You are on page 1of 1

Stresi dhe shëndeti

Çdokush e di që gjendjet psikologjike shkaktojne reagime fizike. Kur jemi nervoz për një provim
të rëndësishëm, ndjehemi sikur kemi lepurin në bark. Të merakosur për një fjalim publik,
shpeshherë vizitojmë tualetin. Kur “hamë veten” për një konflikt me një antar të familjes, kemi një
dhimbje të fortë koke. Stresi është një koncept dredharak. Njerëzit nganjëherë e përdorin shprehjen
stres për të përshkruar kërcënimet dhe sfidat. Kur perceptohen si sfida, stresuesit mund të kenë
efekte pozitive, duke na nxitur dhe motivuar neve për t’i mposhtur problemet. Atletët e
kampionateve, hostët e suksesshëm, dhe mësuesit më të mëdhenj dhe udhëheqësit, të gjithë
lulëzojnë dhe shquhen kur nxiten nga një sfidë. Por më shpesh, stresuesit kërcënojnë burimet tona
– statusin dhe sigurinë tonë në vendin e punës, shëndetin apo mirëqenien e atyre që i duam. Sa të
stresuar jemi varet nga si i vlerësojmë ngjarjet. Një person i vetëm në shtëpi heq nga mendja
zhurmat e saj kërcitëse dhe nuk përjeton stres; një tjetër dyshon se është futur dikush dhe
alarmohet. Një person e sheh një punë të re si një sfidë të mirëseardhur; dikush tjetër e sheh si një
dështim të rrezikshëm. Kërkimi është fokusuar në reagimet tona ndaj tre llojeve të stresuesve:
katastrofave, ndryshimeve të rëndësishme, dhe sherreve të zakonshme.

You might also like