You are on page 1of 16

E drejta kushtetuese -II- 1

E DREJTA KUSHTETUESE (pjesa II)

SISTEMI I ZGJEDHJEVE

Sistemi i zgjedhjeve është një ndër pjesët më të rëndësishme të së drejtës kushtetuese.


Nëpërmjet zgjedhjeve shtetasit realizojnë një ndër drejtat politike të veta me të cilin rast
vjen në shprehje qenia e tyre politike. Sistemi i zgjedhjeve trajtohet në kuptimin e gjerë
dhe atë të ngushtë.
Në kuptimin e gjerë kuptojmë tërësinë e parimeve, të drejtave, garancive, aktiviteteve dhe
punëve teknike të sanksionuara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera juridike, në bazë të
cilave përcaktohet pjesmarrja e shtetasve në organin përfaqsues të shtetit.
Në kuptimin e ngushtë kuptojme sistemin e ndarjes së mandateve e cila është qështje
shumë e rëndësishme, sepse ajo shpall fituesit ose humbësit e zgjedhjeve të një subjekti
politik.
Komponentë shumë e rëndësishme e zgjedhjeve është e drejta e zgjedhjeve e cila ka dy
kuptime:
- Kuptimi Objketiv
- Kuptimi Subjektiv
Në kuptimin objketiv nënkuptojmë atë pjesë të së drejtës positive të shtetit apo sistemin e
normave juridike me të cilin rregullohet zgjedhja e organeve të larta të shtetit. Këtu
përcaktohet baza e elektoratit dhe rrethi i pjesmarrsve në zgjedhje, të drejtat dhe detyrimet
e partive politike, detyrat e organeve shtetrore për rregullshmërinë e zgjedhjeve etj.
Në kuptimin subjektiv kuptojmë një nga të drejtat themelore të shtetasve në veprimtarinë e
tyre politike, të drejtën për të zgjedh dhe të drejtën për tu zgjedhur.

RËNDËSIA E ZGJEDHJEVE DHE E SISTEMIT TË ZGJEDHJEVE

Rëndësia e zgjedhjeve qëndron aty se në kushtet e demokracisë parlamentare


mundësohet pjesmarrja formale e shtetasit në ushtrimin e pushtetit. Rëndësia e sistemit të
zgjedhjeve për herë të parë ka ardhur parasysh në veprat e ideologëve borxhez të
shek.XVII dhe XVII.
Shkëndijat e para të sistemit të zgjedhjeve i hasim në poliset greke, ndërsa ai është i lidhur
me shtetet bashkkohore dhe demokracinë përfaqsuese. Pas ngadhnjimit të revolucioneve
demokratike, ky system dhe e drejta e zgjedhjeve rregullohen me dokumente dhe akte
juridike si: përmes deklaratave, kushtetutave dhe ligjeve të vecanta mbi zgjedhjet.
Rëndësia e sistemit të zgjedhjeve qëndron në pozitën dhe rolin politik të njeriut si shtetas
në ushtrimin e pushtetit në përgjithësi. Sistemi i zgjedhjeve ka rëndësi edhe nga aspekti i
organizimit të pushtetit dhe funksionimit të organeve dhe institucioneve politike.
Sistemi i zgjedhjeve ka edhe rëndësi të posacshme teorike për shkencën politike e
kushtetuese. Shkenca politike dhe kushtetuese, pozitën e njeriut e trajton si kualitetin dhe
nivelin e demokracisë të regjimit politik të atij vendi.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 2

TEORIA POLITIKE E KUSHTETUESE – JURIDIKE DHE SISTEMI I ZGJEDHJEVE

Teoria politike demokratike tradicionale ka qenë e përqëndruar në dy qështje: kush ka të


drejtë të marrë pjesë në zgjedhjen e përfaqsuesve në organin përfaqsues dhe si mund të
realizohet kjo e drejtë.
Këtu teoria politike ka ngritur dy parime:
- Parimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta
- Parimin e votimit public dhe të fshehtë

Teoria politike duke u nisur nga teoria e sovranitetit popullor ka ngritur edhe parimin e
mandatin e përfaqsuesve si mandate imperative, përfaqsues dhe të lidhur me revokimin.
Rëndësi të vecantë për sistemin e zgjedhjeve ka edhe cështja e sigurimit të bazës reale
apo adekuate zgjedhore në sistemin e përfaqsimit. Lidhur me këtë janë sajuar dy parime:
- Parimi i përfaqsimit mazhoritar ( i shumicës)
- Parimi i proporcional
Burimi kryesor juridiko-teknik i sistemit kushtetues lidhur me zgjedhjet janë ligjet mbi
zgjedhjet dhe aktet juridike të pushtetit ekzekutiv.

E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME

Është e lidhur me paraqitjen e institucioneve moderne përfaqsuese dhe është ndër të


drejtat më të vjetra politike.
E drejta e zgjedhjeve nënkupton disa të drejta si: të drejtës e shtetasve të zgjedhin
përfaqsuesit e vet që njihet si e drejtë active, të drejtën e shtetasit që të zgjedhen për
përfaqsues që njihet si e drejt passive, të drejtën e shtetasit që të kandidohet për
përfaqsues dhe të drejtën e shtetasit për referendum për qështje madhore.
Sot e drejta e zgjedhjeve të përgjithshme e emruar si “e drejtë e votës së përgjithshme”
paraqet një ndër parimet themelore të sistemit të zgjedhjeve. Me sistemin e zgjedhjeve të
përgjithshme kuptojmë të drejtën e përgjithshme për të marrë pjesë në zgjedhje nëse e
kanë mbushur moshën madhore, pa dallim race, besimi, seksi, përkatsie kombëtare,
shkallë arsimimi, culture, gjendje ekonomike etj. Për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.

E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË BARABARTA

Kjo mund të emërtohet si “e drejtë e votës së barabart” por edhe si “barazia e shtetasve në
zgjedhje”. Me këtë të drejtë kuptojmë fuqinë e votës së shtetasit. E drejta e zgjedhjes jot ë
barabart dallon shtetasit për nga vlera e votës së tyre. Kjo e drejtë është bërë në dy
mënyra: të haptë dhe tërthortë.
Mënyra e haptë e pabarazisë së votës është bërë përmes “votumit plural”-shumzimit të
votive.

E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË DREJTPËRDREJTA DHE TË TËRTHORTA

Me të drejtën e zgjedhjeve të drejtpërdrejta nënkuptojmë të drejtën e shtetasit që si


zgjedhës, përmes votimit të zgjedh vetë përfaqsuesit e vet pa ndërmjetës. Të drejtën e
zgjedhjeve të tërthorta e kemi atëherë kur zgjedhsit zgjedhin ndërmjetsit e tyre, në vend të
vet, për përfaqsues në organet përfaqsuese. Zgjedhjet e tilla mund të jenë dy ose më
shumë shkallëshe.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 3
VOTIMI I FSHEHT DHE I HAPTË (public)

Votimi i hapët bëhet përmes aklamacionit (brohoritjes) apo me ngritjen e dorës. Kjo formë
e votimit është jodemokratike, ngase mundëson kontrollin dhe presionin mbi zgjedhësit,
dhe nuk i lejon ata të shprehin vullnetin e vet në zgjedhje.
Votimi i fshehtë bëhet me hudhjen e kokrrave të gomës, figurave, shenjave etj, në kutin e
votimit për të zgjedhur një kandidat.
Sot në botë ky votim bëhet përmes fletvotimeve në të cilat shënohet emir dhe mbiemri i
kandidatit apo partisë politike.

SISTEMI I NDARJES SË MANDATEVE ME RASTIN E ZGJEDHJEVE


.
Nga forma e ndarjes së mandateve, mvaret dhe vlera e vërtetë e votës së zgjedhësit. Në
teorinë politike janë të njohura dy sisteme të ndarjes së mandateve:
- Sistemi i shumicës (mazhoritar)
- Sistemi proporcional i përfaqsimit

Sistemi mazhoritar – sipas këtij sistemi mandatin e fiton kandidati, përkatsisht lista e
kandidatëve e cila fiton shumicën e votive në një njësi zgjedhore.
Sistemi i shumicës bazohet në shumicën absolute dhe atë relative, mund të zbatohet në
njësi të mëdha ashtu edhe të vogla.
Shumica absolute zbatohet atëherë kur në listë janë një ose dy kandidat.
Shumica relative zbatohet nëse në lista janë më shumë se dy kandidat.
Sistemi i përfaqsimit proporcional – në këtë system secila parti ose grup politik që merr
pjesë në zgjedhje, fiton numrin e mandateve në përpjestim me numrin e votive që ka fituar
në zgjedhje. Qëllimi i zbatimit të tij ka qenë, që edhe pakicës ti mundësohet numër i
caktuar i mandateve, por në baza proporcionale.
Ndër sistemet që kanëpretenduar të sigurojnë mandate për pakicën kanë qenë: sistemi i
grumbullumit të votive, sistemi i minimumit zgjedhor dhe sistemi i votimit të kufizuar.
Sistemet e zbatuara në ndarjen e mandateve janë:
- Sistemi i herësit
- Sistemi i D’Ont-it (matematicient belg)
Sipas sistemit të herësit numri i tërësishëm i votive së pari pjestohet me numrin e
përfaqsuesve që zgjedhen në njësinë zgjedhore. Numri i fituar paraqet herësin zgjedhor.
Secilës list të kandidatëve i ndahen aq mandate sa herë të pjestohet numri i votive që ka
fituar lista me herësin zgjedhor. Zbatimi i këtij qëllimi ka për qëllim ekzistimin e partive të
vogla.
Sistemi D’Onit ndarja e mandateve bëhet përmes operacionit matematikor i cili nënkupton
shfrytzimin e “ndarësit të përbashkët”.

LLOJET E SISTEMIT TË ZGJEDHJEVE

Kriter kryesor për dallimin e sistemeve zgjedhore është vet përmbajtja e tyre. Duke u nisur
nga kjo, në teorinë politike dhe shkencën kushtetuese-juridike janë bërë disa klasifikime të
sistemeve zgjedhore në bazë të kritereve përmbajtsore.
- Ato që marrin për bazë parimet që përshkojnë sistemin e zgjedhjeve, këto sisteme i
ndajnë në demokratike dhe jodemokratike ose përparimtare dhe reaksionare.
- Ato që marrin për bazë nivelin e përputhshmërisë si pjesë positive të një vendi,
sistemet dhe zgjedhjeve i ndajnë në reale, formale dhe fictive.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 4
Sistemet e zgjedhjeve demokratike janë: zgjedhjet pluraliste, e drejta e zgjedhjeve të
përgjithshme, barabarta, drejtpërdrejta, votimi i fshehtë etj.
Ato sisteme që janë kundër këtyre parimeve dhe bëjnë vjedhjen e votive janë
jodemokratike.
Sistemet e zgjedhjeve reale janë ato sisteme kur praktika e zbatimit përputhet me normat
si ato kushtetuese, ligjore etj përmes të cilave rregullohen zgjedhjet.
Sistemin e zgjedhjeve formale e kemi atëherë kur sistemi i zgjedhjeve përmban parime që
nuk përkojnë me mardhëniet politike reale dhe me raportin e forcave politike në atë vend.
Sisteme të zgjedhjeve fictive kemi atëherë kur realiteti në zbatimin praktik të zgjedhjeve
është në kundërshtim të plotë me normat kushtetuese.
Teoria mbi mandatin imperative – Kjo teori është përpunuar nga Sieyes në Francë nga
fund ii shek.XVIII. Sipas kësaj teorie mandate i dhënë përfaqsuesve të zgjedhur nuk
trajtohet si kuptim juridik, por politik.
Teoria politike socialiste – e ka cmuar mandatin imperative më tepër për nga sanksioni i
tij përfundimtarë-revokimi. Sot ky mandate është braktisur në tërësi, madje në Francë
është edhe i ndaluar.
Koncepti i mandatit përfaqsues – ky concept niset nga qëndrimi se përfaqsuesit e
zgjedhur përfaqsojnë popullin në trësi, e jo zgjedhësit që i kanë zgjedhur. Gjatë kohës sa i
zgjat mandate përfaqsuesi i zgjedhur nuk është në raport juridik me zgjedhësit, nuk
përgjigjet për punën e vet dhe ato nuk kanë të drejtë ta revokojnë parase ti skadoj
mandate.
Teoria mbi mandatin e lidhur – kjo teori është më tepër politike e më pak formalo-
juridike. Sipas saj përfaqsuesit nuk mvaren nga zgjedhësit. Ato janë të mvarur nga kuptimi
politik për programin dhe pikpamjet politike që i kanë prezentuar gjatë fushatës
parazgjedhore dhe në bazë të cilit kanë arritur besimin e popullit.

REVOKIMI

Me revokim kuptojmë marrjen e mandatit para skadimit të tij nga ana e zgjedhësve.
Revokimi është e drejtë politike dhe instrument juridik në duart e zgjedhsve. Këtë
institucion e hasim që nga shek.XVII që është zbatuar në disa njësi federale në SHBA për
deputetët e parlamentit shtetëror.

ROLI I PARTIVE POLITIKE NË SISTEMIN E ZGJEDHJEVE

Partitë politike janë paraqitur shumë herët, me paraqitjen e vet shtetit dhe luftës për
pushtet. Në teorinë politike paraqitja dhe funksionimi i partive politike lidhet me
demokracinë dhe të cilat janë shumë ngusht të lidhura mes veti. Demokracia moderne si
element të saj ka paraqitur idenë e sovranitetit popullor. Zbatimi i zgjedhjeve paraqet
detyrë të rëndë, e këtë detyrë e zbutin sado pak vet partitë politike dhe ato i bëjnë një
shërbim të madh demokracisë. Prandaj, si demokracia përfaqsuese ashtu edhe sistemi i
zgjedhjeve nuk mund të paramendohen pa ekzistimin dhe funksionimin e partive politike.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 5

KUSHTETUTA DHE SISTEMI POLITIK

Me termin “Sistem politik” kuptojmë ushtrimin e pushtetit politik. Sistemin politik e kanë
sanksionuar vetëm institucionet shtetërore qendrore. Shumica e vendeve socialiste
sistemin politik e kanë emruar si “Sistem shoqëror-politik”.

SHTETI

Shteti është forma themelore e organizimit të shoqërisë. Termi shtet buron nga fjala
“status”.
Ekzistojnë edhe teori se shtetitn e ka krijuar vet zoti.
Teoritë idealiste-objektive përmes shtetit shohin rëndësinë e idesë absolute të shpirtit
popullor dhe të vlerës më të lartë morale.
Teoritë biologjike organistike shtetin e kuptojnë si organizëm të një rendi më të lartë,
organet e të cilit funksionojnë si ato të njeriut.
Teoritë e dhunës, lindje dhe natyrën e shtetin e mbështesin në aktet e dhunës së
organizuar që ngadhnjen kundër më të dobtit.
Teoritë funksionaliste shtetin e trajtojnë si organizatë për ushtrimin e funksioneve të
caktuara Brenda sistemit social.
Sipas teorisë marksiste shteti zhvillohet si product i kundërthënieve klasore antagoniste të
cilat nuk mund të kapërcehen pa shtet.
Në kuptimin e ngushtë shteti nënkupton aparatin shtetrorë, dhe su subject i mardhënieve
ndërkombëtare.
Në kuptimin e gjerë me shtet kuptojmë gjithë shoqërinë të përfshirë me një organizëm
shtetror.

TIPET DHE FORMAT E SHTETIT

Tippet e shtetit dallohen mes veti si për nga organizimi institucional, ashtu edhe për nga
natyra dhe vëllimi i funksioneve që ushtrojnë. Sipas mardhënieve në prodhim dhe
përmbajtja klasore kemi këto shtete: shtetin skllavopronar, shtetin feudal, shtetin capitalist,
shtetin proletar-socialist.

PUSHTETI SHTETROR

Elementet e nocionit të shtetit janë: populli, territory dhe pushteti Sovran. Populli dhe
territory konsiderohen si elemente personale e materiale të shtetit, ndërsa pushteti shtetror
konsiderohet element ideal apo juridik i shtetit. Te shteti, element specific është pushteti i
tij, si raport urdhërues ku njëri urdhëron e të tjerët i nënshtrohen atyre urdhrave. Në kufijtë
e shtetit, pushteti shtetror është më i lartë dhe sovran.

ATRIBUTET E PUSHTETIT SHTETROR

Atributet e pushtetit shtetëror janë: pavarsia, kontinuiteti dhe pandashmëria.


Pavarësia e pushtetit shtetrorë nënkupton se ai nuk i nënshtrohet asnjë pushteti tjetër. Kjo
shprehet si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.
Pavarësia është rezultat i origjinalitetit të vet shtetit dhe vetëm pushteti i tij është burimor.
Origjinaliteti i shtetit nënkupton se shteti është entitet i aftë për vetarsyetim.
Kontinuiteti i pushtetit shtetror dmth se ai ushtrohet pandërprerë, pavarësisht se a
ndryshohen bartësit e tij.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 6
Pandashmëria e pushtetit shtetror nënkupton se ai është një pushtet, pavarësisht nga
fakti se mund të ushtrohet përmes më shumë organeve.

LEGJITIMITETI I PUSHTETIT SHTETROR

Është nocion politik e sociologjik. Me këtë nënkuptojmë njohjen nga ana e pjestarëve të
një bashkësie politike – shtetit, institucioneve ekzistuese të pushtetit pasi që ato janë në
pajtim me disa parime më të larta.
Legjitim është ai shtet që në veprimtarinë e tij është zbatuar sovraniteti popullor në formë
sa më të drejtpërdrejtë. Kjo dallon nga ligjshmëria juridike gjegjësisht nga legaliteti.
Legjim është ai pushtet që është vendosur me vendim të shumicës së popullit.

FUNKSIONET E PUSHTETIT SHTETROR

Kriter më i përshtatshëm për dallimin e funksionit të shtetit janë teoritë dualiste dhe
trijaliste.
Teoritë dualiste nisen nga esenca e pushtetit shtetror, respektivisht nga funksioni i tij i
urdhërdhënies dhe zbatimit.
Sipas disa mendimtarëve pushteti i cili përcakton rregullat e përgjithshme të sjelljes është
ai legjislativ, ndërsa pushteti i cili zbaton ato rregulla është ekzekutiv i cili përfshin atë
administrative dhe atë gjyqsor.
Përfaqsues të kësaj teorie ishin: Loku, Russo, Hans, Kelzen etj.
Ndarja materiale e pushtetit bëhet në bazë të veprimtarive të shtetit ku përmes të cilave ai
realizon qëllimet e veta. Sipas këtij parimi pushteti ndahet në legjislativ, ekzekutiv dhe
gjyqsor.
Funksionin legjislativ e ushtron shteti përmes sajimit të normave me të cilat krijohet rendi
juridik i shtetit, dhe përmes ligjeve.
Ligji përbëhet nga rregulla juridike të reja, të përgjithsme dhe abstrakte
Norma apo rregulla ligjore është abstrakte sepse zbatohet në raste të shumta, ajo është
posa e krijuar, sepse me të zbatohet një funksion konstitutiv në rendin juridik të shtetit.
Brenda funksionit legjislativ dallojmë:
- Funksionin kushtetutvënës
- Funksionin e rregullt legjislativ
- Funksionin normative

Funksioni ekzekutiv duhet të ndërlidhet me atë legjislativ. Pushteti ligjvënës krijon ligjet
ndërsa ai ekzekutiv i zbaton ato.
Funksioni gjyqsor paraqet veprimtarinë e shtetit përmes të cilës ruhet dhe realizohet rendi
juridik.
Elementet kryesore të këtij funksioni janë:
- Normat juridike
- Sjelljet njerzore
- Kontesti

Normat juridike janë konkrete dhe shërben si kriter për ushtrimin e funksionit gjyqsor.
Sjellja e njerzve është jo që vlerësohet nga aspekti i normës juridike. Funksioni gjyqsor
është i lidhur me ligjin.
Kontesti është element qensor i funksionit gjyqsor. Përmes tij dallohet gjyqsia nga
administrate.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 7

SOVRANITETI

Termi sovranitet ka prejardhjen nga latinishtjae re supremus-i pavarur dhe supremitas-


epërsi, si dhe nga fjala e vjetër fringe “sovrain” që dmth i pavarur. Ky term përdoret për të
shënuar pozitën më të lartë të ndonjë subjekti në fushveprimin e tij.
Termi sovranitet përdoret për të shënuar të drejtën e popujve për vetvendosje (sovraniteti
kombëtar).
Teoria bashkkohore bën dallimin mes nocioneve sovraniteti i shtetit dhe sovraniteti në
shtet.
Sovraniteti i shtetit paraqet atribut qenësor në shtetin nëpërmjet të cilit shprehet pavarësia
e tij në raport me faktorët e jashtëm, si dhe epërsia e tij në raport me faktorët e
brendshëm.
Sovraniteti në shtet ka të bëj me bartësit e pushtetit shtetror si pushtet sovran. Me
sovranitetin e shtetit kuptojmë:
a) pavarësinë e pushtetit shtetror
b) epërsinë (supermacionin) e pushtetit shtetror
c) pakufizueshmërinë juridike të pushtetit shtetror

Sovraniteti i shtetit përfshin tre elemente: të jashtme, të brendshme dhe të sintetizuara.


Me elementin e jashtëm nënkuptojmë pavarësinë e pushtetit shtetrorë në raport me shtetet
e jashtme për të marrë vendime pa mos iu nënshtruar urdhrave të jashtme.
Me elementin e brendshëm nënkuptohet epërsia e pushtetit shtetror, ku Brenda territorit të
vet është pushtet më i lartë në krahasim me të tjerët.
Elementi i sintetizuar konsiston në pakufizueshmërinë juridike të pushtetit shtetror. E drejta
bashkkohore ndërkombëtare njeh sovranitetin e shtetit dhe sipas Kartës së Kombeve të
Bashkuara, mardhëniet midis anëtarëve të Bashkësisë Ndërkombëtare duhet të bazohen
në parimin e barazisë sovrane.
Sovraniteti i popullit është i lidhur me bartësit e sovranitetit Brenda shtetit. Lidhur me atë
se kush është bartës i sovranitetit të shtetit ekzistojnë disa teori: teoria teokratike,
legjitimiste, e sovranitetit të kombit, sovranitetit të popullit apo shtetasve, marksiste.

FORMAT E DREJTPËRDREJTA
TË REALIZIMIT TË SOVRANITETIT

Sovraniteti realizohet në dy mënyra:


- Nëpërmjet formave të të vendosurit të drejtpërdrejt të shtetasve dhe
- Nëpërmjet përfaqsimit politik të trupit zgjedhor në organet e caktuara shtetrore

Në formën e parë vjen në shprehje demokracia e drejtpërdrejtë, ndërsa në formën e dytë


vjen në shprehje demokracia përfaqsuese.
Demokraci e drejtpërdrejt është ajo kur populli si bashkësi politike, tubohet në një vend
dhe merr vendime lidhur me punët publike. Formë të parë të kësaj demokracie hasim në
Greqinë Antike. Në shtetin bashkëkohor kjo formë as që mund të paramendohet.
Kjo demokraci zbatohet vetëm në bashkësi territoriale të vogla.
Në demokracinë përfaqsuese shtetasi nuk vendos drejtpërdrejt, por drejtpërdrejt i zgjedhin
përfaqsuesit e tyre që vendosin në emër të tyre. Kjo përjashton popullin nga vendim marrja
dhe nuk përkon me idetë e sovranitetit të popullit, mirëpo në demokracinë përfaqsuese
janë gjetur disa forma të pjesmarrjes së drejtpërdrejt të shtetasve në ushtrimin e pushtetit
si referendumi, plebishiti, iniciativa etj.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 8
Referendumi – është institucion më i përhapur dhe më i rëndësishëm i demokracisë si
rezultat i sovranitetit të popullit. Fjala referendum vjen nga latinishtja që dmth atë për të
cilin duhet informuar.
Në referendum zgjedhsit përcaktohet për njërën nga alternativat PËR ose KUNDËR.
Klasifikimi i formave të referendumit bëhet në bazë të faktorve të ndryshëm siq janë:
- Baza juridike për mbajtjen e referendumit
- Obligueshmëria e vendimit nga referendumi
- Efekti i vendimit nga referendumi
- Cështja per të cilën vendoset me referendum
- Koha e zbatimit të referendumit

Për nga baza juridike dallojmë dy lloje të referendumit:


- I detyrueshëm dhe
- Fakultativ

Referendum i detyrueshëm është ai referendum i cili zbatohet medoemos, meqë është


parashikuar me kushtetutë dhe ligj.
Referendumi fakultativ quhet ajo formë e të vendosurit të drejtpërdrejt, mundësia për
mbajtjen e të cilit është parashikuar dhe lidhur me shpalljen e tij të merr vendim organi
competent.
Për nga obligueshmëria e vendimit të referendumit dallojmë:
- Referendum detyrues
- Referendum konsultativ

Me referendum detyrues nënkuptojmë qëndrimin e organeve shtetrore ndaj rezultateve


të referendumit.
Referendumi këshilldhënës ose konsultativ është ajo formë e të vendosurit të
drejtpërdrejt të zgjedhsve, në të cilin akti që është object i referendumit nuk miratohet por
përmes referendumit vetëm shpreh mendimin rreth tij.
Për nga efekti i vendimit që del nga rezultatet e referendumit dallojmë:
- Referendumin konstitutiv dhe
- Referendumin abrogativ

Përmes referendumit konstitutiv vërtetohet efekti i një akti të miratuar nga organi
shtetror përkatës.
Përmes referendumit abrogativ abrogohet akti në fuqi duke mos e zëvendësuar me
tjetër.
Për nga koha e mbajtjes dallojmë:
- Referendumin paraprak “ante legume” mbahet para miratimit përfundimtar të aktit,
apo para marrjes së vendimit nga parlamenti.
- Referendumi pauses paraqet atë plotësues, ngase zgjedhësit vendosin për aktin
pas miratimit të tij nga ana e parlamentit.

Sipas objektit për të cilin vendoset dallojmë:


- Referendumin kushtetutvënës është formë e miratimit përfundimtar të kushtetutës
ose të ndryshimit të saj
- Referendumi ligjvënës është formë e miratimit të drejtpërdrejtë të ligjit nga ana e
shtetasve dhe është forma e referendumit më e përhapur në botë.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 9
PLEBISHITI – është një ndër format e realizimit të drejtpërdrejt të sovranitetit të popullit.
Termi “plebishit” buron nga fjala latine “plebiscitum” që dmth vendim i popullit i miratuar me
votim. Disa mendimtarë thonë se plebishiti nuk dallon nga referendumi dhe se ai paraqet
formë të referendumit ligjvënës.

INICIATIVA (nisma e popullit) – është formë e të vendosurit të drejtpërdrejt të popullit.


Në të drejtën kushtetuese, kjo formë njihet si peticion i zgjedhësve. Iniciativa e popullit
mund të jetë e përgjithshme dhe e kufizuar.
Iniciativa e popullit paraqitet në formë të paformuluar, si kërkesë me të cilin shprehet
qëllimi dhe esenca e aktit që kërkon të nxjerret. Organi përfaqsues është i detyruar ta
shqyrtojë dhe ta harotjë propozimin e aktit.

VETOJA E POPULLIT – është formë specifike e të vendosurit të drejtpërdrejtë. Termi veto


ka prejardhjen nga gjuha latine veto, veteor që dmth ndaloj, hedh posht.
Përmes vetos zgjedhësit shfuqizojnë ligjet në fuqi. Në rast të hedhjes në referendum, ligji
,umd të hedhet posht vetëm nëse kundër tij kanë votuar shumica e zgjedhsve të
regjistruar.

SISTEMI PËRFAQSUES SI FORMË E REALIZIMIT


TË SOVRANITETIT
Ky system mbështetet në teorinë e sovranitetit të kombit sipas të cilës kombi si trup
kolektiv ushtron sovranitetin përmes përfaqsuesve të vet të zgjedhur. Ky system është si
formë e imponuar e shtetit modern.
Sistemi përfaqsues së pari është paraqitur në Angli në shek.XIV me konstituimin e
parlamentit anglez si organ përfaqsues i përbërë prej dy dhomave.

TEORIA MBI NDARJEN E PUSHTETIT

Ne praktikën kushtetuese hasim tre sisteme të ndarjes së pushtetit:


- Sistemin presidencial
- Sistemin parlamentar
- Sistemin e përzier

SISTEMI PRESIDENCIAL

Ky system është formë e rregullimit kushtetues, formë e organizimit dhe ushtrimit të


pushtetit. Së pari është zbatuar në SHBA me kushtetutën e vitit 1787.
Ky system mbështetet në idenë e ndarjes konsekuente të pushteteve dhe bartësve të tyre.
Secili pushtet duhet ti punoj ato punë që i takojnë, dhe duhet të jetë sa më i pavarur nga
dy pushtetet tjera. Ky system siguron pavarësinë e organeve të administratës dhe atyre
gjyqsore nga organi legjislativ i cili është në pozitë më të volitshme nga rrafshi material.
Në sistemin presidencial pushtetin legjislativ e ushtron organi përfaqsues, pushtetin
ekzekutiv dhe administrative e ushtron kryetari, të cilin e zgjedh populli, ndërsa pushtetin
gjyqsor e ushtrojnë gjykatat, gjyqtarët e të cilave i zgjedh populli.

Presidenti si bartës i pushtetit ekzekutiv dhe administrative si shef i shtetit ai është


komandant supreme i forcave të armatosura. Ai emëron funksionarët e administratës.
Presidenti është përfaqsues i shtetit dhe sovranitetit të tij, përfaqson vendom në
mardhëniet ndërkombëtare, lidh marveshje ndërkombëtare, akrediton përfaqsuesit
diplomatic etj.
Kryetari për punën e tij nuk i përgjigjet organit përfaqsuesit, ai nuk mund të ndikoj te organi
legjislativ në miratimin e ligjeve.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 10

SISTEMI PARLAMENTAR

Ky system është karakteristikë për nga raporti mes parlamentit dhe qeverisë.
Parlamentarizmi për herë të parë u paraqit në Angli, në luftë për të ngushtuar pushtetin e
monarkut.
Karakteristikat që e lartësojnë sistemin parlamentar janë:
- Epërsia parimore e pushtetit legjislativ mbi dy pushtetet tjera, i cili kontrollon punën
e qeverisë dhe ka mundësi ta përmbys ate
- Ekzistimi i shefit të shtetit pa ndonjë përgjegjësi politike që konsiderohet si element
stabil i pushtetit ekzekutiv
- Zbatimi i institucionit të qeverisë, përkatësisht i këshillit të ministrave si organ i
posacshëm administrative. “Mbreti sundon por nuk qeveris”.

Shefi i shtetit mund të refuzojë propozimin e ministrit, gjithashtu edhe ministry mund të
kundërfirmoj aktin e tij.
Ministrant i përgjigjen parlamentit i cili mund ti shkarkoj duke ua votuar mosbesimin.
Ministrant përbëjnë qeverinë parlamentare, kurse qeveria i përgjigjet parlamentit si organ
kolegjial, dhe nëpërmjet votëbesimit parlamenti ushtron ndikim vendimtar mbi qeverinë.
Edhe qeveria mund të ndikoj mbi parlamentin, dhe këto ajo i kërkon shefit të shtetit ta
shpërbëj parlamentin dhe përmes saj arrihet baraspesha mes qeverisë dhe parlamentit.

SISTEMI I PËRZIER

Paraqet një system hybrid të organizimit dhe ndarjes së pushtetit shtetror. Ky


systemshquhet për nga kombinimi i parimeve dhe rregullave të sistemit parlamentar dhe
atij presidencial. Ky system njihet si parlamentaro-presidencial ose anasjelltas.
Zbatimi i saj është si rezultat për krijimin e një qeverie stabile dhe eleminimin e
kualicioneve të gjëra e cila ka shkaktuar kriza politike të shpeshta. Ky system më shumë
zhvillohet si formë e presidencializmit të crregullt se sa parlamentarizmit racional.
Në raport me dy sistemet e mëparshme është më i hershëm, ky është i ri. Për herë të parë
është paraqit në Finland me kushtetutën e vitit 1919, pastaj në Austri 1934, Francë 1958
etj.
Në këtë system shefi I shtetit ka pozitë shumë të fotë gjithashtu vjen në shprehje edhe
pavarësia më e madhe e qeverisë.

TEORIA MBI UNITETIN E PUSHTETIT

Uniteti i pushtetit është formë e rregullimit të raporteve midis pushtetit legjislativ, ekzekutiv-
administrativ dhe gjyqsor sipas të cilit:
- Që të tre pushtetet i ushtron një organ i vetëm
- Secilin nga tre pushtetet e ushtrojnë organet e vecanta, por organi përfaqsues e ka
epërsinë mbi dy të tjerët

Forma e parë e pushtetit i takon të kaluarës ndërsa forma e dytë na paraqitet në formë të
konventit dhe sistemit të kuvendit.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 11
SISTEMI I KONVENTIT

Ky është system i organizimit horizontal të pushtetit ku pushtetit ku pushteti legjislativ dhe


ekzekutiv është përqëndruar në atë legjislativ, ndërsa ai gjyqsor është ndarë.
Ky system për herë të parë është paraqitur gjatë Revolucionit Francez gjatë kohës së
Jakobinëve.
Konventi ka zgjedhur Këshillin e Shpëtimit Publik, i cili ka udhëhequr pushtetin ekzekutiv.
Sipas Kushtetutës së Montanjarit e cila nuk hyri në fuqi, Franca nuk ka pasur as shef
shteti, as qeveri, as shef të pushtetit administrative. Këto tre organe i ka përfaqsuar
Konventi si organ më i lartë i pushtetit.
Anëtarët e Këshillit i përgjigjen Kuvendit. Secili anëtarë si ministër drejton një nga
dikasteret e administratës. Në këtë system është karakteristike edhe institucioni i
referendumit.

SISTEMI I KUVENDIT

Idetë e këtij sistemi kanë ardhur në shprehje në Komunën e Parisit (1871) dhe në
shumicën e ish shteteve socialiste. Teoria politike socialiste e RSFJ këtë system e
konsideron si besnik të sistemit të konventit, system që mbështetet në idenë e unitetit të
pushtetit. Këtu pushteti gjyqësor arrinë një pavarësi formale dhe faktike.

SISTEMI AUTOKRATIK

Filozofi grek Aristoteli termin “autokraci” e ka përdorur për të shënuar një formë të sistemit
politik, ku pushteti gjendet në duart e një individi të cilin e ushtron sipas dëshirës së vet
dhe për vete. Formë më e shprehur e autokracisë është diktatura personale. Format e
qeverisjes autokratike janë:
-Aristokracia, Oligarkia, Plutokracia, Tirania, Despotia dhe Diktatura.

KLASIFIKIMI I ORGANEVE SHTETRORE

Organet shtetërore nxjerrin norma juridike, sigurojnë zbatimin e tyre dhe ushtrojnë punë
dhe detyra tjera. Secili shtet ka organizatën e vet shtetërore. Organet shtetrore ndahen në:
të armatosura dhe civile, urdhërdhënëse dhe ekzekutive, të zgjedhura dhe jo të zgjedhura,
individuale dhe kolegjiale etj.

PARLAMENTI

Është organ më i lartë pëfaqsues në shtetin bashkëkohor, i cili ushtron pushtetin legjislativ
dhe në disa raste edhe atë ekzekutiv.
Në vende të ndryshme ky organ përfaqsues emrohet ndryshe si: kuvend, konvent, sovjet,
kongres, sejm, megjlis, sabor.
Parlamenti paraqitet me paraqitjen e kushtetutave për arsye se kushtetuta shënon kalimin
gradual të pushtetit nga aristokratët dhe aristokracia në borxhezi nacionale. Fjala
parlament vjen nga fjala latine “parlare” që dmth me fol.
Ky organ është product i demokracisë borxheze, megjithse qysh në shtetet skllavopronare
është paraqitur në formë të kuvendit.
Parlamenti së pari u paraqit në Angli, gjë që vrehet edhe sot në ekzistimin e Dhomës së
Epërme (të Lordëve) si mbeturinë e aristokracisë. Gjatë kohës borxheze ka ardhur në
shprehje Dhoma e Poshtme (komunave).
Parlamenti zgjedhet në katër vite, përmes votave të fshehta dhe është organ gjithpopullor.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 12
Paritit politike luajn rol kyc në punën e parlamentit të cilat caktojnë kandidatët e tyre dhe
pas zgjedhjes ato udhëheqin punën e parlamentit qoftë si “pozitë” apo si “opozitë”.
Kompetencat e parlamentit janë:
- Parlamenti është bartës formal i sovranitetit (miraton dhe ndryshon kushtetutën,
ligjet)
- Parlamenti ndikon në pushtetin administrative (në sistemet e unitetit të pushtetit, në
vecanti)
- Parlamenti ndikon në mardhëniet ndërkombtare.

Për të siguruar mëvetësimin e parlamentit modern, është zbatuar imuniteti parlamentar.


Imuniteti parlamentar mbron anëtarët e parlamentit për të shprehur mendimin e tyre dhe
lirisht të votojnë për vendimet që merren.
Si formë e mekanizmit të brendshëm të punës, parlamenti formon trupa punues të
përhershëm dhe të përkohshëm, në formë të këshillave, komiteteve dhe komisioneve.

SHEFI I SHTETIT

Me termin shef të shtetit në të drejtën kushtetuese, nënkuptojmë individin ose organin i cili
ushtron organin e përfaqsimit të shtetit dhe sovranitetit të tij në mardhëniet e brendshme
dhe ato ndërkombëtare.
Në sistemin presidencial shefi i shtetit është bartës i tërë pushtetit ekzekutiv dhe atij
administrative.
Në monarkinë absolute shefi i shtetit është bartës absolut i tërë pushtetit. Të gjithë
kushtetutat sanksionojnë kompetencat e shefit të shtetit.
Kemi disa forma të shefit të shtetit:
- Shefi individual i shtetit dhe
- Shefi kolegjial ose kolektiv i shtetit

Shefi individual i shtetit është paraqitur në formë të monarkut, kryetarit të republikës dhe
kryetarit të shtetit.
Monarku është forma më e vjetër e shefit individual të shtetit. Ai e ka trashëguar fornin dhe
ka pasur pushtet të pakufizuar.
Sistemi feudal karakterizon tipin e monarkisë dinastike gjë që në shek.XX e kanë përdorur
ushtarakët për marrjen e pushtetit përmes grushtshtetit. Forma më e fortë e shefit
individual të shtetit ka qenë monarkia absolute.
Pastaj kemi edhe tri forma të tjera si:
1. Monarkun në monarkinë kushtetuese, i cili përfaqson shtetin, ushtron funksionin e
mbrojtjes së unitetit dhe sovranitetit të shtetit
2. Shefi i shtetit me disa prerogativa më të gjera se ai i pari
3. Shefi i shtetit në monarkitë kushtetuese si shef formal ose faktik i cili emron një
pjesë të parlamentit dhe përmes “dekreteve të caktuara” ndryshon kushtetutën.

Shefi individual i shtetit në shtetet jomonarkiste

Këto shtete bazohen në qeverisjen republikane, dhe për këtë arsye shefi i shtetit emrohet
si Kryetar i Republikës rasti i Zvicrrës dhe Kryetar i Shtetit rasti i SHBA-ve.
Kryetari i republikës është shef i shtetit si kategori kushtetuese. Kryetari i shtetit është shef
faktik i pushtetit ekzekutiv si dhe shef i shtetit.
Shefi individual i shtetit është zbatuar në një sërë shtetesh socialiste si Poloni,
Cekosllovaki, RFPJ, Kinë etj.
Shefi i shtetit sipas Kushtetutës së Austrisë, Brazilit, SHBA-ve duhet të ketë mbushur 35
vjet për tu kandiduar, kurse Gjermania dhe Turqia nga 40 vjet.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 13
Shefi i shtetit në këto vende zgjedhet në këto mënyra:
- Në zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e popullit (Qipro, Kosovë, Francë, Island etj)
- Në zgjedhje të vecanta të tërthorta
- Nga ana e organit më të lartë përfaqsues

Mandati i shefit të shtetit zgjat 4,5,6,7 vjet dhe është i përjetshëm në Ganë.

SHEFI KOLEKTIV I SHTETIT

Format e para të shtetit kolektiv i hasim në Grecinë Antike, ku është tentuar që pushteti
ekzekutiv ti besohet organeve kolektive. Më vonë këtë e hasim në Francë, pas revolucionit
demokratik.
Formën e parë të shefit kolektiv të pushtetit ekzekutiv e ka zbatuar Zvicrra (1848).
Një formë të ngjashme e kemi edhe te Kushtetuta e Uruguajit e vitit 1952, ku funksionin
ekzekutivo-politik e ushtron Këshilli Kombëtarë i Qeverisë që zgjedhet nga populli me
mandat 4 vjecar. Përmes kësaj forme është tentuar ti shmanget si parlamentarizmit klasik
ashtu edhe sistemit presidencial klasik amerikan.
Me kushtetutën e RSFSR të vitit 1918, formohet Komiteti Qendror Ekzekutiv i Sovjetëve si
formë kushtetuese e organit kolektiv ekzekutiv, të cilin e ka zgjedhur Kongresi Gjithërues i
Sovjetëve.
Gjithashtu në kushtetutën e BRSS të Brezhnjevit të vitit 1977 dhe atë të Stalinit (1936)
zbatohet forma e shefit të shtetit si Presideum i Sovjetit Suprem.

PËRGJEGJSIA E SHEFIT TË SHTETIT

Për kushtetutshmërinë dhe demokracinë kjo ka një rëndësi të madhe. Për sa i përket
monarkut, ai jnuk i përgjigjej askujt, ngjashëm është edhe në shtetet me diktaturë
personale. Në shtetet me system presidencial ekziston përgjegjsia e kryetarit, kështu psh
sipas Kushtetutës së SHBA-ve kryetari i shtetit dënohet në rast të tradhëtisë, mito dhe
krimeve të tjera të rënda.
E drejta e fillimit të procedurës i takon Kongresit, në bazë të institucionit të impicimentit. Në
sistemet parlamentare shefi i shtetit, kryetari paraqitet para popullit, zotit dhe historisë.
Në shtetet socialiste për rast tradhëtie të tij, ai është likuiduar fizikisht.

QEVERIA – në kuptimin e gjërë politik, me termin qeveri kuptojmë pushtetin. Ai përdoret


edhe për ti shënuar të gjitha organet më të larta legjislative dhe ekzekutive të shtetit.
Përfundimisht ky term përdoret për ta emruar organin më të lartë të pushtetit ekzekutiv.
Nga të gjitha organet dhe institucionet e shtetit, qeveria ka më shumë prioritet, sepse
pushteti nuk mund të paramendohet në qoftë se nuk zbatohet. Pushteti ekzekutiv paraqet
një ndër mekanizmat kryesor të pushtetit dhe formën themelore, nga e cila pasqyrohet
karakteri i pushtetit dhe brendia e rregullimit politik në cdo shtet.

QEVERIA NË SISTEMIN PARLAMENTAR

Është organi më i lartë ekzekutivo-politik në një vend. Qqeveria parlamentare së pari


paraqitet në Angli, që në praktikën e monarkut që ti ftojë në konsulltime ca anëtarë të
Këshillit Mbretror.
Një ndër karakteristikat e qeverisë parlamentare është se ajo formohet në parlament dhe
mvaret nga ai. Ajo formohet nga funksionar politik që kanë shumicën në parlament dhe
mvaret nga ai. Ajo formohet nga funksionar politik që kanë shumicën në parlament.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 14
Qeveria në tërësi e ushtron pushtetin ekzekutiv dhe administrative, njëherit ajo është
kolegj ministrash të cilët mbajnë përgjegjsi individuale si ministra në krye të dikastereve
përkatëse.
Qeveria duhet ta gëzojë besimin e parlamentit.
Në Angli, qeverinë e formon ajo parti që ka ngadhnjyer në zgjidhjet parlamentare dhe
është homogjene sepse formohet nga një parti politike. Në krye të qeverisë gjendet
kryeministri, i cili është lider i partisë në pushtet.
Qeveria ka të drejtë të kërkoj zgjedhje të parakohshme. Qeveria angleze formohet në
formë të kabinetit, politikën faktike e udhëheq kryeministri dhe Kanbineti. Ajo përbëhet prej
30 anëtarë.
Kabinetin e përbëjnë emrat më të shquar të partisë në pushtet të cilët udhëheqin me
ministrinë e jashtme, brendshme, mbrojtjen, financat e buxhetit, me ekonominë, drejtësinë
etj.
Në Francë parlamenti paraqet pushtetin themelor. Pushteti ekzekutiv sipas kushtetutës së
Francës të vitit 1875 i takon Kryetarit të Republikës, të cilin funksion e ushtron drejtpërdrejt
dhe që formohet sipas vullnetit të parlamentit.
Më vonë pushteti faktik është ushtruar nga Këshilli i Ministrave ku qeverinë e formon
mandatari që e cakton presidenti dhe e miraton parlamenti, dhe ka mundësi ta rëzojë
qeverinë.

ORGANI EKZEKUTIV NË SISTEMIN PRESIDENCIAL

Funksionet legjislative dhe ekzekutive janë të ndara. Pushteti ekzekutiv gjendet në duart e
kryetarit të republikës, që mund të përgjigjet vetëm para popullit.
Kryetari është shef i shtetit, kryekomandant supreme i forcave të armatosura, krytar i
pushtetit administrative dhe qeverisë.
Ai emron udhëheqsit e departamenteve të administratës udhëheq punët e jashtme që
ndryshe njihet si sekretar shtetror.
Edhe pse këtu përdoren termet qeveri dhe kabinet në të vërtët nuk kemi as qeveri e as
kabinet. Vendimet i merr kryetari.

ORGANI EKZEKUTIV NË SISTEMET MONOPOLISTE

Forma e parë e këtij sistemi u paraqit në sistemet politike autokrate dhe absolute. Sistemi
monopolist nuk paraqet qeverisje personale ose diktaturë personale. Kjo është qeverisje
plutokratike, oligarkike, militariste.
Në sistemet bashkëkohore monopoliste, funksiononin vendimtarë të pushtetit e ushtron
qeveria e cila i nënshtrohet një personi. Në këtë system ekzisotn edhe organi përfaqsues.

ORGANIZIMI I PUSHTETIT EKZEKUTIV NË SISTEMIN E KONVENTIT

Sipas Kushtetutës së Zvicrrës ky nocion paraqet një nga format e shprehjes së sovranitetit
popullor. Përfaqsues i sovranitetit të popullit është Kuvendi, i cili në cdo 4 vjet zgjedh
Këshillin Federativ prej 7 anëtarësh dhe ushtron pushtetin më të lartë ekzekutiv dhe
administrative.
Këshilli Federativ nuk ka cilësinë e kolegjit të ministrave, kabinetit dhe as të qeverisë.
Në kushtetutën e Uruguajit pushteti ekzekutiv i besohet Këshillit Kombëtarë, i cili përbëhet
prej 9 anëtarëve, që zgjedhen drejtpërdrejt në cdo 4 vjet. Ky këshill është edhe shef i
shtetit, ai zbaton ligjet, kujdeset për ruajtjen e rendit juridik, udhëheq politikën e jashtme,
emron funksionarët ushtarak dhe gjyqtarët etj.

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 15
SISTEMI I ORGANEVE TË DREJTËSISË

Me këtë system kuptojmë sistemin e vecantë të institucioneve shtetrore që organizohen


dhe funksionojnë jashtë organeve përfaqsuese dhe atyre ekzekutive, të cilat e ushtrojnë
pushtetin gjyqsor. Në sistemin e organeve të drejtësisë hyjnë gjykatat.
Në disa vende në këtë organ përfshihet prokuroria dhe avokatia publike. Organet e
drejtësisë merren me zbatimin e rreguollave të përgjithshme juridike, dhe bën mbrojtjen e
rendit shoqëror, ekonomik e politik.

GJYKATA SI KATEGORI E SË DREJTËS KUSHTETUESE

Gjykatat mbrojnë vlerat dhe interesat themelore të shoqërisë. Ato janë pjesë historike të
njerzimit. Deri sa në fillim paraqiten si këshilla të shtetasve të formuar “AD HOC” sot ato
paraqesin institucione përkatse të pushtetit politik, dhe organe të pazëvendësueshme të
shtetit.Në fillim gjykatat kanë qenë të mvarura nga pushteti ekzekutiv, dhe kanë qenë të
varura drejtpërdrejt nga ai.
Në periudhën e ndarjes së pushteteve, gjykatat u shpallën si organe të posacshme, të cilat
ushtrojnë pushtetetin gjyqsor në mënyrë të pavarur.
Gjykatat kanë ndikuar shumë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeirut, e sidomos
gjatë Revolucionit Borxhez. Gjykatat varen nga niveli i demokracisë në një shtet.
SHBA-të gjykatat i konsiderojnë si institucion më të rëndësishëm të ruajtjes së lirive dhe të
drejtave, të kushtetutshmërisë dhe demokracisë.
Gjykatat paraqesin institucione dualiste, dhe këtu vlen të përmendet mendimi se gjykata
është institucion shoqëror-politik, organ i përkrahjes së pushtetit politik, organ i përbashkët
i shtetasve dhe i dhunës së jashtme, është organ që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut
dhe së fundi është organ i tjetërsimit të tij.

FUNKSIONI GJYQËSOR

Një mori juristësh dhe mendimtarësh, duke filluar nga Ciceroni, Loku, Monteskje kanë
pohuar se funksioni gjyqsor është plotësisht i pavarur dhe shërben si mjet mbrojtës për
keqpërdorjen e funksioneve tjera.
Sociologët dhe politikologët “realist” pohojnë se gjyqsia është institucion thjesht politik.
Funksioni gjyqsor paraqet elementin qenësor të sistemit politik në një vend. Ai përbën
bazën e drejtësisë.
Funksioni gjyqsor është e garantuar me kushtetutë për mbrojtjen e paanshme të lirive dhe
të drejtave të njeriut, të pronës dhe interesave shtetërore e shoqërore dhe formë e
shqiptimit të sanksioneve penale në bazë të përgjegjësisë.
Ajo është formë themelore e ruajtjes së rendit juridik, dhe formë e mbrojtjes së
kushtetutshmërisë.

KOMPTETENCAT E GJYKATAVE

Gjykatave iu është besuar gjykimi i veprave penale, pastaj zgjidhja e konflikteve dhe e
kontesteve mes personave fizik dhe juridik, me karakter pasuror, juridik, familjar etj.
Në disa vende ato ushtrojnë kontrollin e ligjshmërisë së akteve të organeve të
administratës, kur vendoset mbi të drejtat e shtetasve.
Konfliktin administrative mund ta fillojë prokurori, kur konstaton se me ligj është cenuar
individi apo personi juridik.
Lidhur me konfliktin e administratës ekzisotjnë dy sisteme:
- Sistemi i klauzulës së përgjithshme
- Sistemi i numrimit

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
E drejta kushtetuese -II- 16

PROCEDURA GJYQSORE

Ekzistojnë disa llojë të procedurës gjyqsore:


- Penale
- Kontestimore
- Jashtëkontestimore
- Përmbarimit

Procedurat rregullohen përmes ligjeve të vecanta. Për të siguruar objektivitetin e gjykatës


janë zbatuar rregulla të caktuara të procedurës gjyqsore.
Parimet kryesore të këtyre rregullave janë:
- obligimi i gjykatës të marrë në pyetje secilin para se ti shqiptohet denimi
- sigurimi i mundësisë, secilës palë, që para gjykatës drejtpërdrejt ti kundërvihet
palës tjetër, dhe ti kundërshtoj pohimet e saj
- e drejta e palëve që para gjykatës ti shqyrtojnë cështjet me gojë
- puna publike e gjykatës
- e drejta e palës të kundërshtoj vendimin e gjykatës së shkallës së parë

gjykatat marrin vendime sipas ligjit, mirëpo në disa vende ato duhet të zbatojnë aktet e
organeve ekzekutive-politike dhe ato të administratës. Gjykatat anglo-saksone, vendimet i
mbështetin, në vendimet e plotfuqishme të gjykatave të marrura më herët “PRECEDENTI”.
Sistemi i gjykatave në vendet unitare është i thjesht, ndërsa në ato federative më i
ndërlikuar.
Gjykatat ndahen në:
- Gjykata të shkallës së parë (themelore)
- Gjykata të shkallës së dytë (apelit)

PROKURORIA

Prokuroria ekziston në të gjitha vendet. Ky institucion emrohet si:


- Prokurori publike
- Prokurori shtetrore

Funksioni i prokurorisë qëndron në ndjekjen e kryesve të veprës penale, dhe përfshinëë


fillimin e procedurës penale dhe paraqitjen e mjeteve të rregullta juridike.
Në shtetet socialiste, prokuroria ka pasur për mission të kontrollojë zbatimin e përpikt të
ligjit.
Në SHBA në krye të Prokurorisë Federative gjendet prokurori (atorny) i përgjithshëm, të
cilin e emron presidenti me pëlqimin e Senatit, dhe i cili njëkohsisht është edhe ministër i
drejtësisë.
***

***
Created by V.R.H***
***
23th May 2005***

Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

You might also like