You are on page 1of 83

PROCEDURA

ADMINISTRATIVE

Dr.Sc. Mirlinda Batalli


Kuptimi, rëndësia dhe zhvillimi i
procedurës administrative
 Nocioni i procedurës administrative;
 Elementet e kuptimit të procedurës
administrative:
-subjektet;
-objekti;
-qëllimi.
Nocione

 Procedurë – Rregullat;
 E Drejtë procedurale – detyrimi (obligimi)
që organet ti përmbahen rregullave;
 Procedurë Administrative – nxjerrja ne
procedurë ligjore të aktit administrativ.
Llojet e procedurës
administrative
 Procedura e përgjithshme;
 Procedura e veçantë;
 Raporti i procedurës administrative me
procedura e tjera.
Përmbajtja dhe fusha e
zbatimit të “Ligjit të
Procedurës Administrative”
 Ligji zbatohet:
-Në të gjitha organet e administratës
publike.
-Nga personat fizike dhe juridike, të cilët
(me ligj, akt nënligjor ose kontratë)
ushtrojnë kompetenca publike.
Format e veprimtarisë së organeve të
administratës publike në të cilat nuk
zbatohet ligji

 Ligji nuk zbatohet nepermjet formave te


veprimtarise qe shprehen:
-Ne aktet administrative me karakter rregullativ;
-Ne aktet administrative për organizimin e
organeve;
Parimet e procedurës
administrative
 Parimet themelore ( të përgjithëshme)
 Parimet e tjera.
Parimet e përgjithshme

1) I ligjshmërisë.
2) I balancimit të interesave publike dhe
private.
3) I barazisë përpara ligjit.
4) I proporcionalitetit.
5) I objektivitetit dhe i paanshmërisë.
6) I qëndrueshmërisë dhe i parashikueshmërisë.
7) I publicitetit.
8) I subsidiaritetit.
vazhdim

 Parimi i së vërtetës materiale;


 Parimi i dëgjimit të palës;
 Parimi i çmuarjes së lirë të provave;
 Parimi i efikasitetit;
 Parimi i mëvetësisë së organit në të vendosur në procedurën
administrative;
 Parimi i së drejtës së ankesës (parimi i dyshkallshmërisë);
 Parimi i plotëfuqishmërisë së vendimit;
 Parimi i ekonomizimit;
 Parimi i ndihmës së palës së painformuar;
 Parimi i përdormit të gjuhës së vet në procedurën administrative;
Parimet e tjera

 Parimi i maksimës oficiele dhe private;


 Parimi i maksimës inkuizitore dhe
disponibilitetit;
 Parimi i oralitetit dhe i shkrimit.
Pjesëmarrësit në procedurën
administrative
 Pjesëmarrësit kryesor:
-organi;
-pala;
-përfaqësuesit dhe të autorizuarit e tyre.
 Pjesëmarrësit e tjerë:
-organi që ofron ndihmë juridike;
-dëshmitarët, ekspertët, përkthyesit,
 Pjesëmarrësit e veçantë (prokurori publik dhe avokati
publik;
 Pjesëmarrësit e rastit (miqtë e palës).
.
Kompetenca administrative (11-28)

 Rregulla të përgjithshme;

 Delegimi i kompetencave dhe zëvendësimi;

 Zgjidhja e konflikteve të kompetencave.


Konstatimi i kompetencës dhe
detyrimi për vendim marrje (11)
 Pas dorëzimit të kërkesës organi konstaton nëse ka
apo jo kompetencë (lëndore dhe teritoriale) për të
vendosur për cështjen në fjalë (12.1);
 Organet brenda kompetencave të tyre, detyrohen të
vendosin për cdo kërkesë të dorëzuar nga personat
fizik dhe juridikë (11);
 Palët e interesuara në procedurë mund të
kundërshtojnë kompetencën e organit (12.2);
 Cdo ndryshim faktik ose ligjor, që mund të ndodhë
pas dorëzimit të kërkesës, nuk e ndryshon
kompetencën e organit mbi kërkesën në pritje të
vendimit (12.3).
1.2 Llojet e kompetencave
(13-14)
 Kompetenca lëndore (13):
 Caktohet sipas dispozitave me të cilat
rregullohet fusha e caktuar administrative
ose caktohet si kompetencë e organeve të
caktuara;
 Në shkallë të parë kompetenca lëndore u
përket organeve komunale, nëse vendosja
nuk u është kaluar me ligj njësive tjera
territoriale, apo nëse me ligj nuk është
caktuar kompetenca e organeve tjera;
Kompetenca territoriale (14)
 Kompetenca territoriale caktohet, në cështjet që kanë
të bëjnë me:
-Paluajtshmëritë- sipas vendit ku ndodhet ajo
-Me veprimtarinë e një organizate afariste ose afarizmi
individual – sipas vendit të selisë së tyre;
-Për cështjet e tjera – sipas vendbanimit të palës ose
selia e personit juridik;
-Nëse nuk mund të përcaktohet sipas kritereve më lart,
atëherë caktohet/përcaktohet sipas vendit ku ka ndodhur
ngjarja.
Dispozitat e tjera për
kompetencën (15)
 Nëse kompetent janë dy apo më shumë
organe,kompetent është organi që ka filluar së pari
procedimin;
 Kompetenca nuk mund të ndryshohet me marrëveshjen
e palëve ose marrëveshjen e organit dhe palës, përvec
nëse kjo parashifet ndryshe me ligj;
 Kompetencat e organeve të administratës caktohen me
ligj ose me akt nënligjor;
 Cdo akt administrativ ose veprim tjetër, që ka për qëllim
heqjen dorë të organit administ. nga e drejta për të
ushtruar kompetencat ligjore, është i pavlefshëm.
Çështje paraprake, që zgjidhen
nga organe të tjera (17)
 Kur vendimi përfundimtar në procedim administrativ
kushtëzohet nga marrja e një vendimi paraprak të
ndonjë organi apo gjykate tjetër, organi e pezullon
(me vendim) procesin;
 Nuk lejohet pezullimi nëse mos marrja e vendimit u
shkakton dëmë të rëndë të pariparueshëm palëve;
 Nëse organi nuk pret marrjen e vendimit paraprak,
por vendos vet për cështjen paraprake, vendimi në
fjalë është i vlefshëm vetëm për procedim
administrativ në zhvillim e sipër.
Dorëzimi i gabuar i kërkesës
organit që nuk ka kompetencë (18)
 Organit që gabimisht i drejtohet kërkesa
– brenda 2 ditësh pune nga dorëzimi i
kërkesës merr vendim me të cilën
konstaton jo kompetnecën për cështjen;
 Nëse kërkesa i përket të njejtës ministri,
agjencion etj. – kërkesa e dorëzuar
gabimisht i dërgohet organit kompetent
(të nesërmen) e shoqëruar me një letër
përcjelëëse. Pala njoftohet sipas
procedurës së paraparë (seksioni VI, të
pjesës së V të këtij Ligji);
vazhdim
 Nëse kërkesa i përket një ministrie,
agjencioni etj tjetër-kërkesa:
-I kthehet palës (brenda 2 ditësh pune kur
është bërë dorëzimi),
-e shoqëruar me një letër përcjellëse ku
përfshihet deklarimi i jo kompetencës, si dhe
informacione në lidhje me organin kompetent
të cilit duhet t’i drejtohet personi fizik dhe
juridik;
 Vendimi për deklarim të jokompetencës mund të
apelohet nga palët (sipas neni 28).
Delegimi i kompetencave dhe
zëvendësimi (19)
 Delegimi i kompetences;
 Subdelegimi i kompetences – bartja e
metutjeshme e kompetences;
 Rekvizicioni i kompetences – kryerja e
veprimeve pa vendimmarrje;
 Substitucioni i kompetences – marrja e
kompetences nga organi delegues;
 Prorogimi - kompetences – ndryshim
kompetence me marrveshje;
 Zevendesimi i kompetences – sevendesimi I
personit zyrtar me nje tjeter nga organ tjeter.
vazhdim
 Organet kompetente të AP mund t’i
delegojnë kompetencat e tyre ligjore në
favor të organeve tjera të administratës
(në varësi të tyre ose në favor të
organeve tjera);
 Instrumenti ligjor me të cilin bëhet
delegimi i kompetencave është:
-Vendimi i organit delegues –kur organi
i deleguar është në varësi të organit të
parë;
-Memorandum mirëkuptimi – në ato
raste kur organi i deleguar nuk është në
varësi të organit delegues
vazhdim

 Organet kolektive të AP nuk mund t’i


delegojnë kompetencat në favor të
drejtuesit të tyre (19.4);
 organi i deleguar nuk mund të nën
delegojë kompetencat e përfituara përmes
delegimit (nëse bëhet –vendimi është i
pavlefshëm) (20).
Kriteret për delegim (21)

 Në cdo rast që bëhet delegimi i kompetencave, organi


delegues:
-Përcakton kompetencat konkrete që delegohen, si dhe
-Procedurën që duhet ndjekur për zbatimin e
tyre/ekzekutimin nga organi i deleguar;
 Instrumenti ligjor përmes të cilit bëhet delegimi i
kompetencave (vendimi) botohet në “Gazetën zyrtare”;
 Organi i deleguar fillon zbatimin e kompetencave të deleguara
në ditën e punës menjëherë pas botimit të instrumentit në
“Gazetën zyrtare”.
Kompetencat e organit delegues
(23)
 Mund të nxjerrë udhëzime (si të detyerueshme
për organin e deleguar lidhur me zbatimin e
kompetencave të deleguara);
 Mund t’i tërheq kompetencat e deleguara;
 Të revokoj cdo akt apo veprim administrativ të
ndërmarrë nga organi i deleguar në kudnërshtim
me dispozitat që rregullojnë vlefshmërinë e aktit
administrativ (të parashikuara në Seksionin I të
Kreut I të Pjesës V të ketij Ligji si dhe udhëzimet
e organit delegues).
Përfundimi i delegimit (24)

 Me revokimin nga organi delegues të


instrumentit të delegimit (vendimit…);
 Me përfundimin e detyrave të
parashikuara në aktin e delegimit;
 Me shuarjen e organit delegues ose atij
të deleguar;
Zgjidhja e konflikteve të
kompetencave (26-28)
 Gjykata kompetente për konfliktet e lindura
mes organeve të ndryshme të AP;
 Nga Kryeministri për ministritë e ndryshme;
 Nga ministri ose udhëheqësi i institucionit
qendror për institucionet në varësi të tyre;
 Kur ekziston dyshimi lidhur me kompetencën
territoriale, organi që zgjidhë konfliktin duhet
t’I njohë kompetencën organit, vendndodhja e
të cilit lejon më tepër qasje në procedurën
administrative (26).
Kundërshtimi i kompetencës të
organit të AP (28)
 Palët mund të kundërshtojnë kompetencën e organit
gjatë vazhdimit t ë procedimit;
 Paraqitet kërkesë me shkrim tek organi, kompetenca
e të cilit kundërshtohet;
 Organi kompetenca e të cilit kundërshtohet e kalon
cështjen për vendim përfundimtar te organi
kompetent (neni 27);
 Procesi administrativ pëzullohet derisa të vendoset
për kërkesën për kundërshtim të kompetencës –
vendimi nxirret brenda afatit prej 30 ditësh pas
dëgjimit të organeve në konflikt;
Procedimi administrativ (35-81)

1. Fillimi dhe pjesëmarrja në


procedimin administrativ (35-52)
2. Procedimi administrativ deri në
nxjerrjen e aktit administrativ (53-
81)
1. Fillimi dhe pjesëmarrja në
procedimin administrativ (35-52)

1.1 Pjesëmarrja në procedim


administrativ
1.2 Fillimi i procedimit nga organi
1.3 Pasaktësit në kërkesë dhe verifikimi
paraprak i disa cështjeve
1.4 Mënyra e dorëzimit të kërkesës
1.5 Regjistrimi i kërkesës
1.6 Shqyrtimi i përnjëhershëm i disa
kërkesave për fillim të procesit
1.7 Tërheqja e kërkesës për fillim të procesit
1.8 Aktpajtimi
1.1 Pjesëmarrja në procedim
administrativ (35)

1) Kanë të drejt të marrin pjesë dhe të fillojnë procesin të


gjithë personat e interesuar (personalisht ose të
përfaqësuar)
2) Për mbrojtjen e interesit publik, të drejt për të filluar
ose për të marrë pjesë në proces kanë:
 Personat që procesi iu shkakton një dëm në të drejtat e
tyre të përbashkëta (shëndeti publik, arsimimi,
trashëgimia kulturore, ambienti dhe cilësia e jetës)
 Personave që jetojnë në brendësi ose afërsi të një
prone publike, e cila mund të dëmtohet nga procedimi
administrativ
 Ombudspersonit
 Shoqatat dhe organizatat e tjera që veprojnë në
1.2 Fillimi i procedimit administrativ
(36-38 dhe 47)
Procedimi administrativ mund të filloj:
1) Nga organi administrativ:
 Lajmërimi për fillimin e veprimeve bëhet me shkrim
(me informacionet sipas paragrafit 37.2)
 Nënshkruhet nga drejtuesi i organit
 Iu dergohet palëve të interesuar në proces
2) Me iniciativën e publikut ose ombudspersonit (47):
 Procesi mund të fillohet në ato raste kur
vërtetohen kushtet e parapara në paragrafët 35.3
dhe 35.4
 Organit i dorëzohet kërkesa nga publiku ose
ombudspersoni
 Organi merr të gjitha masat e nevojshme për
Vazhdim “1.2 Fillimi i procedimit
administrativ (36-38 dhe 47)”
3) Nga pala e interesuar :
 Kur ligji lejon fillimin e procesi
 Bëhet me kërkesën e palës me shkrim (e nënshkruar, e datuar
nga personi që kërkon veprimin administrativ ose nga
përfaqësuesi ligjor i palës), dhe informacionet e caktuara në
paragrafin 38.1
 Kërkesa i dorëzohet organit kompetent dhe një kopje të
kërkesës të gjithë personave që kanë interes
 Drejtuesi i organit pasi shqyrton kërkesën kryen këto veprime: e
njofton palën me shkrim se e ka pranuar kërkesën dhe se
procedimi ka filluar; njofton palën me shkrim se kërkesa nuk
është pranuar dhe se pala kundër këtij vendimi mund të ankohet
sipas nenit 101; njofton palën se janë të nevojshme veprime të
mëtejshme administrative para se organi t’I përgjigjet kërkesës
4) Në mënyrë verbale – nëpunësi civil detyrohet me shënim zyrtar
të krijoj lëndën (48)
1.3 Pasaktësit në kërkesë dhe
verifikimi paraprak i disa cështjeve (39
dhe 46)
1)Nëse kërkesa e palës së interesuar për
fillimin e procesit nuk është përgatitur
sipas nenit 38, personit fizik dhe juridik i
kërkohet me shkrim korigjimi i
pasaktësive të kërkesës (39.1)
2) Verifikimi paraprak i disa cështjeve:
 I kompetencës (bëhet sipas nenit 12) dhe i
legjitimitetit të personit fizik dhe juridik
 Nëse të drejtat apo interesat e kërkuara
nga personat e interesuar janë
parashkruar
 Nëse afatet ligjore për dorëzimin e
kërkesës janë respektuar
1.4 Mënyra e dorëzimit të kërkesës nga
pala e interesuar (40-42)

 Dorëzohet drejtpërdrejt në zyrat e organit


kompetent të administratës publike
 Organit qendror mund t’i dorëzohet edhe
në organe komunale, nëse ka të tilla,
ndërsa ato me postë rekomande brenda 2
ditësh pune ia dërgojnë në zyrat e organit
qendror
 Në zyrat e përfaqësive diplomatke
 Dërgohen me post (rekomande) dhe në
formë elektronike
1.5 Regjistrimi i kërkesës për fillimin e
e procedurës (43)

 Kërkesat regjistrohen në një regjistër të


posacëm në pajtim me dispozitat pozitive
 Regjistri përmban: a) numrin e kërkesës;
b)datën e dorëzimit; c) objektin e kërkesës; d)
dokumentet që I bashkangjiten; e) emrin e
kërkuesi
 Kërkesat e të interesuarve regjistrohen sipas
radhës së dorëzimit
 Organi I administratës të cilit i drejtohet kërkesa
lëshojnë dëshmi parashtruesve të kërkesës me të
cilën vërtetohet dorëzimi dhe marrja e kërkesës dhe të
listës së dokumenteve të bashkangjitura kërkesës (44)
1.6 Shqyrtimi i përnjëhershëm i disa
kërkesave për fillim të procesit (49)

 Kërkesa të ndryshme të të njejtit person të


interesuar mund të shqyrtohen së bashku
nga organi kompetent, nëse kërkesat
bazohen në të njejtat fakte dhe bazë ligjore
 Kërkesa të ngjashme të dorëzuar nga
persona të ndryshëm mund të shqyrtohen
njëkohësisht nëse ato bazohen në fakte të
njejta dhe bazë ligjore
 Vendimi i organit kompetent për të shqyrtuar
njëkohësisht disa kërkesa mund të
kundërshtohet nga palët në procedim
administrativ
1.7 Tërheqja e kërkesës (51)

 Bëhet me deklaratë me shkrim, në tërësi apo pjesërisht,


si dhe të heqin dorë nga të drejtat dhe interesat e tyre
ligjore, përjashtimisht kur ligji një gjë të tillë e ndalon
 Pas tërheqjes organi merr vendim për përfundimin e
procesit, dhe njofton palën kundërshtare
 Vendimi mund të kundërshtohet nga cdo palë tjetër e
interesuar
 Tërheqja e njerës prej palëve të interesuara nuk sjell
ndërprerjen e procesit nëse organi kompetent gjykon
se vazhdimi i procesit është në interesin publik ose në
interesin ligjor të palëve tjera në procedim
1.8 Aktpajtimi (52)

 Gjatë gjithë zhvillimit të procesit nëpunësi


duhet të përpiqet t’i pajtoj palët në
procedim
 Aktpajtimi nëmes dy ose më shumë palëve
bëhet në formë me shkrim dhe pasi të
lexohet dhe nënshkruhet nga palët bëhet i
plotfuqishëm
 Akatpajtimi ka efekt të njejtë me atë të
aktit administrativ
 Organi nuk pranon aktpajtimin nëse
pajtimi është në dëm të interesit publik
ose në dëm të interesave ligjore të
2. Procedimi administrativ deri në
nxjerrjen e aktit administrativ (53-81)

2.1 Procedura hetimore


2.2 Ekspertiza dhe masat tjera
2.3 Dëgjimi i palëve të interesuara
2.4 Ndërhyrja
2.5 Vendimet e ndërmjetme
2.6 Përfundimi i procesit administrativ
2.1 Procedura hetimore (54-56)

 Zhvillohet nga organi në kompetencën e të cilit është


marrja e vendimit përfundimtar (54.1)
 Organi kompetent mund t’ia delegoj të drejtën e
procedurës (54.2 dhe 54.2)
 Verifikimin e provave e bënë organi kompetent (55.1)
 Për faktet që janë të njohura publikisht dhe të ditura
për organin nuk nevojitet verifikimi (55.2)
 Barra e provës për faktet e pretenduara bie mbi palët e
interesuara (56)
2.1.1 Detyrimi i palëve të interesuara
për të paraqitur prova (57)

 Organi mund t’iu kërkoj palëve paraqitjen e informacioneve, të


dokumenteve etj. që i nënshtrohen inspektimit
 Palët mund të refuzojnë bashkëpunimin për të paraqitur prova
(shkelja e sekretit profesional; dhënja e të dhënave është e
ndaluar me ligj etj.) (57.2)
 Palët e interesuara paraqesin informacione dhe prova shkresore
ose në mënyrë verbale në cdo kohë gjatë zhvillimit të procesit
(58.2)
 Organi me nismën e tij apo sipas kërkesës së palës mund të
procedoj për sigurimin e provave edhe para fillimit të procedimit
(61)
 Shpenzimet për sigurimin e provave mbulohen nga pala e
2.1.2 Mosparaqitja e provave (59)

 Për nevojën e paraqitjes së informacionit


dhe të provave organi e njofton palën me
shkrim ose gojarisht, brenda afateve të
parapara me këtë ligj (58.1)
 Kur pala nuk i përgjigjet njoftimit, organi
mund të bëjë njoftim të ri ose të ndërpres
procesin (59.1)
 Kur provat e kërkuara janë të
domosdoshme për shqyrtimin e
pretendimit të ngritur nga vetë palët,
procedimi pezullohet deri në sigurimin e
provave dhe pala e interesuar njoftohet
2.3 Dëgjimi i palëve të interesuara (67-
69)
 Pas përfundimit të procesit hetimor, palët e
interesuara kanë të drejtë të deklarohen para
marrjes së vendimit përfundimtar
 Organi vendos për cdo rast nëse palët e
interesuara do të deklarohen me shkrim apo
me gojë
 Kur organi vendos për deklarim me shkrim
apo me gojë, palët njoftohen me njoftim me
shkrim
 Palët e interesuara mund t’i kërkojnë organit
organizimin e nje séance degjimore.
2.3.1 Përjashtimi nga detyrimi për të
dëgjuar palët (70)
a) Kur marrja e vendimit është urgjente
b) Kur është e qartë se masa e tillë do të
vështirësonte ekzekutimin e vendimit
c) Nëse palët kanë pasur rast të deklarohen për
cështjet që kanë rëndësi për marrjen e vendimit
d) Nëse informacioni i paraqitur gjatë procesit
shpie drejt një vendimi në favor të palës
e) Kundër vendimit për mos dëgjimin e palës, palët
mund të ushtrojnë ankim e cila nuk ndalon
procedimin administrativ
2.3.2 Veprimet e organit që zhvillon
procedurën hetimore kur nuk është
kompetent për marrjen e vendimit
përfundimtar (rekvizicion i kompetences)
(72)
1) Përgatitë një raport, në të cilën
paraqet:
 Pretendimet e palëve të interesuara
 Përmbledh historinë e procedimit
 Formulon një rekomandim paraprak
për vendimin përfundimtar, duke
përmbledhur arsyet ligjore dhe
faktike, që, sipas vlerësimit të tij e
arsyetojnë vendimin
2.4 Ndërhyrja –e një pale të tretë të
interesuar në proces administrativ (73)
1)Bëhet me kërkesë të personit fizik apo juridik, e cila i dërgohet
organit kompetent dhe secilës prej palëve në procedim
2) Kushtet që duhet plotësuar:
 Nëse të drejtat, liritë ose interesat ligjore të kërkuesit mund të
preken nga procesi
 Nëse zhvillimi i shpejtë dhe i rregullt i procesit nuk
vështirësohet për shkak të ndërhyrjes
 Nëse interesat e publikut përfitojnë nga ndërhyrja

3) Lidhur me kërkesën mirret vendim me shkrim (për pranimin ose


refuzimin e ndërhyrjes) dhe iu dërgohet me postë kërkuesit dhe
palëve në procedimin në vijim
2.6 Përfundimi i procesit administrativ
(76-81)
 Bëhet me marrjen e vendimit përfundimtar ose për shkak të fakteve tjera që
parashikohen me ligj
 Në vendim përfundimtar organi vendos për të gjitha cështjet e ngritura gjatë
zhvillimit të procesit
 Procesi konsiderohet i braktisur nëse pala, për fajin e saj, ka qenë jo aktiv
mbi 3 muaj
 Braktisja e procedimit nuk e shuan të drejtën, të cilën pala kishte kërkuar të
zbatohej
 Procedimi përfundon kur organi konstaton se objekti për të cilin kishte filluar
procesi ose qëllimi i vendimit është bërë i pamundur. Deklarimi i përfundimit
duhet të jetë i arsyetuar dhe kundër tij mund të bëhet ankesë tek organi ose
në gjykatë (79)
 Procedimi përfundon si pasojë e mospagimit të tarifave ose i detyrimeve të
tjera (80)
 Procedimi përfundon brenda një periudhe kohore prej 3 muajsh nga dita e
paraqitjes së kërkesës…(81)
Llojet e Akteve Administrative
(Vendimet-aktvendimet) ne P.A
 Dy lloje te akteve administrative ne P.A
 A) Vendimi dhe;
 B) Përfundimi.
 Karakteristikat e vendimit: konkretësia,
autoritetesia dhe efekti juridik.
Pjesët përbërëse të vendimit

 Pjesët themelore (hyrja, dispozitivi,


arsyetimi dhe udhëzimi për mjetin juridik
) dhe;
 Pjesët teknike (nënshkrimi, vula, data,
numri i evidencës).
Klasifikimi (ndarja) e vendimeve
ne P.A
 Pozitive dhe negative;
 Konstitutive dhe deklarative;
 Të varura dhe të lira;
 Të thjeshta dhe të ndërlikuara;
 Formale dhe jo-formale;
 Të përhershme dhe momentale;
 Të cilat nxirren ex officio dhe sipas kërkesës së
palës;
 Në formë të Aktvendimit dhe në formë të
Konkluzionit (përfundimit);
 Të gabueshme dhe të kundërligjshme;
1. Akti Administrativ (82-136)
1.1 Vlefshmëria e aktit administrativ
1.2 Hyrja në fuqi e aktit administrativ
1.3 Pavlefshmëria e aktit administrativ
1.4 Konkluzioni
1.5 Revokimi dhe shfuqizimi i aktit
administrativ
1.6 Njoftimi i aktit administrativ
1.7 Zbatimi i aktit administrativ
1.8 Ekzekutimi
1.9 Afatet për zbatimin e aktit administrativ
1.10 Ankimi administrativ
1.1 Vlefshmëria e aktit administrativ (82-86)
 Aktet administrative si akte individuale dhe
kolektive kanë formë shkresore, nëse me ligj nuk
është caktuar ndryshe (82 dhe 83.1)
 Aktet e organeve kolektive bëhen detyrimisht në
formë shkresore vetëm në rastet kur një gjë e tillë
e kërkon shprehimisht Ligji. Në rastet e tjera,
këto akte regjsitrohen në një procesverbal pa të
cilin ato nuk shkaktojnë asnjë pasojë juridike
(83.2)
 Kanë përmbajtjen me informacionet dhe arsyetimet e
caktuara në nenet 84, 85 dhe 86
1.2 Hyrja në fuqi e aktit administrativ (87-90)
 Hyn në fuqi nga dita e miratimit të tij, përvec
kur ligji ose vetë akti i jep fuqi prapavepruese
ose të vonuar (87)
 Iu dërgohen palëve të interesuara në afat prej
30 ditësh…(90.1)
 Shpallen vetëm kur ligji e kërkon
shprehimisht një gjë të tillë (90.2)
 Kur shpallja është e detyrueshme shpallja
bëhet në “G. zyrtare” brenda 30 ditësh nga
miratimi i tij (90.4)
 Mos shpallja e aktit administrativ, kur kjo kërkohet me
ligj, shkakton mos hyrjen në fuqi të aktit (90.3)
1.2 (a) Fuqia prapavepruese e aktit
administrativ (88)

 Kur akti interpreton një akt të mëparshëm


 Kur akti nxirret në zbatim të një vendimi gjyqësor
(i cili ka deklaruar të pavlefshëm një akt
administrativ)
 Kur vet ligji i jep aktit fuqi prapavepruese
 Kur fuqia prapaveruese është në favor të palëve
dhe nuk dëmton të drejtat e një pale të tretë
 Kur është fjala për një akt i cili shfuqizon një akt
të mëparshëm së bashku me aktet e tjera të
nxjerra në zbatim të këtij të dytit
 Kur një gjë e tillë lejohet nga ligji
1.2 (b) Efekti i vonuar i aktit
administrativ (89)
Akti administrativ ka efekt të vonuar
në rastet:
a) Kur hyrja në fuqi e tij kushtëzohet
nga miratimi apo kudërfirmimi
b) Kur efektet e aktit bëhen të
pamundura për shkak të ndonjë
pezullimi apo afati
c) Kur hyrja në fuqi e aktit varet nga
vërtetimi i disa kushteve ose
rrethanave
1.3 Pavlefshmëria e aktit administrativ
(91-94)
Pavlefshmëria e aktit administrativ shfaqet në dy forma:
1. Akt absolutisht i pavlefshëm
 a) kur akti është nxjerrë nga organi administrativ i paidentifikuar,
 b) kur akti është nxjerrë nga organi administrativ jo kompetent,
 c) kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën e kërkuar nga ky ligj ose ndonjë
 ligj tjetër,
 d) kur akti është nxjerrë në kundërshtim me procedurën e parashikuar nga ky Ligj
 ose ndonjë ligj tjetër.
 2. Akt relativisht i pavlefshëm
 a) autorizon kryerjen e veprimeve ose njeh të drejta e privilegje, të cilat nuk
parashikohen
 nga ligji;
 b) ndalon kryerjen e veprimeve ose refuzon të drejta e privilegje të parashikuara nga
ligji;
 c) nxirret në bazë të një akti të kundërligjshëm të një organi më të lartë;
 d) nxirret nën ndikimin e kanosjes, dhunës ose paqëndrueshmërisë së përkohshme
mendore.
3.1.4 Konkluzioni (97-99)
 Me konkluzion vendoset për cështjet lidhur me
procesin
 Me konkluzion vendoset edhe për ato cështje që
shfaqen si ditësore lidhur me zbatimin e procesit, e
që nuk vendosen me aktvendim
 Konkluzionin e nxjerrë personi zyrtar që ushtron atë
veprim të procesit
 Nëse me konkluzion urdhërohet zbatimi i ndonjë
veprimi, caktohet edhe afati brenda të cilit ky veprim
duhet të zbatohet
 Konkluzioni u komunikohet me gojë, personave të
interesuar, kurse me shkrim lëshohet me kërkesën e
personave që mund të bëjnë ankim të vecantë
kundër konkluzionit, ose kur mund të kërkohet
menjëherë ekzekutimi i konkluzionit (98.3)
1. Revokimi dhe shfuqizimi i aktit
administrativ (100-108)

1) Kërkesa për rishqyrtimin e aktit


administrativ dhe revokimi
2) Ankimi kundër aktit administrativ dhe
shfuqizimi
3) Kompetenca për të revokuar dhe shfuqizuar
4) Revokimi dhe shfuqizimi i aktit të vlefshëm
5) Revokimi dhe shfuqizimi i aktit të
pavlefshëm
6) Hyrja në fuqi e revokimit dhe e shfuqizimit
7) Korrigjimi i akteve administrative
1) Kërkesa për rishqyrtimin e aktit
administrativ dhe revokimi (100)

 Akti mund të revokohet nga organi që e ka nxjerrë


atë mbi bazën e kërkesës së palëve të interesuara
 Pas dorëzimit të kërkesës për rishqyrtimin e një akti,
organi vendos për revokimin apo konfirmimin e aktit
 Vendimi i organit për revokim të aktit konsiderohet
akt administrativ dhe duhet të jetë në pajtim me
nenet 83-86 të Ligjit
 Kërkesa e palëve për rishqyrtim të aktit duhet të
bëhet brenda afateve kohore të parashikuara nga
ligji ose vetë akti administrativ
2) Ankimi kundër aktit administrativ
dhe shfuqizimi (101)
 Iniciativa për shfuqizim të aktit mund të vij nga
organi kompetent ose nga pala e interesuar për
ankim
 Me paraqitjen e ankimit nga pala kundër aktit, organi
vendos shfuqizimin ose lënien në fuqi të aktit të
ankimuar
 Vendimi i organit që shqyrton ankimin e palëve
kundër aktit, konsiderohet akt administrativ dhe
duhet të jetë në pajtim me nenet 83-86 të Ligjit
 Ankimi i palëve të interesuara duhet të bëhet brenda
afateve kohore ligjore ose vetë akti administrativ I
ankimuar
3) Kompetenca për të revokuar dhe
shfuqizuar (102)

 Kompetenca për të revokuar aktin i përket organit


që e ka nxjerrë atë, me përjashtim rasteve kur
ligji parashikon ndryshe
 Kompetenca për shfuqizuar aktet i përket organit
më të lartë të administratës në raport me organin
që ka nxjerr aktin e ankimuar, me përjashtim të
rasteve kur ligji parashikon ndryshe
 Akti i nxjerrë në bazë të delegimit të
kompetencës mund të revokohet nga organi
delegues ashtu edhe nga organi i deleguar për sa
kohë që delegimi është i vlefshëm
4) Revokimi dhe shfuqizimi i aktit të
vlefshëm (103)
1) Akti i vlefshëm mund të revokohet ose shfuqizohet nëse
ndryshimi i rrethanave ose i kuadrit ligjor nuk e justifikon më
ekzistencën e tij
2) Ndalohet revokimi os shfuqizimi i aktit kur:
a) Ligji në mënyrë të shprehur e ndalon
b) Akti krijon të drejta ligjore për personat fizik dhe juridik
c) Akti i jep adminsitratës të drejta ose i ngarkon detyrime të tilla
nga të cilat nuk mund të hiqet dorë
3) Përjashtimisht akti I cili krijon të drejta (nën b) mund të
revokohet dhe shfuqizohet kur:
 Dëmtojnë interesat e palëve të cilave iu drejtohen
 Të gjitha palët bien dakord për revokim ose shfuqizim të aktit, me kusht që të
drejtat e krijuara nga akti janë të tilla që prej tyre mund të hiqet dorë
5) Revokimi dhe shfuqizimi i aktit të
pavlefshëm (103)

 Mund të bëhet vetëm për shkak të


pavlevshmërisë dhe
 Brenda afateve kohore të
parashikuara për ankimin gjyqësor
 Në ato raste kur ekziston më shumë
se një afat ligjor për parashtrimin e
ankimit gjyqësor, zbatohet afati më i
gjatë
6) Hyrja në fuqi e revokimit dhe e
shfuqizimit (105)

 Revokimi dhe shfuqizimi i aktit ka fuqi vetëm në


të ardhmen,
 Revokimi dhe shfuqizimi i një akti ka fuqi
prapavepruese vetëm kur akti revokohet ose
shfuqizohet për shkak të pavlefshmërisë së tij
absolute
 Organi që urdhëron revokimin ose shfuqizimin e
një akti mund t’i japë fuqi prapaveprues aktit në
ato raste kur të gjitha palët e interesuara bien
dakord me shkrim për këtë
7) Korrigjimi i akteve administrative
(108)

 Gabimet materiale në shprehjen e vullnetit


të organit , kur këto janë të dukshme,
mund të korigjohen në cdo kohë
 Korrigjimi i akteve bëhet nga organet që
kanë të drejtë të bëjnë
revokimin/shfuqizimin e aktit
 Korrigjimi i cili ka fuqi prapavepruese,
mund të bëhet me nismën e organit ose
me kërkesën e palës së interesuar
 Korrigjimit i jipet po ai publicitet që i është
bërë aktit të korrigjuar
2. Njoftimi i aktit administrativ (109-
113)

1) Detyrimi për të njoftuar


2) Përjashtimi nga detyrimi për të
njoftuar
3) Përmbajtja e njoftimit
4) Mënyrat e bartjes së njoftimeve
1) Detyrimi për të njoftuar (109)
 Palët duhet të njoftohen për të gjitha
aktet me anë të cilave:
a) Merren vendime lidhur me
pretendimet e tyre
b) Caktohen detyrime dhe dënime ose
shkaktohen dëme
c) Krijohen, marrin fund, zgjerohen ose
kufizohen interesa legjitime ose të
drejta të palëve, ose pengohen
kushtet për gëzimin e tyre në ndonjë
mënyrë tjetër
2) Përjashtimi nga detyrimi për të
njoftuar (110)
Organet nuk kanë detyrim për njoftim
lidhur me aktet në rastet:
 Kur aktet administrative komunikohen
gojarisht në prani të palëve të
interesuara
 Kur palët e interesuara marrin pjesë
gjatë zhvillimit të procesit administrativ
dhe manifestojnë njohje të plotë të
akteve administrative në fjalë
 Për këto raste duhet të përpilohet
shënim zyrtar
3) Përmbajtja e njoftimit (111)

1) Njoftimi duhet të përmbajë informacionin:


 Tekstin e plotë të aktit
 Emrin e personit përgjegjës për aktin dhe datën
 Emrin e organit që ka kompetencë për të vendosur lidhur
me ankimet kundër aktit dhe afatet kohore përkatëse
2) Teksti i plotë i aktit mund të zëvendësohet nga një
përmbëledhje e përmbatjes dhe objektit, në rastet kur
akti i ka përmbushur të gjitha kërkesat e palëve të
interesuara ose kur akti ka të bëjë me marrjen e masave
procedurale
3) Aktet administrative duhet të njoftohen brenda 8 ditëve nga
dita kur është nxjerrë akti, me përjashtim kur me ligj
është paraparë afat tjetër (112)
4) Mënyrat e bartjes së njoftimeve
(113)

a) Me postë
b) Personalisht
c) Me telegram, telefon, teleks, faks
në rastet urgjente
d) Me njftim publi-shpallet në vende
publike, gazeta
e) Në raste të vecanta kur këtë e
kërkon natyra e aktit, personi
thirret të pranojë aktin personalisht
Ankimi administrativ (126-140)
1) Parimet e përgjithshme
2) Forma dhe vendosja lidhur me ankimin administrativ
3) Pasojat e ankimit administrativ
4) Subjekti tek i cili dorëzohet ankimi
5) Afati kohor për ankimin administrativ
6) Afati për marrjen e vendimit në procedurën ankimore
7) Procedura e ankimit
8) Kushtet formale për zhvillimin e procedurës së ankimit
9) Mospranimi i ankimit
10) Mënyrat e vendosjes së organit që shqyrton ankimin
11) Aktet administrative me natyrë diskreciale
1) Parimet e përgjthshme (126)
a) Në përputhje me rregullat e vendosura në
këtë ligj për ankim administrativ, palët
kanë të drejtë të kërkojnë:
 revokimin;
 shfuqizimin ose
 ndryshimin e aktit
b) Kjo e drejtë ushtrohet:
 Përmes kërkesës për rishqyrtim –
drejtuar nëpunësit përgjegjës për aktin
 Përmes ankimit drejtuar organit më të
lartë
2) Forma dhe vendosja lidhur me
ankimin administrativ (127)
 Bëhet në formë të kërkesës për rishqyrtim
ose të ankesës
 Cdo palë ka të drejtë të ankohet kundër
aktit ose kundër refuzimit të ligjshëm për
nxjerrjen e aktit
 Organi të cilit i drejtohet ankimi shqyrton
ligjshmërinë dhe rregullsinë e aktit të
kontestuar
 Palët e interesuara mund t’i drejtohen
gjykatës vetëm pasi të kenë shteruar
mjetet administrative të ankimit
3) Pasojat e ankimit administrativ
(128)
a) Ankimi (në cilën do formë) pezullon zbatimin e aktit
b) Zbatimi i aktit nuk pezullohet kur:
 Akti synon mbledhjen tatimeve…
 Akti ka të bëjë me masa policore
 Pezullimi i zbatimit të aktit ndalohet me ligj
 Zbatimi i menjëhershëm është në interes të rendit
publik, shëndetit publik dhe interesave tjera
publike
c) Në cdo rast ankuesi ka të drejtë të informohet për
shkaqet e mos pezullimit të zbatimit të aktit
4) Subjekti tek i cili dorëzohet ankimi
(129)

 Kur ankimi bëhet në formën e kërkesës për


rishqyrtim, dorëzohet tek organi që ka
nxjerrë aktin apo ka refuzuar të nxjerrë
aktin
 Kur ankimi bëhet në formën e ankesës, ai
dorëzohet tek organi më i lartë
 Organi më i lartë mund t’ia transferojë
dosjen përkatëse organit që ka nxjerrë apo
refuzuar të nxjerrë aktin, së bashku me
orientimet e tij për zgjidhjen e cështjes
5) Afati kohor për ankimin
administrativ (130)

1) bëhet në brenda 30 ditësh nga dita kur:


 Ankuesi ka marrë njoftim për aktin ose për
refuzimin për të nxjerrë aktin
 Akti është shpallur në bazë të dispozitave
të këtij ligji ose ligjeve tjera në fuqi
2) Në rastin e mosveprimit të administratës
(mos nxjerrjes së aktit dhe heshtjes së
plotë) ankimi bëhet brenda 60 ditësh nga
dita e dorëzimit të krkesës për fillimin e
procedimit administrativ
6) Afati për marrjen e vendimit në
procedurën ankimore (131)

 Organi shqyrton ankimin dhe nxjerrë


vendim brenda 30 ditësh nga data e
dorëzimit të ankimit
 Nëse pas kalimit të afatit (30) ditësh
nuk është nxjerrë asnjë vendim mbi
ankimin nga organi, palëve iu lind e
drejta për t’iu drejtuar gjykatës në
përputhje me ligjin mbi procedurën
civile në fuqi
7) Procedura e ankimit (kërkesa për
rishqyrtim) (132)

 Nëse organi që ka nxjerr aktin


vendos të pranojë kërkesën për
rishqyrtim, ai merr vendimin
përkatës
 Nëse nuk pranon kërkesën për
rishqyrtim, ai detyrohet të
transferojë menjëherë ankimin tek
organi më I lartë, I cili vendos në
lidhje me ankimin brenda 15 ditësh
8) Kushtet formale për zhvillimin e
procedurës së ankimit (133)
1) Ankimi paraqitet në formë shkresore
2) Kërkesa përmbanë:
 Emrin dhe adresën e ankuesit

 Aktin që kontestohet

 Shkaqet e ankimit

 Cdo dokument tjetër që konsiderohet i


rëndësishëm nga ankuesi
3) Organi që shqyrton ankimin ndihmon ankuesin
në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm
për ankim
9) Mospranimi i ankimit (134)
1) ankimet kundër akteve të nxjerra ose
mos nxjerrjes së akteve mund të mos
pranohen nga organet kompetente në
rastet kur:
 Ankimet kanë të bëjnë me akte për të cilat
nuk lejohet ankimi
 Afatet kohore për ankimin kanë kaluar
 Akti i ankimuar është i ligjshëm nga
organi që shqyrton ankimin
 Ankimi paraqitet nga personi i
paautorizuar
10) Mënyrat e vendosjes së organit që
shqyrton ankimin (136)
1) Lënien në fuqi të aktit dhe rrëzimin
e ankimit
2) Shfuqizimin/revokimin e aktit dhe
prnimin e ankimit
3) Ndryshimin e aktit duke pranuar
pjesërisht ankimin
4) Detyrimin e organit kompetent për
të nxjerrë aktin kur është refuzuar
pa të drejtë nxjerrja e tij
11) Aktet reale (137)

1) Aktet reale të organeve të administratës publike janë:


 Njoftimet publike
 Paralajmërimet
 Sinjalet e koduara etj.
2) Aktet reale do të konsiderohen të ligjshme vetëm nëse
ato janë të sakta, objektive dhe proporcionale
3) Parimet e këtij ligji (sidomos I ligjshmërisë), do të
zbatohet për aktet reale të organeve në të njejtën
masë si dhe për aktet administrative, nëse natyra e
këtyre akteve nuk bie në kundërshtim me këto parime
12) Aktet administrative me natyrë
diskreciale (139-140)

 Në rastet kur administrata publike


ushtron pushtet diskrecial, ai
ushtrohet në pajtim me Kornizën
Kushtetuese dhe frymën e
legjislacionit në fuqi në kosovë
 Mbi bazën e kërkesës së palëve të
interesuara, cdo akt administrativ me
natyrë diskreciale mund të bëhet
objekt i rishikimit gjyqësor ose
administrativ

You might also like