e rehabilitimit duhet të jetë shumë e gjatë dhe me kontrolle të rregullta mjekësore.
Cilat janë këshillat që duhet të ndjekim për shmangur dëmtimet gjatë ndjekjes
së aktiviteteve sportive?
Mënyra për të parandaluar dëmtimet traumatike është minimizimi i faktorëve të rrezikut.Ambienti
ku ushtrohet veprimtaria sportive duhe të jetë i sigurtë dhe pajisjet sportive duhet të kontrollohen
para përdorimit.Rregullat e sportit duhet të kuptohen nga pjesëmarrësit dhe të zbatohen nga
gjyqtarët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sportet e kontaktit si regbi, boksi etj., në të cilat
janë përcaktuar rregulla të posaçme për të mbrojtur lojtarët nga lëndimet.Parandalimi i dëmtimeve
nga mbipërdorimi përfshin përshtatjen e trupit ndaj stresit përsëritës. Rritja e masës së stërvitjes
duhet të jetë një proçes gradual, i ndërtuar në etapa të thjeshta, duke lejuar dhe ditët e pushimit
nëse përjetohet lodhje e madhe ose dhimbje. Nëse për arsye sëmundje ose dëmtimi ju duhet të lini
stërvitjen për pak kohë, përpara se të rinisni aktivitetin duhet të jeni të sigurtë që jeni shëruar
plotësisht dhe rifillimi duhet të jetë shumë gradual , duke u ushtruar gjithmonë nga pak. Për çdo
seksion ushtrimesh duhet të bëni nxemjen (warm-up), rigjenerimin e plotë pas ushtrimeve të
zellshme(warm-down,ftohjen) dhe bërjen e dushit sa më shpejtë për të shmangur ngurtësimin.
Shumica e njerëzve e neglizhojnë warm-down, por kjo fazë është po aq e rëndësishme sa warm-up.
Warm-down ka si qëllim nxitjen e rimëkëmbjes dhe rikthimin e trupit në gjendjen e para-
stërvitjes.Nxemja duhet të konsistojë në katër pjesë dhe duhet të zgjatë rreth 15 minuta:Streching
pasiv për muskujt.Lëvizje balistike për atrikulacionet. Lëvizje të gjymtyrëve në përpjekje për ta
forcuar përtej ROM-it normal me lëkudje të nisura nga pozicioni i stretching-ut. Lëvizjet balistike nuk
janë konsideruar të dobishme dhe mund të çojnë drejt lëndimit, ndaj kjo pjesë e stretching-ut duhet
shmangur.“Pulse-ëarmers”, konsiston në 6-10 sete me nga 30 sec ushtrimesh të rënda.

Praktikimi i lëvizjeve specifike që lidhen me sportin që ushtroni


Teknikisht ju duhet të përpiqeni të zhvilloni stilin më efiçent të përshtatur me llojin e sportit që bëni.
Çdo pajisje që përdorini duhet të jetë në masën dhe peshën e duhur për ju.Atletet e sportit duhet të
përshtaten me këmbën tuaj plotësisht, pa e shtrënguar apo vrarë atë. Nëse bëhen shumë të
përdorura duhet të zëvendësoni shtrojën, shuallin ose vetë atletet.Dieta ushqimore është gjithashtu
e rëndësishme për të parandaluar krampet muskulare, dehidrimin dhe lodhjen kardiake. Kur ju
ndodh një kramp muskular provoni të bëni stretching të lehtë të muskulit të prekur dhe të aplikoni
akull për të ndihmuar relaksimin e muskulit. Nëse vuani nga krampe frekuente, veçanërisht gjatë
natës, duhet të drejtoheni tek mjeku specialist sepse mund të keni probleme të qarkullimit.Forca e
zakonit dhe vetdisiplina e të diturit kur duhet ndalur ose kur duhet filluar një seksion aktiviteti fizik
është një faktor esencial për parandalimin e çdo lloj lëndimi. Gjendja shëndetësore e keqe, lodhja,
dhimbja dhe ngurtësimi janë paralajmërime se ju duhet të ndaloni aktivitetin.nëse i anashkaloni këto
shenja atëherë jeni duke marrë rreziqe të papranueshme për shëndetin dhe mirëqënien tuaj.

Punoi:

ANDIA ISUFI

You might also like