You are on page 1of 56

Baliq

2010

Prof. Ass. Dr. Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI
DHE POLITIKE TË
JASHTME
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

2
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Të drejtat autoriale të shtypjes,kopjimit dhe shumëzimit i mban


vetëm autori dhe lejohen vetëm me shkrim nga ana e autorit.
Çfarëdo shkelje eventuale do të qon ne përgjegjësi ligjore.
Prof.Dr.sc.Bekim Baliqi ©
Prishtinë, 2010

3
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Përmbajtja
1. Hyrje
2. Një vështrim i shkurtër mbi
Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacinë.
a. Krijimi i Sistemi Ndërkombëtar dhe Parimi i Sovranitetit
b. Kongresi i Vjenës
c. Lidhja e Kombeve dhe Traktati i Versajës
d. Konventa e Montevideos
e. Kombet e Bashkuara
3. Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare.
a. Liberalizmi
b. Realizmi
c. Konstruktivizmi
4. Evoluimi i Konceptit të Sovranitetit në MN.
5. Politika e Jashtme dhe Diplomacia.
a. Çka është politika e jashtme?
b. Çka është diplomacia?
6. Organizatat ndërkombëtare
7. Hyrje në Diplomacinë Publike
a. Çka është D. P?
b. Si dallohet D. P nga Diplomacia tradiconale?
c. Diplomacia Kulturore
d. Përkufizimi i Diplomacisë Publike
e. Çka janë Komponentët dhe Karakteristikat e Diplomacisë Publike?
f. Elementet përbërëse të Diplomacisë Publike
8. Diplomacia Kulturore
9. Marrëdhënia me Publikun dhe Diplomacisë Publike.
g. “Propaganda” dhe PR-mania
h. Lobimi
i. Sferat dhe Dimensionet e Diplomacisë.
10. Krijimi i Imazhit
11. Përmbledhje
12. Bibliografia.

4
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

5
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

1. HYRJE

Rënia e sistemit komunist në fillim të viteve nëntëdhjeta, la pas vetes jo vetëm


një vakum të rrezikshëm shoqëroro-politik por qoj edhe te shpërbërja e
shteteve shumëkombëshe, siç ishin Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia dhe
Jugosllavia. Në vazhdën e këtyre proceseve kishte një varg secesionesh dhe
shpërbërje shtetesh shumëkombëshe, respektivisht ndodhen luftëra të
përgjakshme për vetëvendosje dhe pavarësim, që si rezultat patën krijimin e
shteteve të reja. Kështu shtetet e sapoformuara, përveç tjerash, u ballafaquan se
shpejti edhe me nevojën e përcaktimit te një politike të jashtme të re, e cila do
të duhej te i mbronte interesat kombëtare dhe përfaqësonte vendin në arenën
ndërkombëtar.

Mirëpo, këto shtete ballafaqoheshin fillimisht me edhe një problem tjetër, atë të
njohjes ndërkombëtare dhe legjitimitetit nga shtetet tjera, si shtete të pavarura
dhe sovrane me te drejta te barabarta dhe të njohura ndërkombëtare. Përveç
vështirësive në konsolidimin e institucioneve dhe problemeve në
demokratizimin e vendit, shumica e këtyre vendeve gjendeshin në një situate
krejtësisht të re në politiken dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto shtete
duhej të hartonin strategjia dhe politika të reja karshi shteteve tjera dhe
çështjeve të ndryshme, të cilat ndryshonin thellësisht nga koha e Luftës së
Ftohtë dhe sistemit bipolar, që ishte sistemi dominues ndërkombëtar. Bota
gjendej në një situatë shumë me komplekse dhe shumë më të ndërlidhur sesa
kurdo here me pare, ne gjendemi në kohen e “fshatit global” e cila tashmë
identifikohet si globalizim. Gjithashtu numri i shteteve me sistem politik te
bazuar ne demokracinë liberale me zgjedhje te lira e demokratike, me liri te
shprehjes dhe shtypit, me ekonomi te tregut te lire dhe me sundim te ligjit është
rritur dukshëm ne vitet e fundit. Për këtë flasin, përveç tjerash, edhe raportet e
organizatave te shumte, si p.sh ajo e Freedomhouse, sipas se cilës ne vitin 2009
46% ose 89 shtete janë tërësisht te lira, 62 apo 32% pjesërisht, ndërsa 22% apo
42 shtete nuk konsiderohen te lira sikurse vendet demokratike.1
Demokratizimi qon ne reforma te brendshme përmbajtjesore, e ne ketë mënyrë

1
Shihe te dhenat e Raportit nga Freedomhouse ne: .
http://www.freedomhouse.org/uploads/fiw09/FIW09_Tables&GraphsForWeb.pdf
6
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

arrihet një përmirësim i dukshëm edhe ne zhvillimin e politikes se jashtme dhe


diplomacisë si rezultat i participimit te qytetareve dhe ndikimit të opinionit
publik në vendimmarrje.

Një risi në politikën e jashtme dhe në diplomaci, është padyshim roli i


teknologjisë informative, shtimi dhe shtrirja e medieve, si elektronike ashtu
edhe te shtypura, e me këto edhe rëndësia e ndikimit te opinionit publik ne
krijimin e politikave te jashtme dhe ne punën e diplomateve. Një nocion i cili
tenton t’ i përfshin këto zhvillime dhe qe këto t’i shfrytëzoj ne favor te
diplomacisë, njihet përgjithësisht si Diplomacia Publike. Kjo do te thote se
veprimi diplomatik ka evoluar ne forma te reja, ku Diplomacia Publike apo ajo
Kulturore bejne pjese ne përshkrimin e këtyre aktiviteteve diplomatike. Në
literaturën shkencore ne këtë temë përkatëse në gjuhen shqipe ende nuk
ekziston asnjë trajtim shkencor apo madje edhe publicistik te kësaj fushe
studimi, sikurse edhe qe është edhe si koncept apo si nocion shume pak i njohur
si për publikun e gjerë ashtu edhe për atë akademik. Diplomacia Publike ka te
beje me menaxhimin e informatave, ngjarjeve dhe pikëpamjeve ne dhe për
opinionin publik ndërkombëtar. Kjo ndodhë në koordinim apo me ndihmën,
qoftë të drejtpërdrejt apo të tërthortë, të politikës së jashtme të një shteti.
Diplomacia publike është një nga çështjet më të spikatura të komunikimit
politik dhe një nga elementet me qendrore te aktiviteteve diplomatike në këtë
shekull.

Pikënisja dhe arsyeja qendrore e Diplomacisë Publike është rrjedha e


informative dhe ideve te përçuara nga një shtet apo organizatë internacionale
ne arenën ndërkombëtare, duke përfshirë me këtë aksion jo vetëm qeveritë por
edhe publikun e gjerë. Në Universitetet e ndryshme botërore Diplomacia
Publike është lëndë e cila studiohet në kuadër te Marrëdhënieve
Ndërkombëtare, e veçanërisht gjate kërkimeve për politiken e jashtme te
ndonjë shteti apo disa shteteve të caktuara. Një pasqyrim i shkurtër i zhvillimit
të MN dhe diplomacisë është prandaj e një rëndësie të veçantë.

7
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

2. Një vështrim i shkurtër mbi Marrëdhëniet


ndërkombëtare dhe Diplomacinë.

Marrëdhëniet ndërkombëtare, si fushe studimi në kuadër te shkencave politike,


kanë të bëjnë me raportet midis qeverive te shteteve dhe me faktorët tjerë në
politikën ndërkombëtare, si organizatat e ndryshme ndërqeveritare,
joqeveritare, regjionale, globale por edhe me korporatat e shumta
multinacionale. Këto përfshijnë një mori ndërmarrjesh dhe veprimtarish, mes
vendesh dhe organizmash te ndryshme: siç janë diplomacia, marrëdhëniet
ekonomike e tregtare, aleancat ne fushën e sigurisë, pjesëmarrjen ne
organizatat ndërqeveritare, shkëmbimet kulturore e akademike dhe ne shume
fusha tjera.

Krijimi i Sistemi Ndërkombëtar dhe Parimi i Sovranitetit.

Si rrjedhoje e shekullarizimit te shoqërive perëndimore kah mesi i shekullit


XVII –të dhe humbjes së dominimit politik të Kishës katolike ne Evropë,
sidomos pas Paqes se Vestfalisë-1648, dhe ne kontekstin e Iluminizmit fillojnë
botëkuptimet fetare te marrin gjithnjë e me shumë karakterin e çështjes
private sesa si rend shoqëror e politik i dominuar nga pushteti religjioz. Ne këtë
atmosfere te konflikteve te ashpra, por edhe te krizës se pushtetit te kishës dhe
mbretit, filluan ideologjitë e reja politike te e përmbushen një zbrazet qe la pas
veti botëkuptimi fetar dhe legjitimimi monarkist i politikes. Prandaj ishte
nevoje imediate e kohës, formimi i një rendi dhe organizimi te ri shoqërorë e
politik, pra edhe te krijimit te shtetit modern ose komb-shtetit. Kështu
zanafillën shteti por edhe kombi (modern), e kishin ne Evropën e shekullit te
XVIII-te, modelet e ndryshme te se cilës u eksportuan me vone edhe ne mbare
rruzullin tokësor. Kësaj i parapriu edhe ndërrimi radikal i konceptimit të
shtetit modern dhe ndarjes së pushtetit, nga një filozofi politike iluministe,
promovuar prej Nikolla Makiavelit, Tomas Hobsit, Xhon Lokut, Emanuel Kanti,
Friedrich Hegeli, Zhan Zhak Rusoi e deri te Monteskjeu. Mirëpo relievi politik
ne Evropën e asaj kohe ishte shumë i përzier e heterogjen na aspektin e

8
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

rregullimit territorial të njësive politike. Shkencëtari i njohur anglez Çarls Tilli


pohon se ne Evropën mesjetare, deri kah shek. XV-XVI, kishte rreth 500 njësi te
ndryshme politike, që ishin ne formë perandorish, mbretëri absolute e te
trashëguara, organizimi fisnore, dukate, qytete-shtete te lira etj.

Kthese paradigmatike ne historinë moderne te marrëdhënieve ndërkombëtare


ishte Traktati i Vestfalisë nga viti 1648, e cila pasoi pas Luftës Tridhjetëvjeçare
ndërmjet Perandorisë se Shenjte Romake (ne territorin e sotëm te Gjermanisë)
dhe rivaleve te vet. Kjo lufte ishte e veshur me petkun e konflikteve fetare
ndërmjet forcave katolike ne njërën ane dhe atyre protestante ne anën tjetër.
Por ne esencë, fërkimet konfliktuoze të mëhershme religjioze ndërmjet tyre
kishin prapavije politike dhe karakter hegjemonial. E cila ishte si pasojë e
zbehjes së ndikimit të Papës katolike por edhe pretendimeve politike të
sundimtarëve (princërve, mbretërve, perandorëve por edhe aristokracisë
sunduese) ku mbizotëronte Protestantizmi dhe qe i kundërviheshin diktatit te
Vatikanit.

Bashkësia politike apo identiteti kolektiv i popujve edhe gjate Paqes së


Vestfalisë ishte bazuar në përkatësinë fetare, identiteti dhe interesi nacional i
popujve te këtyre ishte pra ende besimi, përkatësia konfesionale e tyre.

Paqja e Vestfalise u rikonfirmua dhe u sforcua edhe nga Traktati i Utrechtit i viti
1713 ku përsëritej parimi se sovraniteti kombëtar i çdo shtetit duhej
respektuar nga të gjitha shtetet. Kjo ide e barazisë ne baze te sovranitetit
mundësoi çdo shteti të drejtën për ndjekur politiken e brendshme dhe të
jashtme, pa ndërhyrje nga jashtë – gjë qe përfaqëson të parimin baze te
marrëdhënieve midis shteteve.

Mirëpo, legjitimimi apo njohja e shtetit nga ana e shteteve tjera, duke lidhur
marrëdhënie diplomatike mes veti, është një shpikje e mëvonshme. Edhe pse
diplomacia dhe raportet diplomatike mes disa vendeve evropiane ekzistonin
edhe me herët, përmasat universale dhe rregullimi formal janë te kohës se
fundit. Një karakteristik për Marrëveshjen e Vestfalise është se kjo ngjarje
shihet si gurthemel i kristalizimit te sovranitetit dhe te formimit te shtetit
modern apo komb-shtetit. Gjithashtu, ne shkenca politike dhe ne marrëdhënie
ndërkombëtare kur flitet për shtetin e modelit vestfalian mendohet ne
kuptimin klasik te sovranitetin, integritetin territorial dhe parimin e mos-
9
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

përzierjes ne punët e brendshme te një vendi, ndërsa kur flasim për atë post-
vestfalian mendohet ne tejkalimin këtyre normave, dhe përgjegjësin qe ka
shteti ndaj qytetareve te vet dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare ne
respektimin e drejtave te njeriut apo konventave ndërkombëtare.

Kongresi i Vjenës (1815) dhe Koncerti i Evropës.


Pas Paqes së Vestfalisë ose thëne me mirë Traktatit të Vestfalise, Evropa nuk
ishte edhe aq paqësore sa do të duhej të ishte pas këtij kompromisi mes fuqive
te mëdha politike te asaj kohe. Disa shtete ishin fuqizuar ushtarakisht duke
rrezikuar ekzistencën e vendeve tjera qe ndiheshin te kanosur nga një sulm
potencial ushtarak apo okupim eventual. Franca gjate shekullit XVII nen
kardinalin Rishelje por edhe me vone ne krye me Napoleonin kishin ndërmarrë
disa fushata qe te vejnë një rend te ri politik ne Evrope dhe te pushtojnë vende
tjera, kjo rrjedhimisht qoj ne luftëra te përgjakshme. Si Britania e Madhe ashtu
edhe Austria nen Kancelarin Meternik apo edhe Gjermania ishin te interesuara
qe apetitet politike te cilit do shtet te i ndalonin me çdo kusht. Si epilog i këtyre
nismave u thirre Kongresi i Vjenës ne vitin 1815, me qellim te arritjes se një
kompromisi mes fuqive te mëdha te asaj kohe. Qëllimi kryesor i këtij Kongresi
ishte baraspeshimi i forcës, ne mënyre që te shmangiet ndonjë hegjemoni dhe
qe revolucionet apo kryengritjet e mundshme të shuhen, në rast nevojë edhe
nga ushtritë e vendeve tjera.

Për diplomacinë Kongresi ishte i rëndësishëm sepse normalizoi dhe rregulloi


një sistem diplomacie si aspekt tejet i rëndësishëm i raporteve midis shteteve.
Fuqitë e mëdha instaluan ambasadat ne vendet e tjera dhe shkëmbyen
ambasadoret mes vete, kurse me shtetet me te vogla zhvilluan marrëdhëniet ne
nivel pak me te ulet, përmes konsujve apo legatave. Diplomacia ne këtë kohe
ishte e udhëhequr nga aristokracia dhe shtresat e larta shoqërore, kurse
metodat e veprimit diplomatik ishin fshehtësia, spiunimi, shantazhet dhe
intrigat. Botëkuptimi politik por edhe diplomatik nisej prej postulatit të
formuluar nga gjenerali prusian i shekullit te XVIII-te Karl von Klausevitz sipas
të cilit “lufta është vazhdimësi e politikës me mjete të tjera”.

10
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Sidoqoftë, profesioni i diplomatit ishte etabluar dhe diplomacia tanimë ishte


pjesë përbërëse e politikes se çdo shteti.

Risia kryesore e dal nga Kongresi i Vjenës ishte se përfaqësuesit e shteteve


duhet të takoheshin rregullisht për të diskutuar çështje te ndryshme, jo vetëm
ato diplomatike. Kështu, bie fjala nga vitit 1815 deri 1907 kishte një serë
takimesh nivelesh te larta apo konferenca paqësore midis shteteve te fuqishme
evropiane te asaj kohe, si p.sh ajo e vitit 1878 Kongresi i Berlinit, që për fatin e
Ballkanit dhe sidomos shqiptarëve ishte përcaktues apo ajo e Hagës nga 1907
ku u themelua organi i arbitrit ndërkombëtar për çështjen e zgjidhjeve te
kontesteve mes shteteve dhe u hartua dokumenti i njohur si Konventa për
Zgjidhjen paqësore te kontesteve Ndërkombëtare. Zhvillime të cilat i jepen
politikes se jashtme, e veçanërisht diplomacisë një dimension te ri, duke krijuar
një mekanizëm i cili i parapriu formimit te organizatave ndërkombëtare.

Lidhja e Kombeve dhe Traktati i Versajës (1919)


Duke qene te indinjuar dhe te tmerruar nga lëshimet e bëra për te evituar
Luftën e Pare Botërore, shume diplomat dhe specialiste te politikes se jashtme,
zhvilluan një diplomaci paksa me te hapur dhe me transparente se qe ishte ne
te kaluarën. Ne këtë kohe u botuan edhe disa nga librat dhe doracaket e njohur
për praktikën diplomatike, për stilin e diplomacisë dhe për rregullat e sjelljes
diplomatike, te cilat edhe sot e kësaj dite përdoren dhe janë te vlefshme akoma.

Me themelimin e Lidhjes se Kombeve respektivisht Lidhjes se Popujve me 10


Janar te vitit 1920 ne Gjeneve te Zvicrës, u hapen mundësitë qe diplomatet e
tere botes te kenë një pikëtakim, një forum ku mund te diskutojnë, te
negociojnë dhe te gjejnë zgjidhje për probleme dhe çështje te ndryshme
botërore. Lidhje e Kombeve e ia parashtroj vetes detyrën qe te jete ne funksion
te sigurisë kolektive dhe te paqes ne bote, prandaj ishte edhe një lloj organizate
universale paqësore. Ku ne paragrafin e 11 te Kartës se vet definohet qe çdo
sulm ne ndonjë anëtare te Lidhjes do te merret si sulm ne vet organizatën,
prandaj edhe parashihej edhe mbrojta kolektive anëtareve te vet. Ne te vërtetë
Lidhja e Kombeve ka marre pjese ne disa misione paqësore për zgjidhjen e
konflikteve apo kontesteve te ndryshme mes shteteve. Një nder iniciatorët edhe
përkrahësit me te flaket te themelimit te Lidhjes se Kombeve ka qene
11
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Presidenti amerikan Woodrow Willson i cili për angazhimin e vet paqësor e


fitoi edhe çmimin Nobel për paqe me 1920.

Figura: Logoja e Lidhjes se Kombeve.

Ne këtë kohe u miratua edhe Traktati i Versajës qe i dha fund Lufte se pare
botërore, e cila humbësit e Luftës i kishte “dënuar” me reparacione te dëmeve
te luftës dhe me obligime tjera materiale apo territoriale, gjë te cilat me gjase
quan edhe te thellimi i urrejtjeve dhe ngritja e nazizmit dhe fashizmit me vone.
Gjithashtu kriza e madhe ekonomike e viteve njëzeta dhe tridhjeta te sekullit
XIX-te, sikurse edhe politika gjithnjë me nacionaliste e Gjermanisë, Italisë si
edhe politika izolicionaliste e Sh.B.A-ve e minuan te gjitha përpjekjet e Lidhjes
qe te etablohet si një organizate fuqiplote dhe efektive ne ruajtjen e paqes ne
bote. Terhjekja e disa shteteve anëtare nga kjo organizate si p.sh: Gjermanisë,
Japonisë, Italisë, Austrisë etj. si edhe fillimi i luftës se dyte botërore i japin fund
definitivisht organizatës se pare botërore siç ishte Lidhja e Popujve. Mirëpo,
vete fakti se kjo organizate krijoj për here te pare konceptin e sigurisë
kolektive dhe përgjegjësisë se shteteve ne shmangien e luftës dhe ruajtjen e
paqes, flet me shume se çdo gjë tjetër për rendësin qe kishte ne zhvillimet e
mëtutjeshme. Kalevi Holsti, një studiues i spikatur ne fushën e marrëdhënieve
ndërkombëtare, sqaron rendësin qe kishte ideja e Lidhjes ne respektimin e te
drejtës ndërkombëtare dhe përbuzjen e luftës.

Katërmbëdhjetë pikat e Wilsonit, te cilat janë ne mënyre te modifikuar te


inkorporuar edhe ne Kartën e Lidhjes se Kombeve, paraqesin vërtetët një risi
marrëdhënie ndërkombëtare. Sipas se cilëve sistemi ndërkombëtar nuk duhej
te varet nga aleancat ushtarake por nga sistemi kolektiv i sigurisë, se e drejta e
vetëvendosjes se popujve duhet te jete baza e saj e jo fuqia politike apo e

12
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

baraspesha e forcës. Prandaj kjo ishte një kthese historike ne Marrëdhëniet


Ndërkombëtare, pasi sistemi ndërkombëtar ne tre-katër shekujt e fundit nuk
kishte pasur ndryshime kaq radikale. Zhvillimet e mëvonshme politike-sociale
dhe ekonomike ne bote sjellin edhe ndryshime shtese ne sistemin
ndërkombëtar.

Konventa e Montevideos (1933)


Shtetet si pikë referuese në Marrëdhëniet Ndërkombëtare janë kodifikuar
shume vone formalisht me të drejta te barabarta dhe te kodifikuara ne aktet e
te drejtës ndërkombëtare si p.sh konventat e ndryshme ndërkombëtare. Numri
i shteteve te reja ne bote rritej ne mënyre te vazhdueshme, gjë qe kërkonte
edhe kushtet elementare për lejimin dhe pranimin e tyre me te drejta te
barabarta dhe te garantuara edhe nga shtetet tjera. E drejta ndërkombëtare
behet një rregullore e sjelljes dhe raporteve mes shteteve tek ne shekullin e XX-
te. Edhe pse përpjekjet e shumta u ndërmerren nga mendimtarë te ndryshëm
edhe ne shekujt e mëhershëm, ato nuk kishin karakter as obligues e as nuk
ishin me vlere universale. Një nder konventat me te rëndësishme te ndërmarra
ne përkufizimin e vetive dhe kritereve te shtetit është padyshim “Konventa për
te Drejtat dhe Detyrat e Shtetit” apo me mire e njohur si Konventa e
Montevideos e vitit 1933, e cila u mbajt ne kryeqytetin e Uruguait, pra ne
Montevideo. Nëse deri atëherë kushtet kryesore për formimin e shteti ishte;
territori i përcaktuar, një popull te përhershëm dhe pushteti qendror, kjo
konvente e pasuron apo thënë me mire, e shton kushtin qe sugjerohej nga
shume shkollar te drejtës ndërkombëtare si një risi dhe element inovativ për te
zhvilluar marrëdhënie te jashtme. Komponenti i ri qe njihet si kriteri
tradicional ne definimin e shtetit modern dhe ne njohjen ndërkombëtar te saj
është e drejta dhe detyrimi, sipas se cilës shteti duhet te posedoj mundësinë e
hyrjes ne marrëdhënie me shtetet tjera. Kjo konvente kështu si parakusht për
ekzistimin e shtetit, krijoj kriterin e njohjes ndërkombëtare, e cila e fuqizoi
parimin e respektimit te sovranitetit dhe tërësisë territoriale mes shteteve. Ky
kriter është ende parimi baze i drejtës ndërkombëtare dhe një premise për
themelimin e studimeve ne marrëdhënie ndërkombëtare. Prandaj parimet e

13
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Konventat janë bosht ne marrëdhëniet dhe politikën ndërkombëtare, rëndësia


e saj edhe për diplomacinë është qenësore.

Kombet e Bashkuara (1945)


Ngjarjet turbulente politike e shoqërore ne dekadat e dyte dhe trete te shekullit
te kaluar si depresioni ekonomik gjate kësaj kohe qoj te një situate shume te
tensionuar. Fillimi dhe zhvillimi i Luftës së Dytë Botërore nënvizoi në mënyrë
dramatike idenë e domosdoshmërisë së një sistemi të sigurisë ndërkombëtare.
Një moment krucial dhe gurthemel i krijimit të rendit botëror, në të cilën
bazohet në masë të madhe edhe marrëdhënia ndërkombëtare edhe politika e
jashtme e me këtë edhe diplomacia, është padyshim themelimi i Organizatës së
Kombeve të Bashkuara e cila u kurorëzua nga përpjekjet e mëhershme. E
themeluar ne San Francisko te SH.B.A-ve me 26. Qershor 1945 nga 51 shtete
anëtare. Siguria dhe ruajtja e paqes ne bote ishte qëllimi kryesor i kësaj
organizate botërore, e cila edhe u fut ne paragrafin e pare te Kartës se OKB-se.
Dhe kjo nuk ishte vetëm qëllimi kryesor por edhe arsyetonte ekzistimin e saj, e
cila nuk duhej thjesht te trashëgonte Lidhjen e Kombeve e te përjetonte një fat
te njëjte. Kështu qe OKB-ja ne Kartën e vet si një lloj Kushtetute parashihte
obligime te qarta për shtetet anëtare, sidomos paragrafi i gjashte dhe ai i shtate
parashohin masa vepruese ne rast te rrezikimit te sigurisë ndërkombëtare.
Krijimi i Asamblesë se Përgjithshme, ku çdo shtet ka te drejta te barabarta dhe
formimi i Këshillit te Sigurimit sikurse edhe te një morri agjensionesh,
programesh dhe institucionesh me karakter ndërkombëtar ia kane mundësuar
OKB qe te ketë mekanizma veprimi ne fusha dhe regjione te ndryshme. Mirëpo,
Lufta e Ftohte ndërmjet shteteve komuniste dhe atyre kapitaliste e bllokoi
efektivitetin e përpjekjeve te ndryshme gjate punës se OKB-se. Roli i saj ne
politiken dhe marrëdhëniet ndërkombëtare ishte ne nivel margjinash. Kjo
ndryshoi pas viteve 1990 kur edhe rra “perdja e hekurt” dhe përfundoi sistemi
bipolar. Kombet e Bashkuara sot janë padyshim një forum me peshe te rende
për trajtimin e vazhdueshëm te problemeve te ndryshme globale. OKB-ja
posedon me një sere organesh, normash dhe mekanizmash te cilat janë mjete te
patjetërsueshme te çdo diplomacie. Shume nisma te ndërmarra apo te iniciuara

14
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

nga OKB-ja janë bere rregulla dhe norma ligjore me karakter universal dhe
kane ndryshuar qëndrimin dhe qasjen e shteteve ne këto çështje respektove.
Kështu, bie fjala, qëndrimi i OKB-se ne lidhje me ndërhyrjet për çështje
humanitare ne vatrat e konflikteve, apo roli i trupave paqësore te Kombeve te
Bashkuara është diçka vërtetë e pazëvendësueshme në politikën botërore.

Gjithashtu anëtarësimi ne këtë organizate mundëson veprimtarinë diplomatike


ne nivel global si edhe pjesëmarrjen ne shume struktura tjera botërore. Njohja
e kompletuar ndërkombëtare e shtetit shihet po ashtu vetëm atëherë kur kjo
behet anëtare me te drejta te plota ne OKB.

Figura: Selia e OKB-se ne New York, ShBA.

15
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

3. Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pasojat e katastrofave nga lufta e pare Botërore shtyn shumë mendimtar e


shkencëtar te spikatur të merren me Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe
raportin e forcave ndërmjet tyre, në mënyre, dhe me qëllim fisnik që të mos
përsëriten armiqësitë vrastare mes shteteve. Studimet dhe analizat më të thella
politike e diplomatike, bazuar ne pikëpamje shkencore, do të mundësonin që
këto marrëdhënie te kuptohen me mire me qellim te shmangies se konflikteve
te ardhshme. Kjo ishte edhe zanafilla e formimit por edhe te konsolidimit
akademik të kësaj disipline shkencore. Institutet e para të Marrëdhënieve
Ndërkombëtare u krijuan pra pas Luftës së pare botërore, fillimisht në SH.B.A
dhe Britani pastaj edhe në vendet tjera të botës.

Mirëpo, ne aspektin e publikimeve shkencore dhe sidomos sa i përket aspektit


teorik, vetëm me librin e Edward H. Carr “Kriza Njëzetvjeçare” (1939) ku ai
kritikon periudhën e pasluftës si të paqëndrueshme dhe destabilizuese për
shkak te Marrëveshjes së Versajës dhe raporteve mes shteteve evropiane, kjo
disipline fillon te studiohet dhe merret seriozisht edhe nga qarqet universitare
e akademike. Me botimin e librit të Hans Morgenthaut “Politika ndërmjet
Kombeve” (1948) u hap një debat i ashpër teorik brenda kësaj disipline.

Mirëpo vlen te përmendet fakti se në Evropën e shekujve XVII dhe XVIII


diplomacia dhe profesioni i diplomatit pati një lulëzim te hatashëm, pasi vetëm
brenda kësaj periudhe ishin shkruar me shume se 150 libra mbi diplomacinë
dhe rolin e diplomateve, një shifër qe për këtë epokë është vërtetë
mbresëlënëse. Madje edhe nga koha antike janë te njohura shkrimet ku
analizohen raportet mes vendeve apo format e qeverisjes përmes krahasimeve
te kushtetutave te ndryshme, siç kishte bere për shembull Aristoteli. Sot, kur
Marrëdhëniet Ndërkombëtare janë një disipline shkencore e përhapur dhe e
studiuar mjaft mire, ekzistojnë qasje teorike te shumta me te cilat mundohen qe
te përcaktohen kornizat e analizës dhe sqarimit te raporteve mes shteteve,
organizatave, institucioneve dhe rolit ndërveprues te faktorëve dhe aktoreve te
ndryshëm ndërkombëtar. Por shumica e këtyre teorive burojnë nga dy
drejtimet kryesore teorike te marrëdhënieve ndërkombëtare; pra te

16
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

liberalizmit dhe te realizmit. Te kuptuarit dhe te analizuarit e MN kërkon


përveç njohurive themelore historike, politike e ekonomike edhe njohje te mire
teorike. Teoritë mundësojnë korniza analitike dhe sqarime ngjarjesh e
zhvillimesh ne MN. Studiuesit e MN përdorin teori dhe metoda të ndryshme për
të gjetur përgjigje të duhur në çështjet esenciale.

Teoritë ne MN janë tërësi qëndrimesh dhe hipotezash si dhe përfshijnë


koncepte dhe metoda analitike rreth asaj se si sistemi ndërkombëtar ka
funksionuar, funksionon dhe duhet të funksionoj. Këto dy shkolla teorike, pra
ajo e realizmit dhe liberalizmit, kanë të bëjnë me dy pikëpamjet diametralisht
te kundërta për boten dhe njeriun , njërës e cila natyrën e njeriut e sheh me
skepticizëm dhe është pesimiste, si dhe tjetrës qe e moralin dhe virtytet e
njeriut i percepton më me optimizëm.

Përmes këndvështrimit teorik studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bëhet


me i kuptueshëm, me analitik, me i provueshëm dhe me argumentues. Teoritë
janë shuma e koncepteve dhe tezave nëpërmjet te cilave mundohemi te gjejmë
sqarime e shpjegime për dukuri, ngjarje dhe zhvillime te ndryshme ne politiken
ndërkombëtare dhe raporteve mes aktoreve e faktorëve te shumte. Duke u
bazuar ne teorinë përkatëse synohet qe nga përshkrimi te kalohet ne kuptim
dhe sqarim te ndonjë fenomeni, duke i provuar hipotezat për vërtetësi dhe
qëndrueshmëri te tyre. Ne përgjithësi njihen dy lloje teorish ne MN; ato
normative dhe ato qe mund te i quajmë pozitiviste. Qasja normative konsiston
ne pyetjen qe shtrohen se çka dhe si duhet me qene? Si për shembull; A duhet
bashkësia ndërkombëtare te intervenojnë ne raste kur ka shkelje drastike te
drejtave te njeriut respektivisht ne raste kur ndonjë grup etnik rrezikohet nga
gjenocidi? Derisa qasja pozitiviste do te nisej me shume nga ajo se çka dhe si
është? Pra nga gjendja faktike kalohet ne analizim dhe sqarim te faktorëve,
aktoreve dhe fenomeneve te ndryshëm. Ne fakt një kategorizim i këtillë ne
praktike është vështirë te behet, mirëpo zakonisht metodologjia e kërkimeve
shkencore i ngërthen ne vete here njërën e here tjetrën qasje, varësisht se me
fare metode dhe ne fare mënyrë e aplikojmë atë ne studime hulumtuese.

Ne përgjithësi vlen te thuhet se faktet nuk flasin vetvetiu, por ato duhet ditur
edhe interpretuar. Prandaj teoritë relevante na mundësojnë zbërthimin e

17
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

këtyre fakteve. Ose me fjalët e psikologut gjerman Kurt Lewin, s’ka gjë më
praktike sesa një teori e mirë.

a. Liberalizmi
Shkolla e pare teorike ne MN ishte ajo e idealizmit respektivisht liberalizmit,
paraprijës i së cilës ishte Immanuel Kanti me veprën e tij “Për paqen e
përhershme” (1795). Traditë e cila u kultivua nga shumë intelektual iluminist
me qëllim të krijimit të paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet kombeve e shteteve
të ndryshme. Në filozofinë politike të këtyre mendimtarëve kishte një fryme
intelektuale e vlerave kozmopolite dhe një pacifizëm të njëmendë universal.
Pasi pjesa dërmuese e popullatës se asaj kohe ishte e pashkolluar, e me këtë
edhe analfabete, idetë e tilla fisnike mbeten kryesisht ne suaza margjinash dhe
ligjërimesh filozofike e politike. Diplomacia e oborreve mbretërore dhe
mentaliteti i rivalitetit luftarak ishte me i zëshëm dhe kishte me shume ndikim
ne jetën politike e shoqërore sesa idetë e hapjes dhe bashkëpunimit ndërmjet
shteteve e kombeve. Aleancat apo kooperimi ndërmjet tyre ishte me shume për
shkak te aleancave ne raste te luftërave dhe ndarjes se sferave te interesit te
ngushte, sesa një bashkëpunim i bazuar ne barazi dhe interesa te përbashkëta
shoqëroro-ekonomike. U deshën edhe shume dekada e shekuj qe idetë e këtilla
te derivojne ne një teori moderne politike. Ne thelb liberalizmi niset nga
premisa se natyra e njeriut është e mire dhe bashkëpunuese, për shkak te
kodeve etike dhe morale. Për shembull disa shkencëtar politik pohojnë se
praktikat e pranueshme dhe “normale” ne te kaluarën si dyluftimet ne duele
apo skllavëria janë sot te papranueshme dhe si te tilla ato janë çrrënjosur, një
gjë e cila do te ndodhe edhe me luftërat dhe përdorimin e dhunës qe shihen
gjithnjë si me te pamoralshme dhe te papranueshme. Për këto arsye prandaj jo
rrallëherë kjo qasje teorike njihet edhe si idealizëm, qe nga realistet
përshkruhet me ironi edhe si një naivitet jo largpamës.

Ne te vërtetë nga vrazhdësia e Luftës se Pare botërore, shume intelektual e


shkencëtar ne Evrope ishin te mendimit se përmes teorisë se liberalizmit do te
sqaronin se shtetet do te krijonin miqësi dhe me këtë do te arrihej paqja
universale.

18
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Idealizmi si teori politike doli pas Luftës se Pare Botërore, sidomos me 14 pikat
e presidentit amerikan Woodrow Wilson dhe me vone me krijimin Lidhjes se
Kombeve. Ne kundërshtim me Realizmin qe e sistemin ndërkombëtar e
vlerëson si anarkik, liberalizmi pohon se ekziston një interferencë më e madhe
e aktorëve dhe faktorëve ne politiken ndërkombëtare sesa qe pohojnë realistet.
Për dallim nga realizmi, liberalizmi i sheh popujt dhe shoqëritë si aktorë që
veprojnë edhe përtej kornizave shtetërore, tregun global qe funksionon përtej
kufijve, si dhe faktorët tjerë në arenën ndërkombëtare përveç shteteve siç janë
për shembull Organizatat Ndërkombëtare.

Marrëdhëniet ndërmjet shteteve s´janë, figurativisht thënë, topa biliardi që


përplasen mes vete pa ndonjë arsye dhe shkak të qëllimshëm. Përkundrazi
ekziston një rrjet i ndërlidhur i raporteve ekonomike, politike dhe shoqërore
ndërmjet aktoreve te ndryshëm ndërkombëtar.

Pikëpamja liberaliste ne marrëdhënie ndërkombëtare shfaqet sot ne forma dhe


qasje te ndryshme, siç është teoria e paqes demokratike, sipas se cilës
demokracia shpie ne një paqe mbarëbotërore sepse vendet demokratike
zakonisht nuk luftojnë ndërmjet veti. Te gjitha këto ndikojnë dukshme ne
mënyrën se si ne e analizojmë, studiojmë dhe kuptojmë politiken botërore.
Autor te njohur jane Francis Fukuyama, Robert Keohana dhe Michael Doyle etj.

b. Realizmi

Zhvillimet ne deceniet e para te shekullit te kaluar, e veçanërisht pas Luftës së


Dyte Botërore sollën edhe shkollën tjetër teorike qe e kundërshtonte fuqimisht
liberalizmin, apo idealizmin siç quhej kjo nga kundërshtar . Kjo ishte teoria
realiste e marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila parimisht bazohej ne tezat e
Tomas Hobbsit dhe Rusose, Makijavelit etj. Kjo eshte nje qasje teorike e cila
synon te sqaroj se si funksionin rendi botëror. Realizmi niset prej principit se
bota dhe marrëdhëniet ndërkombëtare përcaktohen dhe rregullohen duke u
bazuar ne fuqinë reale dhe pushtetin e shtetit, si aktor veçues ne politiken
ndërkombëtare. Apo siç shkruante Tukididi në veprën “ Lufta e Peloponezit”
para më shumë se 2000 vjetëve : “...të fortit bëjnë çka munden, kurse të dobëtit

19
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

(pra shtetet-vërejtje e B.B) vuajnë sa munden.”2 Tukididi merret edhe si


frymëzuesi dhe realisti i parë, përkundër faktit se një teori e tillë politike i
takon kohës moderne, që u përfaqësua nga studiuesit si H. Morgenthau, Georg
Kennan, Kenneth Waltz etj. Marrëdhëniet mes shteteve realizohen në mungese
të ndonjë pushteti qendror apo qeverie botërore. Kjo d.m.th se sistemi
ndërkombëtar është anarkik, ku mungon një hierarki, pra një rregull e caktuar
dhe kontroll efektiv të raporteve mes shteteve. Prandaj për realistet, M N
nënkupton raportin e forcës ndërmjet shteteve.3 Pikënisja e realizmit është se
shtetet janë aktore te pavarur ne arenën ndërkombëtare, te cilat synojnë
realizimin e interesave kombëtare (jo rralle edhe me çdo kusht!). Realizmi
dominoj për një kohë të gjatë në studimin e MN, sidomos gjatë Luftës së Ftohtë,
ku shpjegoheshin shkaqet e luftës dhe konflikteve, pastaj diskrepanca bipolare
mes bllokut perëndimor dhe lindor. Kjo qasje konsistonte mjaft shumë me
kontekstin e asaj kohe, ku aleancat ishin më shumë ushtarake dhe interesi i
ngushtë nacional ishte determinues i politikës së jashtëm të çdo shteti.

Ne krahasim nga qasjet “klasike” te realizmit, të trajtuara si te Hans


Morgenthau, Reinholhd Niebuhr, te cilët burimin e realizmit e shihnin tek
natyra egoiste e njeriut, mendimtarët e rinj besonin se historikisht fuqitë e
mëdha mundohen te dominojnë ne sistemin ndërkombëtar prandaj shtetet janë
ne një gare ta vazhdueshme për pushtet. Fundviteve 70-ta Kenneth Waltz
reagon për këtë me librin e tij te shquar me pikëpamje Neorealiste se:

a)sistemi ndërkombëtar është anarkik sepse mungon një autoritet qendror qe


venë kontroll dhe rregulla te pranueshme për te gjithë.

b) Shtetet ne këtë sistem janë te interesuara vetëm ne ekzistencën dhe interesat


e tyre.
Marrëdhëniet mes shteteve realizohen pra ne mungese te ndonjë pushteti
qendror apo qeverie botërore. Kjo d.m.th se sistemi ndërkombëtar është
anarkik, ku mungon një hierarki, pra një rregull e caktuar dhe kontroll efektiv
te raporteve mes shteteve. Prandaj për realistet, M.N nënkupton raportin e
forcës ndërmjet shteteve, qofte ne sensin ushtarak, ekonomik, politik e
diplomatik. Për një kohe te gjate, e madje edhe sot ne M. N dominon qasja
2
Cituar sipas Scot Burchill et al.,: Theories of international relations, Third Edition. Palgrave Macmillian 2005,
fq. 46
3
Shihe. Jack Donnelly:Realism, ne; S.Burchill op.cit.,
20
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

realiste, ku veprimi diplomatik dhe politika e saj e jashtme varet nga fuqia e atij
shteti dhe aftësia që interesat e veta t’ i imponoj ne mënyre te ndryshme. Fuqia
është koncepti dhe nocioni kyç në pikëpamjet realiste te MN-së.

Te dyja këto teorie fundviteve 1970 dhe viteve 1980 pësuan një freskim
konceptesh dhe metodologjik duke quar ne qasje te reja teorike si ne
Neorealizëm, Neoliberalizëm dhe një varg qasjesh tjera teorike si
Konstrukivizmi, Shkolla Angleze e MN dhe ato Neomarksiste (Immanuel
Wallerstein me “Sistemin botëror” apo Depedencia- ose teoria e Varshmërisë
etj.) Keshtu neorealistet si K. Waltz, John Mearsheimer etj. pohojne se
konfliktetet dhe luftërat mund ndoshta edhe te transformohen ne forma me
paqesore e kooperuese por ato kurre s´do te zhduken ne sistemin
nderkombetar ku dominojne komb-shtetet.

Eshte interesant per te cekur se edhe ne traditen islame politika


nderkombetare eshte konceptuar ne gjendjen Dar al Islam (shtëpia Islame) kur
zotëronte paqja, Dar al Harb (shtëpia e luftes) si lufte ndermjet besimtareve dhe
atyre te pa fe, me mundesine e nje paqeje te përkohshme Dar al Suhl me vendet
jo-islamike.4

c. Konstruktivizmi
Një nder qasjet teorike nga marrëdhëniet ndërkombëtare e cila korrespondon
me studimet mbi Diplomacinë Publike është qasja konstruktviste, sipas se cilës
identitetet, normat shoqërore dhe kultura janë te një rëndësie te veçantë në
marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën botërore. Përfaqësuesi më i njohur
i kësaj qasje Alexandar Wendt, shpjegon se interesat e një shteti dhe identiteti
nuk janë te përcaktuar definitivisht, por derivate dhe rezultate te një procesi
dinamik te marrëdhënieve brenda institucioneve,të bashkëpunimit kulturor
dhe te vlerave shoqërore edhe ne sferën globale. Prandaj këto procese e
determinojnë me shume se strukturat mënyrën se si shtetet operojnë dhe sillen
në arenën ndërkombëtare.

Mënyra me e përshtatshme e trajtimit teorik te Diplomacisë Publike është


konstruktivizmi, pasi nuk bazohet ekskluzivisht ne fuqinë ushtarake apo
4
Shihe. Stephen D. Krasner: “Abiding Sovereignity”, nw, International Political Science Review, Vol. 22, No.
3, 2001
21
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

ekonomike e shtetit. Si një kundërvënie konceptuale e realizmit dhe


liberalizmit, kjo është një qasje relativisht e re teorike ne Marrëdhënie
Ndërkombëtare, e cila ne krahasim prej liberalizmit dhe realizmit qe vejnë
theksin me shume te çështjet materiale apo te fuqia gjegjësisht tregu i lire,
konstruktivizmi thekson rolin e identitetit, normave dhe vlerave si elemente
përcaktuese ne politiken e jashtme dhe M. N. Niveli i analizës tek
Konstruktivizmi është me shume individi dhe lidershipi sesa vet shteti apo
interesat nacionale te tyre. Duke e sqaruar formimin e interesave ne përputhje
me rregullat dhe normat ndërkombëtare.

Çështjen e anarkisë në politikën botërore, konstruktivistët i përgjigjen se


anarkia është ajo çka shtetet bëjnë prej saj.5 Konstruktivisti Alexander Wendt
pohon se identiteti është baza e interesave kombëtare. Duke veçuar dy forma te
identitetit shtetëror; njërën qe mund te quajmë institucionale dhe tjetrën
sociale, sipas se cilit kjo e fundit i referohet marrëdhënieve shoqërorë, kulturës
politike, prirjeve ideologjike dhe faktorëve tjerë qe e përbejnë shtetin. Këto dy
forma te identitetit shtetëror hyjnë ne një konflikt atëherë kur bartësit
institucional nuk përfillin dhe nuk i përmbushin nevojat e qytetareve apo edhe
ku kërkesat e këtyre nuk përkojnë me interesat politik, ekonomike e sociale te
pjesës dërmuese te shoqërisë.

Kjo teori fokusohet ne një spektër te gjere faktorësh, me theks te veçantë ne


sjelljen e shteteve si pasoje e elitave politike, normave shoqërore, kulturës,
formësimit të identiteteve dhe interesave kombëtare. Këta faktor lindin ne një
mase nga diskursi gjuhësor dhe botëkuptimet e udhëheqësve shtetëror. Ne këtë
kontekst shpeshherë studiohen edhe ardhmëria e sistemit ndërkombëtar dhe e
politikës së jashtme të një shteti nga aspekti i ndikimit të faktorëve shoqëror e
kulturor. Një studim i këtillë është, bie fjala, edhe libri i edituar nga Peter
Katzenstein “Kultura e Sigurisë Kombëtare”.

5
Për më shumë rreth kësaj shihe edhe artikullin e tij kryesor; Alexander Wendt: “Anarchy is What States Make
of It”, në; International Organisation, 46/2, 1992 apo edhe Maja Zehfuss: “Constructivism and Identity: A
Dangerous Liaison”, në: European Journal of International Relations, Vol. 7(3); 2001

22
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

4. Evoluimi i Konceptit të Sovranitetit në MN.

Sovraniteti si teme boshte ne MN ka qene debat i shume punimeve dhe


studimeve shkencore qe nga koha e filozofit francez Jean Bodin (1529-1596) i
cili e shtjelloj këtë çështje, duke e kuptuar atë si diçka absolute ku monarku
kishte pushtet të pakufizuar dhe të pacenuar nga askush, as nga vetë populli. Që
nga ajo kohe ky koncept është evituar dukshëm si në teori ashtu edhe ne
praktiken e drejtës ndërkombëtare.
Parakusht i sigurisë së qytetarëve dhe përfaqësimit të interesave të tyre kanë
që një shtet të jetë shtet sovran, por edhe funksional. Veçanërisht në
bashkëpunimet ekonomike, kulturore por edhe politike e që janë të përmasave
tej- kufitare, kërkesa për një qeveri të efektshme perceptohet gjithnjë e më e
rëndësishme. Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rendi botëror bazohen në
parimin e sovranitetit. Sovraniteti i një shteti është i varur nga njohjet prej
shteteve tjera sovrane e te pavarura, kriteri i cili u miratua nga Konventa e
Montevideos. Autorja amerikane Janice Thomson definon Sovranitetin ne këtë
mënyrë; "(...) si pranim nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm që shteti ka
autoritet ekskluziv për të ndërhyrë edhe me force në veprimtaritë dhe çështjet
brenda territorit të saj.”6

Por sovraniteti është një koncept dinamik, i cili për ka evoluar me kalimin e
kohës dhe rrethanave politike shoqërore duke ndryshuar kështu vazhdimisht
kuptimin e vet. Në këtë kontekst Roland Paris përshkruan këtë transformim ne
këtë mënyrë, ku vala e pare ishte me revolucionet amerikane dhe franceze ku
liria dhe barazia e qytetareve ishin postulatet kryesore duke kaluar deri tek
periudha pas Luftës së Parë Botërore kur hyri parimi i vetëvendosjes që i
mundësoi disa shteteve në Evropë mundësin e shtet-formimit e deri pas Luftës
se dyte Botërore kur ky parim u universalizua edhe ne kuadër te proceseve te
dekolonizimit. Si dhe periudha pas Luftës se Ftohte ku parimi i zgjedhjeve te
lira e demokratike dhe demokracia liberale janë bere norma dhe standarde te

6
Janice E. Thomson: State Sovereignty in International Relations. Bridging the Gap between Theory and
Empirical Research. in: International Studies Quarterly, Vol. 39 No. 2 , 1995 fq. 219
23
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

legjitimimit ndërkombëtar.7 Sovraniteti i shtetit, siç ishte i njohur qe nga


“Paqja e Vestfalise” ka pësuar ndryshime ndryshime rrënjësore,sidomos gjate
dekadës së fundit. Ajo tani është ri-përkufizuar ne formën siç e përshkruan me
se miri ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan se sovraniteti e me
këtë edhe shteti duhet të jetë për të shërbyer popullit të saj, dhe jo anasjelltas.

Ata që shpresuan se pas rënies së Komunizmit erdhi fundi i ideologjive dhe


dogmave, ishin të zhgënjyer hiç me pak se brenda një dekade.

Sikurse në kohën e bipolaritetit kur dominonte politika e ideologjive, edhe sot


bota është e ndikuar ne mase te madhe nga ato vende e grupe që pretendojnë të
jenë në posedim të së vërtetës absolute. Polarizimi, qofte politik, etnik, fetar
apo në vija tjera ndarëse është akoma një fuqi që dominon në disa pjesë të
botës.

Koncepti i sigurisë që bazohet prej rrezikimit nga armiku, një strategji e vjetër
gati sa vet njerëzimi, është një mjet që vazhdon te jete ne shërbim te pushtetit.
Lufta kundër terrorizmit, ishte një teme bosht e politikës së jashtme dhe e
sigurisë të Sh.B.A-ve, qe nga sulmet e 11. Shtatorit te vitit 2001, e cila, përveç
tjerash, qoi edhe tek intervenimet ushtarake ne Afganistan dhe Irak.
Diplomacia si mënyrë e komunikimit mes shteteve dhe si mjet i negocimit nuk
erdhe ne shprehje sa duhet gjate kësaj kohe. Gjë e cila ne retrospektive shihet si
një mangësi e konceptit politik e diplomatik, apo thënë edhe me qarte te një
strategjie te përgjithshme dalëse qe njihet ne qarqe ekspertesh me mire si Exit
Strategy.

7
Shihe. Roland Paris: Peacekeeping and the Constraints of Global Culture. in: European Journal of International
Relations, Vol. 9 Nr.3, 2003 fq 444-445.
24
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

5. Politika e Jashtme dhe Diplomacia

Shtetet janë pikë referuese dhe aktor kryesor në Marrëdhënie Ndërkombëtare.


Por nuk janë edhe lojtar të vetëm në arenën ndërkombëtare. Kështu bie fjale
sot numri i shtete anëtare te OKB-se është trefishuar që nga kohe e themelimit
ne vitin 1945, kur ishin 51 shtete ndërsa sot kemi 193 shtete anëtare te OKB-se.
Aktorët tjerë përveç shteteve, janë Organizatat Ndërkombëtare me karakter
universal (si p.sh OKB-ja), ato regjionale (si p.sh NATO-ja apo OSBE-ja) por edhe
OJQ-te internacionale (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty
International) dhe Kompanitë Shumëkombëshe dhe grupet tjera (p.sh grupet
terroriste) janë mjaftë aktivë dhe të rëndësishme në këtë fushë veprimi.
Gjithashtu edhe Konferencat ndërkombëtare për çështje te caktuara apo
organizatat joformale si G20 janë gjithnjë e me të rëndësishme, si ne vendime
ashtu edhe ne zbatime të politikave të ndryshme. Ky kontekst i ri kërkon qe
edhe studimi i diplomacisë apo MN te zgjerohet ne analizimin e aktoreve dhe
faktorëve te ndryshëm, te cilat janë ne ndërveprim dhe ne ndërthurje si kurrë
me pare ne histori. Politika e Jashtme ka pësuar ne këtë mënyrë një ndryshim
përmbajtjesor duke u zgjeruar ne fusha dhe aspekte te shumta.

Çka është Politika e Jashtme?

Politika e Jashtme mbron dhe promovon interesat nacionale, sigurinë


kombëtare, favoret ekonomike dhe kulturore si dhe qëllimet ideologjike e
politike te një shteti.

Ajo është përmbledhje e veprimeve politike që rregullojnë marrëdhëniet dhe


ndërveprimet e një shteti me shtetet apo organizatat e tjera në botë. Politikat e
jashtme janë, sipas Joshua Goldstein, strategjitë qe përdorin shtetet,
respektivisht qeveritë për te adresuar çështje të ndryshme në veprimet e tyre
në sferën ndërkombëtare. Politika e jashtme është e dizajnuar me qellim që të
ndihmoj qeveritë për ti mbrojtur interesat e tyre nacionale, sigurinë e vendit,
pikëpamjet ideologjike, qëndrimet politike dhe prosperitetin ekonomik.
Sovraniteti i jashtëm, pra aftësia dhe mundësia që të veprojnë në skenën
25
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

ndërkombëtare iu sigurinë këtë të drejtë, e cila është e drejte ndërkombëtare


çdo shteti te pranuar ndërkombëtarisht, pa marrë parasysh numrin e
popullatës apo madhësinë gjeografike të shtetit.

Komunikimi strategjik dhe marrëdhënia me publikun janë komponentë shume


të rëndësishme të afirmimit dhe me këtë të adresimit te politikave te jashtme
ne qarqe zyrtare dhe ne opinionin publik ndërkombëtar.

Ministria e punëve jashtme koordinon punët ne sferën e politikes se jashtme te


një shteti duke hartuar strategjitë dhe planet afatgjata që duhen realizuar,
kurse diplomacia në këtë kontekst është një mjet optimal për realizimin e
këtyre objektivave. Ministria e pare e punëve te jashtme u formua nga kardinali
Rishelje ne vitin 1626 si pjese përbërëse e Francës, kurse Anglia e themeloi
Ministrinë e Jashtme me 1782. Nëse diplomacia mund te merret si institucion,
ministritë e jashtme janë me shume organizata te formësimit te politikave te
jashtme. Diplomacia është pjese dhe mjet e politikes se jashtme te një shteti
sovran.

Në mënyrë që një diplomaci të funksionoj sa me efektshëm dhe të jap rezultate


të duhura kërkohet qe ata të cilët hartojnë politikën e jashtme të jene sa me
kompetent, të përgatitur mirë dhe njohës shume të mirë të fushave të ndryshme
të cilat korrespondojnë me politikën e jashtme dhe diplomacinë, sikurse edhe
stafi i saj diplomatik të jenë profesionist cilësor. Kështu p.sh George Kennan, si
një diplomat dhe shkollar i shquar amerikan, ishte para më shumë se gjysmë
shekulli në mbrojtje të diplomacisë funksionale e udhëhequr në mënyrë
profesionale nga specialistë dhe ekspertë të fushave përkatëse me qëllim të
shmangies së “diplomacisë nga një diletantizëm”, sepse përndryshe nëse
përfshin shumë njerëz pa përvojë dhe pa kompetenca të nevojshme do të
krijojë paqëndrueshmëri dhe jo efikasitet në realizimin e politikave të jashtme.
Themelimi i Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe diplomacisë kosovare nga
njerëz me pak apo aspak përvojë dhe bagazh profesional në politikën e jashtme
e mbështet më së miri ketë konstatim të tij. Disa nga arsyet për një nivel jo edhe
aq të duhur të diplomacisë kosovare, janë; mungesa e traditës ne diplomaci,
potenciali i kufizuar i Kosovës ne arenën ndërkombëtare dhe se fundi politizimi
partiak i përbërjes jo vetëm i MPJ-së por edhe i trupit diplomatik.

26
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Sidoqoftë, objektiva e diplomacisë është realizimi dhe mbrojtja e interesave


kombëtare, të cilat në kohën e sotme globale realizohen në nivele dhe sfera te
ndryshme vendimmarrëse. Prandaj diplomacia bashkëkohore operon jo vetëm
ne rrafshin zyrtar e institucional përmes formave tradicionale politike e
diplomatike por gjithnjë më shumë edhe në veprimtari dhe forma tjera
alternative.

Roli dhe funksioni i Diplomacisë.

Diplomacia në kuptimin e gjerë përkufizohet, sipas Ernest Satow-it, si arritje e


marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërkombëtare përmes negociatave.
Natyrisht kjo është vetëm një mundësi e kuptimit, pasi që diplomacia përfshin
më shumë sesa negocimin. Veprat e para nga kjo fushw jane te shkruara shekuj
me pare, gjegjësisht ne vitin 1436 botohet libri i francezit Bernard du Rosier me
titull “Trajtime tw shkurtera mbi Ambasadoret” ndersa mw 1620 diplomati
spanjoll De Vera shkroi librin me ndikim “Ambasadori”.8

Si kthesë paradigmatike dhe datë e lindjes së Diplomacisë moderne merret


marrëveshja gjegjësisht Paqja e Vestfalisë e vitit 1648, që vuri themelet edhe të
parimeve bazë të shtetit, si principi i sovraniteti dhe integritetit territorial, qe
nënkupton mosndërhyrjen në punët e brendshme dhe pacenueshmërinë te një
vendi nga shtetet tjera. Prandaj kjo traditë në MN dhe në te drejtën
ndërkombëtare njihet zakonisht me nocionin parimi vestfalian. Me lindjen e
komb-shteteve moderne u krijuan edhe mekanizmat institucional e
administrativ edhe ne rrafshin e marrëdhënieve me vendet tjera. Në këtë
kontekst, shtetet e fuqishme evropiane formuan për ketë qellim ministritë për
pune te jashtme, ku diplomacia ishte pjese e pandashme e tyre. Diplomacia si
një prej monopoleve të fundit qe i ka mbete ende qeverisë, ka filluar te jete
gjithnjë e me shume domen i veprimit edhe nga organizatat nder-qeveritare
regjionale, nga OJQ-të, nga grupet e ndryshme interesi (si p.sh. kompanitë
shumëkombëshe, lobit etj) si dhe nga individët me influence.
Diplomacia përfshin formimin, zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve të
mira me vendet e tjera. Diplomacia ka të bëjë pra me angazhimin e qeverise se
një shteti me qellim të kontaktit dhe të dialogut me shtetet e tjera.

8
Shihe. Jӧnsson\Hall: Essence of Diplomacy, Palgrave 2005 fq.7ff.
27
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Diplomacia është një veprimtari e veçantë në fushën e politikës së jashtme, me


qellim te përfaqësimit te shtetit, te mbrojtjes se interesave, informimit,
negocimit si dhe thellimit te marrëdhënieve e bashkëpunimit miqësore. Këto
veprimtari kryhen përmes te ngarkuarve me pune, e qe janë pjese përbërëse e
trupit diplomatik, si ambasadori, sekretaret e ambasadave, atashe dhe
përfaqësuesve tjerë diplomatik- me një fjale diplomatëve. Diplomacia si art i
negocimit dhe komunikimit është e njohur qysh nga Antika greke. Perandoria
Romake i përvetësoj format e veprimeve diplomatike duke dërguar konsuj
neper vendet tjera, gjithashtu edhe Perandoria Osmane kishte diplomacinë
mjaft aktive e të avancuar. Ndërsa në Mesjetë shtet-qytetet e Italisë e zhvilluan
këtë fushë ne formën ne te cilën e njohim ne sot. Shndërrimi i diplomacisë në
profesion qoj në: rekrutimin e kontrolluar te stafit, ekspertizën dhe trajnimin e
duhur , rangimin e caktuar,pagesën e rregullt. Profesionalizmi në diplomaci çon
edhe në krijimin e trupit diplomatik. E njohur edhe si corps diplomatique, si
p.sh. targat e veturave me CD. Trupi diplomatik është bashkësia e diplomatëve
që përfaqësojnë shtete të ndryshme në të njëjtën kryeqytet dhe i cili funksionon
mbi bazën e rregullave të caktuara. Zëdhënësi apo Dekani i trupit diplomatik
është zakonisht doajeni i asaj bashkësie pra ambasadori më i vjetër dhe me më
shumë përvojë ne atë vend. Mobiliteti i stafit diplomatik, arsyeja t´i shmangen
lokalizmit ose tendencës qe te mos influencohen se tepërmi nga vendi ku
shërbejnë. Protokolli është një udhërrëfyes i rëndësishëm ne diplomaci, e cila
është tërësia e rregullave formale dhe e procedurave të diplomacisë.

Me krijimin e shteteve moderne dhe sidomos me krijimin e ministrive për pune


te jashtme, diplomacia është pjese e pandashme e çdo shteti dhe politikes se saj.

Për te i mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe interesat e tyre, shtetet përdorin
këto mundësi:

Forcën ushtarake, qoftë përmes kërcënimit me sulm apo intervenimit të


armatosur, ne rast te rrezikimit te sigurisë kombëtare apo asaj ndërkombëtare.
Apo edhe për t’ i mbrojtur interesat vitale e gjeopolitike te vendit apo aleatëve
te ngushtë.
Potencialin ekonomik, qoftë përmes ndihmave humanitare, donacioneve për
zhvillim, investimeve të drejtpërdrejta ne biznes apo fusha tjera, apo dhënieve
të kredive si joshje dhe përafrim me politiken e këtij shteti ose aleancës se
28
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

këtyre shteteve. Ose ne anën tjetër në formë presionesh ekonomike e financiare


si embargo tregtare, ekonomike, ngrirje te mjeteve bankare dhe sanksionesh te
ndryshme si një lloj trysnie apo dënimi të tërthortë.

Dhe se fundi mënyrën e veprimit diplomatik –si forma më e shpeshte dhe e


zakonshme e politikbërjes se jashtme e cila zhvillohet si në formën klasike dhe
konvencionale pra ndërmjet kanaleve qeveritare dhe atyre formale ne forume
te ndryshme zyrtare, si dhe përmes diplomacisë publike qe përfshin një sere
komponentësh prej informimit, influencimit kulturor e deri te shkëmbimet e
ndryshme kërkimore- shkencore etj.

Diplomacia përben instrumentin si dhe komponentin me te rëndësishme ne


politiken e jashtme te një shteti. Për të projektuar fuqinë e tij shteti përmes
diplomacisë komunikon, negocion dhe bashkëpunon me shtetet dhe aktoret e
tjerë relevant.

Geoff R. Berridge, një njohës i spikatur anglez i teorisë dhe praktikes


diplomatike, pohon se diplomacia është një aktivitet politik dhe komponent i
rëndësishëm i fuqisë, objektiv i se cilit është t’ua bëjë të mundshme shteteve t´i
realizojnë qëllimet e veta pa përdorimin e forcës ushtarake apo trysnisë se
ngjashme. 9

Kodifikimi i rregullave dhe unifikimi i sjelljeve diplomatike është bere përmes


ligjit te diplomacisë qe mbrohet nga e drejta ndërkombëtare dhe njihet si
Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Me kete Konvente
rregullohen nje sere detyrimesh, pergjegjesish por edhe privilegje. Arsyet per
krijimin e saj ishin te shumta, si legale ashtu edhe politike.

Si bie fjala çështja e imunitetit apo të lëvizjes se lire te stafit diplomatik ne


vendin nikoqir.
Në nenin 3 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike (KVMD) janë
precizuar pesë funksione themelore të misionit diplomatik:

a) Të përfaqësojë shtetin që e ka dërguar në shtetin që e ka pranuar

b) Të mbrojë interesat e shtetit që e ka dërguar në shtetin që e ka pranuar si


dhe shtetasit e vet, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

c) Të negociojë me qeverinë e shtetit që e ka pranuar

9
Shihe. Geoff R. Berridge: Diplomacy. Theory and Practice, Palgrave, 2002
29
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

d) Të përcaktoj me të gjitha mjetet ligjore kushtet dhe zhvillimin si dhe ti


raportojë shtetit që e ka dërguar

e) Të promovojë marrëdhënie miqësore midis shtetit që e ka dërguar dhe


shtetit që e ka pranuar dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e
shkencore.

Detyrat kryesore të diplomatëve, te përcaktuara në të shumtën e rasteve edhe


me rregullore pune dhe ligje përkatëse janë këto:

 Përfaqësimi diplomatik- si prezantimi ne publik dhe ne mediat e vendit,


promovimi i politikes se shtetit amë.

 Misionet diplomatike ose ambasadat kanë rendësi për prestigjin e vendit.

 Kultivimi i miqësisë qoftë në sferën politike apo komerciale-ekonomike.

 Negocimi, bërja qartë e synimeve, mbledhja e informatave dhe lobimi.

Ndikim i ambasadorëve, diplomatëve dhe stafit diplomatik në Diplomacinë


Publike dhe në Diplomacinë Kulturore.

Format kryesore te diplomacisë janë te ndara në diplomaci dypalëshe


(bilaterale), në diplomaci shumëpalëshe (multilaterale) dhe në diplomacia
joformale, jo konvencionale, telekomunikuese, e kohës së internetit apo
thjeshte me një term në diplomaci publike. Diplomacia bilaterale nënkupton
komunikimin mes dy palëve- dy shteteve përmes përfaqësuesve zyrtar te tyre.
Nganjehere e njohur si „sistemi francez i diplomacisë“ (Harold
Nicolson).Karakteristikat e këtij sistemi janë: Misionet diplomatike, fshehtësitë
diplomatike, Protokolli dhe Profesionalizmi. Karakteristike tjeter qe me shume
mbetet si relikt i se kaluares eshte Diplomacia Sekrete- mban fshehte dhe ne
konfidence te plote informatat dhe është e lidhur nganjëherë edhe me spiunazh.
Ne krahasim prej saj diplomacia multilaterale zhvillohet mes më shumë
aktorëve në arenën ndërkombëtare. Multilateralizmi ne M.N rrjedh nga rritja e
numrit të shteteve, integrimeve rajonale si p.sh B-sw, teknologjisë se re ne
komunikim dhe lëvizje-komunikacion (p.sh shuttle diplomacy), kanalet e reja
diplomatike pastaj krijimi i Organizatave Ndërkombëtare (nderqeveritare dhe
joqeveritare) sidomos pas viteve 1990-ta. Kompleksiteti i sistemit
ndërkombëtar ndikon ne raportet mes shteteve, ne interaksionin dhe mënyrën
se si ato veprojnë ndërmjet veti.

30
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Sot, kur pjesa më e madhe e shteteve në bote kanë sistem demokratik dhe
mbajnë zgjedhje të lira, politika e jashtme është edhe çështje e politikës së
brendshme respektivisht e opinionit publik. Koha kur politika e jashtme dhe
diplomacia ishte në duar të një grupi te ngushte të njerëzve, prej së cilëve varej
edhe përzgjedhja e politikave edhe zbatimi i tyre, ka perënduar kaherë. Prandaj
është imperativ i kohës që diplomatët dhe politikbërësit e politikës së jashtme
duhet te gjejnë mënyra dhe forma të analizimit dhe mundësisht të përfitimit të
opinionit publik me qëllim të mbështetjes së duhur gjatë implementimit të tyre.
Në këtë kontekst, ndikimi në opinionin publik nuk kufizohet vetëm e vetëm
brenda shtetit përkatës, por kërkon qe ky angazhim te shtrihet edhe përtej
kufijve, në mënyrë qe te krijohet opinioni pozitiv edhe te publiku i huaj. Puna
intensive dhe serioze me opinionin publik ndërkombëtar është detyrë parësore
dhe domen qenësor i diplomacisë publike.

31
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

6. Organizatat ndërkombëtare.

Marrëdhëniet ndërkombëtare janë të organizuara nga një shumëllojshmëri e


normave legale dhe institucioneve te ndryshme. Ky term hyri ne përdorim nga
juristi britanik James Lorimer ne vitin 1867 kurse libri i parë daton nga viti
1911 e shkruar nga Paul S. Rheinsch.

Organizatat ndërkombëtare kane një histori te relativisht te shkurtër, ato u


formuan ne mase te shtuar vetëm ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX.
Përpjekjet e para ishin me krijimin e Komisioneve te përbashkëta
ndërkombëtare për mbikëqyrjen e anijeve. P.sh ne lumin Rhein 1815, ne
Danube 1856. Gjithashtu zhvillimet e reja ne teknologji ne komunikim dhe
komunikacion quan ne themelimin e Unioneve, Sindikatave Ndërkombëtare si
p.sh ajo Telegrafike (1865), e Postave (1874), e Hekurudhave (1890) etj. Po
ashtu njësitë matëse u universalizuan apo standardizimet e shumta u krijuan
dhe u formuan lidhjet e përhershme me një seli qendrore për këto organizata.
Numri i Organizatave Ndërkombëtare gjatë periudhës mes dy Luftërave
Botërore arriti në 80 sosh. Shkaqet e krijimit te tyre ishin; luftërat, konfliktet e
armatosura dhe dhuna, zhvillimi i vrullshëm industrial, kriza financiare dhe
sociale, problemet mbare botërore, (p.sh: armatimi bërthamor, energjia,
aviacioni, detaria etj.), pastaj të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre si dhe
çështja e ambientit, ndotja e ajrit, ujerave etj.

Ekzistojnë tre lloj përshkrimesh të O.N nga aspekti i funksionalitetit të tyre: E


para, O.N shërbejnë si mjet apo instrument i diplomacisë dhe politikes së
jashtme të shteteve (zakonisht te Superfuqive) apo së paku ekziston një
tendencë e tillë. Si shembull mund të marrim bllokimin e KS apo
instrumentalizimin e saj gjatë Luftës së Ftohtë, por edhe te institucioneve
globale financiare. Së dyti, O.N janë arenë , si një fushë loje e shteteve dhe fuqive
te mëdha, me qellim te përafrimit te tyre dhe zgjidhjes se çështjeve kontestuese
apo te atyre me interes te përbashkët. Sidomos si pikëtakim i interesave dhe
forum i kompromiseve e të negocimeve ndër-qeveritare.

Dhe se fundi O.N përshkruhen si aktore në MN, ku shtetet i delegojnë


autorizimet dhe kompetencat përmes përfaqësuesve te tyre shtetëror, të cilët
ne forme te marrëveshjes krijojnë politika te caktuara, qe miratohen dhe
32
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

zbatohen nga O.N përkatëse. Kështu, O.N në fusha specifike lejohen, autorizohen
dhe fuqizohen nga shtetet anëtare për të vepruar në ketë sferë.

O.N ndahen ne organizata ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe në organizata


ndërkombëtare jo-qeveritare. Dallimi mes këtyre, ne aspektin legal është se ato
ndër-qeveritare kërkojnë, që themelimi i tyre të bazohet në një Kontrate me të
drejtë ndërkombëtare mes tre e më shumë shteteve. O.N ndër-qeveritare janë te
llojeve te ndryshme, disa janë te sajuara ne baza te bashkëpunimit rajonal, disa
nga interesi ekonomik kurse disa te tjera për shkak te lidhjes së aleancave në
aspektin e sigurisë. Mbi baza gjeostrategjike e gjeopolitike jane te krijuara keto
O.N si; Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), Liga Arabe, Organizata e Unitetit
Afrikan (OAU), Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) etj. Apo edhe
interesave ekonomik me karakter regjional si p.sh: Central European Free
Trade Association(CEFTA), North American Free Trade Agreement (NAFTA) etj.

Si dhe organizatat tjera për çështje sigurie si p.sh Organizata e Paktit Veri-
Atlantik(NATO), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evrope- (OSBE), si
dhe dikur Organizata e Paktit të Varshavës. Kurse Organizatat financiare e
ekonomike me peshe te madhe jane nga e ashtuquajtura sistemi “Bretton
Woods” ku dollari u be monedha qendrore dhe ekuivalente e valutes globale, i
cili vlerën e vet e mbronte/garantonte me ari. Nga ky sistem rrjedhën dy
organizatat me re rëndësishme financiare edhe sot në botë. Fondi Monetar
Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Në këtë aspekt gjithashtu u krijua
Organizata Botërore e Tregtisë (WTO) e cila fillimisht u quajt Marrëveshja e
përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë GATT (General Agreement on Tariffs and
Trade) 1947 por u emërtua me 1995 ne WTO.

Këto organizata janë jashtëzakonisht te rëndësishme ne MN dhe në Diplomaci


sepse forma me e shpeshte dhe mënyra me optimale e veprimit diplomatik janë
takime, mbledhjet, konferencat dhe pjesëmarrja ne O.N. Anëtarësimi në këto
institucione mundëson pjesëmarrjen aktive ne politiken ndërkombëtare dhe në
mbrojtjen interesave strategjike të politikes së jashtme të vendit.

Në numër shume më të madhe janë O.N të llojit tjetër , pra ato joqeveritare te
cilat kane një rrjet te gjere dhe veprimtaria e tyre është e shumanshme. Këto
kane disa përparësi, pasi qe ndikimi është me afatgjate, me i drejtpërdrejt dhe
me efikas. P.sh Greenpeace apo Kryqi I Kuq Ndërkombëtar, Transparency
33
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

International kane ndikim edhe te opinion botëror por edhe tek vendet veç e
veç. Këto shfrytëzojnë publicitet dhe sensibilizojnë opinionin duke ndikuar te
qeveritë përmes presionit te opinionit publik. Roli i tyre ne M. N shihet gjithnjë
e me i rëndësishëm e me influencues. Iniciativa e nisur nga Kombet e
Bashkuara qe nga viti 1998 për një “dialog mes feve”, qe erdhe si
kundërpërgjigje ndaj tezes së “përplasjeve te civilizimeve” gjeti një përkrahje
nga shume shtete, organizata dhe veçanërisht nga vetë komunitetet e mëdha
fetare. Diplomacia përfshin me këtë rast pra thellimin dhe forcimin e
marrëdhënieve të mira me vendet dhe dialogut mes civilizimeve, gjë te cilën
edhe O. N mund te ndikojnë ne mase te shtuar ne këtë drejtim.

Figura: Flamujt qe reprezentojn shtetet individuale të ndërlidhura ne sistemin ndërkombëtar.

34
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

7. Hyrje në Diplomacinë Publike.

Ata që shpresuan se pas rënies së Komunizmit erdhi fundi i ideologjive dhe


dogmave, ishin të zhgënjyer hiç me pak se brenda një dekade. Sikurse në kohën
e bipolaritetit kur dominonte politika e ideologjive, edhe sot
bota është e ndikuar ne mase te madhe nga ato vende e grupe që pretendojnë të
jenë në posedim të së vërtetës absolute. Polarizimi në vija ndarëse është akoma
një fuqi që dominon në disa pjesë të botës.

Koncepti i Sigurisë që bazohet ne “dilemën e sigurisë” gjegjësisht ne rrezikun qe


kanoset nga armiqtë e jashtëm, një strategji e vjetër gati sa vet njerëzimi, është
një dukuri që vazhdon te instrumentalizohet dhe te jetë ne shërbim te pushtetit.
Lufta kundër terrorizmit, ishte një teme bosht e politikës së jashtme dhe e
sigurisë të Sh.B.A-ve, qe nga sulmet e 11. Shtatorit te vitit 2001, e cila, përveç
tjerash, qoi edhe tek intervenimet ushtarake ne Afganistan dhe Irak.
Diplomacia si menyre e komunikimit mes shteteve dhe si mjet i negocimit nuk
erdhe ne shprehje sa duhet gjate kësaj kohe. Gje e cila ne retrospektive shihet si
nje mangësi e strategjise se përgjithshme politike. Diplomacia si një prej
monopoleve të fundit qe i ka mbete ende qeverisë, ka filluar te jete gjithnjë e me
shume domen i veprimit edhe nga organizatat nder-qeveritare regjionale, nga
OJQ-të, nga grupet e ndryshme interesi (si p.sh. kompanitë shumëkombëshe,
lobit etj) si dhe nga individët me influence.

Diplomacia përfshin formimin, zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve të


mira me vendet e tjera. Diplomacia ka të bëjë pra me angazhimin e qeverise se
një shteti me qellim të kontaktit dhe të dialogut me shtetet e tjera. Diplomacia
Publike përfshin mënyrën dhe mjetet që ka në dispozicion një shtet për të
ndikuar mbi qarqet e vendim-marrjes dhe publikun e gjere një shteti dhe
shoqëria tjetër Qëllimi parësor është pra për të ndikuar ne qeveritë e huaja
nëpërmjet organizatave dhe aktoreve jo-qeveritare përmes ushtrimit te
diplomacisë publike

Rënia e Murit te Berlinit dhe shpartallimi i sistemit bipolar, ka rezultuar edhe


ne ndryshimin e mënyrës se politikbërjes së jashtme. Strategjia e re
diplomatike nuk ishte aq shume e koncentruar ne mjetet e forcës ushtarake,
por me shume ne raporte ekonomike e kulturore. Këto ndryshime
35
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

paradigmatike quan edhe tek konceptimet e reja ne marrëdhënie


ndërkombëtare dhe diplomaci. Faktorizimi dhe ngritja e rolit te mediave, OJQ-
ve dhe korporatave multinacionale qoj edhe kërkesat e reja te veprimit
diplomatik, pra te një diplomaci publike, qe njihet edhe si diplomacia e re,
diplomacia mediale, kulturore etj. Ndërvarshmëria e këtyre faktorëve me
aktoret e ndryshëm ne marrëdhëniet ndërkombëtare rezultojë te ngritja e
kapaciteteve dhe formave te reja ne politiken e jashtme. Modeli i veprimit i
njohur gjate kohës se Luftës se Ftohte ishte i tejkaluar tashme. Kompanitë
prestigjioze ne fushën marrëdhënies me publikun (PR-Agency) angazhohen ne
këtë drejtim gjithnjë e më shumë nga qeveritë e vendeve të ndryshme.

Çka është Diplomacia Publike?


Para se të përgjigjemi në pyetjen e shtruar më sipër, se çka është diplomacia
publike, duhet shqyrtuar zanafillën e këtij termi dhe kontekstit historik, politik
dhe diplomatik në të cilën është formuar dhe zhvilluar si koncept.

Fjala D. P. (tutje si shkurtesë) hyri ne përdorim nga mesi i viteve 1960 dhe gjate
viteve 1970-ta ne SH.B.A nga diplomatet dhe zyrtaret e Departamentit te Shtetit,
si zëvendësim apo eufemizëm i termit Propagande qe kishte konotacione
negative. Për here te pare e përdori Eduard Gullion, dekan i Fakultetit te
Drejtësisë dhe Diplomacisë ne Universitetin e Tufts-it ne vitin 1965. Ai ishte
edhe i pari autor qe japi një përkufizim të prerë rreth asaj se çka është D.P, ku
sipas tij diplomacia publike është “shkaku dhe efekti i publikes qëndrimet dhe
mendimet të cilat ndikojnë në formulimin dhe ekzekutimin e politikës së
jashtme.”

Në fakt diplomacia publike si term është shfaqur shumë më herët, në vitin 1856
ne gazetën londineze “ Times” ishte një artikull ku cekej ky term, e më vonë
edhe nepër gazeta amerikane si “New York Times”, “Washington Post” apo
“Christian Science Monitor” është përdorur në kontekste dhe periudha të
ndryshme.

Viteve 1970 shpesh here ishte fjale tjeter per Propaganden, e cila qe nga koha e
shfrytezimit nga nazizmi kishte konotacione negative, prandaj D.P si alternative
e saj ishte me e pranueshme dhe perdorej me lehte nga ana e qeverise

36
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

amerikane ne lidhje me informimin nderkombetar, raportet dhe shkembimet


kulturore etj.

Sot ky term përdoret si ne praktiken diplomatike ashtu edhe ne fushën


akademike,anekënd botes, duke nënkuptuar aktivitet kulturore, informimin
dhe bashkëpunimin ndërshtetëror ne rrafshin me te gjere. Edhe ne diplomacinë
britanike gjeti shprehje ky term për te përshkruar orientimin modern te
diplomacisë dhe përfshin një kombinim te marketingut politik, propagandës
dhe afrimit kulturor e shkencor me publikun e vendeve te huaja.

Sipas një Agjensioni amerikan nga State Departamenti (USIA) D.P shihet si një
mënyrë e promovimit te interesave dhe vlerave amerikane përmes kuptimit,
influencimit dhe informimit te audiencës së huaj. Kurse sipas një shkencëtari
tjetër amerikan Hans Tuch, D.P është proces i komunikimit te qeverise me
publikun e huaj me qellim te prezantimit te vlera dhe ideve, te institucioneve
dhe kulturës kombëtar te politikes së një shteti. Diplomacia publike është një
nga çështjet më të spikatura të komunikimit politik dhe një nga elementet me
qendrore te aktiviteteve diplomatike në këtë shekull.

Figura: Organigrami i Agjencionit amerikan per Diplomaci Publike

Ajo është një term që përshkruan mënyrat dhe mjetet me të cilat shtetet,
aleancat e shteteve, dhe aktorët e tjerë joqeveritar kuptojnë kulturat,
qëndrimet diplomatike, dhe sjelljet politike te shteteve tjera; krijojnë dhe

37
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

menaxhojnë marrëdhëniet me këto, si dhe synojnë te influencojne opinionin


publik te tyre me qellim te avancimit te vlerave dhe interesave te veta.
Diplomacia Publike përfshin menyren dhe mjetet që ka në dispozicion një shtet
për të ndikuar mbi qarqet e vendim-marrjes dhe publikun e gjere një shteti.
Qëllimi paresor eshte pra për të ndikuar ne qeverite e huaja nëpërmjet
organizatave dhe aktoreve jo-qeveritare permes ushtrimit te diplomacisë
publike ne forma dhe menyra nga me te ndryshmet.

Për të kuptuar D.P. më mirë duhet të sqarojmë me atë se çka është publiku.
Publiku është një grup njerëzish që ka interesim dhe ndikim aktual apo
potencial në shoqëri. Në kuptimin e gjerë pra janë te gjithë personat qe kane
pjesëmarrje ose ndikim ne jetën publike. Pra publikja është e kundërta e sferës
privates. Sipas shumë dijetarëve kjo është parakusht i demokracisë.

D.P është një lloj komunikim masiv me opinionin e huaj duke u bazuar ne
mekanizma te ndërtimit te dialogut, mirëkuptimit dhe mbulimit mediatik te
këtyre përpjekjeve. Prandaj ne këtë kuptim ndryshon nga
marketingu,propaganda, MP, Gazetaria apo edhe nga diplomacia
konvencionale/tradicionale. Diplomacia tradicionale është e bazuar ne
marrëdhëniet e nje qeverie me qeverinë apo qeveritë tjera, ajo publike eshte
me shume se kaq. D.P nuk eshte nje menyre apo instrument e paraqitjes se
politikes se jashtme te qeverise por me shume vlerave, kultures dhe interesave
te gjithembarshme politike e shoqerore te nje vendi. D.P nuk eshte ne sherbim
te nje qeverie por ne rend te pare, te shtetit dhe interesave te saj afatgjate.

D. P dallohet prej diplomacisë klasike apo tradicionale sepse nuk synon, ne


rend te pare, bashkëpunimin, komunikimin dhe vënien e marrëdhënieve me
qeveritë e huaja por veçanërisht me institucionet jo-qeveritare, organizatat dhe
individët e ne vendet e huaja.
Diplomacia Publike promovon politiken e jashtme dhe interesat e shtetit
përmes informimit dhe influencimit te publikut te huaj për ndonjë çështje te
caktuar apo për imazhin e përgjithshëm te shtetit.

Ne pjesen dërmuese te rasteve, D.P vihet ne përdorim si konsekuence e krizave


apo konflikteve, qe per intencion ka krijimin e nje klime me miqesore karshi
ndonje shteti dhe popullit te vet. Qeverite, organizatat joqeveritare apo
nderkombetare, ne raste te këtilla, shfrytezojne DP si pjese e masave te
38
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

ndërmarra ne politiken e jashtme. D.P nuk eshte vetem nje menyre apo
instrument e paraqitjes se politikes se jashtme te qeverise, por me shume e
vlerave, kultures dhe interesave te gjithembarshme politike e shoqerore te nje
vendi. D.P nuk eshte ne sherbim te nje qeverie por ne rend te pare, te shtetit
dhe interesave te saj afatgjate.

Politika e Jashtme e një shteti ndikohet ne një mase te konsiderueshme nga


imazhi dhe perceptimi i atij shteti ne bote apo ne opinionin publik te ndonjë
vendi te veçantë. Sh.B.A-te kishin ne vitet e kaluara një problem te këtillë.
Kritikat ishin për shkak te intervenimeve ushtarake ne Irak (2003), Afganistan,
për shkak te burgut te Guantanamos, krizës financiare etj. Edhe marrëdhëniet
Transatlanike sikurse edhe me boten arabe ishin përkeqësuar mjaft, gjë që qoj
edhe te një lloj Antiamerikanizmi. Presidenti i ri amerikan Barak Obama
prandaj po tenton që sa me shpejt të jap një pamje sa me pozitive politikes se
jashtme amerikane. Ne politiken e jashtme amerikane, qendra vendosjeje janë:
Presidenti, Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati si dhe një numër i
madhe i aktoreve tjerë joformal. Vendimet e politikes se jashtme, mund te jene
keshtu te tre llojeve; Vendimet planifikuese, vendimet e krizave dhe vendimet
rutine.

D.P përfshin zakonisht dy mënyra veprimi: Ne njërën ane, ajo është ne funksion
te informimit politik, me qellim te influencimit te popullatës ne një vend tjetër
për mbrojtjen, sqarimin e ndonjë çështje te caktuar te qeverise dhe politikes se
shtetit. Dhe këto veprime janë zakonisht për një afat me te shkurtër kohor.
Kurse ne rrafshin tjetër pretendohet qe përmes komunikimit dhe
bashkëpunimit kulturore e akademik te krijohen lidhje me te mira me atë
shoqëri. D. P mund te quhet me fjale tjera edhe si marrëdhënie me publikun
ndërkombëtar.

Diplomacia publike nuk punon vetëm përmes kanaleve zyrtare e shtetërore, siç
është ministria, ambasadoret, të dërguarit special- emisarët etj. Por edhe
përmes te ashtuquajturave Think Tanks, Stacioneve Televizive, Radio, Gazetave,
Revistave, Lobive dhe shume mjeteve tjera komunikimi.
D.P për me qenë efektive dhe frytdhënëse i duhet që personat të cilët merren
me të, të jenë eksperte te trajnuar mirë në fushën e planifikimit, komunikimit
strategjik dhe të qasjës proaktive. Ajo krijon parakushte për krijim e opinionit
39
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

pozitiv për politiken dhe imazhin e një shteti te caktuar. Kjo i ndihmon ne mase
te madhe diplomacisë dhe lehtëson e politiken e jashtme te shtetit, por edhe
kompanive, bizneseve apo organizatave te atij vendi. Gjithashtu është një
ndihmese e madhe për ndërtimin paraprak te konsensusit dhe përgatitjes se
kushteve për adresimin e një çështje te caktuar. Ndikimi i saj praktik është
zakonisht afatgjate, prandaj edhe veprimi duhet te jete per nje kohe me te gjate,
ose ne raste me te mire, ne vazhdimësi.

Lufta e Ftohte dhe anekdota me Stalinin dhe Papën dhe Churchil me Morning
Post gjate 1920 dhe Chicago Tribune gjate Luftës se II-te Botërore.

BBC, Zeri i Amerikes, Deutsche Welle, USAID, British Council etj si mjete te D.P.

Perceptimi dhe Prezantimi për ndonjë shtet është shpesh arsye e sterotipeve, e
klisheve dhe e paragjykimeve për atë shtet.

Nje shembull nga përvoja personale e ilustron kete ndoshta me se miri: Ne


kohen kur qeveria Republikes se Kosoves angazhon kompanine prestigjioze
britanike-izraelite “Satschi & Satschi” me nje shumë prej 5.7 Milion Euro per te
lobuar ne njohjen e shtetesise se Kosoves dhe permiresimin e Imazhit te saj ne
bote, mua gjate pritjes ne aeroport me rra ne dore gazeta tabloide londineze
“Daily Mirror” me tirazh shumë te larte, e cila kishte ne balline një storie shume
bombastike për ceshtjen e vrasësit shqiptare te cilet jetojne te lire ne Britani.
Ky lajm, ne mesin edhe të shume lajmeve dhe raportimeve tjera negative apo
edhe tendencioze, krijon nje paqyre te tmerrshme per imazhin e shqiptareve e
me kete edhe te Kosoves, qe per pasoje ka efekte te dëmshme dhe afatgjate.

Nje shembull mjaft interesant, qe eshte edhe nje risi ne Diplomacine Publike
vecanerisht sa i perket lobimit per njohjen e nje vendi, eshte nisma e
ndermarre nga nje shqiptaro-amerikan James Berisha. Duke qene pilot me
profesion ai kishte ndermarre nje fushate te suksesshme publiciteti duke
fluturuar neper vendet e Amerikes jugore, me nje aeroplan privat dhe me
mbishkrimin ku apelonte ne njohjen e Kosoves si shtet te pavarur. Ai po ashtu
kishte nje faqe interneti, me sllogante qarte “Fluturimi per Kosoven” dhe me
planin e destinacionit, vendndodhjen dhe artikujt per kete nisme nga gazeta te
ndryshme boterore. Ky akt patriotik dhe aktivitet i nje individi pati jehone
neper media dhe mund te sherbej si model i veprimtarise ne DP ne gamën e
gjere te aktiviteteve te saj.
40
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Kurse shembull pozitiv për D.P dhe imazhit te mire mund te merren, bie fjala,
turizmi kulturor dhe perceptimi për zviceran, austriaket apo francezet. Kjo
është natyrisht edhe çështje e “marketingut” qe behet përmes diplomacisë
kulturore si festivaleve filmike (Cannes, Venedikut, Berlinit etj.) e muzikore,
karnavale apo festa te ndryshme kulturore. Por jo vetëm turizmi por edhe
investimet e jashtme varen nga imazhi qe gëzon ai vend. Vendet qe
konsiderohen si te „rrezikshme“ nuk janë atraktive as për investime por as për
eksporte te produkteve. Mallrat gjerman gëzojnë tek ne një besueshmëri dhe
popullaritet për shkak te „kualitetit“ edhe pse shpeshherë ato nuk prodhohen
fare ne Gjermani!
Se politika e jashtme varet edhe nga perceptimet per vendet e caktura apo edhe
nga opinioni i brendshem publik, na e ilustron anetaresimi i Konferederates
Helvetike. A e dini pra kur dhe pse u anëtarësua Zvicra ne Kombet e Bashkuara?
Pas shume dështimesh ne referendum, ne vitin 2002 zviceranet miratuan
anëtarësimin ne këtë organizate botërore. Arsyet janë sepse populli ishte
dëshmitar i shtimit të lidhshmërisë dhe varshmërisë së shteteve dhe se OKB-ja
ofronte përparësi ne këtë aspekt dhe se ishte domosdoshmëri e kohës. Prandaj
përkrahja e opinionit publik ne vend për një ceshtje te caktuar është
jashtëzakonisht e rëndësishme, e shpesh edhe determinuese ne politiken e
jashtme. Por përkrahja apo mospërkrahja shpesh varet edhe nga disponimi i
aleateve dhe shteteve tjera, te cilat veprojnë ne përputhje me interesat e tyre
ekonimike, gjeostrategjike por edhe nga disponimi i opinionit publik ne vend.

D.P jane intrument politik dhe menyre e veprimit diplomatik, qe perdoret nga
shtetet, organizatat dhe institucionet e ndryshme por shtrohet pyetja; se a eshte
edhe fushe akademike dhe disipline shkencore apo jo? Per te ardhe te nje
pergjigje duhet se pari te i shqyrtojme dilemat te cilat na paraqitet me
shtruarjen e kerkeses per trajtim shkencor te D.P. Fillimisht, kjo eshte vertete
nje teme e cila ka nje histori relativisht te shkurte dhe e cila ne te shumten e
rasteve ka qene e zhvilluar nga qarqe qeveritare e zyrtare, duke e anashklauar
proviniencen universitare apo hulumtuese. Kjo edhe e sot eshte nje deficit i
dukshem ne D.P, se shumica e hulumtimeve jane me shume ne forme te
rekomandimeve per organe te caktura sesa punime shkencore ne karakter
empirik apo teorik.

41
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Arsyeja tjeter eshte kornizat e percaktuara analitike te D.P, te cilar ngerthejne


shume dimesionsone dhe jane te hapura per secilen dispilne dhe thuaja ne
cfarredo forme te mundshme.

Çka është roli i diplomateve sot ne kohen e globalizimit te informatave? A


mjaftojnë vetëm diplomati dhe instrumentet klasike te diplomacisë për
politiken e jashtme te një shteti?

Ndryshime i konteksteve dhe rrethanave ne rrafshin global, regjional por edhe


lokal me përmasa te jashtëzakonshme ka shtyre qe edhe format e deritanishme
te veprimit diplomatik detyrimisht te pasojnë ndryshime. Me siguri qe sot nuk
mjafton vetëm puna e diplomateve ne bërjen e politikes se jashtme. Me siguri,
qe parakushtet për veprimtari ne ketë aspekt kërkojnë edhe gjetje te metodave,
koncepteve por edhe te studimeve te reja ne këtë fushe.

Sferat dhe Dimensionet e Diplomacise Publike

Sferat kryesore te Diplomacise Publike jane;

 Politike- Influencimi dhe Informimi prej TV-se deri te Interneti per nje
teme te caktuara ose per interesa te pergjithshme nacionale.

 Ekonomike- Sanksionet dhe Embargo apo promovimi i Investimeve etj.

 Kulturore- Shkembimet studentore e akademike, Popkultura, Moda,


Artistet, Sporti etj.

Forcimi i pozites ne boten globale s´mjafton vetem diplomacia klasike por nje
kombinim me D.P. Sipas Edmund Gullion, qe e perdori i pari nocionin D.P., ky
koncept ka keto dimensione:
Kultivimi i opinionit boteror nga ana e qeverise Interaksioni i grupeve private
(joqeveritare) ndermjet shteteve. Lajmerimi, raportimi i ngjarjeve nga bota dhe
anasjelltas.

Komunikimi pertej kufijve kombetar, si permes diplomateve, gazetareve,


artisteve, shkencetareve etj. Sipas Mark Leonard jane keto aspekte: Menaxhimi
i Informatave, Strategjia e Komunikimit dhe Krijimi i Partneritetit.

Ndersa strategjite e D.P-se ne aspektin e veprimit kohor jane te ndara ne:

42
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Reaktive apo brenda nje afati te shkurt kohor (ore dhe dite) qe do te thote më
shumë sqarues dhe thellimi i mirëkuptimit.

Proaktive apo afatmesme (jave dhe muaj) dhe angazhuese me qasje


transparente. Përpjekje për bindje.

Korrektuese- përmirësimi i keqkuptimeve eventuale dhe krijimi i imazhit


pozitive. Kurse na planin kohor eshte afatgjate qe synon ndërtimin e
marrëdhënieve miqësore, qofte me nje vend dhe shoqeri te caktuar apo ne
pergjithesi me opinionin boteror(me vite).
Fazat e zhvillimit te Diplomacisë Publike nga kendveshtrimi historik mund te
ndahen ne keto periudha kohore; Periudha deri dhe pas L. II B. (Doktrina e
H.Truman dhe Plani i Marshallit), faza gjate Luftës së Ftohte (Formimi i
Agjensioneve te specializuara, p.sh US Information Agency ne vitin 1953),pas
rënies se Murit te Berlinit respektivisht që nga shembja e sistemit komunist dhe
ndarjes bipolare, si dhe pas sulmeve terroriste te 11. Shtatorit. Përpjekjet
amerikane ne „luftën kundër terrorizmit“ dhe D.P ne boten arabe dhe islame, si
dhe reagimi ndaj anti-amerikanizmit.
Objektivat afatgjate e strategjike te Diplomacisë Publike te një shteti janë që t’u
ofroje njerëzve anembanë botes një vizion dhe perceptim pozitiv te vendit qe e
promovon atë, të thellojë bashkëpunimin dhe e interesat e përbashkëta mes
popujve ne vende te ndryshëm, si dhe te i izoloje dhe margjinalizojë forcat
ekstremistet (fetare apo politike) dhe te i kundërshtojë ideologjinë e tyre
antidemokratike.

D. P shkon përtej diplomacisë tradicionale duke kultivuar dhe promovuar një


imazh sa më pozitiv për vet shtetin duke u mbështet në ndonjë temë të caktuar
apo në vazhdimësi duke komunikuar dhe koordinuar me aktore te ndryshëm e
jo vetëm qeveritarët dhe zyrtarët. Arsyeja qendrore e D. P është rrjedha e
informative dhe ideve te plasura nga një shtet apo organizatë internacionale ne
arenën ndërkombëtare, duke përfshirë me këtë jo vetëm qeveritë por edhe
publikun e gjere.

Në Sh. B. A ekziston ne kuadër te Departamentit te Shtetit (qe shërben si


Ministri e Punëve të Jashtme) një nen-ministri apo seksion për D. P e cila ka
zyrat për Planifikim te Informimit Ndërkombëtar, pastaj për Marrëdhënie me
Publikun dhe zyrën për planifikim te politikave për Diplomacinë Publike. Vete
43
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

fakti se një shtet kaq i fuqishëm i kushton aq shume rendësi kësaj fushe flet për
rendësin qe ka D. P për një shtet dhe sidomos për politiken e saj te jashtëm.

Diplomacia ne këtë këndvështrim edhe pjesë përbërëse e P. J. por edhe mjet


krucial dhe instrument efektiv i saj. Sh. B. A pas sulmeve terroriste te 11
Shtatorit, kane vepruar ne sferën e politikes se jashtme edhe përmes kësaj
forme të diplomacisë. Kjo ngjarje si kthesë e madhe ne politiken dhe sigurinë
ndërkombëtare, ka rezultuar qe çështjet madhore ose nismat politike te
promovohen edhe përmes thellimit te miqësisë, te ndikimit ne opinion dhe
krijimit te kontakteve dhe bashkëpunimit edhe kulturor. Kështu një aspekt i
posaçëm i Diplomacisë Publike është edhe Diplomacia Kulturore.

Megjithëse D.P shkon përtej diplomacisë përmes misioneve te perfaqesuesit


respektivisht ambasadave dhe konsullatave dhe bartesve te tyre, karakteristik
e saj eshte qe perhere e me teper ajo fushëveprim edhe ketyre institucioneve.
Keshtu bie fjala State Departmenti amerikan kishte ne vitin 2006 një buxhet
prej 1.4 Miliard dollarësh për D. P dhe Informim të publikut ndërkombëtar.

44
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

8. Diplomacia Kulturore.

Pjese shume e rëndësishme dhe përbërëse e diplomacisë, e veçanërisht e


Diplomacisë publike është edhe diplomacia kulturore. E dominuar për një kohe
te gjate nga “realpolitika”- pra nga pikëpamja se forca e pushtetit është
determinuese ne politiken e jashtme, kultura është neglizhuar dhe nuk iu është
kushtuar ndonjë vëmendje ne marrëdhënie ndërkombëtare.

Me rritjen e mundësive teknologjike e komunikuese është shtuar edhe


interesimi dhe roli i kulturës ne diplomaci, gjë qe ka rezultuar ne krijimin e
Diplomacisë Kulturore. Kjo nënkupton, qe kultura si një vlere universale e
humane mundëson prezantimin e trashëgimit, vlerave dhe te mirave
kombëtare ne bote. Dhe si e tille luan një rol te veçantë ne politiken e jashtme te
një shteti. Shkëmbimet e shumta dhe kontaktet e ndryshme kulturore qe
ndodhin sot mes popujve, mundësojnë kuptimin me të mire te njeri-tjetrit dhe
bashkëpunimin me te ngushte ndërmjet tyre. Kjo krijon një bazament te
fuqishme për diplomacinë duke e lehtësuar komunikimin dhe thelluar
marrëdhëniet me vendet tjera.

Nje aspekt mjaft krucial ne kete kontekst kane sidomos sporti dhe shkenca.
Ketu duhet marre parasysh keto aktivitete si kampionatet e ndryshme sportive,
si ne futboll, basket apo Olimpiadat kane ndikim te madhe kulturor, shkenca
dhe hulumtimet, përvojat dhe shkëmbimet ne Universitete dhe Institute
Hulumtuese nxisin bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Shembull janë sidomos
Universitetet amerikane, festivalet muzikore, ne festivalet e muzikes Jazz apo
edhe te zhanreve te tjera, pastaj festivalet kinematografike ne Cannes apo ne
Venedik.
Historikisht shtetet me te mëdha dhe me te fuqishme, kishin ndikim jo vetëm
politik e ekonomik por ne mase te madhe edhe kulturor, fillimisht ne regjion
apo edhe me gjere. Perandoritë ne te kaluarën përcaktonin shpesh edhe
premisat se çka është kultura e çka jo. Kolonizimi i vendeve afrikane e aziatike
behej zakonisht nen petkun e se ashtuquajturës “misioni i civilizimit” ku
kultura dhe qytetërimi evropian shërbenin si model qe duhej zbatuar ne tere
rruzullin tokësor. Sigurisht prapa këtyre preteksteve fshiheshin qëllime te

45
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

tjera, por ndikimi kulturor, duke u nisur prej instalimit te gjuhës e deri te
veshmbathja apo ushqimi kane lënë edhe sot e kësaj dite gjurme te
pashlyeshme ne ato vende qe ishin dikur kolonia. Kështu. p.sh gjuha angleze sot
dominon edhe për këtë arsye, ose edhe gjuha spanjolle ne Amerikën latine. Dhe
kjo ka krijuar lidhje tradicionale kulturore mes Anglisë me këto vende,
respektivisht Spanjës me shtetet e Amerikës Jugore qe kane ndikim te
jashtëzakonshëm edhe ne marrëdhëniet diplomatike mes tyre. Imazhi i këtyre
shteteve është zakonisht pozitiv, pasi ndikimi ne forma te ndryshme kulturore,
qoftë përmes Mediave elektronike, letërsisë apo edhe muzikës, filmave, sportit
etj. qon ne një lloj “edukimi” kulturor permanent.
Ne aspektin e sigurisë vlen parimi, sipas te cilit nëse arrini qe te keni një
komunikim te shendosh dhe mirëkuptim shkalla e sigurisë do te jete shume me
larte, pasi me kete krijohen me shume miq ne vend te armiqve. Prandaj, ne ketë
kontekst, diplomacia kulturore krijon parakushte shume me te favorshme, jo
vetëm për diplomacinë por edhe për sigurinë kombëtare dhe atë
ndërkombëtare. Aspekti kulturor i Diplomacisë Publike është ne këtë mënyre e
lidhur me elementet e shumta te informimit publik dhe me sfera tjera te
veprimit ne rrafshin global. Sot lirisht mund te flitet për një kulture qe kap
përmasat tejkombëtare dhe kjo i shtyn shtetet qe te jene konkurrues ne betejën
për ndikim sa me te madh ne këtë proces te globalizimit kulturor e shoqëror.
Duke filluar nga kanalet e njohura televizive (si p.sh CNN apo MTV) serialet dhe
filmat (Hollywoodi si kryeqendër botërore e saj dhe sinonim i kulturës
amerikane) e deri te ushqimi (Mcdonalds, Coca-Cola) dhe moda e veshmbathjes.

Ka shume zëra kritike qe ketë proces dhe trend zhvillimi e shohin si një
kërcenim serioz për kulturën e tyre kombëtare, dhe e identifikojnë si një
imperializëm kulturor, për shembull Coca-kolonizimi apo McWorld janë dy
përshkrime qe i bëhen kësaj dukurie. Prandaj shtetet ndërmarrin masa te
shumta qe te promovojnë kulturën dhe vlerat e tyre ne bote. Kjo pra, behet me
shtimin e aktiviteteve te ndryshme përmes Diplomacisë Kulturore.

Edhe në sferën ekonomike, diplomacia kulturore është e një rëndësie te


veçanta, pasi shumë produkte dhe sektorë ekonomik janë të varura edhe nga
përfaqësimi dhe prestigji që gëzojnë këto vende në botë. Bie fjala, turizmi është

46
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

një degë ekonomike qe edhe te drejtpërdrejt e lidhur me marketingun dhe ne


kuptimin me te gjere me diplomacinë kulturore dhe me atë publike.

Strukturat që merren me diplomacinë kulturore janë zakonisht te njëjta si ato


te Diplomacisë Publike, pra jo vetëm diplomatet profesional por edhe aktoret
jozyrtar qe veprojnë nëpërmes kanaleve te shumta. Eksportimi i vlerave
kulturore si model edhe për popujt dhe vendet tjera ekziston qe nga kohorta e
lashta dhe është praktikuar ne forma te ndryshme, prej tregtareve e dijetareve
deri te diplomatet zyrtare. Sot kjo ndodhe përmes Instituteve kulturore e
gjuhësore qe ekzistojnë pranë shume ambasadave te shteteve te rëndësishme
apo edhe si te pavarura. Si për shembull Këshilli Britanik, Instituti i Kulturës
Italiane apo Franceze apo edhe Javët e Kulturës ose të filmit gjerman, amerikan
etj, që zhvillohen edhe tek ne Kosovë çdo vit që nga përfundimi i luftës. Por një
rol po aq te rëndësishëm ne promovimin e kulturës dhe vlerave kulturore e
kombëtare luajnë edhe atashetë e Kulturës nëpër Ambasada, emigracioni dhe
shoqatat në diasporë, zyrat për promovimin e Turizmit, forumet artistike,
shkencore etj.

47
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

9. Marrëdhënia me Publikun dhe Diplomacia Publike.

Zhvillimi i hovshëm i shkencave politike por edhe shkencave komunikative qoj


edhe te profesionalizimi dhe avancimi i shtuar i komunikimit politik, si një
aspekt shume i rendesishem për demokratizimin e shoqërive, veçanërisht atyre
ne tranzicion. Ne përgjithësi ky profesionalizëm vërehet ne tre dimensione apo
nivele te organizimit, sic jane ne vijim;

Interesimi dhe përparimi i veprimtarive te komunikimit politik e posaçërisht


gjate fushatave, duke e centralizuar dhe menaxhuar mire atë, pastaj
konferencave, raporteve me media etj,

Fuqizimi dhe avancimi i roleve te aktoreve te rinj si bie fjala, ekspertet e M.P-se,
Konsulenteve, apo trajnuesve profesionist.

Dhe identifikimi i mjeteve dhe teknikave te reja ne komunikim politik si p.sh;


sondazhet, intervistat, raportet e specializuara dhe marketingu politik (imazhi-
branding).
Te gjitha këto e kane si parakusht burimet materiale dhe rrjedhimisht ato
njerëzore. Me fjale te tjera, mënyra dhe masa e financimit e përcakton edhe
suksesin e zbatimit te tyre ne praktike. Pasi qe komunikimi masiv arrihet
nëpërmjet mjeteve te informimit, pastaj personat e angazhuar profesional dhe
se fundi materiali i nevojshëm shpenzues te gjitha këto kane një kosto te
caktuar. Prej se cilës shpeshherë varet kualiteti, mbulimi media por edhe
efektiviteti i komunikimit me masën te një subjekti politik, grupi te interesit
apo personit te caktuar. Marrëdhëniet me publikun është një term i cili jo vetëm
qe është bere shume i popullarizuar por edhe një domosdoshmëri për çdo
organizate dhe institucion i cili i tejkalon përmasat private.
Marrëdhëniet me publikun është në funksion menaxhimi dhe veprimi që
identifikon, krijon dhe seleksionon informata në mes të një organizate dhe
popullit e qe janë reciprokisht te dobishme për te dyja, me qellim te krijimit të
marrëdhënieve te mira dhe te qëndrueshme. Në kuptim më te gjere M.P, është
një vazhdimësi diskutimi në mes të një organizate dhe njerëzve që duan të
mësojnë më shumë për këtë organizatë, institucion apo kompani. Qysh nga
latinet e vjeter eshte e njohur ajo sentenca e mençur “ Vox populi, vox Dei”- qe

48
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

d.m.th se zeri i popullit eshte zeri i Zotit, gje e cila reflekton rendesine qe kishte
opinioni qe nga kohërat e lashta dhe qe vazhdon ne mase te shtuar te kete
sidomos ne kohërat e tashme. Duke e nënvizuar me ketë rendësin e opinionit
publik, Presidenti i dikurshëm amerikan Benjamin Franklin thoshte se M.P.
bazohet ne komunikim e cila fillon me kuptimin e audiencës cilës i drejtohet.
Funksioni i M.P. është përmirësimi i imazhit, reputacionit me qellim te thellimit
te bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me masën e gjere te popullatës ne njërën
anë dhe qarqeve vendimmarrëse ne anën tjetër. Menaxhimi me informata,
selektimi dhe distribuimi i tyre në publik përben funksionin themelor të M.P.
Sot M.P janë pjesë përbërëse e studimit në shumë fusha shkencore, duke filluar
prej Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv, Ekonomisë e deri te Shkenca Politike.
Kështu vetëm ne Universitetet e Sh.B.A-ve janë rreth 6000 studentë ne 200
Universitete të ndryshme qe studiojnë për M.P. M.P, ne te gjithë spektrin e
fushëveprimit, është një industri shumë milionësh, në mos miliardësh. Shkenca
përherë e më shumë po e konsideron këtë fushë si të një rëndësie parësore për
disiplina te ndryshme, e sidomos në komunikim dhe ne politikë. Pasi që
komunikimi është çelësi i menaxhimit të konfliktit dhe ndërtimit të raporteve
të shëndosha e demokratike me shoqërinë. Kampanjat e ndryshme për
sensibilizim dhe vetëdijesim ndikojnë drejtpërdrejt ne sjelljet njerëzore dhe
respektimin e ligjit, sikurse edhe opinioni publike dhe kërkesat e shoqërisë qe
ndikojnë ne cilësinë dhe mënyrën e qeverisjes. Prandaj Marrëdhënie me
Publikun nuk është një rruge njëdrejtimëshe por e dyanshme ku kërkohet
dialogu ne vend te monologut. Prandaj kjo kërkon qe M.P te i kuptojnë hallet,
nevojat dhe mendimin e publikut me qellim qe ti kuptojnë dhe konform
interesave tyre te i drejtojnë politikat. Në analet e historisë ka shume shembuj
ku M.P dhe zëdhënësit kane evituar konflikte duke sqaruar gjendjen ne mënyre
me te pranueshme apo duke zbutur tensionet përmes arsyetimeve te ndryshme.
Kështu p.sh një shembull mjaft i rralle është deklarata për shtyp e Presidentit
amerikan Harry Truman pas hedhjes se bombës atomike ne Hiroshime te
Japonisë, ku ne një sqarim 3 faqesh e arsyeton një sulm te tille me ngjarjet e
Pearl Harborit dhe rrezikut nga sulmet tjera eventuale te ushtrisë japoneze. Sot
vlen parimi se negociatat dhe marrëdhëniet me publikun janë instrumente me
te mira te shmangies së një lufte, konflikti apo trazire të dhunshme.

49
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Vlen te thuhet se për shkenca politike e veçanërisht ne sferen e Politikes se


Jashtme dhe të Diplomacisë, Marrëdhënia Publike është pjese e pandare e
aktiviteteve te tyre. Diplomacia, bie fjala, synon qe përmes negociatave, ndërsa
M.P tenton përmes komunikimit t’ i shmanget krizës dhe konflikteve.

D.P dhe M.P kanë tre funksione të përbashkëta:

Përfaqësimin- zakonisht përmes mediave në forme të folur, shkruar, dhe


vizuale (fotot dhe pamjet televizive)
Komunikimi- dialogu, negocimi dhe marrëveshjet.

Këshilluese- konsulenca dhe avokimi për ndonjë çështje, planifikimi i fushatave


dhe iniciativave te ndryshme.

Mjetet e sotme te komunikimit jo vetëm qe kane mundësuar por edhe e kane


detyruar diplomacinë dhe politike e jashtme qe te koncentrohet ne ndikimet e
opinionit edhe përmes kanaleve tjera jo formale, si media, shkenca, kultura,
arti, teknologjia dhe konsumet ushqimore etj. Ne kohen e Globalizmit, apo te
„fshatit global“ është e pamundur te jesh jashtë trendëve bashkëkohore dhe kjo
do te thotë se D.P është pjesë përbërëse e çdo shteti. Nw fakt D.P është
zëvendësim i asaj qe me herët njihej si Propagandë, dallimi themelor mirëpo
është se nuk D.P nuk ka prapavije aq shume ideologjike, sa ka ekonomike,
politike e kulturore, dhe e dyta se D.P behet ne mënyra me te sofistikuara sesa
qe kishte për qellim Propaganda, përmes „indoktrinimit“, dezinformatës apo
edhe manipulimeve me ndjenjat dhe stereotipin e masës se gjere për ndonjë
vend, person apo rrethane te caktuar. Qëllimet propagandistike sot shihet si te
pahijshme, pamoralshme dhe si te tilla te papranueshme per boten
demokratike. Prandaj gjithnjë e më shume refuzohen nga publiku si
qëllimkëqija por jo rrallëherëë edhe të kundër-efektshme.

50
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

10. Imazhi dhe diplomacia

Për shtetet, marrëdhëniet me publikun nënkuptojnë edhe planifikimin të


vazhdueshëm të shpërndarjes së informacioneve që synojnë përmirësimin e
imazhin të vendit jashtë vendit. Imazhi është shuma e ideve, qëndrimeve dhe
perceptimeve shoqëruese, qe ka një grup i njerëzve për një tjetër apo për atë
vend. Me fjalët e Walter Lippmannit, pionier i MP, në vend qe së pari te e
kuptojmë dhe njohim një vend apo popull e pastaj te përcaktojmë, ne zakonisht
fillojmë qe se pari te gjykojmë apo thënë më mirë te paragjykojmë për këtë e
pastaj te njohim me thelle. Imazhi ndryshon për shkak të sjelljeve vetjake te
grupit, individit apo subjektit.

Ajo varet nga niveli i informacionit, njohurive, ndjenjave dhe qëndrimeve të


grupeve të ndryshme. Karaketeristik e Imazhit eshte se formohet shpejt, dhe
është afatgjate, por ne aspektin negativ eshte shpejt i prishur. Është përherë me
lehte te shkatërroni diçka se te ndertoni, sikurse edhe shtëpia qe kërkon kohe
për te ndërtuar por jo edhe rrënuar. Ndahet ne dy forma; Imazhi për vetveten –
Imazhi për te tjerët. Faktorët qe ndikojnë ne Imazhe jane; Faktorët real te
imazhit, si faktorët madhësia, pamja veshja, etj. Dhe faktorët joreal te imazhit,si
ndjenjat emocionale, p.sh. simpatia apo antipatia. Ne aspektin kohor ajo mund
te jete imazh i tanishëm: qe nënkupton gjendjen faktike ne kohe reale, si dhe
imazhi i dëshirueshëm apo vizioni për imazhin në kohen e ardhshme.

Analizimi ose hulumtimi i Imazhit behet nëpërmjet dy metodave kryesore te


analizimit:
Metodave kuantitative

-sondazhet apo anketimet


- Kërkohet një numër i madhe i të intervistuarve
-Rezultatet janë reprezentative, pra edhe të krahasueshme
- Mund te krijohen profile te ndryshme imazhesh, varësisht nga sondazhi
- Mirëpo kjo metode nuk tregon arsyet dhe si mund eventualisht te
përmirësohet imazhi.

Metoda kualitative
51
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

- Zakonisht për shkak numrit te ulët te të anketuarve, nuk përfaqësojnë


rezultate te përgjithshme

- Por te rëndësishme për informacione të hollësishme për qëndrimet,


perceptimet, qëndrimet

-Rezultatet nuk janë drejtpërsëdrejti të krahasueshme


- Analizat dhe Intervistat ndihmojnë ne përcaktimin e shkaqeve te imazhit ne
fjale.

Në përgjithësi imazhi i një vendi, lideri, partie politike, institucioni apo


organizate është jo vetëm jashtëzakonisht i rendesishwm, por ne te shumtën e
rasteve edhe përcaktues i suksesit apo dështimit te përgjithshëm te tyre. Pasi
qe përmes imazhit sajohet besueshmëria dhe kjo flet me mire se çdo gjë tjetër
për raportet qe kane këto me shoqërinë, te cilës duhet t’ i shërbejnë dhe për te
cilat, ne fund te fundit, edhe ekzistojnë.

52
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

11. Përfundim

Kjo hyrje nw marredhenie nderkombatare iu dedikohet studiuesve dhe


lexuesve qe te njoftohen dhe thellojne diturine e tyre rreth faktoreve dhe
aktoreve kryesore ne sistemin nderkombetare dhe ndërveprimin e tyre.
Sidomos tashme ne proceset globalizuese kur shtetet por edhe aktoret tjere jo-
shteterore jane te përafruare si kurre me pare, njohurite rreth M.N jane mjaft
relevante dhe te me se deshirueshme. Me shprese se ky doracak ka hapur edhe
tema me pak te njohura, si p.sh per diplomacine publike, ftojme lexuesit qe te
konsultojne literaturen mjaft te pasur ne kete fushe studimi.

Siç është vu ne pah disa here ne këtë vepër, Diplomacia Publike është një
diplomaci e se ardhmes e cila dita-ditës po zënë vend te pakontestueshëm ne
marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ne diplomaci. Veçanërisht zhvillimet e viteve
te fundit, si ne rrafshin politik, ekonomik, kulturor por edhe teknologjik një gjë
te tille e bëjnë te pashmangshme dhe ceshtje kohe kur çdo ministri e punëve te
jashtme te secilit shtet do te duhet te mendoj mire dhe te punoj fuqishëm ne
përkrahjen edhe me te madhe te punës se tyre përmes diplomacisë publike.

Gjithashtu vlen te thuhet se D.P sot virtualisht ka thyer konvencionalitetin dhe


formalitetin e diplomateve, sot secili qe disponon me një kompjuter dhe me
qasje ne rrjetin e internetit ka mundesi qe te jete ambasador dhe diplomat i
vendit dhe kultures se vet. Sot informatat jane tejkufitare, gje qe mundëson
edhe komunikimi te jete global dhe i pandalshem ne cdo kohe dhe ne cdo vend.
Ne kete kuptim diplomacia publike, luan dhe do te luaj edhe me shume nje rol
jashtëzakonisht te madhe ne zhvillimin e marredhenieve, komunikimin,
bashkëpunimin dhe përafrimin e popujve dhe vendeve ne shume segmente te
jetes.

Prandaj, me shprese qe ky doracak sado pak ka rritur interesimin dhe se ka


sqaruar aspekte te rendesishme rreth M.N, e vecanerisht rreth D.P, na mbetet
qe edhe ne praktike udhëzimet, sugjerimet apo konceptet e shqyrtuara ketu te
iu hyne ne pune studiuesve, diplomateve dhe te gjithe atyre qe e kuptojne dhe
vleresojne rendesine e kësaj teme. I vetedijshem se kjo eshte përpjekja e pare
53
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

qe te sillet ne gjuhen shqipe dicka rreth M.N. mospërfshirjen e ceshtjeve tjera


apo leshimet eventuale gjuhesore duhet te shihen me shume si motivim per
studime dhe plotësime te metutjshme ne kete drejtim, sesa si nje përmbyllje e
përgjithshme te njohurive rreth ceshtjeve te trajtura ketu.

54
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

12. Literatura:

 Christer Jӧnsson, Martin Hall: Essence of Diplomacy, Palgrave 2005

 Henry Kissinger: Diplomacia, Shtëpia Botuese Laert, Tiranë, 1999

 G.R. Beridge, M.K. Soper, T.G. Ote: Teorija Diplomatike. Prej Makiavelit te

Kisinxheri, Dukagjini, Peje, 2007

 Karen A. Mingst: Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, AIIS, Tiranë, 2008

 Geoff .R. Berridge: Diplomacy. Theory and Practice, Palgrave, 2002

 Mark Leonard/ Catherine Stead/ Conrad Smewing: Public Diplomacy.

Foreign Policy Centre, 2002

 Michael J. Waller: The Public Diplomacy Reader. The Institute of World

Politics Press, 2007

 Nicholas J. Cull: Public Diplomacy. Taxonomies and Histories, në;

The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar

2008; vol. 616: fq. 31 - 54.

 Eytan Gilboa: Searching for a Theory of Public Diplomacy, në;

The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar

2008; vol. 616: fq. 55-77.

 Joseph S. Nye, Jr.: Public Diplomacy and Soft Power, në;

The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar

2008; vol. 616: fq. 94 - 109.


55
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

 Bruce Gregory: Public Diplomacy: Sunrise of an Academic Field, në;

The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar

2008; vol. 616: fq. 274 - 290.

 Charles Wolf, Jr./Brian Rosen: Public Diplomacy. How to Think About and

Improve It, në; RAND Corporation, Santa Monica CA,2004

http://www.rand.org/pubs/occasional_papers/2004/RAND_OP134.pdf

 Nancy Snow/Philip M. Taylor(eds): Routledge Handbook of Public

Diplomacy, Routledge/Taylor & Francis, New York 2009

 Liam Kennedy and Scott Lucas: Enduring Freedom. Public Diplomacy and

U.S. Foreign Policy, American Quarterly, 2005

56

You might also like