You are on page 1of 11

1. Cilat jane fazat e zhvillimit te mendimit shkencor ? Varesisht nga metodat e perdorimit dallojme tri faza: 1.

Faza e parashikimit te fenomeneve dhe dukurive (metoda e metaobservacionit). 2. Faza analitike (metoda analitike). 3. Faza e qasjes sistemore (metoda e qasjes sistemore). 2. Si i studion fenomenet dhe dukurit qasja vrojtuese-pershkruese? Objekti I studimit shqyrtohet ne globalitet duke mos hyre ne analizen e thelle dhe zberthimin e tij. Kjo qasje fokusohet vetem ne ligjesit e ndodhjes se ngjarjes dhe perseritjen eventuale te dukurive duke synuar keshtu te parashikohen ngjarjet e ardhshme. Qasja vrojtuese-pershkruese siguron rezultate ne rastet kur dukurit I perkasin fenomeneve deterministike. Fenomenet deterministike perkunder ndryshimit te rrethanave gjithmone rezultojne me pasoja te njejta, cka do te thote se rezultatet e funksionimit te tyre mund te parashikohen me siguri te plote. 3. Si e shiqon objektin e studimit qasja vrojtuese-pershkruese? Objekti i studimit shqyrtohet ne globalitet duke mos hyre ne analizen e thelle dhe zberthimin e tij. 3. Cilat fenomene i studion qasja vrojtuese-pershkruese? Fenomenet detemernistike. 4. Kur filloi te perdoret qasja analitike? Qasja vrojtuese-pershkruese ne hulumtimin e fenomenve dhe dukurive dominoi deri ne fillim te shekullit te 16. 5. Cilat fenomene i studion qasja analitike? Numri me i madh i fenomeneve ne natyre jane te karakterit stohastik (propabil) rezultatet e funksionimit te tyre nuk mund te parashikohen me siguri te plote cka do te thote se jane te mundshme rezultatet e ndryshme te cilat mund te parashikohen se do te ndodhin me nje probabilitet te caktuar. 6. Cilat jane fazat e hulumtimit te fenomeneve dhe dukurive sipas qasjes analitike? Qasja analitike fillon me aplikimin e metodes se induksionit, sipas se ciles hulumtimi I fenomeneve dhe dukurive kalon neper disa faza: 1. Definimi I fenomenit (dukurise, objektit ose problemit), 2. Analiza dhe zberthimi I fenomenit ne pjese perberese, 3. Hulumtimi I rrjedheshmerise midis pjeseve, 4. Krijimi I relacionit shkaku-pasoja midis te gjitha pjeseve te atij fenomeni, 5. Shpjegimi I fenomenit (zgjidhja e problemit) 7. Kur filloi te perdoret qasja sistemore ne hulumtimin e fenomeneve dhe dukurive? Albert Einstein ne vitin 1908, ne baze te hulumtimit te disa fenomeneve fizike te cilat nuk mund te shpjegoheshin me aplikimin e qasjes analitike zbuloi te ashtuquajturen: Teori te relativitetit. Ketu eshte fjala per disa fenomene dhe dukuri te nderlikuara dhe komplekse veprimi I te cilave nuk ka mundur te shpjegohet perms shpjegimit ite vetive te pjeseve veq e veq. Keto dukuri Einstein i shpjegoi permes efektit sinergjik ose sinergjise se sistemit. 8. Cila metode ne hulumtimin e fenomeneve dhe dukurive e karakterizon qasjen analitike dhe cila qasjeje sistemore? Metoda induktive e karakterizon qasjen analitike, ndersa metoda deduktive qasjen sistemore. 9. Si i studion fenomenet dhe dukurit qasja sistemore?

Fenomenet ose dukurite studiohen ne kuader te teresis dhe ne marredhenje me rrethinen ne te cilen veprojne, ne kushte te zhvillimit dhe te dinamizimit. Kjo do te thote se fenomenet dhe dukurit shiqohen jo ne gjendje statike por dinamike. 10. Cka kuptoni me efektin sinergjik dhe si krijohet ai? Efekti sinergjik krijohet si rezultat i interaksionit midis pjeseve (elementeve) te teresis cka nenkupton se pjeset ne te njejten kohe funksionojne si shkak dhe pasoje me ndikim te dyanshem. 11. Ne cilin vit u afirmua qasja sistemore? Qasja sistemore u afirmua sidomos ne vitin 1930 dhe sot paraqet metode kryesore te hulumtimeve ne shkencat fundamentale dhe aplikative. 12. Cili eshte dallimi kryesor midis qasjes analitike dhe qasjes sistemore? Paraqitja e relacionit midis pjeseve te nje dukurie te nderlikuara sipas metodes induktive dhe sipas metodes deduktive A--B AB Vetite e teresis te cilat tani paraqesin sisteme jane produkt i interaksionit midis pjeseve te asaj teresi. 14. Me cilen shkence eshte lidhur ngushte formimi i informatikes? Formimi i informatikes si shkence eshte i lidhur ngushte me disiplinen shkencore te quajtur kibernetike, shkence mbi qeverisjen dhe komunikimin me qenie te gjalla dhe makina. 15. Si definohet kibernetika dhe kur u formua si shkence? Kibernetika eshte shkence mbi qeverisjen dhe komunikimin me qenie te gjalla dhe makina. U formua si shkence ne vitin 1948. 16. Cka do te thote fjala kibernetike? Fjala kibernetike rrjedh nga fjala greke Kibenrete, qe do te thote timonier I anijes, dhe te cilen e kishin perdorur me pare Platoni (427-347 p.e.re) ne kuptim te drejtimit te anijes shteterore dhe shkencetari freng H. Ampere (1834) ne kuptim te menyres se qeverisjes dhe te udheheqjes se shtetit. 17. Kush ishte themelues i kibernetikes? Themeluesi i kibernetikes ishte Norber Winer. 18. Cila ishte esenca e zbulimit te Norbert Winerit? Thelbi i konceptit te Einerit ishte qendrimi i tij mbi ligjet e pergjithshme te qeverisjes dhe te komunikimit me sistemet e natyres se ndryshme (sisteme biologjike, teknike, shoqerore) ku informata ka rolin kryesor dhe paraqitet si instrument kyc. 19. Pse themi se informata e ka rolin kyc ne procesin e qeverisjes? Sepse ne baze te informates ne mund te shpjegojme sisteme te ndryshme (sisteme biologjike, teknike, shoqerore) dhe per te kuptuar rendesine e informatave ne procesin e qeverisjes duhet te kuptojme konceptet qeverisje kibernetike dhe qarku rregullues dhe lidhja e serishme prapavajtese LSP. 20. Sipas cilit model i paraqiti Wineri rezultatet e hulumtimit te tij? Rezultatet e hulumtimeve te tij Winer-I I paraqiti sipas nje modeli te thjeshte te cilin e quajti qarku rregullues. 21. Cilat jane elementet e qarkut rregullues? Elementet e qarkut rregullues jane: 1. Inputet-madhesite hyrese(I), 2. Pengesat-inputet e papritura(P), 3. Njesia qeverisese(X),

4. 5. 6. 7. 8. 9.

Sinjalet qeverisese(SQ), Sinjalet korrektuese(SK), Njesia e qeverisur(Y), Procesi transformues(T), Otputet-madhesite dalese(O), Lidhja e serishme prapavajtese(LSP).

22. Shpjegoni funksionimin e qarkut rregullues? Ne sistemin hyjne inputet te cilat duhet te shndrrohen ne outpute(O) por ne sistem veprojne edhe pengesat e papritura(P). Inputet dhe pengesat e papritura i pranon njesia qeverise(X), i analizon dhe i jep urdherese njesise se qeverisjes(Y) lidhur me menyren e ekzekutimit dhe transformimit te tyre. Njesia qeverisur(Y) realizon procesin transformues dhe mundeson krijimin e outputit ose madhesis dalese(O), outputi i realizuar permes lidhjes serishme prapavajtese(LSP) e cila ben te mundur krahasimin e perhershem te otuputeve te sendertuara(Y) me inputet e percaktuara, realizon funksionimin e kontrollit (vetekontrollit) lidhur me realizimit e qellimit apo te trenaformimit te inputeve(I) ne outpute(O). Kjo nenkupton se oputputet ndikojne ne menyre reversibile ne inputet e ardhshme, e me kete edhe ne karakterin e aktivitetit te ri qeverises. 23. Cilat jane llojet e lidhjes se serishme prapavajtese? Jane: LSP negative dhe LSP pozitive. 24. Cili eshte funksioni kryesor i LPS pozitive? LSP pozitive synon rritjen e inputeve ne funksionimin e sistemit me qellim te rritjes dhe zhvillimit te tij, ndermjet rritjes se outputeve. 25. Cili eshte funksioni kryesor i LSP negative? Funksioni LSP negative eshte te ruaj gjendjen konstante te sistemit, te nxit aktivitetet qeverise lidhur me sendertimin e qellimit te caktuar, te menjanoj ndikimet e teperta te rrethines te cilat do te shmangnin funksionimin e sistemit nga rruga e cila e shpie drejte realizimit te qellimit te caktuar. 26. Cfare eshte funksionimi i sistemit ne gjendjen e entropise? Funksionimi i cdo sistemi percillet me nje rrezik te shmangies nga realizimi i qellimit te percaktuar, qofte per shkak te veprimit te pengesave nga rrethina, apo si pasoje e anomalive dhe dobesive te ndryshme ne qeverisjen e sistemit te cilat perfundojne me entropine. 27. Cka kuptojme me entropi ne teorine e sistemeve? Ne teorine e sistemeve entropia eshte mase e crregullimit dhe mosfunksionimit te sistemit, entropia eshte mase e pasigurise se parashikimit te sjelljes se sistemit ne te ardhmen, entropia eshte mase e transparences se sistemit, perkatesisht e mundesise se sigurimit te nje pasqyre te sjelljes ekzistuese te sistemit. 28. Cka kuptojme me entropi ne teorine e informatave? Ne teorine e informatave entropia eshte mase e sasise se nevojshme te informatave per qeverisje me sisteme. 29. Cili kusht duhet te plotesohet per menjanimin e entropise? Kushti per menjanimin e entropise eshte ruajtja e dallimeve ne potencialet e elementeve te sistemit, dhe sa me e madhe te jete kjo diference aq me e vogel do te jete entropia. 30. Si quhen inputet te cilat mundesojne menjanimin e entropise? Inputet te cilat i mundesojne sistemit qe te menjanoje entropine quhet negentropi. 31. Cilat jane derivatet e kibernetikes?

Derivatet e kibernetikes jane: teoria e komunikimit, teoria e vendosjes, teoria e programimit, teoria e LSP, teoria e pergjithshme e sistemeve. 32. Pse jane ato te rendesishme nga aspekti i zhvillimit te informatikes ? Qe nga lindja e kibernetikes (1948) e deri me sot jane zhvilluar shume teori te reja te cilat synojne te shpjegojne aktivitetet te brendshme te qeverisjes se sistemeve, te cilat pikembeshtetjen e tyre e kane te kibernetika 33. Cka dini lidhur me teorine e komunikimit? Teoria e komunikimit definon marredheniet e ndryshme te cilat krijohen midis paleve te interesuara gjate procesit te transmetimit te informatave. Transmetimi i informatave behet ndermjet sistemeve te ndryshme qe paraqiten si partner komunikues, por edhe nepermjet nensistemeve ose elementeve ne kuader te sistemit. Me qene se edhe kjo teori eshte e pergjithshme, me kohe eshte subspecializuar dhe nga ajo jane zhvilluar teoria e informatave, kodimit, shenjave (semiotika) 34. Cka perfshin teoria e komunikimit? Perfshin marredheniet e ndryshme te cilat krijohen midis paleve te interesuara gjate procesit te transmetimit te informatave. 35. Cka mundeson teoria e informatave? Teoria e informatave mundeson mbizoterimin e problemit te stohasticitetit te sistemeve. 36. Ne cka bazohet teoria e informatave? Bazat e kesaj teorie i vuri Clode Shannon (1948) ne librin e tij Teoria matematikore e komunikimit. Ne kete veper ai i kushtoj vemendje perkufizimit te nocionit informata dhe matjes se sasise dhe vleres se saj duke u bazuar ne metoda matematikore dhe statistikore. Shannon propozoi matjen e informates duke u bazuar ne teorine e probabilitetit. Ky qendrim i tij kishte ndikim te madh ne zhvillimin e metutjeshem te kibernetikes sepse informata eshte nocion kyc i qeverisjes, pa informata nuk ka qeverisje te suksesshme te sistemeve te organizuara. Te gjitha sistemet qe i verejme ne natyre dhe ato qe i ka krijuar njeriu paraqesin sistemet e organizuara. Funksionimi i cdo sistemi eshte i kushtezuar nga sasia dhe cilesia e informatave dhe rrymimi i tyre neper kanale se bashku me materien dhe energjine. 37. Ne cka bazohet teoria e kodimit? Teoria e kodimit definon menyren e shprehjes se permbajtjes se informatave, perkatesisht mundesite e shndrrimit te shenjave, simboleve apo sinjaleve nga nje forme ne tjetren per te qene te pershtatshem per transmetim neper kanalin komunikues te sistemit te komunikimit. 38. Ne cka bazohet teoria e shenjave? Teoriae shenjave (semiotika) definon elementet e paraqitjes se permbajtjes se informatave (shenjave, simboleve dhe sinjaleve) dhe mundesite e lidhjes se tyre ne nje tersi te kuptueshme. Teoria e shenjave ka gjetur perdorim edhe ne teorine e informative, sidomos ne aspektin e mbareshtimit te struktures se informates. 39. Ne cka bazohet teoria e vendosjes? Teoria e vendosjes bazohet ne perpunimin e informatave ne kuader te operacioneve te mundshme. 40. Cka kuptoni me procesin e marrjes se vendimeve? Procesi i marrjes se vendimeve ka te beje me zgjedhjen e alternatives me te mire ne mesin e alternativave te mundshme. 41. Cka perfshine procesi i marrjes se vendimeve?

Mvaresishte nga vendimet qe merren procesi i marrjes se vendimeve perfshine: vendosjen racionale, vendosjen intuitive, vendosjen heuristike. 42. Si definohet teoria e programimit? Teoria e programimit definon menyren e shfrytezimit te informatave ekzistuese ose te mbledhura. 43. Cka perfshine teoria e programimit? Kjo teori permban: teorine e algoritmeve dhe teorine e automateve. 44. Cka perfshine teoria e algoritmeve? Teoria e algoritmeve percakton menyren e paraqitjes metodologjike te njohurive permes hapave te caktuar ne menyre qe te sigurojne zgjedhjen e problemit. 45. Cka eshte algoritmi ? Algoritmi paraqet rendin, rregullin dhe teknologjine per zgjedhje graduale te problemit te caktuar. Keto rregulla, ky rend dhe kjo teknologji mundesojne qe te dhenat fillestare permes procesit te perpunimit te te dhenave, sipas hapave te caktuar, ti shndrrojme ne rezultatin perfundimtar te cilin e kerkojme. Algoritmit mund te paraqiten ne forme grafike ose analitike, paraqitja grafike e algoritmeve mundeson nje pasqyre te qarte te paraqitjes se hapave algoritmik kurse paraqitja analitike e algoritmeve ka te beje me pershkrimin tekstual te hapave algoritmik. Kjo forme e paraqitjes nuk eshte efikase per detyrat nderlikuara te cilat kane me shume hapa algoritmik. 46. Cka definon teoria e automateve? Teoria e automateve definon konstrukcionin e mundeshem algoritmik te makines, perkatesisht te pajimeve dhe preparateve te cilat i jane dedikuar kryerjes se operacioneve te caktuara fizike ose logjike. 47. Si klasifikohet teoria e LSP? Klasifikohet ne teorine teknike te LSP dhe ne teorine teorine sociale te LSP. 48. Me cka merret teoria teknike e LSP? Teoria teknike e LSP merret me percaktimin e menyrave te realizimit te LSP ne sistemet teknike. 49. Me cka merret teoria sociale e LSP? Teoria sociale e LSP merret me percaktimin e menyrave te realizimin te LSP ne sistemet shoqerore dhe ne bashkesi. 50. Kur u formua teoria e pergjithshme e sistemeve dhe cka hulumton ajo? Teoria e pergjithshme e sistemeve u krijua si rezultat i punes se perbashket te disa shkencetareve te profileve te ndryshme te cilet ne vitin 1954 tentuan te parandalojne ndarjen e metutjeshme te shkencave globale ne shkenca gjithnje e me te specializuara. Kjo teori synon te hulumtoj dhe te definoj strukturen e pergjithshme, do te thote teresin. 51. Si studion sistemet teoria e pergjithshme e sistemeve? Sipas kesaj teorie sistemet trajtohen si pjese e nje teresie me te madhe, ne kontekstin e terezis se tij dhe ne marredhenje me rrethinen te ciles i perket ne kushtet te dinamizmit dhe te zhvillimit te tij. Kjo vlene sidomos per problemet ekonomike te cilat ballafaqohen me problemet e rritjes dhe te zhvillimit, te cilat i njeke nje logjik e njejte, pavaresisht nga fusha shkencore qe i trajton ato. 52. Permend konceptet e teorise se pergjithshme te sistemeve? Jane funksionimi i sistemit, koncepti hierarhik, koncepti i diferencimit dhe i specializimit, koncepti holistik, koncepti teknologjik, koncepti i ekuifinalitetit.

53. Shpjego secilen nga konceptet e teorise se pergjithshme te sistemeve? 1. Funksionimi i sistemit i cili sendertohet permes procesit transformues te intputeve ne outpute. Ky proces eshte rezultat i interaksionit te elementeve te sistemit dhe i interaksionit te sistemit me rrethine. Funksioni i sistemit rrezikohet nga entropia, e cila paraqet masen e dezorganizimit dhe crregullimit ne sistem. Entropia paraqet te kunderten e funksionimit te sistemit dhe te kunderten e informates. Sistemi eshte ne mardhenje me rrethinen, ai merr nga rrethina materien, energjine dhe informatat apo madhesit hyrese(inputet) dhe i dergon rrethines rezultatet e funksionimit apo madhesit dalese(outputet). Ne kete menyre elementet e sistemit jo vetem se jane ne interaksion ne njera tjetren, por edhe sistemi eshte ne interaksion me rrethinen. 2. Koncepti hirarhik shpreh faktin se cdo sistem perbehet nga pjeset apo nen sistemet dhe eshte pjese e minisistemeve tjera me te medha. Marredheniet midis sistemit, nensistemit dhe mbisistemit jane marredhenie hirarhike ne kryerjen e detyrave. 3. Koncepti i diferencimit dhe specializimit niset nga konstatimi i me hershem se elementet apo nensistemet kryejne funksione te caktuara, te specializuara ne kuader te sistemit. Cdo element apo nen sistem kryen nje funksion parcial dhe ne saje te interaksionit me elemente tjera i kontribuon funksionimit integral te sistemit. 4. Koncepti holistik sipas te cilit elementet apo pjeset prej te cilave perbehet sistemi mund te analizohet dhe te kuptohen dhe ate ne kuader te teresise te ciles i perkasin. Kjo ide mund te permblidhet ne thenjen teresia eshte me e madhe se shuma e pjesve. Elementi i izoluar dhe i ndare nga teresia qe i perket humb nga tiparet e tij. 5. Koncepti teknologjik- funksionimi i cdo sistemi i nenshtrohet qellimit te caktuar dhe te perkufizuar mire. Te gjitha elementet e sistemit jane te orientuar kah arritja e qellimit te njejte. 6. Koncepti i ekuifinalitetit- sipas te cilit qellimi i njejte ne funksionimin e sistemit mund te arrihet me metoda te ndryshme. 54. Ne cilin vit u themelua informatika si shkence? Informatika si shkence u themelua ne vitet e 50-ta. 55. Si definohet informatika? Informatika definohet si shkence mbi mbledhjen, perpunimin, bartjen dhe shfrytezimin e informatave me ndihmen e pajimeve teknike ne kuader te sistemit informativ. 56. Cilet jane hapat me te rendesishem ne zhvillimin e shkencave te cilat sollen deri te zhvillimi i informatikes? QASJA SISTEMORE--> KIBERNITIKA- -> TEORIA E KOMUNIKIMIT (teoria e informatave, kodimit, shenjave), TEORIA E VENDOSJES (teoria e vendosjes racionale, intuitive, heuristika), TEORIA E PROGRAMIMIT (teoria e algoritmeve, automatave), TEORIA E LSP (teknika e LSP, LSP sociale), TEORIA E PERGJITHSHME E SISTEMEVE -->INFORMATIKA. 57. Cka kuptoni me mvarshmerin informative? Afarizmi bashkekohore nuk mund te mendohet pa perdorimin e mjeteve dhe metodave te informatikes. Shpesh here na bie te degjojme per mvaresine informative me te cilen synohet te vihet ne dukje pamundesia e plote ose e pjeserishme e kryerjes se puneve pa perdorimin e teknologjise informative. Ky konstatim eshte edhe me bindes ne qoftse kemi parasysh faktin se ne gjysmen e dyte te shek 20, disa dukuri ne boten bashkohore treguan rritje eksponenciale e cila kishte si pasoj krijimin e krizes se hapesires dhe krizes informative sepse erdhi deri te nje rritje te vellimit te te dhenave te cilat eshte dashur te mblidhen, te perpunohen, te ruhen apo te transmetohen. Jane vrejtur ndryshime ne sistemin afarist te ndermarrjeve, ne menyren e organizimit te ndermarrjeve dhe te bashkepunimit midis tyre. 58. Pse themi se informata eshte resurs i rendesishem ne ndermarrje ?

Sepse sot te punosh dhe te menaxhosh me sukses do te thote te jesh i informuar mire kjo na shtyn te konkludojme se marrja e vendimeve ne kushtet bashkohore te zhvillimit te afarizmit duhet te kete per baze informata cilesore. 58. Pse themi se teknologjia informative eshte faktor i rendesishem i suksesit dhe efikasitetit te afarizmit? Teknologjia informatike eshte inkorporuar ne prodhim, shitblerje, krijimtari shkencore dhe afariste, ne menaxhment dhe ne kryerjen e sherbimeve te ndryshme. Duke pasur per baze kete qellimi yne eshte qe permes nje qasje komplekse problematikes se organizimit dhe aplikimit te informatikes ne afarizem e ndermarrjeve, ne banka dhe institucione financiare, dhe ne institucione te tjera te arrijne deri te njohurit e mjaftueshme lidhur me domosdoshmerine e aplikimit te teknologjise informative, qellimin e aplikimit dhe efektet e aplikimit te saj. 59. Cka quajme biznes? Me qellim qe puna individuale te jete e dobishme dhe te mundesoje plotesimin e nevojave individuale dhe te shoqerise si teresi, ajo duhet te organizohet. Puna e organizuar e njeriut quhet biznes(afarizem)

60. Cka quajme subjekt afarist? Bashkimi i individeve ose personave te lidhur me njeri tjetrin gjat kryrjes se aktivitetit te caktuar afarist formon subjektin afarist. 61. Si definohet informatika e biznesit? Informatika e biznesit eshte shkence mbi mbledhjen perpunimin, bartjen dhe shfrytezimin e informatave me ndihmen e pajimeve teknike ne kuader te sistemit informativ te aplikuar ne nje rrethin afariste. 63. Cilat shprehje perdoren si sinonim i informatikes se biznesit? Kompjuterizim i biznesit, sisteme informatike hulumtues dhe shkenca kompjuteristike te biznesit. 64. Profesionet me te zakonshme te informatikes se biznesit jane? 1. Prodhuesit e informatave, 2. Perpunuesit e informatave, 3. Shperndaresit (distributoret) e informatave, 4. Punetoret e infrastruktures informative. 65. Permendi disa nga trendet e zhvillimit te informatikes se biznesit? 1. Vendosja e elementeve te teknologjise informative ne nje numer te madh te produkteve dhe sherbimeve, 2. Zhvillimi gjithnje e me i madh i produkteve te reja te bazuara ne perdorimin e elementeve te teknologjise informative, 3. Rritja e ndikimit te teknologjise informative ne ndryshimin e marredhenieve shoqerore dhe prodhuese, 4. Pershtatjen e strategjise afariste me lloje te reja dhe te persosura te prodhimeve dhe sherbimeve te teknologjise informative, 5. Rritja e ndikimit te teknologjise informatike ne rritje e llojit te afarizmit dhe te rezultateve te tij financiare (zvogelimi i shpenzimeve te afarizmit dhe rritja e fitimit), 6. Ndikimi intensiv ne ndryshim e rolit te menaxhmentit ne sistemet afariste, i cili manifestohet me rritjen e kontrollit mbi funksionimin e sistemit. 66. Si definohen te dhenat? Te dhenat perbehen nga shenimet te cilat prezantojne fakte ose detale lidhur me gjerat, aktivitetet, transaksionet etj. 67. Si definohet informata ?

Informata definohet si raport, porosi e dhene mbi gjendjen e sistemit apo zhvillimin e ngjarjes se caktuar. Marresit ajo i jep njohuri apo dituri te re te cilen ai nuk e ka ditur me pare. 68. Cili eshte raporti midis te dhenave dhe informates? Raporti midis informates dhe te dhenes eshte sikurse raporti midis lendes se pare dhe produktit final. 69. Cka eshte karakteristike per informaten? Informata eshte dicka qe e zvogelon ose e eviton papercaktueshmerine e sistemit. Informata i rrit njohurit lidhur me kryerjen e ndonje aktiviteti dhe roli kryesor i saj eshte te provokoj dhe te nxit aktivitete qeverisese lidhur me sendertimin e qellimit te caktuar. 70. Cili eshte funksioni kryesor i informates? Funksioni kryesor i informates eshte te evitoj pasigurine dhe rrethanat e panjohura duke krijuar baze solide per marrjen e vendimeve cilesore lidhur me sendertimin e qellimit te caktuar te funksionimit te sistemit, vecanerisht funksioni i informatave ka rendesi vitale per suksesin dhe efikasitetin e afarizmit, sepse krijon lidhjen dhe relacione te mvarshmeris me te gjitha funksionet tjera ne sistem. 71. Cilat jane atributet kryesore te informates ? 1. Sasia e informates, 2. Cilesia e informates, 3. Vlera e informates ne kohe. 72. Kush e percakton sasine e informatave dhe si matet ajo? Sasia e informates eshte e nderlidhur me rolin e saje ne zvogelimin dhe kontrollimin e entropise. Sasia e informates eshte veti e matshme informative. Matjen e sasise se informatave e ka percaktuar Clode E .Shannon H=- pildpi (xi) 73. Shenoni modelin e Shannonit dhe interpretoni elementet? Sipas Shannonit sasia e informative mund te matet sipas modelit H= pildpi (xi) Simbolet ne modelin e Shannonit kane kete domethenie: H-Paraqet entropine n Paraqet numrin e ngjarjeve te mundshme id Paraqet logaritmin dual. pi- Paraqet probabilitetin e ngjarjes i xi Paraqet ngjarjen prej x1,x2.xi Shenja negative - pas barazimit ka te beje me entropine negative apo negentropin qe eshte sinonim i informates. Derisa entropia shprehe parregullsine dhe percaktueshmerine, informata shprehe te kunderten percaktueshmerine, rregullin dhe organizimin . 74. Cka shprehe entropia ne modelin e Shannonit per matjen e sasise se informates? Entropia shprehe parregullsine dhe percaktueshmerine. Shannon sherbehet me matjen e entropise (percaktueshmerise), e cila ekziston gjithmone kur ekzistojne me shume zgjidhje per epilogun e ndonje ngjarje. 75. Cka shprehe informata ne modelin e Shannonit per matjen e sasise se informative? Sasia e informative shprehe numrin mesatar te vendosjeve binare te nevojshme per transmetimin e sinjalit nga bashkesia te ciles I perket, me cka menjanohet pasiguria apo papercaktueshmeria e sistemit. 76. Cili eshte raporti midis informates dhe pasigurise ?

Me ane te numrit mesatar te vendosjeve binare te nevojshme per transmetimin e sinjaleve nga bashkesia te ciles i perket menjanohet pasiguria. 77. Cili eshte raporti midis informates dhe probabilitetit? Raporti i informates me probabilitetin eshte ne perpjesetim te zhdrejte, me rritjen e informates zvogelohet probabiliteti. 78. Permes cilit kod transmetohen sinjalet ne teorine e informative? Kodi permes te cilit transmetohen sinjalet ne teorine e informative eshte kodi binar qe shpreh gjendjet Po ose Jo. 79. Cila eshte njesia elementare per matjen e sasise se informatave? Bit-i eshte njesia elementare per matjen e sasise se informatave. 80. Sa vendosje binare permban sasia e informatave e barabarte me nje bit? Nje vendosje binare permban sasine elementare te informates qe quhet bit. Kjo nenkupton se vendosja binare ze nje vend qendrore kur eshte fjala per matjen e sasise se informatave. 81. Cka kuptojme me vendosje binare? Me vendosje binare kuptojme ato vendosje kur prej dy mundesive duhet zgjedhim njeren. Kjo nenkupton situaten kur kemi dy alternativa dhe mund te zgjedhim vetem njeren. Zgjedhja e njeres prej tyre do te thote refuzim i tjetres. Zgjedhja duhet te behet me Po ose Jo. Me marrjen e pergjegjeses eliminohet pasiguria. Ne kete raste nevojitet nje vendosje binare per menjanimin e pasigurise. 82. Nese kemi 4 mundesi sa vendoje binare nevojiten? Ne rastin kur kemi kater mundesi te mundshme, menjanimi i pasigurise kerkon 2 hapa perkatesisht 2 vendosje binare 22 . 83. Nese kemi 32 mundesi sa vendosje binare nevojiten ? Ne rastin kur kemi 32 mundesi te mundshme menjanimi i pasigurise kerkon 5 hapa perkatesisht 5 vendosje binare 25 . 84. Nese kemi 128 mundesi sa vendosje binare nevojiten? Ne rastin kur kemi 128 mundesi te mundshme menjanimi i pasigurise kerkon 7 hapa perkatesisht 7 vendosje binare 27 . 85. A jane ne lidheshmeri sasia e informatave qe e zvogelon pasigurine dhe probabiliteti i paraqitjes se asaj ngjarje? Jo sepse vlera e informates eshte ne perpjesetim te drejte me pasigurine dhe ne perpjesetim te zhdrejte me gjasen ose probabilitetin. 86. Kur eshte entropia maksimale? Duke ditur se: p(x1) + p(x2)=1 dhe ne baze te analizes se varshmerise se sasise se informates dhe probabilitetit sipas modelit te Shannonit arrijme ne perfundim se entropia maksimale e sistemit eshte ne rastin kur gjasat e paraqitjes se ngjarjes nga bashkesia e ngjarjeve te mundshme jane te barabarta. 87. Cilesia e informatave a eshte veti e matshme? Cilesia e informatave nuk mund te matet por ajo vleresohet ne menyre indirekte permes pasojave te parashikuara ose realizuara te vendimeve te marrura. 88. Kur themi se informata eshte cilesore? Informata eshte cilesore nese mund te plotesoje nevojat informative te shfrytezuesve, perkatesisht te krijoje kushte ne menyre qe marresi te merr vendime te dobishme. 89. Kur themi se informata ka cilesi te lart?

Themi se cilesia e informates eshte e larte nese marresi i saj duke perdorur ate arrin te evitoje papercaktueshmerine dhe te punoj me nje efikasitet me te larte se sa ne rastin kur nuk do te dispononte me te. Kjo informate e cila eviton pasigurine dhe percaktueshmerine mund te sigurohet ne baza te rregullta ose mund te jete fjala per ndonje informate e cila ka te beje me rastin konkret. 90. Pse na nevojiten informatat? Informatat duhet ti sherbejne marrjes se vendimeve te mira prandaj themi se perdorimi i informates eshte i lidhur me transmetimin e saj konkrete. Ne kete aspekte cilesia e informates lidhet me motivimin perkates dhe me kontributin e saj per marrjen e vendimeve. 91. Cka mundeson analiza What if? Vlera e informates lidhet ngushte edhe me te ashtuquajturen analize te ndjeshmerise ose analize Cka nese(anglisht What if). Analiza e ndjeshmerise ka te beje me testimin e vendimeve dhe te alternativave se cfare munde te jete vlera e pritur e informates ne rast se kushtet ne rrethine ndryshojne brenda intervaleve te caktuara kohore. Shembull: Mund te testohet se cfare ndikimesh ne profit ka rritja ose zvogelimi i tatimit. Me kete analize mund te konstatohet se sa eshte i ndjeshme vlera e pritur ndaj ndryshimeve ne rrethine. 92. Tregoni funksionin e vleres se informates ne kohe dhe hapesirat qe e karakterizojne? 1. Hapesira e prognozimit - ku informata e caktuar merret me heret se sa merret vendimi. Vlera e informates ne kete moment do te jete me e larte dhe ajo bie ne menyre jolineare. 2. Hapesira e kohes reale - ku informata merret ne momentin ku duhet te merret vendimi. Vlera e informates eshte konstante deri ne momentin kur fillon hapesira e vjetersimit. 3. Hapesira e vjetersimit - fillon ne momentin kur informata merret shume vone, atehere vendimi me nuk eshte i nevojshem ose relevant per rrjedhjen e metutjeshme te procesit. Vlerat e informates bie ne menyre eksponenciale. 93. Cka kuptoni me shprehjen komunikim? Komunikimi eshte proces i cili perfshine formulimin, transmetimin, pranimin dhe interpretimin e informatave. Ky proces fillon ne momentin kur ju porositni ushqimin ne ndonje restorant, apo kur ju dergoni ndonje e-mail apo ndonje faks ne anen tjeter te botes. 94. Cka kuptoni me sistemin e komunikimit? Sistemi i komunikimit krijon parakushtet materiale dhe energjike per transmetimin e informates prej burimit deri te marresi i saj. 95. Cilat jane elementet e sistemit te komunikimit? Elementet e sistemit te komunikimit jane: burimi i informates, kujdesi, kanali komunikues, dekoduesi, marresi i informates dhe zhurma ose pengesat e jashtme. 96. Cilat jane llojet e sistemit te komunikimit? Egzistojne sistemet natyrore dhe artificiale te komunikimit. 97. Cka kuptoni me reduancen ne teorine e informatave? Ne teorine e informates reduanca ka te beje me percaktimin e sinjaleve te panevojshme dhe menjanimin e tyre, me qellim te transmetimit korrekt te informates. Reduanca paraqet sinjalet e teperta ne kanalin e komunikimit, te cilat nuk jane te domosdoshme dhe angazhojne ne menyre joracionale kapacitetin e kanalit.

You might also like