You are on page 1of 5

B.I.6.2.

Punimi i diplomës për programet Master i Shkencave


a. Tema dhe problematika: Punimi i diplomës duhet të jetë punë e pavarur dhe krijuese e
studentit. Ky punim duhet të ketë një bazë të fortë teorike dhe të ketë patjetër një kapitull
konceptual dhe teorik. Qëllimi i tij është të shfaqë aftësitë e studentëve për të mbledhur dhe
për të vlerësuar informacionin, për të analizuar në mënyrë teorike faktet e mbledhura, si dhe
për t’i paraqitur përfundimet e arritura në një format akademik. Kjo nënkupton edhe studime, të
cilat synojnë “të përmirësojnë/plotësojnë teorinë” ose studime që bëjnë një reflektim mbi
“gjendjen e debatit teorik”.
Problematika e këtyre punimeve mund të jetë si empirike ashtu dhe teorike. Kjo nënkupton që
studenti mund të niset si nga një problem teorik/konceptual dhe të përpiqet të japë kryesisht
një kontribut teorik, ose mund të niset nga një problematikë në terren dhe të mundohet të
vërtetojë një hipotezë teorike ose një model teorik për të shpjeguar këtë rast empirik;
b. Metodologjia: Punimi i diplomës duhet të ketë 19-20 mijë fjalë. Një punim me numër fjalësh
jashtë këtij segmenti nuk duhet të pranohet nga udhëheqësi i temës [numri i fjalëve llogaritet
duke përfshirë vetëm tekstin e punimit, pra kapitujt nga Hyrja te Konkluzioni]. Punimi i diplomës
është një ese kërkimore e zgjeruar, ku studenti pritet të japë kontributin e tij teorik në fushën
teorike përkatëse;
c. Burimet dhe puna në terren: Minimumi i burimeve dytësore për temat me karakter teorik është
30. Për temat me karakter empirik minimumi i burimeve dytësore është 20 dhe duhet të
plotësohet me jo më pak se 20 burime parësore. Nëse ky minimum nuk të arrihet, atëherë
studenti humbet automatikisht 20 pikët e vlerësimit të bibliografisë. Nëse studenti bën punë në
terren, kjo shtrihet gjatë periudhës së shkrimit të tezës. Para daljes në terren, studenti duhet të
paraqesë në seancën metodologjike më të afërt një plan të punës, i cili duhet të konsultohet
me udhëheqësin e temës;
d. Aftësi të transferueshme të studentit:
B. Aftësi për thellimin e dijeve empirike;
C. Specializim i mëtejshëm në disiplinën dhe në profilin përkatës;
D. Avancimi i aplikimit të teorive dhe i koncepteve bazë në studime rasti (case studies) ose
studime krahasuese;
E. Përfshirja në debate teorike/konceptuale;
F. Aftësi për të kritikuar studime të fushës si empirike, ashtu dhe teorike;
Aftësi për të vazhduar studimet më tej në nivel doktorate.

B.II.7. Çështje të Citimeve dhe Referencave


B.II.7.1. Citimi i burimeve brenda tekstit të diplomës, si rregull, bazohet në stilin APA; autori i cituar futet në
kllapa e shoqërohet me vitin e botimit të punës së cituar dhe me numrin/at e faqes/ve, për
shembull (Kadare, 2006:11). Në listën e referencave (bibliografisë) jepen hollësisht të dhënat e
secilit botim: mbiemri dhe emri i autorit (nëse ka grup autorësh vihet në rend të zhdrejtë vetëm
autori i parë); titulli i botimit; emri i shtëpisë botuese; qyteti dhe shteti; viti i botimit.
B.II.7.2. Për punimet që bazohen te punët arkivore dhe kanë kryesisht karakter historik, stili i citimit në tekst
mund të jetë i ndryshëm.
B.II.7.3. Citimet e drejtpërdrejta, të marra nga një autor, duhet të futen në thonjëza: Citim i drejtpërdrejtë:
“Identiteti Shqiptar nuk është identitet gjysmak” (Kadare, 2006:12). Kujdes: Citimet e drejtpërdrejta
nuk duhet të kalojnë më shumë se 3 rreshta. Nëse ato janë më të gjata, duhet te “indentohen” (të
futen në bllok, me anë të fletës më të trashë se teksti i punimit). Për shembull:
‘Në librin e saj, Mariella Pandolfi argumenton se jo gjithmonë ndihma e ndërkombëtarëve ka qenë
pozitive për Shqipërinë. Lexo me vëmendje argumentin e saj:
Logjika që ka ushqyer në zonat ballkanike fazat e ndryshme të përgjakshme post-
komuniste, në të njëjtën kohë dhe përkrah tyre, ka shtuar pikëpyetjet në selitë e
ndryshme të Bashkimit Evropian mbi çështjet e integrimit, zgjerimit, refuzimit,
lënies në pritje të popujve, shteteve e protektorateve. Në këtë mënyrë, rreth e qark
viseve ballkanike, janë përforcuar retorikat, utopitë dhe praktikat qe rridhnin prej
tyre që në këto vitet e fundit, kanë rrezikuar të patologjizojnë nga jashtë një rajon
të gjerë ku, për shkaqe të ndryshme historike, të rezistencës apo strategjive të
kujtesës së brendshme, nuk arrihej të dilej nga shprehitë e vjetra identitare
(Pandolfi, 2008: 25).
B.II.7.4. Në rastet kur citohen disa libra të të njëjtit vit dhe të të njëjtit autor, punimet specifikohen me a, b, c,
etj sipas vitit të botimit duke filluar nga data më e largët. Kështu për shembull: (Kadare, 2006 b) etj.
B.II.7.5. Burime arkivore parlamentare, etj. Nëse Punimet e Kuvendit janë të përmbledhura në formë libri,
mund të referohen sikur të ishin një libër. Në këtë rast autor është institucioni që i ka nxjerrë, i
ndjekur nga viti i botimit dhe faqet e tekstit të përdorur. Për shembull (Kuvendi Popullor, 30 Prill
1990: 32).
B.II.7.6. Nëse nuk është përdorur i gjithë libri, por vetëm një kapitull, atëherë vihet vetëm kapitulli, për
shembull: Austin, R. C. (2004) “Greater Albania.The Albanian State and the Question of Kosovo,
1912-2001” në J. R. Lampe and M. Mazoëer red. Ideologies and National Identities. The case of
Tëentieth Century Southeast Europe. CEU Press: Budapest, Neë York.
B.II.7.7. Në rastet e citimeve nga revista shkencore atëherë ndiqet formati i mëposhtëm: Krasniqi, G. (2008)
“Nga Revolucioni i kadifenjtë te restaurimi i kadifenjtë. Trashëgimia Komuniste ne Poloni dhe
Shqipëri’, Polis, Vol. 5, f.77-89.
B.II.7.8. Po të kemi përdorur burime arkivore parlamentare, nëse Punimet e Kuvendit janë të përmbledhura
në formë libri, ato mund të referohen sikur të ishin një libër, por në këtë rast pa autor, Për
shembull: Punimet e Kuvendit, 30 Prill 1990. Legjislatura e 12-te. Nëse janë marrë nga botimet e
Kuvendit me të njëjtin titull: Punimet e Kuvendit Popullor, 9 Tetor 1991. Legjislatura e 12-të.
f.x.Citimet nga media përbëjnë shpesh problem për arsye se media mund të jetë edhe “burim i të
dhënave” edhe vetë “e dhënë”.
a. Për gazetat dhe televizionin rekomandohet formati i mëposhtëm:
TV Vizion Plus (2006) “5 pyetje nga Babaramo”: Intervistë me Ministrin shqiptar të Punëve
të Jashtme, z. Besnik Mustafaj, 16 Mars;
b. Për materialet që aksesohen nga media on-line:
Zëri i Amerikës (2005) “100 Ditët e Para të Qeverisë Berisha. Intervistë me Kryeministrin
Shqiptar Sali Berisha”, 21 Dhjetor.
Marrë nga: www.voanews.com/albanian/archive/2005-12-21-
voa5.cfm?renderforprint=1&textonly=1&&TEXTMODE=1&CFID=236804840&CFTOKEN=3
4791730 (parë më 7 nëntor 2007) ;
c. Studenti duhet të vendosë nëse institucioni nga i merr të dhënat është thjesht burim fizik i
informacionit ose burim parësor (pra vetë e dhënë). Për shembull, në rastin kur studenti është
i interesuar të studiojë tekstet/fjalimet e ish-Ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj, mund ta
citojë kështu:
Mustafaj, B. (2005a) “Deklarata të Ministrit të Punëve të Jashtme për çështjen e Kosovës”,
23 shtator. Faqe zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Marrë nga: http://www.mfa.gov.al (parë më 20 Shtator 2007) ;
d.Në rastin kur vetë institucioni është e dhënë dhe jo thjesht burim fizik të dhënash, atëherë
mund ta citojë kështu:
Komisioni Europian (2007), Albania 2007 Progress Report, Brussels, 6 nëntor, SEC (2007)
1429.
Marrë nga:
http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_
documents/2007/nov/albania_progress_reports_en.pdf (parë më 20 dhjetor 2007).
B.II.8. Formatimi i punimit të diplomës
B.II.8.1. Punimi shkruhet në gjuhën shqipe, përveç rasteve të veçanta kur studentit i është dhënë leja në
momentin e regjistrimit për të shkruar në gjuhë tjetër.
B.II.8.2. Punimi duhet të shtypet në fletë A4. Margjina në të majtë, nga ana që do të lidhet, duhet të jetë 4
cm dhe nga ana e djathtë duhet të 2 cm. Në rastet kur bashkëngjiten fotografi, margjina nga të
gjitha anët e tjera, duhet të bëhet 4 cm. Margjina e sipërme dhe e poshtme e faqes duhet të jenë
nga 3 cm secila. Faqet pararendëse, dedikimi, abstrakti, falënderimet dhe lënda e temës duhet të
jenë pa numër. Në rastet kur është e nevojshme bashkëngjitja e hartave ose e diagrameve, të
cilat nuk i përgjigjen këtyre përmasave, studenti duhet t’i bashkëngjisë këto materiale shtesë në
formën e një mini – dosjeje, veçmas nga punimi i diplomës.
B.II.8.3. Titulli i çdo kapitulli është Times New Roman, font 14, në Bold. Numri i kapitullit jepet përpara
titullit të kapitullit me shkronjë romake. Për shembull:
Kapitulli V: Partitë Politike Shqiptare 1992-1997
B.II.8.4. Çdo nëntitull tjetër seksioni apo nënkapitulli shprehet me numrin e kapitullit plus numrin e
seksionit, në Times New Roman, font 12, në Bold. Për shembull, nëse kapitulli është i pesti, dhe
ky është seksioni i parë i kapitullit:
5.1. Partia Demokratike 1992-1997
B.II.8.5. Për seksionin e dytë kemi:
5.2. Partia Socialiste 1992-1997
B.II.8.6. Nëse brenda këtyre seksioneve keni ndarje të tjera më të vogla, atëherë ato paraqiten me
shkronja kursive (italic), si më poshtë:
Organet vendimmarrëse të Partisë Demokratike.
Liderët kryesorë të Partisë Demokratike.
B.II.8.7. Shkrimi i tekstit të punimit (përveç titujve) duhet të jetë font 12, në Times New Roman dhe me
hapësirë të dyfishtë (double) mes rreshtave. Vetëm citimet e drejtpërdrejta brenda tekstit, që janë
më të gjata se dy rreshta, duhet të jenë me hapësirë njëshe (single) mes rreshtave, të futura në
brendësi (me indentim), 1 cm nga të dyja anët dhe me font 10.
B.II.8.8. Punimi i diplomës duhet të mbajnë firmën e studentit dhe të pedagogut udhëheqës, përndryshe
nuk pranohen nga Koordinatorja. Firma vendoset përbri emrit përkatës në faqen e titullit. Në rast
mosmiratimi, mbrojtja shtyhet për sezonin pasardhës. Në këtë rast, studenti ka të drejtën të
ankohet pranë Këshillit të Fakultetit/Këshillit të Profesorëve.
B.II.9. Elementët e punimit:
B.II.9.1. Deklarata e Autorësisë. Kjo deklaratë ka fuqi kontraktuale dhe çdo akt plagjiature, i cilësuar si i
tillë nga Komisioni vlerësues i punimit, çon deri në heqjen e të drejtës së studentit për të
ridorëzuar punimin në një moment të mëvonshëm.
B.II.9.2. Faqet pararendëse:
a. Faqja e titullit1

1 Nuk lejohet përdorimi i logos së UET-it në asnjë nga faqet e punimit të diplomës.
Titulli i punimit duhet të jetë 7 hapësira (enter) poshtë margjinës së sipërme të faqes. Titulli
vijon me emrin e autorit, me një largësi 2 hapësira (enter). 5 hapësira (enter) më poshtë
vendoset shënimi: ”Dorëzuar (enter) Universitetit Europian të Tiranës (enter) Departamentit
të [emri i departamentit përkatës]. Në vijim, 3 hapësira (enter) më poshtë shënohet: ”Në
përmbushje të detyrimeve për Diplomën (lloji i diplomës) në [emri i programit të studimit për
të cilin dorëzohet punimi]. 3 hapësira (enter) më poshtë vendoset titulli/grada dhe emri i
pedagogut udhëheqës. Pas 3 hapësirash (enter) vendoset numri i fjalëve të punimit. 3
hapësira (enter) poshtë numrit të fjalëve shënohet vendi, muaji dhe viti i dorëzimit.
Titulli i punimit duhet të jetë me shkronja kapitale, font 16. Pjesa tjetër e tekstit është me font
14. Të gjitha të dhënat janë të përqendruara në qendër;
b. Abstrakti
Është në një faqe të veçantë dhe përfshin deri në tre paragrafë mbi temën, problematikën,
pyetjen kërkimore, argumentin kryesor, si dhe bazën teorike e metodologjike të punimit.
Abstrakti duhet të jetë rreth 300 fjalë. Për disertacionin ai përgatitet në shqip dhe anglisht;
c. Dedikimi
Ky element është krejtësisht opsional dhe nuk përfshihet në lëndën e temës;
d. Falënderimet
Këtu mund të përfshihen falënderimet për ndihmën akademike, kërkimore, logjistike e
personale që persona të caktuar i kanë dhënë studentit/es gjatë procesit të shkrimit të
punimit të diplomës. Edhe ky element është krejtësisht opsional dhe nuk përfshihet në
lëndën e temës;
e. Lënda/Përmbajtja e temës
Ky element nuk është opsional. Në ndryshim nga librat, temat e diplomës nuk kanë indeks,
prandaj lënda është e domosdoshme si për ata që vlerësojnë temën e diplomës, ashtu edhe
për çdo lexues të mëvonshëm të punimit. Lënda duhet të përfshijë në mënyrë të detajuar
titujt e kapitujve, nëntitujt dhe titujt e seksioneve të çdo kapitulli si dhe numrat e faqeve ku
këta fillojnë. Titujt, nëntitujt dhe titujt e seksioneve duhet të dallohen nga njëri-tjetri me anë të
indentimit të ndryshëm.
f. Lista e ilustrimeve (aty ku ka) ;
g. Lista e tabelave ose diagrameve (aty ku ka) ;
h. Lista e shkurtimeve dhe e fjalorit (aty ky ka).
B.II.9.3. Teksti i temës i ndarë në kapituj2
Kapitulli I: Hyrja
Kapitulli II:Skeleti teorik + modeli analitik i temës
Kapitulli III: Konteksti historik (aty ku ka)
Kapitulli IV: Analiza empirike
Kapitulli V: Analiza empirike (aty ku ka)
Kapitulli VI: Analiza empirike (aty ku ka)
Kapitulli VII: Konkluzionet
B.II.9.4. Shënime
Këtu përfshihet i gjithë materiali shtesë që nuk është integruar në tekst, kryesisht për arsye të
kufizimeve në numrin e fjalëve.
B.II.9.5. Shtojca

2Emërtimi i këtyre kapitujve duhet t’i përshtatet temës së punimit të diplomës nga vetë studenti. Udhëzimi sugjeron vetëm çfarë
synon secili kapitull.
Këtu mund të përfshihen harta, statistika të përdorura si burime dytësore ose intervista. Për tema
diplome, të bazuara mbi studime etnografike, është i nevojshëm një informacion i hollësishëm
mbi të intervistuarit, koha dhe lokaliteti i vëzhgimeve si dhe struktura e pyetjeve ose pyetësori i
përdorur gjatë punës në terren. Pika e fundit vlen dhe për të gjithë studimet e bazuara mbi
intervista të strukturuara. Ky informacion shton besueshmërinë e informacionit të dhënë në
punimin e diplomës ose/dhe u tregon rrugën e ndjekur studiuesve që vijnë pas.
B.II.9.6. Lista e referencave/bibliografia.
Një punim diplome pa listë referencash do të konsiderohet i papranueshëm për t’iu nënshtruar
vlerësimit. Bibliografia duhet të fillojë në faqe të re dhe të jetë në bazë të rregullave të shkrimit
akademik, pra sipas rendit alfabetik të mbiemrit të autorit.
B.II.10. Standardi i lidhjes dhe kopertinës së punimit3:
B.II.10.1. Punimi i diplomës për programet e ciklit të parë dorëzohet në 4 (katër) kopje të lidhura duke
respektuar standardet sipas shtojcës dhe 1 (një) kopje elektronike (në CD ku të shënohet emri i
studentit dhe programi i studimit).
B.II.10.2. Punimi i diplomës për programet e ciklit të dytë dorëzohet në 2 (dy) kopje të lidhura me standard
të libra-lidhjes dhe kopertinë të përcaktuar sipas shtojcës përkatëse, dy kopje pune dhe 1 (një)
kopje elektronike (në CD ku të shënohet emri i studentit dhe programi i studimit).

3
Në Aneksin e këtij dokumenti jepen si shembull kopertina, pasqyra e lëndës dhe bibliografia për tri punime diplome

You might also like