You are on page 1of 2

Kodi i Njësisë Strukturore: VL004.

UB

Sipërfaqja e përgjithshme: 255530.84 m2

Përshkrimi i Njësisë Strukturore

Njësi strukturore me karakter urban dhe sherbime. Propozohet rritja e sherbimeve me karakter
publik,rekreative dhe tregtare. Nderhyrjet duhet te ruajne hapsiren publike dhe cilesine aktuale te
mjedisit . Çdo ndërhyrje duhet të garantojë përmirësimin e hapësirave publike dhe cilësisë së
mjedisit të ndërtuar duke u bere subjekt i Intensitetit me kushte,i cili mund te perfitohet vetem pasi
eshte miratuar ne keshillin bashkiakNjesia lejon zhvillime me karakter urban kryesishte sherbime
tregtare,rekreative dhe publike qe ti sherbejne zones.Propozohet ruajtja strikte e hapsires publike
dhe shtimin e hapsirave rekreative urbane. Intensiteti i propozuar i shërben konsolidimit të zonës
për qëllime turistike në përputhje me Planin e Integruar Sektorial të Bregdetit.
K. Sh. R. K. Sh. P. K. Sh. T. Intensiteti
Ekzistues 6.98% Ekzistues 0.77% Ekzistues 15% Ekzistues 0.37

K. Sh. R. e propozuar 12% Lartësi maksimale në kate 6


K. Sh. P. e propozuar 5% Lartësi maksimale në metra 20
Përdorime të lejuara Përqindjet e propozuara K. Sh. T. Sipas përdorimit Intensitet sipas
sipas përdorimit përdorimit
Sherbime(S) 43% 50% 0.75
Banim 30% 50% 0.75
Aktivitete social 10% 20% 0.3
rekreative(AR)

Zënia e territorit: Bazuar tek K.Sh.T. e propozuar, zënia e territorit ndodh sipas përdorimeve të
lejuara dhe duhet të ruaj raportin ekzistues ndërmjet përdorimeve. Kategori bazë R. Argëtim dhe
Rekreacion të përdorimit të tokës dhe të strukturave në të, përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në:
 Qendra kulturore, salla koncertesh, etj.
 Hapësira publike për argëtim si: kënde lojrash, lulishte, parqe urbane, etj.
 Hotele dhe zona pushimi: Bare, restorante, hotele, infrastruktura turistike, etj
Zonat me kategori bazë S.Shërbime të përdorimit të tokës dhe të strukturave në të, përfshijnë por
nuk kufizohen vetëm në:
 Zhvillime në funksion të aktiviteteve tregëtare, si: Bar, Bar + Restorant, ambiente ndihmëse,
artikuj të përzier, dyqane, ushqimore, supermarkete, hipermarkete, magazina tregëtare
 Ambiente për panaire, treg me pakicë/shumicë, qendër biznesi
 Shërbime institucionale si zyra informacioni, qëndra shëndetësore, zyra institucionale etj

Përdorime të kushtëzuar:
Përdorime të ndaluara:

Llojet e ndërhyrjeve: Konsolidim. Ndërhyrjet kryhen në përputhje me legjislacionin sektorial për


zonat e mbrojtura.

Tipologjitë e propozuara: Lartesia maksimale per zhvillimin e njesise nuk duhet te jete me shume se
20m me 1 kate sherbime argetimi,tregtie dhe 5 kate sherbime hotelerie.

Kushte te tjera:PDV

907
PDV mund të hartohet në mënyrë të fazuar, pra duke kryer një nënndarje të njësisë për qëllime të
hartimit të PDV-ve. Në këtë rast, grupi i punës të përcaktuar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër,
fillimisht në konsultim me Forumin Këshillimor dhe grupet e interesit bën shpërndarjen e Koefiçientit
të Shfrytëzimit Publik dhe Koefiçientit të Shfrytëzimit të Rrugëve në nivel njësie. Pra, përcaktohen
linjat e rrjetit rrugor dhe sipërfaqet për hapësirë publike si sheshe, lulishte etj dhe më pas vijohet me
nëndarjen e njësive.

Shpërndarja e këtyre dy koefiçientëve, pra rrjeti i ri rrugor dhe sipërfaqet publike shërbejnë si kufinj
për përcaktimin e sipërfaqeve minimale për qëllimin e hartimit te PDV-ve me faza brenda njësisë.
Kjo procedurë aplikohet edhe në rastet e hartimit të PDV me nismë private. Pra fillimisht duhet të
kryhet shpërndarje e dy koefiçientëve dhe më pas të vijohet me ndarjet për qëllime hartimit të PDV
me faza. Sipërfaqet minimale duhet të jenë midis 1.5 hektarë (sipërfaqe minimale për hartimin e
PDV-së) deri në sipërfaqen e të gjithë njësisë. PDV për nëndarjet e reja mund të zhvillohen në
periudha të ndryshme kohore në varësi të prioritetit të nëndarjes dhe të kërkesës.

Përdorime të tjera të lejuara në vartësi të nevojës mund të jetë edhe Banimi (A) në një përqindje jo
më të madhe se 50% e sipërfaqes së përgjithshme të ndërtuar.

908

You might also like