You are on page 1of 3

Kosova ka nje gjeologji te larmishme qe renditet ne moshe nga Neo Proterozoik deri ne Holocen.

Gjeologjia eshte e karakterizuar nga tipare substanciale strukturore ne shkalle regjonale duke perfshire
shkarjet normale dhe thyerjet. Nje thjeshtezim i pergjithshem i sekuences stratigrafike paraqitet si vijon:
Holoceni: depozitime shpatore te formuara nga alterimi i maleve dhe aluvionet e depozituara nga lumenjte.
Plioceni: silizore andezitike.
Mioceni i Siperm Plioceni: formacioni i linjitit nga akumulimi dhe shperberja pasuese e bimesise ne
pellgjet sedimentare
Oligo-Mioceni: konglomerate, argjila dhe gelqerore te shoqeruar nga magmatizmi acidik e mesatar.
Molase te Kretakut te Vonshem: karbonate te ujrave te ceketa dhe shkembinj klastike.
Flish i Kretakut te Siperm: gelqerore mergelore, ranore dhe konglomerate.
Kretaku i Hershem: konglomerate, ranore dhe alevrolite.
Jurasiku i Vinshem: Gelqerore masive.
Triasik - Jurasik: magmatizmi bazik dhe acid, i shoqeruar nga riftimi i kores ofiolitike dhe obduksioni i
shkembinjve ultrabazike.
Triasik: shkembinj klastike ose vullkanike qe i japin udhe platformave karbonatike qe ngrihen ne dolomite,
disa prej te cileve jane te metamorfizuara ne mermere.
Permo - Triasiku: karbonate, klastike, filite, shiste dhe kuarcite qe jane vershuar nga magmatizimi acid
(kuarc porfiret).
Palaeozoik i Vonshem: shiste.
Neo Proterozoik - Palaeozoik: bazamenti u shisteve, gnejseve dhe amfiboliteve qe jane vershuar nga
plutonet granitike.

Gjeologjia e Kosoves

Shkembinjte me te vjeter formojne bazamente te Neo Proterozoikut, qe eshte i perbere nga shiste
kristaline dhe granite, qe perfaqesojne produktet e metamorfizimit krahinor te shkalles se larte. Keta
shkembinj dalin kryesisht ne verilindje te Kosoves. Mbi bazamentin kontinental shtrihet nje sekuence e
sedimenteve detare te ujrave te lehta (klastike dhe kimike) te Permianit te Vonshem Triasik i Hershem, qe
jane pershkuar nga magma acide, pasi korja kontinentale eshte holluar duke rezultuar anateksin e
shkembinjve, qe kane ekzistuar me pare. Tendosja dhe hollimi i vazhdueshem kane uar ne ndarjen fizike te
kores kontinentale duke rezultuar ne ekstruzionin e bazalteve, qe kane perfshire ne gjirin e tyre forma te
rregullta te perqendrimeve te kromiteve me permbajtje te larte. Kjo ndarje eshte mjaft e gjere duke
shpene ne formimin e oqeanit Paratethys qe u formua permes Ballkanit duke perfshire dhe Kosoven.
Paratethys ishte nje dege e oqeanit kryesor Tethys qe u formua permes Europes Jugore, Mesdheut dhe

Afrikes Veriore. Nje ndryshim i levizjes se tektonikes se pllakave oi ne mbylljen e rastit te Oqeanit te Tethys
t ne Mesozoik, duke perfshire nje segment te quajtur Oqeani i Vardarit (Parathethys i) permes Kosoves.
Ne kohen e Jurasikut te Vonshem, prania e mbetjes se oqeanit te Vardarit si nje det i ceket oi ne
depozitimin kimik te platformave karbonatike te trasha dhe me shtrirje te gjere. Ne kohen Kretake, terheqja
e ndodhur e ketij e deti dhe stabiliteti i vendosur si nje lugine kontinentale pasive, oi ne depozitimin e
sedimenteve klastike qe renditen nga te origjines detare ne ate toksore. Perplasja midis masave tokesore qe
pati vendosur ne krah Oqeanin e Vardarit, shkaktoi obduksionin me drejtim perendimor te mbetjeve te kores
oqeanike mbi koren kontinentale. Si rezultat i mbetjeve te kores oqeanike te gjetura neper Ballkan, duke
formuar sekuencat ofiolitike lineare te vendosura gjate drejtimit strukturor krahinor VVP JJL. Keto ngjarje
obduksioni jane shume fazore dhe do te perfaqesonin akrecionin e kores, duke sjelle si pasoje zhvillimin e
shume bazave lineare te ofioliteve, duke renditur moshen e obduksionit nga Jurasiku ne Kretak.
Shkembinjte qe jane mbihipur gjate zhvendosjes se ofioliteve jane quajtur shkembinj te Shtrojes dhe
formojne njesite te quajtura Melanzhe. Melanzhe te tilla ofiolitike jane te karakterizuara nga perberja e
silicoreve, serpentiniteve, vullkanikeve mafike dhe karbonateve, qe mund te takohen ne forme fragmentesh
brenda njesive te olistostromeve te sortuara ne menyre kaotike. Me Kretakun e Vonshem, perplasja
kontinentale e gjere gjate orogjenezes Alpine oi ne formimin e Alpeve dhe shoqeroi vargjet malore permes
Europes Qendrore dhe jugore. Erozioni i shpejte i ketyre shkembenjve me origjine kontinentale dhe detare,
solli si pasoje depozitimin e sekuences se flishit qe i mbulon dhe qe eshte i perbere nga gelqerore mergelore
dhe shkembinj klastike. Kur orogjeneza Alpine u dobesua, vargje te reja malore u eroduan per te prodhuar
molaset kontinentale mbuluese, qe formian ne menyre mbizoteruese pellgjet ndermalore permes zones
Alpine. Disa nga sedimentet klastike kontinentale te ruajtura ne Kosove perfaqesojne probabilisht depozitime
molasike. Pellgjet e depresioneve brenda Kosoves kane qene vendi i lulezimit te rritjes se bimesise qe pas
mbulimit nga sedimentet oi ne formimin e vendburimeve shtresore te linjitit qe shfrytezohen nga KEK.
Akullimet Pleistocenike qe prekin Europen, kane levizur sasi te medha te mbuleses se truallit nga unaza e
Kosoves e maleve rrethues, gje qe ka shpene ne formimin e depozitimeve te shpatit gjate aneve te pjerrta
te maleve.

You might also like