You are on page 1of 8

LEKSION 1: INTEGRIMI EKONOMIK

1. Hyrje

Integrimi ekonomik eshte nje ceshtje e cila ka marre rendesi me kalimin e viteve menjehere pas
luftes se dyte boterore. Ne diference nga integrimi boteror I ekonomive kombetare ai eshte
trajtuar si integrim ekonomik rajonal apo rajonalizem ekonomik. Megjithese ne trajtojme kryesisht
integrimin ekonomik ne Bashkimin Europian forma me pak te zhvilluara te integrimit ekonomik
mund te gjenden pothuaj ne gjithe kontinentet.

Ne pjesen e pare ne trajtojme perkufizimin e integrimit ekonomik dhe nenvizojme rendesine e tij.
Ne vazhdim (pjesen e dyte dhe te trete) trajtojme rendesine e integrimit politike dhe ambiciet
institucionale ne realizimin e integrimit ekonomik ne Europe. Perpunim konceptual i integrimit
ekonomik paraqitet ne pjeset ku trajtohen integrimi i tregjeve dhe fazat e integrimit ekonomik.
Sjellim ne vemendje perfitimet kryesore te integrimit te tregjeve si dhe analizojme modelin e
Balassa-s per klasifikimin e procesit te integrimit ekonomik ne 5 faza. Megjithese substanca dhe
kuptimi i fazave te ndryshme te integrimit ka ndryshuar me kalimin e viteve, ky klasifikim mbetet
instrument fondamental ne studimin e procesit te integrimit ekonomik.

Element tjeter i rendesishem qe trajtohet ne kete leksion eshte ai i respektimit te normave te OBT
(Organizata Boterore e Tregetise) dhe GATT., pasi shpesh here ne procese te integrimit
ekonomik rajonal mund te shkelet nje nga parimet themelore te OBT/GATT ai i mosdiskriminitmit
ndermjet vendeve anetare te OBT (parimi MFN Most Favoured Nation thote qe shtetet anetare te
OBT duhet ti rezervojne vendeve te tjera anetare te njejtin trejtim qe i bejne vendit me te
preferuar ne marrdhenie dypaleshe apo shumpaleshe).

Ne pjesen e fundit te leksionit nenvizohet fakti se perhere e me shume sa me ilarte te jete


intensiteti i integrimit ekonomik aq me shume do perafrohet federalizmit ekonomik. Kjo implikon
nje mesim te mire per Komunitetin Europian i cili mund te perdori eksperiencen e ekonomiksit te
federalizmit per ekonomiksin e integrimit.

2. Perkufizimi dhe kuptimi i integrimit ekonomik.

Integrimi ekonomik eshte nje term qe perdoret per te pershkruar sesi aspekte te ndryshme midis
ekonomive te ndryshme integrohen. Bazat e kesaj teorie jane shkruar nga ekonomisti hungarez
Bela Balassa ne vitet 60. Bashkimi Europian dhe Zona Euro konsiderohen si ekonomia me e
integruar midis shtetesh te pavarura.

Integrim Ekonomik quhet eleminimi i kufijve ekonomike midis dy ose me shume ekonomive. Si
rrjedhoje, kufi ekonomik eshte çdo kufizim mbi te cilin levizjet aktuale dhe te ardhme te
produkteve, sherbimeve, faktoreve te prodhimit, po ashtu edhe shpejtesia edhe cilesia e
informacionit, jane relativisht te ulta. Percaktimi I cmimeve dhe cilesise se mallrave, sherbimeve
dhe faktoreve, ne te dy krahet e kufirit ekonomik, influencohet vetem pjeserisht nga fluksi ne kufi.

“Kufi Ekonomik” nuk do te thote patjeter “Kufi Territorial”. Vendet jane te ndara nga kufijte
territorial dhe ekonomite nga kufijte ekonomike. Keshtu nese ekzistojne kufij ekonomike midis
komuniteteve lokale te ndryshme, ekonomite lokale jo domosdoshmerisht jane pjese e nje
ekonomie rajonale. Gjithashtu, kufijte ekonomike midis rajoneve mund te pengojne integrimin
ekonomik kombetare.

Integrimi ekonomik europian eshte I udhehequr nga perpjekjet per te reduktuar ose eliminuar rolin
e kufijve territorial si kufij ekonomike midis shteteve Europiane.

Por sic nenkuptohet dhe nga perkufizimi ky eshte nje kusht I nevojshem por jo I mjaftueshem per
te realizuar integrimin ekonomik. Ndarjet brenda dhe midis ekonomive kombetare mund te
mbeten pasi mund te jene dhe rezultat I barrierave natyrore. Barriera natyrore mund te
konsiderohen, kosto te larta nga mungesa e infrastruktures, disnivel persa I perket ritmeve te
zhvillimit, mungese konkurrence, dhe ne disa raste mund te konsiderohen si te tilla dhe mungesa,
shpejtesia apo cilesia e informacionit.

Synimi i integrimit ekonomik eshte rritja e konkurences aktuale dhe te ardhshme. Konkurrenca e
lire midis pjesemarresve te tregut sjelle uljen e cmimeve dhe nje mundesi zgjedhjeje me te gjere
per mallrat ose sherbimet qe ofrohen ne zonen objekt I integrimit, gjithashtu ajo sherben si nje
katalizatore per ndryshimin dhe zhvillimin ne zone.

Integrimi ekonomik paraprine integrimin politik. Balassa besonte se tregjet e perbashketa


ndershteterore, me levizjen e lire te faktoreve ekonomik ndermjet kufijve kombetar, gjenerojn
natyrshem nevojen per integrim te metejshem, jo vetem ekonomik (bashkim monetar) por dhe
politik. Rrjedhimisht bashkimet ekonomike transformohen ne bashkime politike. 

Gjithsesi faktori politik eshte i rendesishem per integrimin ekonomik, sidomos ne fillimet e tij.

3. Integrimi ekonomik dhe politik

Lidhja mes integrimit ekonomik dhe politik mund te ndryshoj nga rasti ne rast. Integrimi ekonomik
inter-rajonal brenda nje shteti merr tonet e integrimit kombetare ekonomiko-politik. Gjithsesi mund
te realizohet integrimi politik dhe te deshtoje ai ekonomik. Rast i deshtimit te realizimit te
integrimit nder-rajonal ne nje shtet eshte ai i jugut te Italise i cili qe nga bashkimi i Italise me 1870
pra nga integrimi politik deri me sot nuk eshte bere i mundur nje integrim i plote ekonomik.

Procesi i integrimit ekonomik dhe atij politik ne Bashkimin Europian ka qene i lidhur qe ne fillimet
e tij. Keto procese kane qene te bashkrenduara qe ne fillim jo vetem per arsyet historike por edhe
si pasoj e rrezikut qe ndihej nga kampi komunist dhe Lufta e Ftohte qe zhvillohej ne ate periudhe.

Perpjekje per te krijuar bashkim ne Europen Perendimore kane qene te shumta dhe perpara se te
nenshkruhej Traktati i Bashkimit Ekonomik Europian me 1957, i cili dukshem permbante dhe
synime integrimi politik. Mund te permendim nder keto perpjekje Komunitetin Europian te Qymyrit
dhe te Hekurit (ECSC) qe u themelua me 1951, si pasoje e nje apeli dramatik te Ministrit te
Jashtem Francez Robert Schuman per te vene dy sektoret kryesore qe kontribuonin ne luftra nen
kontrollin e nje autoriteti ndershteteror, levizje kjo qe synonte te parandalonte nje konflikt te ri
Franko-Gjerman. Gjithashtu propozime per nje Bashkim Politik Europian dhe nje Mbrojtje
Europiane te perbashket jane miratuar ne vitet 1952-53 ne Parlamentin Francez.

Traktati i Bashkimit Ekonomik Europian i nenshkruar ne 1957 shpreh deshiren per integrim politik
sic del dhe nga hyrja e traktatit ku inkurajohen perpjekjet ” per nje bashkim sa me te madh midis
qytetareve te Europes”.

Specifikimi ne Traktat kesaj deshire implicite (e brendeshme) per te arritur nje integrim nepermjet
instrumentave ekonomik, ishte shkaku kryesor qe Mbreteria e Bashkuar, Danimarka, Norvegjia
dhe disa vende jo socialiste te konsideruara neutrale nuk u bashkuan ne negociatat finale te
Bashkimit Ekonomik Europian ne 1956.

Motivi politik mund te shpjegoj krijimin e Institucioneve te Bashkimit Ekonomik Europian ne fillimet
e tij. Gjithsesi deri ne fund te viteve 80 fillimi i viteve 90 zhvillimi i metjshem i Komunitetit ishte
kryesisht i udhehequr nga integrimi i tregjeve dhe nga politika te perbashketa ekonomike ne
sektore te vecante, dhe jo nga bashkpunimi ne politiken e jashtme apo ne ceshtje te sigurise dhe
mbrojtjes.

4. Integrimi i tregjeve dhe forma te tjera integrimi

Integrimi Ekonomik – integrimi i tregjeve + integrimi i politikave ekonomike

Integrimi ekonomik i referohet integrimit te tregjeve dhe politikave ekonomike integruese.

Arsyet per integrimin e tregjeve

1. Uljen e kostove te transaksionit (nepermjet heqjes se tarifave dhe kostove te tjera


si rezultat i barrierave doganore e te tjera).
2. Nxitjen e konkurrences, e cila sjell nje raport me te mire cilesi cmim te mallrave
dhe sherbimeve ne tregje, gjithashtu konkurrenca sherben dhe si katalizator per
inovacione teknologjike.
3. Siguron oferten qe do te thote edhe ne periudha krize te kompanive lokale mallrat
apo sherbimet do te jene ne treg pasi ato tregetohen nga kompani jolakale te cilat
nuk hasin pengesa.
4. Etj...

Integrimi i tregjeve eshte dhe do te jete esenca e integrimit ekonomik. Shumica e politikave
ekonomike lidhen direkt me sjelljen, me strukturen, apo performancen e tregjeve si dhe me
shperndarjen e rezultateve te tregjeve. Integrimi i tregut eshte nje nocion i menyres se sjelljes qe
tregon se aktivitetet e pjesemarresve te tregut ne rajone te ndryshme ose Shtete te ndryshme te
BE-se jane te orientuara nga kushtet e kerkese-ofertes ne teresine e BE-se. Shkalla e
konvergjences se cmimeve mund te jete nje tregues i matjes se “integrimit te tregut”.

Ndryshe nga integrimi i tregut, integrimi politikave ekonomike eshte nje koncept me pak preciz.
Mund te mbuloj tipe te ndryshme te politikave ekonomike, duke perdorur instrumenta te
ndryshem. Per me teper, intensiteti i integrimit te politikave ekonomike mund te varjoj nga
konsultimi dhe bashkpunimi nepermjet koordinimit dhe perafrimit te politikave deri tek politikat e
perbashketa dhe komplet te centralizuara.

Politikat e integrimit jane shume te veshtira per tu matur pasi disa elemente te politikes shprehen
ne rregullore specifike ndersa elemente te tjere lene hapsira interpretimi, si rrjedhoje perdorimi i
tyre ndryshon me kalimin e kohes. Ne fakt, per sa i perket integrimit te tregjeve ka nje bindje se
ky ndikon ne rritjen e mirqenies, ndersa per integrimin e politikave ekonomike jo gjithmone
influencojne ne rritjen e mirqenies.

Ne 1954 Tinbergen (Nobelist nga Hollanda) realizoi nje dallim te rendesishem midis integrimit
pozitiv dhe integrimit negativ.

Integrim negativ nenvizon heqjen e politikave ekonomike diskriminuese midis shteteve.

Integrim pozitiv i referohet krijimit te institucioneve te perbashketa dhe ushtrimit te perbashket te


disa kompetencave.

Ne praktike integrimi negativ dhe pozitive jane te kombinuar. Komuniteti Europian eshte i
angazhuar ne forma ambicioze te integrimit ekonomik te cilat kerkojne nje kombinim adeguat te
integrimit negativ dhe pozitiv.

5. Fazat e Integrimit Ekonomik

Kompleksiteti, dhe diferenca midis grades se intensitetit te integrimit, kane shtyre analistet te
dallojne faza te ndryshme te integrimit ekonomik. Per here te pare keto faza u percaktuan nga
Balassa me 1961, dhe ato vazhdojne te perdoren gjeresisht.

Megjithese fazat origjinale te Balassa-s jane modifikuar ne menyra nga me te ndryshmet,


metodologjia e perdorur eshte e nevojshme per te kuptuar literaturen dhe ceshtjet
themelore ne perpilimin e politikave.

Fazat e Integrimit Ekonomik (Balassa, 1961)


Fazat Perkufizimi Komente
Zona e heqja e tarifave dhe kuotave per importet per Esenca e perkufizimit te GATT;
Tregtise se vendet anetare te zones. -Jo integrim pozitiv
Lire (FTA)
Vendet anetare te zones mbajne tarifa
kombetare me vendet jo anetare te zones
Bashkimi ndalimi i diskriminimit per anetaret e Esenca e perkufizimit te GATT;
Doganor BASHKIMI DOGANOR ne tregjet e produkteve - Jo integrim pozitiv
(CU)
ekualizimi i tarifave (dhe kuotave) ne tregtine
me joanetaret
Tregu I nje BASHKIMI DOGANOR, e cila hoqi Eshte “me teper” GATT;
Perbashket kufizimet ne levizjen e faktoreve te prodhimit. perkufizimi duhet gjithashtu te
(CM) perfshije sherbimet; - jo integrim
pozitiv
Bashkimi nje CM me hapesira per harmonizimin e Integrimi pozitiv i perfshire;
Ekonomik politikave ekonomike kombetare me qellim te hiqnin Mjaft i paqarte
diskriminimin… per shkak te trajtimit jo te drejte ne
keto politika’
Integrimi ‘unifikimi i politikave monetare, fiskale, Centralizim; vizion i nje shteti
Ekonomik sociale dhe anti ciklike’ unitar; vetem mbikombetarja
Total (supernationality) e perfshire ketu
‘ngritja e nje autoriteti mbikombetar ku
vendimet do te jene detyruese per Shtetet Anetare’

Fazat jane prezantuar ne menyre sekuenciale por nuk eshte e thene te respektohet detyrimisht
sekuenca. (p.sh. KE e filloi nga Bashkimi Doganor dhe jo nga Zona e tregetise se lire)

Sekuenca e fazave ndihmon per te evidentuar elementet e shtuar ne cdo faz te re ku rrjedhimisht
shtohen dhe ambicjet per integrim ekonomik.

Ky kendveshtrim klasik I fazave te integrimit paraqet disa limite. Se pari sot ne bote ekzistojne
marrveshje preferenciale tregetie qellimet e te cilave nuk perkojne as me fazen e pare te tabeles
se mesiperme FTA (Zona te Tregetise se Lire). Keto marrveshje preferenciale mbulojne vetem
nje numer produktesh, dhe tarifat (kuotat) nuk jane hequr teresisht. GATT (General Agreement
on Tariffs and Trade) i lejon keto lloje marrveshjesh vetem per vendet ne zhvillim dhe jo per
vendet e zhvilluara.

Se dyti, megjithese perkufizimi i zonave te tregetise se lire dhe i bashkimit doganor pasqyrojne
esencen e GATT, mungesa e integrimit pozitiv ben keto nocione te pa aplikueshme ne praktik.

Ky problem eshte me pak i dukshem ne rastin e zonave te tregetise se lire pasi ne shume raste
ne keto zona nuk ka as tarife te perbashket per grupe produktesh qe importohen nga vendet e
zones, e jo me te flitet per integrim pozitiv i cili implikon krijimin e institucioneve te perbashketa
ose te ushtrimit te kompetencave te perbashketa. Gjithsesi ne disa zona sic eshte EFTA
(Eurpean Free Trade Association) qe ne themelimin e saj jane parashikuar disa forma modeste te
manaxhimit te perbashket dhe te harmonizimit okazional ne disa raste te vecanta te politikave
tregetare.

Perkundrazi ne rastin e Bashkimit Doganor dhe pse mund ta konceptojme si bashkim tarifor,
gjithsesi klasifikimi i tarifave duhet unifikuar, rregulloret e doganave duhen harmonizuar dhe
mbetet per bashkrenduar dhe ceshtja e shperndarjes se te ardhurave nga doganat. Keshtu qe
mund te konkludojme qe integrimi pozitiv ka nje rendesi te madhe ne rastin e Bashkimit Doganor.
Se treti Tregu I Perbashket (CM) sipas Balassa-s I mungon serish integrimi pozitiv dhe injoron
shkembimin nderkufitar te sherbimeve. Normalisht Tregu i Perbashket duhet te implikoj perafrimin
e rregulloreve ekonomike kombetare, transferimin e kompetencave rregulluese ne nivel Unioni,
harmonizimin e taksimit direkt apo indirekt dhe transferimin e kompetencave fiskale ne nivel
Unioni.

Se katerti ka nje problem konceptual per menyren sesi te dallohet Tregu I perbashket nga
Bashkimi Ekonomik sipas Balassa-s. Bashkimi Ekonomik sipas tij eshte me prane nocionit tone
per Tregun e Perbashket meqe kombinojme integrimin negative me integrimin pozitiv. Ndaj ne
praktike mund te themi se faza e trete dhe faza e katert e Balassa-s mund te konsiderohen nje.

Se pesti. perkufizimi i fazes finale si integrimi total ekonomik eshte i pajustifikuar. Ne pamje te


pare struktura e references duket ajo e nje shteti te unifikuar, kjo nuk eshte adeguate si ne fushen
ekonomike ashtu dhe ne ate politike. Shtetet e shohin shume te veshtire te heqin dore nga
koncepti i sovranitetit. Nderkohe mund te flasim per bashkime te ndryshme pervec atij ekonomik
sic jane bashkimi fiskal, bashkimi social, bashkimi monetar dhe bashkimi politik. Te tera keto lloje
bashkimesh pse dhe nese duhen nderrmare analizohen me ndihmen e teorise ekonomike te
federalizmit.

Se gjashti dhe se fundmi, koncepti i mbishtetit (supranationality) eshte trajtuar vetem ne fazen e
fundit gje e cila nuk eshte e justifikueshme si ne aspektin teorik ashtu dhe ate praktik. Ky koncept
duhej perfshire qe me pare ne fazat e integrimit.

6. Integrimi ekonomik dhe OBT

Ne tabelen e fazave te integrimit kemi tre format e Integrimit ekonomik:

 FTA dhe Bashkim Doganor te cilat jane koncepte te njohura nga ligjet nderkombetare te
ekonomise prej shekujsh dhe jane prezente gjithashtu ne Art.24 GATT..

 Tregu i perbashket dhe Bashkimi Ekonomik te cilat nuk jane te specifikuara nga ligjet
nderkombetare te ekonomise, megjithese termat jane te perdorura gjeresisht, por vecanerisht
kuptimi i bashkimit ekonomik varion gjeresisht

 Integrimi i plote ekonomik, nje term i cili tashme thuajse nuk perdoret,

GATT General Agreement on Tariffs and Trade (Marrveshja e pergjithshme mbi tarifat dhe
tregetine)

Dy elementet me te rendesishme te GATT jane:

1. Principi I mos diskriminimit MFN (Most Favoured Nation)


2. Orientimi nga liberalizimi multilateral I tregetise
FTA (Free Trade Area) dhe BASHKIMI DOGANOR (Bashkimi Doganor) jo kompatibel me GATT.
FTA lejohen per vendet ne zhvillim dhe jo per vendet e zhvilluara te cilat ne te tilla raste duhet te
negociojne per te bere perjashtim nga rregulli.

Elementi i pare i GATT eshte nje obligim ligjor ndersa i dyti eshte nje synim, udhezuar nga
reciprokracia si nje princip negociatash dhe principi i ’kombit me i preferuar’ si nje siguri e mos
diskriminimit multilateral per cdo ankese te bere.

FTA dhe Baskimi Doganor jane ne kundershtim te plote me principin e mos diskriminimit, pasi ato
bazohen ne principin e preferencialitetit.

Gjithsesi ne raste te vecanta GATT le hapesira ligjore duke prashikuar perjashtime nga principet
e mos diskriminimit dhe te liberalizimit multilateral te tregetise. Ky eshte rasti p.sh i Art.25 ku
parashikohet nje perjashtim i cili eshte shfrytezuar ne 1952 per te pasur pelqimin e GATT mbi
Traktatin e Komunitetit Europian te Qymyrit dhe te Hekurit (ECSC). Nje tjeter procedure shume e
perdorur mund ti referohet Art. 24 ku FTA dhe Bashkimi Doganor jane perkufizuar si dhe kushtet
minimale per kompatibilitet me GATT jane pershkruar.

Problemi kryesor per shtetet e tjera kontraktuese te GATT, eshte ai i mosvendosjes se kufijve
ekonomik per keto shtete nga shtetet anetare te Bashkimit Doganor dhe FTA , sic pershkruhet
dhe ne Art. 24, paragrafi 4.

Problemi tjeter themelor midis GATT dhe FTA, Bashkim Doganor eshte fakti nese integrimi
rajonal lehteson apo veshtireson procesin e liberalizimit multiateral te tregetise. Pra ne kete sens
ne procesin e integrimit rajonal duhet patur parasysh dhe synimi i liberalizimit multilateral te
tregetise synim ky i pranuar nga Komuniteti Europian si anetare e OBT dhe nenshkruese e
GATT.

Integrimi ekonomik dhe federalizmi:

Sic kemi permendur dhe me lart integrimi ekonomik ne fazat e tj me te larta, ngjason shume me
federalizmin ekonomik.

Gjithsesi Federatat jane bashkime politike te konsoliduara me qeveri federale. Mbi kete politike,
faza e integrimit ekonomik eshte nje produkt esencial per shkallen e decentralizimit, i percaktuar
nga kombinimi i traditave historike, ndryshimeve politike dhe kostove dhe perfitimeve ekonomike.
Cfardo nivel decentralizimi i funksioneve ekonomike publike asnjehere nuk vihet ne diskutim
ekonomia dhe integriteti i federates.

Ndersa proceset e integrimit ekonomik midis shtetesh te pavarura, edhe ne rastet kur ato nuk
imponojne parimin e sovranitetit, udhehiqen nga nje politik komplet e ndryshme nga rasti i
shteteve federale.Te gjitha vendimet e rendesisheme jane subjekt i unanimitetit ne grup dhe
duhet te kalojne ne procedura te gjata ratifikimi nga shtetet anetare. Pervec kesaj nje sere
faktoresh mund te veshtiresojne vendimarrjen sic jane ndjeshmerite politike dhe opinioni publik i
shteteve anetare.
Te gjitha federatat ne OECD kane realizuar tregje te perbashketa, kjo nenkupton qe nuk ka
pengesa ne levizjen e faktoreve te brendshm dhe nje nivel imire i integrimit positiv ndihmon per te
bere te funksionoje tregun e perbashket. Kjo nuk do te thote gjithsesi se kemi te bejme me situata
perfekte uniformiteti midis shteteve, krahinave apo provincave perberese te federates. Krahasimi
i tregut te perbashket ne federata te ndryshme tregon zjidhje te ndryshme per aspekte te
ndryshme. Ne termat e uniformitetit, eshte e rendesishme te vleresohen qellimet e federalizmit
per te gjetur kombinimin perfekt te unitetit dhe diversifikimit.

Cdo treg i perbashket federale shoqerohet nga nje numer te madh trade-offs midis perfitimeve te
reduktimit te diferencave brenda tregut te perbashket me preferencat rajonale.

 Thellimi – liberalizimi ekonomik i saj, politika dhe rregullime te perbashkta, dhe


 Zgjerimi – ne kontekstin e saj ekonomik dhe marreveshjeve te tjera politike
 Gjithepershirja – ne termat e perfshirjes te vendeve te tjera

7. Konkluzione

Integrimi ekonomikmeshte eleminimi I barrierave ekonomike midis dy ose me shume ekonomive.


Rendesia thenelore e integrimit ekonomik qendron ne rritjen e nivelit te konkurrences aktuale apo
potenciale dhe perfitimet qe ajo sjell.

Megjithe dallimin midis integrimit te tregjeve dhe politikave ekonomike integruese, integrimi
negative dhe pozitiv jane gjithstu koncepte qe ne kuptimin e procesit te integrimit ekonomik.

Fazat e integrimit ekonomik te klasifikuara nga Balassa mbeten nje instrument I rendesishem
studimi.Duke bere disa ndryshime te nevojshme sic eshte perfshirja e nocionit te integrimit pozitiv
ne fazat e bashkimit doganor dhe tregut te perbashket, ne mund te perfitojme me shume njohuri
nga ky klasifikim. Keto lloj ndryshimesh mund te zbehin gjithashtu diferencat midis tregut te
perbashket dhe bashkiit ekonomik. Faza e fundit ne kete klasifikim eshte e konceptuar nga
pikpamja e centralizimit te pushteteve ne kundershtim me pikpamjen federaliste (decentralizuese)
qe mbizoteron sot ne Europ.

Rajonalizmi ekonomik eshte jokompatibel me principin e mos diskriminimit te GATT.

Si konkluzion gjithashtu mund te themi se per te kuptuar me mire stadin me te larte te integrimit
ekonomik duhet studiuar ekonomiksi I federalizmit. Ne te dy rastet kemi te perbashket iden se
mirqenia arrihet me lehte nga kombinimi optimal I unitetit me diversitetin.

You might also like