You are on page 1of 23

Figurat stilistike

Figurat Stilistike ndahen n :


1. Figurat e kuptimit :
krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, litota, grotesku, simboli, paralel
izmi figurativ.
Krahasimi sht vnia ball pr ball e dy dukurive, dy sendeve a dy frymorve t
ngjashm nga ana e jashtme, pr t ndriuar m mir njrin prej tyre, pr ta br m t
gjall e m t pasur mendimin.
Krahasimi sht prqasje ose prafrim midis dy imazheve q arrihet duke bashkuar fjalt
prkatse me ndihmn e lidhzave. sht nj nga figurat m t thjeshta, sepse mjafton t
vihen prball fjalt q shnojn dukuri, sende a frymor q kan ngjashmri dhe lidhen me
lidhzat si, ashtu si, porsi etj. pr t pasur krahasim. N kt figur stilistike vihen prball
veorit e dyta, ato q bien n sy dhe q shrbejn pr t vn n pah an t ngjashme, pr
ta ndriuar m mir njrn prej tyre, pr ta shprehur me m shum gjallri e pasuri
mendimin. Tipare t tilla jan veorit e forms, ngjyrs, trajts (e bardh si bora).
Pr shmbull :
"'ka q an rrufeja ret ?
Vjen smaili tirm me flet,
Fluturon posi shigjet."
(Lasgush Poradeci, 'u mbush mali. Rapsodi popullore)
Ardhja e Ismail Qemali me shpejtsi pr shpalljen e pavarsis s Shqipris, sepse
nuk priste koha mbasi Shqipria ishte n rrezik, jepet nprmjet "posi shigjet".
Kur t dy kraht e krahasimit nuk jan dy fjal, por dy fjali, ather krahasimi quhet
similitud ose krahasim i zgjatur.

Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person. Personifikimi sht figure stilistike, me
ann e te cils sendit (ose kafshs) i vishen tiparet e njeriut, gjerat pa shpirt e pa vetdije
paraqiten sikur mendojn, veprojn e flasin si njerz.
Shembull :
Valet me brigje
bajne kuvendime.
(Llazar Siliqi - Msuesi)
Ne ket rast prdoret personifikimi, sepse elementet materiale, valt dhe brigjet,
paraqiten si qenie te gjalla e me vetdije dhe q mund te shkmbejn mendime.
Prve personifikimit te mirfillte kemi edhe nj lloj tjetr q quhet prozopope.
Prozopopeja bn q te flasin vetat q mungojn, evokon te vdekurit, u jep atyre
jete, levizje dhe te folur.
Shembull ti shqiperi me ep ndere me ep emrin shqipetar. Zemeren ti ma gatove
plot me deshire dhe me zjarr.
(Naim Frasheri - Historia e Sknderbeut)
Ne ket pjes te poems se msiprme, Gjon Kastriotit te vdekur i jepen
veori te njerzve te gjalle,si te ecurit, te menduarit, te folurit.

Antiteza sht figure stilistike q vjen nga greqishtja. Antiteza prfitohet duke ve balle pr
balle dy ane dy gjendje dy pamje dy dukuri te kundrta. sht prafrim i di antonimeve. Ajo
q del nga nj antiteze e bukur sht shpejt dhe e fuqishme shkreptima q shprthen nga
takimi i ngarkesave te kundrta. Ashtu si ka gjera q ngjajn te krahasimi po ashtu ka dhe
gjera te kundrta te antiteza. Ndryshe nga shkallzimi q na jep kalim gradual n rritjr ose n
zbritje, te antiteza kemi nj kalim te shpejte dhe te menjhershm nga nj e kundrt te tjera.
Ashtu si ka gjera q ngjajn te krahasimi, po ashtu ka dhe gjera te kundrta te antiteza.
Ndryshe nga shkallzimi q na jep kalim gradual n rritje ose n zbritje, te antiteza kemi nj
kalim te shpejte dhe te menjhershm nga nj e kundrt te tjetra.
- Atje larg n grykat madhshtore
- Maleve, luginave atje larg
- Rrojn prate shqipet arbrore...
- Ti ne gjak te tyre varrin ke
- O i pavarrosuri Sknderbe.
- (Ismail Kadare - Varrimi i Sknderbeut)
- Fjalt e pjerrta prbejn antitezn.

Kontrasti vjen nga frngjishtja contraste : ndryshim i madh, kundrshti. Kontrasti ndrtohet
duke vene prballe n mnyre te theksuar dy karaktere njerzore, dy sende a dukuri, por
duke kundrvene figura a tablo te tera, jo ane ane te veanta, si te antiteza.
Kontrasti tregon nj kundrshti te fuqishme, nj skajshmri te dyfishte. Ajo q i jep fuqi me te
madhe kontrastit sht se figuratvihen afr njra-tjetrs. Midis antitezs dhe kontrastit nuk
ka kufij te prere.
Pr shembull :
N romanin n vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit, q
sht i matur e gjakftohte, i vihet prballe nj shok gjaknxehte e shume i rrmbyer si sht
Lenski.
Ja nj shembull kontrasti nga letrsia shqiptare :
Kur nenat tona halleshumta
mbshtetnin kokat sipr trungut,
ajo porosiste n vende te huaja
kolltuk te mods me te fundit.
Kur nenat tona stomak boshe
punonin njzet ore n dite,
ajo urdhronte nj shrbtore
ta krihte me krehr te florinjte.
(Ndoc Gjetja - Kontrast)

Pr te dyja strofat, dy vargjet e para jan n kontrast me vargun e trete e te katrt


Hiperbola vjen nga greqishtja hyperbol = hedhje prtej, zmadhim i tepruar.
Hiperbola sht figur stilistike, q ndrtohet mbi bazn e zmadhimit jasht mase deri n
tepri t qenieve, sendeve a tipareve te tyre, pr t bere prshtypje ose pr t theksuar
mendimin.
Te vepra "Historia e Sknderbeut", kur flet pr kthimin e Sknderbeut n Kruje, Fan
Noli shkruan :
"Ne mur, prsipr vatrs, varej nj shpate e kohrave t vjetra q s'e ngre dot njeriu i
sotm as me dy duar. Qe palla e Kastrioteve, e mbajtur brez pas brezi prej trimash
qe nxori ajo dere e shklqyer. Turqit shkelen dhe plakiten kshtjelln, por palln s'e
ngan, se asnj s'q i zoti ta prdorte...
"Ndrsa pr Sknderbeun thuhet n mnyre hiperbolike se e rrmbeu shpatn sikur te
q e lehte si pende, e ngjeshi n brez dhe shkoi kaluar n fortese.
Pjest e pjerrta prbejn hiperboln.
Hiperbola sht ajo figure letrare e cila nj send ose nj dukuri e jep tepr te zmadhuar,
me qellim pr te bere nj efekt te madh te lexuesi. P.sh. Sa e gjate sht jeta e tij ; sa pa
mbarim jan dshirat. E kshtu pa fund.

Litota vjen nga greqishtja litotes' - zvoglim, thjeshtsi. - - Litota sht e kundrta e
hiperbols dhe autori thot me pak, duke ln t kuptohet m shum. Litota prdoret pr
modesti, pr druajtje dhe rrallher edhe pr ironi. - - Shembull nga letrsia artistike: - Kur
Skenderbeu kthehet ne Kruj, ai i drejtohet kshtu komandantit te kshtjells:
E dini si kam luftuar
pr Sulltan' e pr Turqin
dhe qysh ai m ka shuar
vllezrit e shtpin ?!

S'jan punra t lehta


kto q jan punuar,
dhe nuk rrin t fshehta
as jan pr t harruar.

(Naim Frashri - Historia e Skenderbeut)


N vargun "S'jan punra t lehta" kemi nj litot, sepse me fjaln t lehta nnkuptohet e
kundrta: t rnda. Gjithashtu, edhe n vargun: As jan pr t harruar, kemi nj litot dhe
nnkuptohet: duhen kujtuar. Pjesza zbutse "as" shrben pr t'i dhne kuptim m t plot
litots.
Grotesku vjen nga italishtja grottesca - qe i ngjet shpells ; nga disa zbukurime te epoks
se Rilindjes qe ishin te ndrlikuara me kafshe e bime dhe qe imitonin modelet e pikturave te
zbuluara ne rrnojat e Romes, me figura te vogla te ndrthurura ne mnyre te uditshme.
Grotesku sht nj mnyre shprehjeje ose mnyre paraqitjeje ne te ciln bashkohen ane te
strmadhuara te vena ne kontrast te forte e te papritur, ose format me te prziera, te
parregullta e te largta te realitetit duke i shformuar deri ne prqeshje.
Ne grotesk del bashkekzistenca shprthyese midis te qeshurs dhe te qars, midis komikes
dhe tragjikes, te ults dhe madhrishmes, te bukures dhe te shmtuars etj, duke u
kundrvene figurave me prmasa ose me shtrirje tepr shprpjestimore.
Grotesku si tip i veante i shprehjes artistike gjendet me se pari brenda poetikes se
mitologjis se lashte. Nga kto burime u ushqye letrsia e shkruar me grotesk duke filluar
nga poema "Iliada" dhe "Odisea" te Homerit etj.
Don Kishoti sht nj figure groteske me karakter te ndrlikuar e te dyzuar, mishrim i
marrzis njerzore, por edhe i heroizmit e vetmohimit pr drejtsi.
Shembull :
Magjistari - thot Sojliu (nnkuptohet Don Kishoti), e beterizon te bukuren dhe e
zbukuron te beterten.
(Miguel de Cervantes - Don Kishoti i Mans)
Fjalt e pjerrta prbejn grotesk.

Simboli vjen nga greqishtja sumbolon - shenj konvencional njohse, nj send i ndar m
dysh, dy gjysmat e t cilit shrbejn si shenja njohjeje.
Simboli sht nj figur m kuptim t dyfisht, e cila paraqet nj send, nj frymor a nj
dukuri nprmjet nj sendi, nj frymori a nj dukurie tjetr, q bhet prfaqsues dhe ngjall
lidhje t prafrta. Zakonisht ideja sht abstrakt dhe simboli q e prfaqson at sht
konkret, si p.sh. paqen e simbolizon pllumbi.
Simbol quhet figura artistik q personifikon n t vrtet m forcn m t madhe tiparet m
karakteristik t nj dukurie, iden e saj vendimtar. Shembull :
Harpagoni (personazhi kryesor i komedis "Koprraci" t Molierit) sht simboli i koprracis,
Tartufi (personazhi kryesor i komedis "Tartufi" t Molierit) sht simbol i hipokrizis.
Simboli ka dal nda paralelizmi figurativ, sepse sht nj lloj paralelizmi, por gjysmak. T
simboli ana njerzor nuk shpreht, por lihet t nnkuptohet dhe shpreht vetm ana
natyror. Koncepti i simbolit sht i afrt m at t alegoris dhe n disa aspekte edhe m
at t metafors. Kur simboli humbt kuptimin e tij t pavarur, ai kthehet n alegori.
Simboli u drejtohet m tepr ndjenjave, ans emocional, ndrsa alegoria i drejtohet
mendjes s lexuesit, arsyes.
Tek simboli theksohet cilsia mbizotruese dhe nuk merren parasysh cilsit e tjera.
Shembull :
T poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit, m fjaln "Flamur" nnkuptohet kombi shqiptar.
Paralelizmi figurativ
Paralelizm vjen nga greqishtja paralletos - q ecn krahas, pran njri-tjetrit.
Paralelizmi figurativ sht vnia e nj dukurie te natyrs prballe me nj gjendje shpirtrore
ose me nj veprim njerzor, zakonisht me ane ndrtimesh sintaksore te ngjashme.
Edhe paralelizmi figurativ, n trajtn pohuese ose mohuese, sht ashtu si personifikimi, nj
figure e vjetr stilistike. Te dyja kto figura e kane origjinn tek marrdhniet e njeriut te
lashte me natyrn, por duhet theksuar se personifikimi ngrihet mbi bazn e shkrirjes se
natyrs brenda njeriut, mbi bazn e njjtsimit te natyrs me njeriun, mbi praktiken
shpirtzuese te natyrs. N personifikim sht bota njerzore q ndihmon te shprehen
veorit e botes materiale, veori te natyrs pa fund. Ndrsa tek paralelizmi figurativ ndodh
e kundrta : bota natyrore ndihmon pr te shprehur n mnyre figurative e emocionale
veori te kufizuara te jets njerzore.
Shembull paralelizmi figurativ pohues :

Prkulet qiparisi nga maja n rreze,


Po qan vasha mbi varrin e trimit.
(Populli)
N ket rast sht prdorur nj paralelizm figurativ, sepse kemi vnie prballe me qllim
figurativ emocional te vajzs me zemr te thyer nga dhimbja pr humbjen e te dashurit, me
prkuljen e qiparisit nga maja n rreze prej stuhis se pamshirshme.

2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe t intonacionit) :


pyetja retorike, pasthirrma, apostrofa, retienca (heshtja), pretericioni (tejkalimi), perseritja, e
panastrofeja, epanalepsa, epifora, anafora, aliteracioni, paronomazia, onomatopeja, asonan
ca (zanoresia), kansonanca (bashktinglloresia), pauza (ndrprerja).

Pyetja retorike
Mbiemri "retorik" vjen nga greqishtja rhetoricos- i oratorit, q ka te beje me gojetarine.
Pyetja retorike ndrtohet duke pyetur, pa krkuar prgjigje, pr t'i dhne shprehjes ngarkese
emocionale, pr ta trhequr vmendjen e dgjuesit a lexuesit. Ajo sht shprehje e trthorte
q tregon habi, paknaqsi, padurim, qortim, keqardhje etj. Kur bjm pyetje retorike "pse
me hngre n bese ?", n nuk krkojm prgjigje, por shprehim qndrimin tone ndaj veprimit
te nj tjetri.
Kur autori pr qllime te caktuara stilistike i prgjigjet vete pyetjes retorike, ather nj
pyetje e tille quhet subjekcion.
Shembull :
Dhe armiqt e egr e kafshonin kufinjte,
kafshonin supet e zhveshura, te zbehta t'Atdheut,
Atdheut nga ethet e uria i erreshin syt
dhe ngrihej, duke u lkundur,
harronte urine,
shkonte te maste kufinjte neper nate.
Me metr ?
Me jard ?
Jo,
Me pushkn e gjate.
(Ismail Kadare - Prse mendohen kto male)

Pasthirrma ose thirrja eshte nje shperthim poetik i ndjenjave,qe sherben per t'i bere me
prekese fjalet.

Shembull :

Ah,moj Shqiperi e mjere !


(Naim Frasheri - Historia e Skernderbeut)

Ne ato raste kur me ane te nje pasthirrme shprehet nje deshire e thelle,nje urrejtje e
fuqishme,nje pasion i zjarrte,nje lakmi e forte, figura quhet opatacion.
Opatacione te bukura ka perdorur Migjeni.

O, si nuk kam nje grusht te forte


T'i bie mu ne zemer malit qe s'be zan,
Ta dije dhe ai se c'domethane i dobet
N'agoni te perdihet si vigan i vrame.

(Migjeni - Recital' i malsorit)

Apostrofa vjen nga greqishtja "apostrophe" (ndryshim drejtimi, shmangie), nga "apo" (larg),
"strophe" (kthese).
Apostrofa sht figure stilistike, me te ciln u drejtohemi ose thrresim sikur t'i kishim pran
njerz te gjalle ose te vdekur, a gjera te afrta ose te largta.
Shembull :
- Lamtumire, o mori Shkodr !
- Lamtumire, o ti Cukal !
- Zhduket Buna nen nj kodr,
- zhduket Drini nen nj mal.

Retienca (heshtja)
Retience vjen nga latinishtja reticentia - heshtje.
Retienca prftohet duke e kputur menjher mendimin, zakonisht para nj fjal ose
shprehjeje me peshe, me qellim q t nnkuptohet vazhdimi i tij.
Fjalia e ndrprere lexohet me intonacion t lne pezull dhe prjetimi ose ironia merr fuqi m
t madhe.
Shnohet zakonisht me tri pika (...)
Shembull
- Dikush trokiti n der...
- Kush a ?
- A po na fal ndoj send zoje ?
- Zoti t dhashte !
- Na fal ndaj send, t dhashte zoti shndet...
- Hajt ! Zoti t dhashte.
(Migjeni - Zoti te dhashte)

Pretericioni (tejkalimi) vjen nga latinishtja praeteritoi - kalim prtej, kaprcim pa e


prmendur.
Pretericioni le ne heshtje pr t'u nnkuptuar dika, por pastaj e prmendme hollsi at qe
nuk u tha para heshtjes. sht formule, prmes se cils thuhet se nuk do shprehet ajo, qe
do te dale me tej ne fjali me me fuqi.
Ndrsa ne retience kemi te bjm me nj figure sugjestive te drejtprdrejte qe le ne heshtje
pr te folur me me fuqi, prkundrazi ne pretericion kemi te bjm me nj figure te trthorte,
sugjestive e ngacmuese qe mohon pr te pohuar me force.
Shembull pretericioni :

Gjimon topi ... jo ! Midja nga uria.


- (Migjeni - Moll' e ndalueme)

Prsritja sht rimarrja, togfjalsha e fjalive te njjta, qe shrben pr te forcuar shprehjen


artistike, pr te theksuar, pr te vene ne pah, ose pr te prcjelle veantin e nj gjendjeje
emocionale a psikologjike.
Prsritja i jep edhe prozs ritm, kur shrben pr ta organizuar tekstin.
Kur Migjeni thot : "Qeshu, Rini ! Qeshu ! Bota asht e jote" te poezia "Kanga e rinise", ai
prdor prsritjen me fjaln "qeshu".

Epanastrofeja vjen nga greqishtja epanastrof - rikthim, nga epana - serish dhe strof -
kthim, rrotullim.

Kur nje ose disa fjale e fundit te vargut a te nje fjalie perseriten ne fillim te vargut a fjalise qe
pason, perseritja quhet epanastofe.

Shembull :

Sot u pame e sot u ndame


Dhe nuk thame dot nje fjale:
Kur u ndame vame e qame,
Qame me ca lot te vale.

( Lasgush Poradeci - Sot u pame.Kenge)

Fjalet e nenvizuara perbejne epanastrofene.

Kjo figure stilistike quhet ndryshe anadiloze ( prej greqishtes anadiplosis - dyfishim )

Epanalepsa vjen nga greqishtja epanalepsis - perseritje, rimarrje.

Epanalepse kemi kur nje fjale a shprehje e fillimit te nje vargu perseritet ne fund te atij vargu.

Shembull :

Kurbeti,shoke,kurbeti,
Kushvate e nuk mbeti?

(Andon Zako Cajupi - Kurbeti )

Fjala "kurbeti" qe perseritet ne fillim dhe ne fund te vargut quhet epanalepse.

Epifora vjen nga greqishtja epiphora - shtese.

Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive per t'u dhene
ngarkese emocionale.

Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si mbyllje ose si refren pas cdo strofe.

Shembull :

Syte e mi kane pare


Rrezellimin e veses
Dhe kane qare.

Kane pare
Dashurine e vertete
Dhe kane qare.

Kane pare
Vdekjen e ndershme
Dhe kane qare.

Syte e mi,
Kush i pa dhe qau ?

(Beatrice Ballici - Syte e mi )

Fjalet e nenvizuara jane epifore pasi perseritja e tyre ne fund te vargjeve sherben per t'i
permbyllur se bashku mendimet e shprehura.
Anafore vjen nga greqishtja anaphora - nxjerrje lart.

Anafora eshte perseritja e nje fjale a nje togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose
frazave.

Shembull :

Ato te mirat,
ato te bardhat,
ato te dlirat,
ato te dashurat,
ato te emblat,
ato te fortat,
ato te drejtat,
ato shqipe mali,
ato thelleza fushe,
ato shamizeza,
ato shamikuqe,
ato gjumelehta,
ato flokethinjurat,
ato prehernxehtat.

( Abdullah Thaci Peje - Nenat tona )

Perseritja e fjales "ato" ne fillim te vargjeve quhet anafore.

Ne ato raste kur kemi perseritje ne fillim dhe ne fund te vargut si dhe ne fillim te vargut te ri,
figura stilistike quhet simplote. ( vjen nga greqishtja sumplok - pleksje,gershetim,thurje )

Shembull :

Me humbi,shoke me humbi,
Me humbi gushepellumbi,
Humbi e s'duket gjekundi
Vate e vjen buze lumi.

(Thimi Mitko - Bleta shqiptare)

Ndersa ne keto raste kur perseritja eshte e perzier,pa vende te caktuara ne fjali apo ne
vargje, quhet politonon qe ne greqisht do te thote e shumellojte.

Shembull :

Nji alternative ... nje alternative me dy fytyra,sic jane te gjitha alternativat.Tue u krue mbas
veshit,rri njeriu perpara alternatives.

( Migjeni - Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun)


Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio - prane+shkronja.

Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg


per shprehesi tingullore.
Aliteracionet krijojne bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut.

Shembull :

Vijne vashat valle-valle


Gushe e gji stolisura.

(Lasgush Poradeci - Vallja e luleve)

Perseritja e bashketingellores "v" disa here ne vargun e pare quhet aliteracion.

Paronomazia vjen nga greqishtja paronomazia e perbere nga par - afer, onomazo - quaj.
(afer_quaj)

Eshte figure stilistike qe krijohet duke vene afer ne nje fjali ose ne nje varg dy fjale me
perberje tingujsh te ngjashem, por me kuptim te ndryshem.

Paronomazia ndryshon nga aliteracioni,sepse te aliteracioni tingujt ose rrokjet perseriten ne


fjale qe vijne njera pas tjetres.

Te paronimazia tingujt e ngjashem mund te jene te tipit zanor ose bashketingellor :


misherim-mesherim, afroj-ofroj etj.

Onomatopeja vjen nga greqishtja onoma - emer, poieo - bej,krijoj.

Eshte fjale tingullimituese ose pershkrim i dukurive a i sendeve,duke shfrytezuar imitimin e


zhurmave e te zerave.
Fjalet paf-puf, bam-bum etj. jane onomatopeike.
Fjalet tingullimituese sherbejne per te pasuruar fjalorin e gjuhes.Fjalet jane formuar nga
psthirrmat ose onomatopete jane : feshfeshe,feshferime,bubullime,belbezoj,ange,uu
rit,derderllit,ferferllon,gurgullon,pupthi, etj.

Asonanca (zanoresia) vjen nga latinishtja adsonare - bashketingellon, i pergjigjet nje titulli.

Eshte rime jo e plote e dy a me shume vargjeve,qe kane te njejta vetem zanoret e theksuara
dhe zanore te tjera te fjaleve fundore.
Ndonese me rrale,asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te perseritura brenda vargut.
Perdoret per te arritur pelqim tingullor ose tingellim te kendshem.
Shembull :

Sinan Malua cepeverdhe


Vrit e prit n'ata levende.

(Populli)

Shkronjat e nenvizuara perbejne asonance,sepse zanoret jane te njejta,ndersa


bashketingelloret ndryshojne

Konsonanca (bashketingelloresia) vjen nga latinishtja consonantia - bashketingellim.

Konsonanca ose disonanca eshte rime jo e plote,kur fjalet e rimuara, duke filluar nga theksi i
fundit ritmik,kane te njejta vetem bashketingelloret,ndersa zanoret i kane te ndryshme.

Shembull :

Mos e shit martinen


Me shemtue krahun
Jam hala e re
S'mund ta mbaj gjahun.

(Populli)

Ne dy vargjet e para kemi konsonance,sepse jane te njejta bashketingelloret,por jane te


ndryshme zanoret.

Pauza (nderprerja) vjen nga greqishtja pausis - nderprerje, ndalese.

Eshte ndalimi i zerit,nderprerja e ligjerimit per te ndare fjalet ose fjalite jo thjesht per nevoje
frymemarrjeje, po per dallim ritmi a kuptimi.

Shembull :

Dikur ne ishim te dy
si qielli me detin;
Kur mvrenjtej njeri, nxihej tjetri;
kur kthjellohej njeri, kalterohej tjetri.

( Fatos Arapi - Mos me urre )

Ne leximin e kesaj strofe,behen pushime te shkurtra ritmike qe perbejne pauzen.


2. Figurat e fjalve dhe t shprehjeve :
metafora, katakreza, metonimia, sinekdoka, ironia, sarcasma, astesimi, paradoksi, ok
simoroni, perifraza, epiteti, alegoria, eufemizmi, antonomazia.
Metafora vjen nga greqishtja metaphore - tejbartje,transport.

Eshte quajtur nga greket e vjeter mbreteresha e tropeve.Ajo emerton nje send a nje dukuri
me emrin e nje sendi a dukurie tjeter qe i ngjan.
Pra, metafora eshte perdorimi i nje fjale ne nje kuptim te ngjashem,por te ndryshem nga
kuptimi i saj i zakonshem duke e lidhur me je fjale tjeter, pa te cilen nuk do te perdorej ne
menyre asnjanese.
Shume teoriciene e percaktojne metaforen si krahasim te shkurtuar,ku shprehet vetem pjesa
e dyte e tij.
Studiues te tjere e quajne metaforen mbartje kuptimi,si zevendesim te kuptimit te nje fjale
tjeter nga nje fushe e botes qe na rrethon,ne nje fushe tjeter.
Meqenese dukurite dhe sendet e botes mund t'i ngjajne njera-tjetres nga ane te
nfryshme,kemi edhe lloje te ndryshme metaforash te shprehura :
-me folje (udha dredhon, deti qeshte,
-me emra (telat e zemres, ai eshte cakall)
-me mbiemra (det i terbuar)
- etj.

Metafora mbiemer quhet epitet metaforik.

Katakreza vjen nga greqishtja katakresis - shperdorim ( kata - kunder, kresis - perdorim )

Eshte nje lloj metafore,kur perdorim nje fjale a shprehje ne rastin kur nuk e ka gjuha nje fjale
te zakonshme.
Pra, ne ato raste kur metafora perdoret nga nevoja se mundon fjala emertuese per objek a
dukuri.

Shembull :

gjuhet e flakes, doreza e deres, qafa e kepuces , kurrizi i malit ... etj.

Kjo lloj metafore quhet katakreze.

Metonimia vjen nga greqishtja metonymia - nderrim, zevendesim emri.

Eshte nje fjale e figurshme, qe perftohet duke zevendesuar nje emer te nje sendi, te nje
frymori a dukurie me nje emer tjeter , qe ka lidhje me te nga prania e perbashket ne kohe, ne
hapesire, si rrjedhim, si shkak.

Metafora tregon bartje kuptimi te nje fjale tek nje tjeter sipas disa ngjashmerive, te
metonimia zhvendosja kuptimore bazohet ne raporte te caktuara vartesie midis termit te
pare dhe termit te figurshem qe i perkasin se njejtes fushe kuptimore.

Te metonimia kuptimi i figurshem fshin kuptimin e pare.

Shembull :
Nese themi " i ka hyre lepuri ne bark" ne kete rast eshte perdorur lepuri si emer konkret ne
vend te frikes si emer jokonkret (abstrakt).

Kjo eshte nje lloj metonimie kur perdoret emri konkret ne vend te emrit jokonkret.

Sinekdoka vjen ga greqishtja synekdokhe ( syn - bashke dhe ekdekhomai - kuptoj, marr
vesh )

Eshte te perdorurit e nje fjale per te shprehur nje ide me te gjere ose me te ngushte se
kuptimi qe ka fjala e perdorur, eshte ndryshimi i kuptimit si marredhenie sasie.

Shembull :

Ti c'me thua e une c'them !


SIkur kemi shume djem !
Me Gjine mbeti kjo dere !

( Andon Zako Cajupi - 14 vjec dhender )

Ne vargun e trete eshte perdorur dera ne vend te shtepise ( Me GJine mbeti kjo shtepi )duke
u perdorur pjesa per te teren.

Figura stilistike e ndertuar eshte sinekdoka.

Ironia vjen nga greqishtja eironeia - tallje e fshehur, shtirje.

Eshte tallje e holle dhe e fshehur me intonacion lavderues, qe nenkupton te kunderten.Eshte


perdorimi i fjales me kuptimin e antonimit te saj.

Shembull :

Fale zotave,fatkeqesia ime ia kalon shpreses ...

(Euripidi - Andromaka)

Ne kete rast kemi perdorur ironine sepse Oresti falenderon zotat per faktin se fatkeqesia e tij
eshte me e madhe se shpresa.

Ketu kuptimi i vertete eshte i kunderti.


Sarkazma vjen nga greqishtja sarkasmos (sarkazo - kafshoj , "shqyej mishin " )

Eshte ironia shume e hidhur, therese, demaskuese dhe e pameshirshme.

Shembull :

Mjerimi gjithashtu len edhe ne trashegim


- jo vec neper banka dhe ne gja te patundshme,
por eshtrat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe ...

( Migjeni - Poema e mjerimit )

Ne kete rast kemi te perdorur sarkazaem , sepse Migjeni, me nje tallje te hidhur e plot vrer,
thekson se njerimi nuk le si trashegim pasuri te ndryshme, por vetem eshtra te shtrembra e
dhimbje ne gjoks.

Asteizmi vjen nga greqishtja asteismos - hoke, fjale therese.

Eshte figura stilistike, me anen e se ciles qortojme ose shajme, me qellim qe te lavderojme.
Pra,eshte e kunderta e ironise.

Shembull :

Gjyshet tane, eh. pacin drite,


njerez koketrashe, kurgja s'kane dijte ...
Ata te mjeret s'kane dijte atehere
as "buon giorno" as " kali spera"

(Filip Shiroka - Si po prishet gjuha shqipe )

Paradoksi vjen nga greqishtja paradokson - i papritur, kunder mendimit te zakonshem.

Eshte gjykim origjinal i papritur, qe bie ne kundershtim te hapur me mendimin e


pergjithshem, por ne thelb perputhet me te verteten.
Nje pohim i tille ndertohet mbi bazen e nje oksimoroni.

Shembull :

Do t'te vrasim,Jesu, se te kemi baba,


Do t'te varim,Mesi,se te kemi usta,
Se s'ke dashur as jete,as martese,as para.
Kryqezoje,Pilat,ne Kalvar, Golgotha !

( Fan Noli - Marshi i kryqezimit )

Ketu kemi te perdorur paradoksin, sepse nuk mund te vritet njeriu qe e ke baba, qe e ke
usta, (udheheqes te ndershem) etj.
Oksimoroni vjen nga greqishtja oksymoron - i krisur, i luajtur mendsh.

Oksimoroni i ngjan paradoksit, eshte nje antiteze e llojit te vecante, ne te cilen bashkohen
kuptime te kunderta dhe del nje kuptim i ri.
Eshte vendosje marredheniesh sintaksore ( bashkerenditje, percaktim, etj) midis dy
antonimesh.

Shembull :

qetesi shurdhuese, paqe e pergjakur, corganizim i organizuar, etj .

Perifraza vjen nga greqishtja periphrasis - te folur terthorazi ( peri - terthorazi ,rreth Frasis -
menyre te foluri )

Grup fjalesh ose fjali qe shpreh dicka, e cila mund te jepej me shkurt ose me nje
fjali.Perdoret per ta thene dicka me te kuptueshme, per t'i rritur shprehesine duke vendosur
lidhje te tjera, por edhe si eufemizem e bishtnim.

Shembull :

ne vend te themi deveja - themi anija e shkretetires duke perdorur perifrazen.

Perifraza eshte nje lloj metonimie, sepse emerton nje send a frymor me nje tjeter, por ndersa
te metonimia ose sinekdoka nje send,frymor a dukuri emertohet shkurt ose me nje fjali, tek
perifraza ky emertim behet me dy ose me shume fjale.

Epiteti vjen nga greqishtja epitheton - shtojce, venie persiper.

Epiteti eshte nje fjale percakutuese, zakonisht mbiemer, qe i shtohet nje emri per t'i pasuruar
kuptimin, duke i dhene bukuri artistike, duke shprehur nje vleresim, nje qendrim nga
autori,ose duke i vene ne dukje nje ane.
Ne pergjithesi epitetet jane metafora te shprehura me mbiemra,por epiteti mund te shprehet
dhe me emra, ndajfolje, pjesore te foljeve, etj. Jo cdo mbiemer eshte epitet.

Kur themi "muri i bardhe" mbiemri "i bardhe" nuk eshte epitet,sepse shenon nje tipar te
natyrshem qe tregon ngjyren,ndersa kur themi zemra " e bardhe", mbiemri " e bardhe" eshte
epitet,sepse eshte perdorur ne menyre figurative,nuk tregon ngjyre ,por cilesi.

Perdoret edhe nje lloj epiteti me nje kuptim te caktuar qe del bashke me emrin sa here qe ky
perdoret me nje kuptim te caktuar.
Ky lloj quhet epitet i perhershem ose i ngulitur ( i ngulur)

Shembull :

Akil kembeshpejti,dhelpra dinake, toka e zeze, etj.


Alegoria vjen nga greqishtja allegoria,nga allos - tjeter dhe agereia - flas, them, d.m.th te
folur per ta kuptuar ndryshe.

Alegoria eshte nje paraqitje e terthorte ose shprehje,prapa se ciles nenkuptohet nje
domethenie tjeter; metafore e zgjeruar.
Hartime letrare,qe ndertohen mbi bazen e alegorise,jane fabulat dhe parabolat.
Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetes se njeriut dhe natyres e jetes se kafsheve.Ne
krijime alegorike dhelpra perfaqeson njeriun hileqar e dinak,ujku njeriun e keq, etj.
NJe nga arsyet per krijimin e alegorise ka qene pamundesia per te folur hapur e per te thene
te verteten.
Krijime te bukura alegorike jane fabulat " Dy qete dhe ujku " te Naim Frasherit, " Ujku dhe
qengji " te Cajupit, etj.

Alegoria ndertohet mbi bazen e simboleve. "Vaji i bilbilit" i Ndre Mjedes eshte nje krijim
alegorik i ndertuar mbi bazen e simboleve (bilibili simbolizon shqiptarin e
roberuar, kafazi pushtimin turk)

Disa fjale te urta (alegorike)

1. Vjen zogu i blere e ndjek zogun e lere.


2. Molla e mire shitet edhe naten.
3. Nata eshte e ujkut.
4. Mos shkel ne derrase te kalbur.
5. Muri ka veshe dhe gardhi ka sy.
6. Thelleza ne mal, tigani ne zjarr.
7. NJezet kali, dyzet samari.
8. Nje here i bie trungjet lumi.
9. Ne pemen me kokrra qellohet me gure.
10. Shihi turine, pa vari kusine.
11. Kush hedh kemben bosh, bie perposh.
12. Mos u krekos me celesat e kashtes.
13. Kush do qe te kepute trendafilin, nuk duhet t'u vere veshin gervishtjeve.
14. Bletet kane mjalte ne goje por thumba ne bisht.
15. Per te marre mjalte mos thyej kosheren e bleteve.
16. Me mire nje harabel ne dore se sa nje pellumb mbi cati.
17. Cilido qe mendon se te gjitha frutat piqen se bashku si luleshtrydhet, nuk di gje per
vreshtin.
18. Enet kur jane bosh bejne shume zhurme.
19. Eshte e lehte te hedhesh nje pike uje ne oqean, por eshte e pamundur ta nxjerresh
ashtu sic qe,te paperzier , te pashtuar dhe te pazvogeluar.
20. Fryti i pjekur nuk ruhet lehte.
21. Ai qe do te haje arren, duhet te thyeje me pare levozhgen.
22. S'ke c'i ben gomarit, i bie samarit.
23. Mikut dhe peshkut pas tri ditesh fillon t'u vije era.
24. Pyka can drurin.
25. Dardha e ka bishtin pas.
Eufemizemi vjen nga greqishtja euphemismos - fjale ogurmire.

Eufemizma quhen zakonisht gjithe ato fjale e shprehje,qe zevendesojne fjale te vrazhda e te
pahijshme me fjale e shprehje me te lehta e me te buta.
Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgje nga permbajtja e
saj.Praktikimi i shprehjeve te lehta per dukuri te renda e te egra ka qene rrjedhoje e pafuqise
se njeriut ndaj forcave shkaterruese te natyres,kur natyra sundonte pothuajse per cdo gje
mbi njeriun.Njeriu me fjale i merrte me te mire fuqite e fshehta e te egra te natyres.

Shembull :

Eufemizmi eshte edhe emertimi i kepit qe ndodhet ne jug te Afrikes si Kepi i Shpreses se
mire.

Antonomazia vjen nga greqishtja antonomazo - nderroj emrin.

Eshte figure stilistike qe perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer
te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje vetie nga historia, letersia, etj. ose nga
anasjelltas,nje emer i percecem zevendesohet me nje titull, me nje togfjalesh,me nje epitet
etj.

Shembull :

Emri i pergjithshem koprac zevendesohet me emrin e pervecem Harpagon (Harpagoni eshte


personazhi kryesor i komedise "Kopraci" te Molierit,sic e kemi theksuar me lart)

4. Figurat e fjalorit poetik (t leksikut) :


sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat, dialektizmat (krahinorizmat), bar
barizmat (huazimet).

Sinonimi (n greqishten e lasht : syn '' = "edhe, me, bashk" dhe onoma '' =
emri) jan fjal t ndryshme me kuptime t ngjashme apo t njllojta dhe jan t
zvendsueshme (t kmbyeshme). Antonimet jan fjal me kuptime te kundrta apo gati te
kundrta. (Sinonimi dhe antonimi jan antonime.)
Sinonimet mund t jen emra, folje apo mbiemra, gjersa te dyja nyjet e pals jan pjese e
njjte e fjalis.
Nje shembull i sinonimeve jan :

rrethi = qarku (emr)

dera = porta (emr)


grua = femr (emr)

nxns = student (emr)

i bukur = i pashm (mbiemr)

i smur = i ligur (mbiemr)

tani = tashti (ndajfolje) etj.

largohu = zhduku

vetur = automobil

yll=yjsi=meteor

atdhe = memdhe
Shembuj t antonimeve jan:

i shkurtr = i gjat

pak = shum

Antonimet jan fjale qe kane kuptim te kundrt.


p.sh. :

atdhetar - tradhtar

mashkull - femr

i nxn - i panxn

i zi - i bardh

i bukur - i shmtuar

i rritur - i mitur

i menur - i mendur

i gzuar - i hidhruar

i pastr - i flliqur

i kamur - i varfr

i lart - i ult
i gjat - i shkurtr

fatlum - fatkeq

fjalshum fjalpak

Homonimet N gjuhsi, nj homonim sht, n kuptimin e ngusht, nj grup i fjalve q


ndajn t njjtin drejtshkrim dhe shqiptim, por kan kuptime t ndryshme. Kshtu
Homonimet jan njkohsisht Homografe (fjal q ndajn t njjtin drejtshkrim, pavarsisht
nga shqiptimi i tyre) shryjh Homofone(fjal q ndajn t njjtin shqiptim, pavarsisht nga
drejtshkrimi i tyre). Nj fjal q tingllon dhe sht shkruar njsoj si nj fjal tjetr por ka
kuptim ndryshe nga fjala e par. Ja disa homonime Pr shembull :

Bar(bime q rritet n toke) dhe


Bar (lokal ku pihet kafe).
Bar(ila ose mjekim)

Arkaizmat (nga greqishtja: , archaks, 'te dala mode, t vjetruara', prfundimisht


, archaos, 'nga fillimi, i lasht') sht prdorimi i nj forme t t folurit ose t shkrimit
q nuk sht m aktual.
Kjo ose mund t bhet me qllim (pr t arritur nj efekt specifik) ose si pjes e nj zhargoni
t caktuar (pr shembull n ligj) ose formul (pr shembull n kontekste fetare). Shum prej
kenge te vjetra prmbajn arkaizma. Elementet arkaike q ndodhin vetm n disa shprehje
fikse nuk konsiderohen arkaizm.

Neologjizmat jane fjale dhe shprehje te reja,qe sapo kane filluar te perdoren ne gjuhen
letrare
Duhet t kemi kujdes q neologjizmat mos t'i ngatrrojm me barbarizma dhe fjal t
huazuara.
Disa shembuj t neologjizmave :
Dhe-shkronj (neologjizm e Naim Frashrit si zvendsim i fjals s huazuar "gjeografi")
Prushnaj (neologjizm e Ismail Kadares si zvendsim i fjals s huazuar "kamin" dhe asaj
"oxhak" )
5. Figurat e sintakss poetike :
inversioni, konversioni, enumeracioni, gradacioni, elipsa, pleonazmi, asidenti, polisidenti, kia
zma.

Inversioni (anasjella) vjen nga latinishtja inversione - te vendosurit gjetke,nga ana e


kundert. Quhet edhe hiperbate.Shqip perkthehet : anasjelle.

Anasjella eshte zevendosja artistike e fjaleve kundrejt rendit te tyre te zakonshem sipas
sintakses, permbysja e renditjes se tyre ne fjali per qellime te caktuara poetike dhe
shprehese.

Shembull :

E dashura memedhe,
Te dua dhe kshtu si je !
Po kur te te shoh te lire
Do te te dua me mire.

(Andon Zako Cajupi - Roberia)

Ne kete rast autori ka nxjerre mbiemrin para emrit per ta theksuar ate me me force, pra fjala
e nenvizuar " e dashura " eshte anasjelle.

Konversioni (kthesa)

Konversion vjen nga latinishtja conversio - nderrim,kthese.Quhet edhe refren (qe vjen nga
frengjishtja rfrain - perseritje ).

Eshte perseritje e nje ose disa vargjeve,kur pas disa fjaleve,zakonisht pyetese,jepet e njejta
pergjigje e shkurter.

Shembull :

O moj Shqiperiz' e dashur,


memedhe
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

(Andon Zako Cajupi - Shqiptar)

Fjalet " memedhe " dhe " si me sheh " perbejne konversionin,sepse pas nje vargu pak a
shume te gjate jepet nje pergjigje e shkurter qe sherben si kthese , duke bere qe te marrim
edhe fryme gjate leximit.
Enumeracioni (numerimi artistik) vjen nga latinishtja enumeratio - numerim.

Eshte renditja njera pas tjetres e fjaleve,qe kane lidhje nga kuptimi. Kur Naim Frasheri te
poema "Bageti e bujqesi" shkruan :

" Kini shembinj,qerxhe,lisa,lumenj dhe debore ne gji, persiper lulez e gjethe dhe
brenda argjend e flori " ai perdor enumeracionin sepse permend (numeron) dhe rendit njera
pas tjetres fjalet shkembinj,gerxhe,lisa,lumenj,debore,lulez,gjethe,a rgjend e flori.

Gradacioni (shkallezimi) vjen nga latinishtja gradatio - shkallezim.

Eshte renditje fjalesh a sinonimesh (se paku tri), qe e japin nje mendim, nje veprim ose nje
peisazh shkalle - shkalle , duke e ngadalesuar ose duke e forcuar , ne zbritje apo ne ngjitje.

Shembull gradacioni zbrites :

Valimi i anijes se lehte


Qetohet, ndalohet, mbaron ...

(Lasgush Poradeci - Gjeniu i anijes)

Ne kete shembull gradacioni (shkallezimi) jepet me ane te foljeve qetohet, ndalohet, mbaron
duke filluar nga fjala me e forte drejt se butes.

Elipsi vjen nga greqishtja e vjeter elleipsis dhe do te thote mungese.

Eshte figura stilistike qe krijohet, kur heqim nga teresia e tekstit ndonje fjale a pjese, e cila
nenkuptohet, pa prishur kuptimin, me qellim qe t'i japim shprehjes me shume gjalleri, hijeshi
a shpejtesi.
Kjo figure perdoret me teper ne poezi dhe ne dramaturgji.

Shembull nga letersia artistike :

Laberia, -
hakerrim e rrepte i maleve
perqark,
Shkembinj - shume, shume,
Toke - fare pak.

(Fatos Arapi - Balade per Muco Matohitin)

Ne kete rast kemi perdorim te elipses ,sepse jane hequr foljet, te cilat nenkuptohen nga
konteksti.
Pleonazmi vjen nga greqishtja pleonasmos - teprim.

Eshte figura stilistike qe perftohet nga perdorimi i fjaleve te teperta, me kuptim te njejte ose
shume te afert,duke e forcuar mendimin ose duke e bere m bindes. Kur kemi " levizi
qerpiket e syve" eshte pleonazme,sepse mjafton te thuash " levizi qerpiket " per te kuptuar
qe ai "levizi qerpiket",sepse vetem syte kane qerpike.

Gjithashtu kur themi " e prisha fare " dhe "fiks fare ", fjala "fare" eshte pleonazme,mbasi
eshte e tepert.

Kur themi " e prisha " dhe " fiks " s'ka nevoje te perdoret fjala " fare ", megjithese sherben
per perforcimin e mendimit.

Asidenti

Asident vjen ngagreqishtja asyndeton - i palidhur ( a - mohuese, sydein - lidh, bashkoj )

Eshte figura stilistike,ne te cilen me qellim lihen menjane lidhezat per t'i dhene shprehjes
gjalleri e intonacion te shpejte.

Shembull:

Nena,motra,nusja dalin,
Ngrehin krahet qe ta ndalin ...
( Fan Noli - Rend or Maratonomak )

Ne keto vargje nuk jane perdorur lidhezat, por jane perdorur presjet duke
perdorur asidentin.Ashti si Maratonomaku qe vrapon per te shpure sa me shpejt lajmin e
gezuar te fitores,ashtu sic dalin me shpejtesi dhe nga njera pas tjetres nena, motra dhe
nusja, po ashtu edhe vargu pa lidheza ecen me ritem te shpejte e te vrullshem.

Polisidenti vjen nga greqishtja polisyndeton - shume lidheza.

Eshte figura stilistike qe perfitihet nga perdorimi i shume lidhezave, duke e ngaterruar ecjen
e frazas per theksim.

Shembull :

Nje foshnje ndane rruges rrinte...


E njerezit shkonin mizeri...
E foshnja qante,ulerinte
E s'i afrohej asnjeri...

E kish uri e kish ftohte


E,ku ta dish se cfare kerkonte
S'dilte askush ta mbante ngrohte,
Nga thonjte e vdekjes ta shpetonte.
Papritur turmes mespermes
Dikush i ra e prane iu qas
E mori foshnjen me kujdes
E i kendoi ne vesh me gas.

(Musa Vyshka - Dje)

Perdorimi i vazhdueshem i lidhezave qe jane nenvizuar perbejne figuren stilistike te


polisidentit,sepse perseritja e lidhezave ben q fjalite te marrin nje ecje me te ngadalte.
Nepermjet ngadalesimit te ritmit qendrohet per nje kohe me te gjate mbi fjalet, nenvizohen e
theksohen me me shume force ato.

Kiazma vjen nga greqishtja hiazmos - kryqezim.

Eshte figure stilistike qe krijohet nga permbysja e gjymtyreve,nga vendosja e tyre ne forme
te anasjellte, por duke ruajtur rendin sintaksor. Kjo figure eshte nje perftese me shume efekt
si loje gjuhesore.

Shembull :
Lufta per burrat eshte e burrat per lufte jane.

(Bilat Xhaferri - Krastakraus).

You might also like