You are on page 1of 33

UNIVERSITETI I PRISHTINS

Fakulteti i drejtsis

GJILAN
________________________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________________________

- Kjo skript vlen pr t gjith studentt t cilt gjenden n vitin e dyt.


________________________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________________________

ORGANIZATA NDRKOMBTARE
________________________________________________________________________________________________

PJESA E GJASHT
ORGANIZATAT NDERKOMBETARE
KAPITULLI I
1.IDETE PER KRIJIMIN E ORGANIZATAVE NDERKOMBETARE
- Idete e para per organizimin e bashkesise nderkombetare lidheshin me se shpeshti me
perpjekjet per ruajtjen e paqes.
- Organizatat e para te tilla jane paraqitur qysh ne kohen e vjeter (Liga greke), por jane hasur
edhe ne kohen e mesme (Hanza).
- Qellimi i tyre qeshte e verteta nuk ka qene te krijojne dhe te mbronin nje rend nderkombetar te
bazuar ne drejtesi, por me teper te siguronin hegjemonine e nje shteti.
- E ketille ka qene PAX ROMANA si institucion (rend), te cilin e garantonte Roma.
- Idete per krijimin e organizatave te ketilla u shtuan sidomos ne periudhen e luftes per
supremacion midis Papatit dhe mbreterve kur Papati dhe mbreterit romako-gjermane po luftonin
per krijimin e nje monarkie universal, ne te cilen do te pranoheshin si sizeren mbi te gjithe
mbreterit (sunduesit) e krishtere
- Idete per krjimin e nje organizate nderkombetare (te monarkise universal, te federates boterore)
i hasim ne vepra te teologeve, te filozofeve, te shkrimtareve dhe te burrave te shteteve te
ndryshme (Augustini i Shenjte, Toma Akuini, Pierre Dubois, Emeric Cruse, Sully, Saint-Pierre,
Henry de Saint-Simon, Jorge Poiebrad, Dante Aligieri, Erazmo, Leibnitz, Immanuel Kant, Fichte,
Tomas Mor, William Peen, Jeremy Bentham etj).

- Dante Aligieri (1265-1321), duke shqyrtuar problemin e konfliktit midis Kishes dhe shtetit, ne
vepren Monarkia ka dhene nje ide te thelle te shtetit universal.
- Dante eshte angazhuar per realizimin e planeve te Henrikut VII, i cili enderronte per krijimin e
nje monarkie boterore, si nje shtet boteror, i cili i vetmi do te mund te siguronte vetem nje njeri.
- Ky do te ishte gjyqtari i fundit dhe me i larti.
- Ai do te ishte i drejte, sepse nuk do te ishte i ngarkuar me ambicie (meqe do te ishte i te
gjitheve), dhe as do te kishte frike nga armiqte, sepse ai nuk do te kishte armiq.
- Ai do te kujdesej per interes te pergjithshme te tere njerezimit, kurse per interest e tjera do te
kujdeseshin pushtetet lolale, domethene pushtetet e shteteve kombetare, te cilat do ti
nenshtroheshin monarkut si ligjdhenes i pergjithshem.
- Sipas Dantes, monarkia do ti gjasonte federates ose konfederates.
- Disa nga idete e atehershme kishin per qellim krijimin e aleancave te sundimtareve te krishtere.
- Keto aleanca duhej te evitonin luftes midis te krishtereve dhe te krijonin nje mekanizem per
zgjidhjen e te gjitha konflikteve midis tyre.
- Ne rast lufte midis sundimtareve te krishtere, qe nuk ishin anetare te aleances parashikoheshin
bojkoti dhe bllokada si sanksione, ose ndermjetesimi dhe intervenimi i aleances (Pierre Dubois
(1305), Jorge Poiebrad (1461).
- Me 1623 Emeric Cruse dallohet per idete e tij per organizimin e paqes se pergjitheshme
nepermjet bashkimit te te gjitha shteteve ne nje bashkesi (konfederate), me seli ne Venedik, (me
Keshillin federal), ku secili anetar do te kishte perfaqesuesin e perhershem, kurse te gjithe ata do
te mbikeqyrnin ruajtjen e paqes dhe te harmonise dhe do te diskutonin per konfliktet.
- Sipas tij, perfaqesuesit e shteteve ne konflikt, do ti paraqitnin qendrimet, kurse te tjere do te
gjykonin.
- Sunduesit sdo te humbnin asgje nga autoriteti edhe pot u nenshtroheshin vendimeve te te
tjereve.
- Ndaj atyre qe do te refuzonin vendimet parashikoheshin sanksione (bashkimi i te gjitha shteteve
kunder shtetit-refuzues).
- Bashkesine e ketille duhej ta perbenin te gjitha shtetet e botes, kurse sunduesit radhiteshin
sipas ketij rendi: Papa, Sulltani i Turqise, Perandori romako-gjerman, Mbreti i Frances, Mbreti i
Spanjes; ne vendin e gjashte duhej te vinte sundimtari i Persise ose i Kines, ose i Rusise e me
pastaj mbreti i Anglise, Polonise, Danimarkes, Suedise, Japonise, Marokut etj.
- Me 1641 Sully publikoi projektin per organizimin e Evropes, i cili fillimisht ishte paraqitur nga
Mbreti i Frances, Henruku IV (1553-1610).
- Sipas Sully-it, Evropa duhej ndare ne 15 shtete pak a shume te barabarta, te cilat do te
lidheshin ne nje federate, me Keshillin e pergjithshem si organi me i larte qe do te perbehej nga
anetaret e deleguar te shteteve.
- Papa, Mbreti Gjerman, Franca, Spanja dhe Anglia do te kishin ne Keshillin e pergjithshem nga 4
anetare, kurse dhjete shtetet e tjera nga 2 perfaqesues.
- Ky keshill do te merrej me qeshtjet e pergjithshme politike dhe me zgjidhjen e konflikteve.
- Sipas Sully-it, lufta midis anetareve ka qene e ndaluar, dhe detyra e tyre do te ishte qe te
mbronin Evropen nga jo krishteret.
- Gjate shekullit XVIII per keso idesh jane dalluar abati Saint Pierre, Jean Jacques Rousseau-i,
Bentham-i, Kant-i dhe Sant-Simon-i.
- Saint Pierre ne Projektin per ruajtjen e paqes se perhershme ne Evrope (1713) eshte angazhuar
per tu dhene fund lufterave midis sundimtareve te krishtere, per qqellim duhej krijuar nje lige
evropiane e bazuar mbi parimet e krishterizmit, e cila e vetmja do te ishte ne gjendje tu
garantonte anetareve te vet sigurine e jashtme e te brendshme (ne rast te lufterave qytetare).
- Me 1756 Jean Jacques Rousseau-i ne vepren e tij te madhe mbi organizaten boterore, qe
bazohej mbi Projektin per ruajtjen e paqes se perhershme te Saint Pierre-it, kishte shfaqur planin
per krijimin e nje lidhjeje te popujve ne nje konfederate, e cila do te kishte parlamentin dhe
qeverine e perbashket dhe do te mbeshtetej mbi parimet demokratike.
- Sipas tij, vetem kjo forme e qeverise, e bazuar mbi vullnetin e te gjithe popujve, do tem und ta
ruante paqen boterore.
- Benthami, ne nje ese mbi te drejten nderkombetare (1789), ishte angazhuar per krijimin e nje
kodi nderkombetar dhe per krijimin e nje lige per te miren e te gjithe popujve, e cila do te mbronte
demokracine dhe paqen (ne vend te Liges se sundimtareve).

- Kete ide me vone e perpunoi Kanti, ne vepren e tij Drejt paqes se perherhshme (1795), ne te
cilen rekomandonte krijimin e disa republikave te lira, te cilat do te bashkoheshin ne nje federate,
qe do te garantonte paqen e perhershme.
- Kanti sulmonte ekzistimin e ushtrive te hershme, te cilatj ane shkak i lufterave sulmuese, dhe
angazhohej qe lufta te shpallej vetem mbi baze te plebishitit te te gjithe qytetareve, sepse, vetem
nese ata qe duhet te luftojnem, duhet te kene fjalen vendimtare per luften-historia me sdo te jete
e shkruar me gjak.
________________________________________________________________________________________________

2.KRIJIMI I ORGANIZATAVE TE PARA NDERKOMBETARE


- Megjithese idete per krijimin e tyre jane te vjetra, organizatat nderkombetare jane nje dukuri
relativisht e re.
- Fillet e tyre jane te lidhura kryesisht me pjesen e dyte te shekullit XIX.
- Atehere u bene ndryshime te medha, nen ndikimin en evojave praktike qe ishin shfaqur si
rezultat i zhvillimit te lidhjeve nderkombetare, te trafikut etj.
- Keshtu nen ndikimin e zbulimit e te venies ne perdorim te mjeteve te reja te komunikacionit
(lidhjeve) krijohen: a)Lidhja Telegratifke Nderkombetare (1865) dhe b)Lidhja Postale
Nderkombetare (1875) qe tubonin gati te gjitha shtetet e qyteteruara dhe qe luajten nje rol shume
te rendesishem ne lehtesimin dhe ne njesimin e trafikut nderkombetar.
- Me 1875 u krijua Byroja per Masa dhe Pesha (Paris) me qellim qe te njesoheshin masat e
peshat dhe te persosej sistemi metrik.
- Me 1885 (Paris) eshte lidhur Konventa mbi Mbrojtjen e Prones Industruale dhe ne Berne eshte
krijuar Unioni Nderkombetar per Mbrojtjen e Prones Industriale (shfrytezimi i zbulimeve, planeve,
modeleve ose kopjimi i tyre i paautorizuar).
- Me 1888 u krijua Byroja Nderkombetare per Mbrojtjen e Prones Letrare dhe Artistike (Berne),
me te cilen shkrimtareve dhe artisteve u siguroheshin dobi nga publikimi, shfaqja, perkthimi, etj i
veprave te tyre.
- Ne kete kohe u shfaq nevoja per ndermarrjen e masave te pergjithshme per evitimin e
epidemive (koleres, etheve te verta) dhe u krijua Departamenti Nderkombetar i Shendeti Publik
(1907).
- Nga kjo shihet qarte se ne kete kohe eshte shfaqur nje numer i konsiderueshem i bashkimeve
(unioneve) nderkombetare, te cilat tubonin shtete dhe kishin per qellim perparimin e
bashkepunimit ne disa lemenj te caktuar te natyres teknike, ekonomike, shendetesore, etj duke
vene ne shesh nevojen e nje bashkepunimi edhe me te gjithashem midis shteteve.
- Te gjitha keto bashkime vepronin nepermes konferencave (tubimeve te kohepaskohshme) te
perfaqesuesve te shteteve anetare dhe nje sekretariati te perhershem, i cili perfaqesonte nje
element institucional te bashkepunimit nderkombetar qe i jepte karakter te perhershem, me se
keto bashkime jane vene ne mes te structures se konferencave diplomatike dhe te organizatave
nderkombetare modern.
- Keshtu u bene hapat e pare drejt nje komuniteti nderkombetar te organizuar.
- Krijimi i organizatave nderkombetare mori nje hov te madh sidomos nga fundi i shekullit XIX dhe
ne fillim te shekullit XX,domethene ne kohen e perfundimit te procesit te krijimit te nje rendi te ri
boteror dhe te sistemit ekonomik kapitalist.
- Kjo ne thelb perfaqeson ose shpreh tendencat objektive ne zhvillimin e shoqerise per nje afrik
ekonomik, kulturor etj, te shteteve dhe te popujve.
- Ndjenja te shtetet se ky bashkepunim shpreh aftesine e organizatave nderkombetare si mjet
per perparimin e interesave te perbashketa te shume shteteve, pa sakrifikimin e cilitdo te
interesuar behej gjithnje me mbizoteruese.
- Numri i organizatave nderkombetare eshte shtuar sidomos pas Luftes se Dyte Boterore, dhe kjo
eshte sot nder veqorite kryesore te marredhenieve nderkombetare.
- Natyrisht, ecurite e reja tregojne se kompetencat e organizatave nderkombetare vijne duke u
shtuar si ne pikepamje te qeshtjeve qe bien ne kompetencen e tyre, ashtu edhe ne pikepamje te
shtimit te autorizimeve per zgjidhjen e qeshtjeve te tilla.
- Objekt diskutimi kane qene dismos idete mbi krimin e nje shteti boteror dhe ten je qeverie
boterore, qe paraqiten shpesh ne shtetet perendimore, si rruga me e mire per krijimin e nje
organizate nderkombetare, me autorizime te gjera te natyres mbishteterore qe te siguronte

zgjidhjen e problemeve te ndryshme nderkombetare dhe ruajtjen e paqes ne bote.


- Shtetet e tjera (para se gjithash BRSS) qe ruanin me xhelozi sovranitetin e tyre, planet e ketilla i
konsideronin si joreale, utopike dhe reaksionare, meqe, sipas tyre, ato jane ne funksion te
zvogelimit te rendesise se parimit te respektimit te sovraniteti shteteror, te parimit te
mosnderhyrjes dhe te politikes se shteteve imperaliste te diktatit dhe te perzierjes ne punet e
brendshme te shteteve.
- Sipas ketyre qendrimeve, organizatat ndershteterore e jo mbishteterore jane forma me e mire e
organizatave nderkombetare, sidomos per ruajtjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare.
________________________________________________________________________________________________

3.NOCIONI I ORGANIZATAVE NDERKOMBETARE


- Autoret e ndryshem organizatat i kane perkufizuar si trupa te krijuar nga me shume shtete, me
organe te perhershme, me aftesi veprimi qe e realizojne ne emer te shteteve dhe ne kuader te
kompetencave te tyre.
- Sipas Alfaros, organizatat nderkombetare jane bashkesi shtetesh qe kryejne funksione politike
ose administrative lidhur me qeshtjet e interesave te perbashketa dhe vitale te shteteve, dhe qe
jane te konstituuara e te pranuara si persona nderkombetare.
- Maroviescki organizatat nderkombetare i konsideron si forma bashkepunimi te shteteve
sovrane, te bazuara mbi marreveshje nderkombetare shumepaleshe, qe kane nje rreth te
pjesemarresve relativisht stabile dhe karakteri themelor i te cilave eshte ekzistimi i organeve te
perhershme me kompetenca e me autorizime te caktuara per veprim ne sendertimin e qellimeve
te perbashketa.
- Edhe fjalori i se drejtes nderkombetare, i botuar ne Moske, organizatat nderkombetare i
perkufizon si bashkesi te perhershme me karakter qeveritar a joqeveritar, te krijuara mbi baze ten
je marreveshjeje nderkombetare (Karta, Statuti ose ndonje document tjeter konstitutiv), me qelim
te bashkepunimit ne zgjidhjen e problemeve nderkombetare te parashikuara me ato dokumente,
dhe perparimin e bashkepunimit midis shteteve me regjim soial te ndryshem.
- Nga keto del se organizatat nderkombetare (organizatat, anetare te te cilave jane vetem shtete
sovrane) krijohen me vullnetin e shteteve: a)themeluese te organizatave nderkombetare jane
shtetet sovrane (kur organizata eshte ndershteterore).
- Shtetet e tilla jane anetare sovrane te organizates nderkombetare, megjithese anetaresia ne to
e kufizon deri diku sovranitetin e tyre; b)Ato krjohen me traktat nderkombetar.
- Traktati i tille duhet ti plotesoje te gjitha kushtet qe kerkon e drejta nderkombetare.
- Me te vihen bazat juridike te ekzistimit dhe te veprimit te organizates nderkombetare:
prezicohen qellimet, kompetencat, (fusheveprimi), numri i organeve, raporti ndaj shteteve,
menyra e realizimit te objektivave etj.
- Ai eshte instrument konstitutiv ose, siq thuhet ndonjehere eshte kushtetute e organizates.
- Me status te organizates dhe me rregulla te procedures percaktohen vendi dhe koha e
mbledhjeve te rregullta, rrethi i pjesemarresve, menyra e punes, rendi i dites etj; c)Veprimtaria e
organizatave nderkombetare shtrihet brenda kompetencave qe jane te percaktuara me
marreveshje, dhe realizohet perms nje mekanizmi dhe organeve te perhershme, gje qe u jep
ketyre karakter te vazhdueshem, ndryshe nga kongreset dhe konferencat nderkombetare, qe
perfaqesojne tubime te kohepaskohshme qe organizaohen per zgjidhjen e qeshtjeve te ndryshme
nderkombetare, ose per harmonizimin e interesave; d)organizatat nderkombetare jane persona te
veqante nderkombetare, sepse kane vullnetin e tyre ten dare nga vullneti i veqante i shteteve,
nxjerrin akte juridike, ndermarrin veprime dhe jane pergjegjese per veprimet e tyre.
- Keshtu, ato nuk i zevendesojne shtetet, por perfaqesojne nje mekanizem per realizimin e
qellimeve te perbashketa.
- Subjektiviteti i tyre eshte i tille qe tu mundesoje per ti plotesuar qellimet e veta; e)financimi i
organizatave nderkombetare behet me ane te kontributeve te shteteve anetare qe caktohen
varesisht nga aftesia ekonomike e qdo shteti anetar.
- Organizatat nderkombetare nderqeveritare jane bashkesi te shteteve, te krijuara mbi baza te
perhershme ne perputhje me marreveshjen, e cila percakton qellimet, parimet dhe kompetencat e
organizatave, me organe te perhershme dhe me te drejta e me detyra te percaktuara me akt
konstitutiv, qe jane te domosdoshme per sendertimin e bashkepunimit midis shteteve anetare ne
fusha perkatese te bashkepunimit nderkombetar.

- Ato jane nje kolektivitet i shteteve, i krijuar me marreveshje, me statut dhe me organe te
perbashketa, qe kane identitet te ndryshem nga identiteti i shteteve anetare, dhe qe eshte subjekt
i se drejtes nderkombetare me aftesine per te lidhur marreveshje.
- Organizatat nderkombetare themelohen me permbushjen e dy kushteve kryesore: a)kur hyn ne
fuqi marreveshja mbi krijimin e organizates; dhe b)kur themelohen organet e parashikuara me
marreveshje.
- Ne lidhje me kushtin e pare, vlejne rregullat e se drejtes se traktateve.
- Pergjithesisht nuk mjafton qe marreveshja te jete e nenshkruar, por ajo duhet te jete edhe e
ratifikuar nga numri i parapare i shteteve.
- Numri i domosdoshem i shteteve qe duhet te ratifikojne marreveshjen, varet nga dispozitat e
Statutit.
- Sipas tyre, kerkohet ratifikimi nga te gjitha shtetet nenshkruese, ose parashikohet numri i
caktuar i tyre.
- Keshtu, psh per krijimin e Organizates se Kombeve te Bashkuara eshte nevojitur ratifikimi i
Kartes nga gjysma e shteteve qe e kane ratifikuar, duke perfshire ketu edhe pese fuqite e medha.
- Krijimi i organizatave nderkombetare eshte rregullisht rezultat i nje pune te gjate dhe te veshtire.
- Gjate faqes pergaditore, shtetet merren vesh per qeshtjet me te rendesishme (anetaresia,
kompetencat, marrja e vendimeve etj), qe do ti shtrojne hollesisht ne konferencen themeluese.
- Keshtu, psh nenshkrimit te Kartes se OKB-se ne San-Francisko me 1945 i kane paraprire disa
konferenca, siq kane qene Konferenca e Moskes (1943), Konferenca e Dumbarton Oaks (1944)
dhe Konferenca e Jaltes (1945).
- Organizatat nderkombetare jane bere nje mjet me i rendesishem per parimin e interesave
shteterore te anetareve.
- Natyrisht, shkalla e bashkepunimit dhe rezultatet qe arrihen, varen ne nje mase te madhe nga
interesi i shteteve anetare qe shfaqin per qeshtje te caktuara.
________________________________________________________________________________________________

4.KLASIFIKIMI I ORGANIZATAVE NDERKOMBETARE


-> Organizatat nderkombetare mund te klasifikohen sipas shume kritereve.
- Ne baze te shtrirjes se tyre, ato ndahen ne a)organizata globale (universal) dhe b)regjionale.
- Sipas fusheveprimit, ato ndahen ne: a)organizata te pergjithshme dhe b)te specializuara.
- Sipas anetareve, ato ndahen ne: a)organizata ndershteterore dhe b)joqeveritare.
- Sipas autorizimeve, ato ndahen ne: a)organizata rekomanduese, b)operative dhe
c)mbishteterore.
- Sipas kohezgjatjes, ato ndahen ne: a)organizata te perkoheshme dhe b)te perhershme.
- Organizatat nderkombetare, sipas rrethit te anetareve, mund te ndahen ne organizata universal
(globale) dhe regjionale. - Organizatave universale u takojne organizatat qe perfshijne teoritikisht
te gjitha shtetet e botes, ose se paku shumicen e shteteve te botes, kurse organizatave regjionale
u takojne ato qe perfshijne shtetet e nje regjioni te caktuar gjeografik.
- Se cilit grup i takon ndonje organizate, varet nga fakti nese eshte organizata e hapet per te
gjitha shtetet nen kushte te caktuara, apo eshte e hapet vetem per nje grup te caktuar shtetesh,
te cilat i lidh afersia gjeografike, historia dhe kultura e ngjashme, ose lidhje te tjera.
- Sipas kesaj, grupi te pare (organizatave universale) i takojne: Organizata e Kombeve te
Bashkuara, Agjencite e Specializuara etj., kurse grupit te dyte (organizatave regjionale) i takojne:
Organizata e Shteteve Amerikane, Liga Arabe, Organizata e Unitetit Afrikan etj.
- Sipas funksioneve (fusheveprimit), organizatat nderkombetare mund te jene: a)organizata te
pergjithshme dhe b)organizata te specializuara.
- Organizatat e pergjithshme i takojne organizatat nderkombetare, te cilat merren me nje rreth te
gjere qeshtjesh te bashkepunimit ne lemin politik, ekonomik, social etj. Ketij grupi i takon:
Organizata e Kombeve te Bashkuara, por edhe disa organizata regjionale siq jane: Organizata e
Shteteve Amerikane ose Organizata e Unitetit Afrikan.
- Fusheveprimi i organizatave te specializuara eshte i kufizuar ne nje sfere te ngushte te
qeshtjeve te bashkepunimit (arsim, shkence e kulture, shendetesi, transport etj.). Ketij grupi i
takojne te gjitha agjencite e specializuara te Kombeve te Bashkuara, siq jane: Organizata e
Kombeve te Bashkuara e Arsimit, Shkences dhe Kultures (UNESCO), Organizata
Nderkombetare e Shendetesise (WHO), Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil (ICAO),

Organizata Meteorologjike Boterore (WMO) etj.


- Varesisht nga fakti nese eshte e domosdoshme nje kohe e pacaktuar per permbushjen e
qellimeve te tyre apo jo, organizatat nderkombetare mund te ndahen ne: a)organizata te
perkohshme dhe ne b)organizata te perhershme.
- Organizatat e perkohshme u takojne tubimet periodike (kongreset, konferencat, keshillimet), ose
aleancat e perkohshme (Aleanca e Shenjte) ose Organizata e Kombeve te Bashkuara per
Ndihme dhe Rikonstruktim (UNRRA) etj.
- Organizatat e perhershme u takojne organizatat ne kuptimin e tyre te vertete, te cilat
pretendojne sendertimin e nje bashkepunimi te perhershem
- Sipas anetareve, organizatat nderkombetare ndahen ne: a)organizata ndershteterore
(nderqeveritare) anetare te te cilave jane shtetet dhe perfshijne marredheniet e organizuara
midis shteteve, dhe b)organizatat joqeveritare anetare te te cilave jane shoqatat kombetare,
institucionet e shteteve te ndryshme ose individet, te cilet veprojne ne lemenj te ndryshem
profesionale, shkencore, humanitare etj., siq jane: Bashkimi Interparlamentar, Shoqatat e
Luftetareve, Organizata e Rinise, Shoqata Boterore e Komunikacionit Civil, Liga e Shoqatave te
Kryqit te Kuq etj.
- Organizatat joqeveritare nuk jane subjekt juridik nderkombetar, pa marre parasysh se disa nga
keto kane nje rendesi mjaft te madhe (Liga Boterore per Paqe).
- Nje pjese e madhe e organizatave joqeveritare kane marredhenie zyrtare me organizatat
nderqeveritare (me Organizaten e Kombeve te Bashkuara, me Organizaten Nderkombetare te
Punes, me Organizaten e Kombeve te Bashkuara per Arsim, Shkence e Kulture, me Organizaten
Boterore te Shendetesise) etj.
- Me 1967 nga gjithsej 2.134 organizata nderkombetare, 199 kane qene organizata
nderqeveritare, kurse 1935 kane qene organizata joqeveritare.
- Sipas shkalles se autorizimeve, organizatat nderkombetare mund te ndahen ne tri grupe: a)ne
organizata qe formulojne politiken (org. rekomanduese); b)ne organizata operative dhe c)ne
organizata mbishteterore.
- Organizatat qe formulojne politiken (organizatat rekomanduese), merren me shqyrtimin e
qeshtjeve me interes te perbashket dhe miratojne rezoluta dhe rekomandime per anetaret e vet.
- Te tille jane shumica e organizatave.
- Meqenese realizimi i rekomandimeve varet drejteperdrejt nga vullneti i shteteve anetare keto
organizata sjane aq te efektshme.
- Organizatat operative u takojne organizatat qe mund te veprojne pavaresisht nga shtetet
anetare.
- Ato planifikojne dhe lidhin marreveshje per kryerjen e ndonje pune drejtperdrejt.
- Ketij grupi i takojne shumica e organizatave te specializuara.
- Organizatat mbishteterore, sado qe nuk perfaqesojne ndonje bashkesi te shteteve,
prapeseprape kane disa kompetenca ligjdhenese, ekzekutive dhe gjyqesore mbi shtetet anetare.
- Ato jane nje dukuri e re qe ndiqet me shume interes, por diku-diku edhe me frike, sepse atyre u
mvishet kerkesa per suprimimin e plote te sovranitetit shteteror dhe te bashkepunimit te
barabarte te shteteve sovrane ne favor te ndonje organizate me karakteristika te federates ose
konfederates boterore, me nje qeveri boterore.
________________________________________________________________________________________________

KAPITULLI II
1.KONGRESET DHE KONFERENCAT NDERKOMBETARE
(a) Nocioni
- Kongreset dhe konferencat nderkombetare jane tubime te perfaqesuesve te disa shteteve me
qellim te shqyrtimit te ndonje qeshtjeje, te zgjidhjes se konflikteve, te harmonizimit te interesave
dhe te arritjes se ndonje marreveshjeje per realizimin e qellimeve te perbashketa.
- Keto mbahen kohe pas kohe me iniciativen e ndonje shteti a te disa shteteve, me pjesemarresit,
me vendin e mbajtjes, me rendin e dites dhe me procedure e percaktuar ne fazen pergaditore.
- Keto me perfundimin e punes pushojne se ekzistuari.
- Me termin kongres, sipas praktikes diplomatike, jane quajtur tubimet e burrave te shteteve dhe

te perfaqesuesve diplomatike (kryetare te shteteve, kryeministra, ministra te puneve te jashtme


dhe perfaqesues diplomatike), qe kane pasur per qellim rregullimin e problemeve te rendesishme
politike (rivendosja e paqes pas lufterave dhe zgjidhja e problemeve territoriale).
- Keso tubimesh jane mbajtur mjaft shpesh gjate shekullit XVII deri nga fundi i shekullit XIX
(Kongresi i Mynsterit dhe i Osnabrykut (1648); Kongresi i Vjenes (1815); Kongresi i Parisit (1856);
Kongresi i Berlinit (1878).
- Edhe disa tubime me pak te rendesishem, qe jane mbajtur gjate asaj kohe (Kongresi i Tropaut, i
Llajbahut dhe i Verones) jane quajtur kongrese.
- Kongreset u kane sherbyer shteteve (fuqive te medha), para se gjithash, per vendosjen
(krijimin) e kuilibrit politik dhe per konfirmimin e rregullave te se drejtes nderkombetare te
vlefshme ne ate moment.
- Na fundi i shekullit XIX dhe nga fillimi i shekullit XX termi kongres fillon te zevendesohet nga
termi konference (Konferenca e Hages, Konferenca e Parisit (1919), Konferenca e Uashingtonit
(1921-1922), Konferenca e Lozanes (1922-1923), Konferenca e Teheranit, Konferenca e Krimes
(Jaltes 1945), Konferenca e Berlinit, Konferenca e Parisit (1946) etj.
- Me termin konference kuptohen tubimet e perkoheshme te shteteve, ne te cilat marrin pjese
perfaqesuesit zyrtare te me se paku tri shteteve, qe ftohen per shqyrtimin dhe per rregullimin e
ndonje qeshtjeje te rendesishme politike, juridike, ekonomike, kulturore etj. ose te qeshtjeve qe
kane lidhje me paqen e sigurine, me zgjidhjen paqesore te ndonje konflikti nderkombetar, me
lidhjen e ndonje marreveshjeje nderkombetare etj.
- Termi kongres gjate kesaj kohe perdoret ekskluzivisht per tubimet e perfaqesuesve te shteteve,
qe skane karakter dispomatik (tubimet e organizatave joqeveritare, te organizatave shkencore,
profesionale dhe te organizatave shoqerore), qe u referohen qeshtjeve te rendesishme ne fushe
te shkences, te teknikes etj., siq eshte psh., Kongresi boteror i paqes.
- Konferencat mund ti ndajme ne: a)konferenca politike duke perfshire posaqerisht konferencat
e paqes; b)konferenca ekonomike dhe c)konferenca diplomatike.
- Natyrisht ne disa konferenca a kongrese ka ndodhur te shqyrtohen qeshtje te ndryshme dhe te
jene lidhur marreveshje te ndryshme.Keshtu, psh., ne Kongresin e Vjenes eshte miratuar
marreveshja mbi rigjenerimin e gjendjes se para lufterave te Napoleonit ne Evrope, por jane
miratuar njekohesisht edhe rregullat mbi lumenjte nderkombetare, mbi rangun e perfaqesuesve
diplomatike etj.
- Numri i kongreseve dhe i konferencave nderkombetare, ne te cilat perfaqesuesit e shteteve
shqyrtojne qeshtje te ndryshme dhe lidhin marreveshje te caktuara, po vjen duke u shtuar
gjithnje.

(b) Thirrja dhe puna e konferencave nderkombetare


- Siq e dijme kongreset dhe konferencat nderkombetare jane treguar nje mjet i mire (optimal) per
zgjidhjen paqesore te problemeve nderkombetare, per kodifikimin e rregullave te se drejtes
nderkombetare etj., sepse ne to zhvillohen bisedime te drejtperdrejta midis shteteve te
interesuara, sepse ne to mund te behen ndermjetesimi i disa shteteve ne favor te zvogelimit te
diferencave midis shteteve te tjera, sepse ato jane objekt i interest te opinionit publik, i cili ushtron
presion moral ne favor te suksesit te tyre etj.
- Fatkeqesisht keto (kongreset dhe konferencat nderkombetare) jane bere instrument i
nenshtrimit dhe vater e konflikteve te reja (Aleanca e Shenjte, Kongresi i Berlinit etj).
- Konferencat nderkombetare mblidhen me iniciativen e nje a me shume shteteve, ose ne baze te
vendimit te ndonje organi nderkombetar, siq eshte rasti i shpeshte sot me iniciativen ose me
ndihmen e OKB-se.
- Pjesemarres ne konferenca nderkombetare parimisht jane vetem shtetet e pavarura.
- Ne to mund te marrin pjese edhe shtetet gjysmesovrane-gjysme te pavarura (nen protektorat),
qe kane te drejte te marrin pavaresisht detyrime kontraktuese per qeshtje qe jane objekt
shqyrtimi. Keshtu psh., Bullgaria, megjithese ishte shtet vazal, ka marre pjese ne konferencat e
Hages, por ne Konferencen e pare ka vene nenshkrimin pas Turqise dhe jo sipas rendit te
alfabetit.
- Pjesemarrese ne konference nderkombetare jane shtetet qe ftohen ose per te cilat ekziston
pajtimi qe te marrin pjese.
- Ne konference llogaritet se marrin pjese vetem shtetet qe kane derguar pjesemarresit e tyre.

- Mosdergimi i tyre tregon se shteti ka hequr dore nga pjesemarrja ne konference, qe eshte e
drejte e tij, sepse askush ska te drejte ta detyroje qe te marre pjese ne konference.
- Shtetet mund te jene te perfaqesuara ne konference edhe me vezhgues (vrojtues).
- Shtetet e tilla mund ta kene vetem te drejten e votes konsultative.
- Edhe organizatat nderkombetare mund te dergojne vezhguesit e tyre ne konference me te
njejten te drejte.
- Thirrjes se konferences i paraprijne konsultimet e shteteve te interesuara ne lidhme me shume
qeshtje te rendesishme (vendi i mbajtjes se konferences, rendi i dites, procedura, koha e mbajtjes
etj).
- Procedura e punes se konferences percaktohet me rregulloren e procedures se konferences, te
cilen e aprovojne te gjithe pjesemarresit e konferences.
- Delegatet, pasi te jene takuar, pasi te jene njohur dhe te kene vertetuar plotfuqishmerine,
percaktojne rendin e dites dhe miratojne procedure, (qe ka pergatitur organi qe ka ftuar
konferencen), e zgjidhin kryetarin, nenkryetaret, raportuesit dhe organet e punes (komitetet,
komisionet) me qellim qe ti studiojne dhe ti raportojne konferences per ndonje qeshtje te caktuar,
zgjedhin sekretariatin etj.
- Delegatet radhiten sipas rendit te alfabetit te shteteve pjesemarrese.
- Konferencen e hap perfaqesuesi i shtetit ne territorin e te cilit mbahet konferenca.
- Kryetar i konferences zgjidhet rregullisht perfaqesuesi i shtetit ne te cilin mbahet konferenca,
dhe shume me rralle ky pot i besohet perfaqesuesit te shtetit qe ka marre iniciativen per mbajtjen
e konferences.
- Keshtu eshte vepruar ne konferencat e Hages, te cilat i ka kryesuar perfaqesuesi i Rusise i
shtetit qe kishte marre iniciativen per thirrjen e konferencave.
- Keshtu, ne San-Francisko, me rastin e pergatitjes dhe aprovimit te Kartes se OKB-se, mbledhjet
i kane kryesuar perfaqesuesit e SHBA-se, te Anglise, te BRSS0se dhe te Kines.
- Komitetet krijohen per shqyrtimin e qeshtjeve te caktuara dhe pergatisin zgjidhjen ose
propozimet. Ato i krijojne (zgjedhin) vete organet e veta: kryetarin dhe referuesin, e per
pergatitjen e teksteve perfundimtare, edhe Komisionin redaktues, ne te cilin hyjne ekspertet.
- Ne fund te punes te qdo sesioni behet redaktimi i aktit, qe quhet protokoll.
- Sipas rregullave, dokumentet diplomatike, protokollet dhe aktet perfundimtare (dokumentet me
te rendesishme) duhen redaktuar ne gjuhen ose ne gjuhet oficiele te konferences.
- Keto i percaktojne vete pjesemarrest e konferences.
- Konferenca cakton edhe gjuhet e punimeve, te cilat perdoren gjate bisedimeve lidhur me te
gjitha qeshtjet qe shqyrton konferenca.
- Te gjitha diskutimet dhe te gjitha dokumentet e materialet duhet te perkthehen domosdo ne
gjuhet e punimeve te konferences.
- Delegatet kane te drejte te perdorin gjuhen e vet, por me ate rast ata duhet te sigurojne
perkthimin ne nje nga gjuhet e konferences.
- Konferenca punon ne mbledhje plenare dhe ne komitete ose komisione.
- Mbledhjet plenare, sipas rregullit, jane publike, perpos nese konferenca vendos ndryshe, kurse
mbledhjet e komisioneve ose te komiteteve jane te mbyllura.
-> Vendimet ne kongrese dhe ne konferenca, sipas rregullit, merren njezeri (unanimisht), qka do
te thote se qdo shtet mund te refuzoje qfaredo vendimi nese e konsideron se eshte ne
kundershtim me interest e tij.
- Kjo e drejte e shteteve del nga sovraniteti shteteror dhe i pergjigjet parimit mbi barazine juridike
midis shteteve.
- Sipas kesaj, pakica ne Kongres nuk eshte e detyruar te pajtohet me mendimin e shumices
(Bizmarku), ose qdo vendim, sipas natyres se qeshtjes, duhet te merret njezeri (Lordi Sesil ne
Paris me 1919).
- Abstenimi nga votimi nuk eshte marre si pengese per marrjen e vendimeve, do te thote qe
marrjen e vendimit mund ta pengoje vetem vota negative.
- Kjo ne thelb ka hapur rrugen per perdorimin e se drejtes se vetos.
- Kjo rregull eshte respektuar qe nga Kongresi i Mynsterit dhe i Osnabrykut deri ne Luften e Pare
Boterore.
- Natyrisht tani, me demokratizimin e marredhenieve nderkombetare, ka filluar te zbatohet
mundesia e marrjes se vendimeve me shumicen e votive.

- Mirepo, sduhet harruar se shtetet e medha e pranojne kete menyre te marrjes se vendimeve
vetem po qe se i kane siguruar ne ndonje menyre tjeter interest e tyre kryesore, qka shihet me se
miri ne menyren e marrjes se vendimeve ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara
(kerkesa per unitetin e te medhenjve).
- Nese arrihet uniteti midis te medhenjve, atehere shtetet e vogla veshtire se mund te pengojne
marrjen e vendimeve, sepse, ne rast te qendrimit negative te tyre (ose vetem te ndonjeres),
shtetet e medha apelojne qe te mos pengohet zgjidhja e arritur, ose kerkohet nga ato te
sakrifikojne diqka ne interest e paqes dhe te bashkepunimit, ose madje behen kercenime se
kane per tu detyruar q eta pranojne vendimin (Konferenca e Londres mbi Shqiperine, me 1913).
- Per marrjen e vendimeve me shumicen e thjeshte ose te kualifikuar, duhet vendosur
konferenca.
- Qdo shtet ne konference ka vetem nje vote, pa marre parasysh faktin se sa delegate ka, me se
shprehet parimi i barazise se shteteve.
-> Votimi mund te jete publik, ose sekret.
- Me votim sekret behen zgjedhjet.
- Vendimet ne konferenca mund te merren unanimisht ose me shumice.
- Ne praktike per llojet e ndryshme te shumices perdoren termat: a)shumica e thjeshte, qe
nenkupton gjysmen e votive plus nje; b)shumica e kualifikuar, qe nenkupton gjithmone shumicen
me te madhe se shumica e thjeshte (2/3 ose 3/5 e votive); c)shumica relative, qe nenkupton
shumicen e votive per nje opcion ne krahasim me numrin e votive per cilindo opcion tjeter dhe
d)shumica absolute, qe me se shpeshi konsiderohet identike me shumicen e thjeshte te votive te
mundshme, dmth te anetareve te Organizates.
- Nese vendimet merren me shumice, atehere ato i detyrojne vetem shtetet qe kane votuar per to.
- Sipas rregullit vullneti i shumices nuk e detyron pakicen.
- Konsensusi interpretohet nga organizatat nderkombetare vetem si mungese e kundershtimit, e
jo patjeter si ekzistim i pajtimit me propozimin e dhene te te gjitha paleve te interesuara; nje pale
mund te preferoje qe te mos votoje kunder ketij propozimi, megjithese nuk pajtohet me te.
- Keshtu konsensusi paraqet nje mjet per tiu shmangur deshtimit te bisedimeve (kur sekziston
pajtimi i plote midis shteteve) ose nje mjet qe e shfrytezojne shtetet kur deshrojne te evitojne
marrjen e detyrimeve te sakta.
- Rezultatet perfundimtare te Konferences fiksohen nga nje keshill i posaqem (keshill redaktues)
ne protokollin perfundimtar ose ne aktin perfundimtar, ne te cilin numerohen dhe pasqyrohen
rezultatet e konferences.
- Keto nenshkruhen prej pjesemarresve te konferences sipas rendit te alfabetit te shteteve
pjesemarrese.
- Delegatet radhiten dhe numerohen ne dokumente sipas rendit te alfabetit te gjuhes se
konferences.
- Konferenca perfundon kur te arrije qellimin e punes, psh., kur ta perfundoje (ta lidhe)
marreveshjen, ose kur kjo tregohet se eshte e pamundshme per shkak te qendrimeve
kontradiktore te shteteve pjesemarrese.
- Ne keto raste mund te hartohet komunikata perfundimtare, gjate se ciles vazhdojne konsultimet
dhe pergadititja e vendimeve perms kanaleve diplomatike.
- Delegatet e konferences gezojne imunitet diplomatik.
-> Pas Luftes se Dyte Boterore ka vazhduar praktika e mbajtjes se konferencave nderkombetare.
- Nder to me te rendesishmet kane qene: a)konferenca e ministrave te puneve te jashtme te
shteteve aleate (Keshilli ministror); dhe b)konferencat e vendeve te painkuadruara.
- Konferencat ministrore te para kane shqyrtuar ne mbledhjet e tyre prej vitit 1945 deri ne vitin
1949 traktatet e paqes me Italine, Rumanine, Bullgarine, Finlanden dhe Austrine dhe problemin
gjerman (problemet ne lidhje me qmilitarizimin, denacifikimin, demokratizimin dhe
demshperblimin qe duhej paguar Gjermania).
- Pas vitit 1949 deri ne vitin 1953 nuk eshte mbajtur asnje tubim i Keshillit ministror, qka deshmon
me se miri renien e intensitetit dhe te efektit te tyre dhe ndarjen e thelle qe ishte shfaqur midis
BRSS-se, nga nejra ane, dhe shteteve perendimore, nga ana tjeter.
________________________________________________________________________________________________

KAPITULLI III

ORGANIZATAT E PERGJITHSHME NDERKOMBETARE


1.LIDHJA E KOMBEVE
- Perpjekja e pare per krijimin e nje organizate te perhershme nderkombetare, e cila do te kishte
per detyre ruajtjen e paqes dhe te sigurise ne bote, ka te beje me Lidhjen e Kombeve.
- Sipas te dhenave, aso kohe qene ishin te parashtruara 51 projekte per sigurimin e paqes
nepermes nje organizate te ngjashme me Lidhjen e Kombeve, prej te cilave 11 kane qene
projekte zyrtare dhe qe te gjitha premtonin paqe te sigurt per te ardhmen.
- Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Woodrow Wilson, ne programin e tij prej 14
pikash, date 8 janar 1918, kishte propozuar qe, menjehere pas disfates se Gjermanise, te krijohej
nje organizate e popujve me garanci reciproke te pavaresise politike dhe te integritetit territorial te
te gjitha shteteve, qofshin te vogla a te medha.
- Qeshte e verteta, Statuti i Lidhjes se Kombeve, i hartuar me vone, ishte i frymezuar pothuaj
kryekeput nga idete e Wilsonit.
- Duke u nisur nga keto qe u thane, fituesi ne Luften e Pare Boterore, te shtyre nga premtimet qe
ishin dhene per nje te ardhme me te sigurt, dhe nga presioni i masave te gjera, krijuan Lidhjen e
Kombeve, si organizate e pare e pergjithshme politike me karakter te perhershem, e krijuar per
ruajtjen e paqes nderkombetare.
- Lidhja e Kombeve u krijua me Traktatet e Paqes, kurse Statuti i saj perfshihet ne pjesen e pare,
domethene 26 nenet e para te traktateve te paqes se Varsajes, te Sen-Zhermenit, te Trianonit, te
Nejit dhe te Sevrit.
- Anetare fillimtar te Lidhjes se Kombeve ishin 26 shtete, 4 dominione dhe India, si shtete qe
kishin luftuar kunder Gjermanise, kurse 13 shtete kishin fituar te drejten ti bashkoheshin Lidhjes
se Kombeve brenda 2 muajsh.
- Per pranimin e shteteve te tjera vendoste Asambleja e Lidhjes se Kombeve me shumicen (me
2/3) e votive.
- Me 1937 Lidhja e Kombeve kishte 58 anetare.
-> Organet kryesore te Lidhjes se Kombeve kane qene: a)Asambleja; b)Keshilli dhe c)Sekretariati
i perhershem.
- Si organ autonom i Lidhjes ka qene: Gjykata Permandente e Drejtesise Nderkombetare, e cila
konsiderohej si organ gjyqesor i Lidhjes.

1A.ASAMBLEJA ka qene kompetente per te zgjidhur qfaredo qeshtje qe bente pjese ne


sferen e veprimtarise se Lidhjes ose qe kishte te bente me ruajtjen e paqes.
- Shtetet anetare ne te kane qene te perfaqesuara njesoj: secili shtet mund te kishte 3
perfaqesues dhe 1 vote.
- Vendimet ne Asamble merreshin njezeri, perveq rasteve kur vendosej per pranimin e shteteve
ne Lidhje dhe per zgjedhjen e anetareve te perkohshem te Keshillit dhe per qeshtje procedural;
ne te gjitha keto raste kerkohej shumica e thjeshte.
- Mbledhjet e Asamblese kane qene te rregullta (qdo vit ne muajin shtator jane mbajtur mbledhjet)
ose te jashtezkonshme, te ftuara sipas nevojes.

1B.KESHILLI I LIDHJES ka qene nder organet kryesore te saj.


- Ai perbehej nga 4 anetare te perhershem (Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia), me
vone ketyre iu bashkuan Gjermania (1926) dhe BRSS (1934), dhe 4 anetare te perkohshem, te
zgjedhur per nje periudhe 1 deri ne 3 vjet.
- Pas daljes se Gjermanise, Japonise dhe Italise nga Lidhja e Kombeve, numri i anetareve te
perhershem pat rene ne 2, kurse numri i anetareve te perkohshem eshte shtuar ne 11 anetare.
- Kompetencat e Keshillit kane qene shume te gjera dhe shtriheshin sikur edhe ato te Asamblese,
ne qdo qeshtje qe bente pjese ne veprimtarine e Lidhjes ose qe kishte te bente me ruajtjen e
paqes ne bote.
- Vendimet ne Keshill merreshin njezeri, perpos ne rastet kur shqyrtohej ndonje konflikt midis dy
shteteve, i cili mund te shkaktonte lufte.
- Ne keto raste vota e pales ne konflikt nuk merrej parasysh (pra anulohej).
- Ne qeshtje procedural vendimet merreshin me shumicen e thjeshte
- Keshilli mblidhej disa here brenda 1 viti.

1C.SEKRETARIATI perbehej mbi 600 nepunes me Sekretarin e pergjithshem te Lidhjes se


Kombeve ne krye; ata kryenin pune lidhur me qeshtje te ndryshme dhe ndaheshin ne
departamente te ndryshme.
- Me 1939 Sekretariati kishte 800 funksionare nga 50 shtete.
- Gjuhe zyrtare ne Lidhjen e Kombeve kane qene frengjishtja dhe anglishtja.
- Statuti i Lidhjes se Kombeve kishte dispozita qe kufizonin armatimin deri ne ate mase qe do te
ishte ne pajtim me sigurine kombetare dhe me permbushjen e detyrimeve nderkombetare, me
garantimin reciprok te teresise territorial, te masave per sigurimin e paqes dhe zgjidhjen e
mosmarreveshjeve ne menyre paqesore, te sanksoneve ndaj shtetit qe ka hyre ne lufte duke
cenuar detyrat nga Statuti i Lidhjes se Kombeve etj.
- Neni 12 i Statutit kerkonte nga anetaret qe te mos ngriheshin ne arme pa kaluar afati 3 mujor
pas vendimit te arbitrazhit ose pas informates se Keshillit mbi qeshtjen qe diskutohej.
- Per me teper, shtetet merrnin zotesimin se nuk kane per te filluar luften me shtetin qe ka
pranuar rekomandimet e Keshillit.
-> Lidhja e Kombeve ka vepruar prej vitit 1920 deri me 1939 (pra rreth 19 vjet).
- Ne qeshtjet e ruajtjes se paqes ajo ne fillim ka pase shenuar disa rezultate, por me vone, me
rastin e shperthimit te konflikteve pak me te renda, u tregua e paafte per ta mbrojtur paqen.
- Shkaku qendronte nga nje ane ne papersosmerine e Statutit te Lidhjes se Kombeve, dhe ne
anen tjeter, ne politiken e shteteve anetare, sidomos te shteteve kryesore.
- Statuti i Lidhjes se Kombeve nuk e ndalonte luften ne teresi (luften agresive); kerkonte
unanimitet ne Keshill per zgjidhjen e qeshtjeve nga kompetenca e Keshillit, si dhe per shumicen e
qeshtjeve edhe ne Asamble (mundesia e perdorimit te vetos); linte paralelizem en kompetencat
midis Keshillit dhe Asamblese, sepse qe ted y keto organe mund te merreshin me te gjitha
qeshtjet qe benin pjese ne veprimtarine e Lidhjes.
- SHBA, presidenti i te cilave pati meritat kryesore per krijimin e Lidhjes se Kombeve, nen
ndikimin e izolacionisteve nuk u be anetare e Organizates.
- Senati amerikan refuzoi te ratifikonte Statutin e Lidhjes se Kombeve, kurse Shtetet e Bashkuara
te Amerikes sigurine e vet e shihnin ne dy oqeanet qe ndajne Ameriken nga bota tjeter.
- Jashte organizates kishte mbetur BRSS si shteti i pare socialist, ndaj te cilit shtetet kryesore te
atehershme (Franca dhe Britania e Madhe) kishin qendrim te hapur armiqesor.
- BRSS ishte ftuar te hynte ne Lidhjen e Kombeve me 1934, ne kohen kur Lidhjes po i kanosej
rreziku per tu shkaterruar, por pas 5 vjetesh (1939) u perjashtua nga Lidhja e Kombeve per
shkak te konfliktit me Finlanden.
- Ne fillim jashte Organizates pat mbetur edhe Gjermania per shkak se Lidhja e Kombeve ishte
krijese e fituesve ne Luften e Pare Boterore dhe duhej te sherbente per te ruajtur fitoret e tyre dhe
gjendjen e krijuar pas luftes.
- Gjermania u pranua ne Lidhjen e Kombeve ne vitin 1926, por e leshoi qysh me 1933, pas
ardhjes se Hitlerit ne pushtet, program politik i te cilit ishte minimi dhe shkaterrimi i sistemit te
Versajes.
- Per shkak te ketyre te metave, Lidhja e Kombeve sarriti te evitonte konfliktet dhe te garantonte
sigurine e anetareve te vet.
- Sulmi i Japonise kunder Kines me 1931, pas te cilit anketa per te vertetuar nese e ka sulmuar
me te vertete Japonia Kinen zgjati 33 muaj, sulmi i Italise ndaj Etiopise (1935), intervenimi i
Gjermanise dhe i Italise ne Spanje ne anen e kryengritesve fashite (1936-1939), zhdukja e
pavaresise se Austrise (1938), shkaterrimi i Qekosllovakise (1938-1939), likudimi i pavarise se
Shqiperise (1939) qe te gjitha keto mbeten pa pergjigje nga ana e Lidhjes se Kombeve ,e cila,
per shkak te dobesive te shumta qe kishte, u tregua e paafte per te ndermarre qkadoqofte per
permbushjen e detyrave te veta.
- Ne keto rrethana, Polonia, pas sulmit gjerman me 1939, as qe iu drejtua Lidhjes se Kombeve,
kurse ndihma e shteteve perendimore Polonise iu dha si permbushje e detyrimeve nga aleanca e
jo e detyrimeve nga Statuti i Lidhjes se Kombeve.
- Lidhjen e Kombeve gjate ketyre vjeteve e paten leshuar braktisur shume shtete: a)per shkak
te mospajtimit me politiken e saj, (Japonia, Gjermania, Italia); b)per shkak te politikes
secesioniste te shume shteteve, para se gjithash, te Amerikes Latine (Brazili, Paraguaji,
Guatemala, Hondurasi, Nikaragua, EL-Salvadori, Kili, Venezuela, Peru); c)per shkak se disa

shtete i humben kushtet qe te jene anetare te Lidhjes se Kombeve, meqe humben cilesine e
shtetit te pavarur (Etiopia, Austria, Qekosllovakia, Shqiperia) etj.
- Kjo e fundit megjithate eshte qeshje pak a shume e diskutueshme po te kihet parasysh doktrina
mbi mosnjohjen e situatave qe jane krijuar me perdorimin e forces (Doktrina e Stimsonit).
- Lidhja e Kombeve formalisht pushoi se ekzisuari pas Luftes se Dyte Boterore.
- Mbledhja e fundit e Lidhjes se Kombeve eshte mbajtur me 8 deri 18 prill 1946.
- Ne te merrnin pjese 34 shtete nga 56 sa ishin gjithsejt anetare te saj.
- Te gjitha te mirat e Lidhjes se Kombeve (ndertesat, arkivat, biblotekat) kaluan ne organizaten e
re.
________________________________________________________________________________________________

KOMBET E BASHKUARA
(a) Origjina e Kombeve te Bashkuara
- Kombet e Bashkuara jane krijuar nen ndikimin e qendrimit te fuqishem kunder luftes qe kishte
shkaktuar Lufta e Dyte Boterore, gjate se ciles disa dhjetera miliona njerez paten humbur jeten,
ishin te shkelur brutalisht te drejtat e tyre dhe ishin bere shkaterrime te medha materiale.
- Vizionin e pare te botes se pasluftes e kane dhene presidenti i SHBA-se Franklin D. Roosevelt
dhe kryeministri i Britanise se Madhe e i Irlandes Veriore Winston Churchill ne Karten e
Atlantikut me 14 gusht 1941.
- Keta te dy burreshtetas kishin proklamuar disa parime te perbashketa te politikes se vendeve te
tyre, respektimi I te cilave do te garantonte nje te ardhme me te mire te botes.
- Ata deklaronin se nuk kerkojne kurrfare zgjerimi territorial dhe as qfaredo shtimi tjeter; se nuk
miratojne kurrfare ndryshimesh territoriale, te cilat sdo te jene ne pajtim me vullnetin e lire te
popujve; se respektojne te drejten e qdo populli per vetevendosje; se shpresojne qe pas
perfundimit te luftes, do te vendoset paqja, e cila do tu beje te mundshme te gjithe popujve dhe
njerezve qe te jetojne ne siguri brenda kufijve te tyre dhe te lire nga frika e mjerimi; se shpresojne
qe te gjtihe popujt e botes, duke u mbeshtetur mbi arsyet realiste, po edhe mbi arsye morale, do
te vijne ne perfundimin se duhet hequr dore nga perdorimi i forces, dhe se duhet krijuar nje
sistem te perhershem te sigurise se pergjithshme.
- Deklarata ishte akt dypalesh, por synonte te kishte efekt ndaj gjithe botes (urbi et orbi).
- Duke u nisur nga ky fakt, ne Deklarate shfaqej si ideal i pergjithshem rregullimi i botes mbi
parimin e lirise, te barazise, te vetevendosjes, te ndalimit te forces dhe te garantimit te paqes
perms nje sistemi te sigurise kolektive.
- Origjina e Kombeve te Bashkuara eshte e lidhur ngushte me Deklaraten e Kombeve te
Bashkuara te 1 janarit 1942, me te cilen perfaqesuesit e 26 shteteve qe ishin ne lufte me vendet
e Boshtit, ishin te detyruar te krijonin nje koalicion derisa te zgjaste lufta mbi bazat e parimeve qe
ngerthente Karta e Atlantikut.
- Deklarates me vone iu bashkuar edhe 21 shtete te tjera.
- Hapi i pare i rendesishem drejt krijimit te organizates se pergjithshme nderkombetare eshte bere
ne Konferencen ne Dumbarton Oaks nga fundi i veres se vitit 1944.
- Konferenca ka pergatitur nje project per krijimin e nje organizate te pergjithshme, qe ka
sherbyer si baze per diskutime te mevonshme.
-> Sa i perket menyres se marrjes se vendimeve ne Keshillin e Sigurimit, pothuaj te gjithe ishin
pajtuar njezeri se asnje vendim per qeshtje kryesore smund te merret pa pajtimin e plote te te
gjithe anetareve te perherhshem te Keshillit te Sigurimit; per shkak se kjo ka rendesi jetike per
funksionimin e organizates dhe per ruatjen e paqes e te sigurise dhe se eshte ne pajtim te plote
me pergjegjesine e veqante qe mbajne fuqite e medha per ruajtjen e paqes.
-> Nga data 25 Prill e deri me 26 Qershor te vitit 1945 ne San Francisko u mbajt Konferenca e
Kombeve te Bashkuara.
- Konferenca ka qene e hapur per te gjitha kombet e bashkuara, dmth per te gjitha shtetet qe
kane qene ne lufte me shtetet e Boshtit.
- Ne Konference merrnin pjese perfaqesuesit e 50 shteteve.
- Pas nje pune mjaft intensive, me 26 qershor 1945, perfaqesuesit e 50 shteteve e firmuan Karten
e Organizates se Kombeve te Bashkuara, simbas rendit te shteteve me alfabetin anglez, por se
pari radhiteshin shtetet e medha e mandej keto shtetet tjera.
- Karta ka hyre ne fuqi 4 muaj pas nenshkrimit te saj, (24 tetor 1945), kur jane deponuar

instrumentet e ratifikimit nga 5 fuqite e medha dhe nga shumica e shteteve qe kane marre pjese
ne Konference.
- Me 14 shkurt 1946 Asambleja e Pergjithshme ka vendosur qe selia e Kombeve te Bashkuara te
jete provizorisht ne New York, kurse me 14 dhjetor 1946 New York-u behet selia e pergjithshme.

(b) Qellimet
- Ne preambulen e Kartes theksohet vendosmeria e shteteve themeluese: a)ti ruaje brezat e
ardhshem nga tmerret e luftes qe dy here gjate nje jete njeriut i kane shkaktuar njerezimit vuajtje
te papershkrueshme; b)te shpallin rishtas besimin net e drejtat themelore te njeriut, ne dinjitetin
dhe vleren e njeriut, ne barazine e te drejtave te burrave e te grave, te kombeve te medha e te
vogla; c)te krijojne kushte te nevojshme per ruajtjen e drejtesise dhe per respektimin e
detyrimeve qe dalin nga traktatet dhe nga burime te tjera te se drejtes nderkombetare dhe d)te
punojne per perparimin shoqeror dhe per kushte te mira jetese, ne liri me te madhe.
- Per sendertimin e ketyre qellimeve Karta sakteson gjithashtu parakushtet elementare qe duhet ti
plotesojne anetaret e Kombeve te Bashkuara. Sipas saj, shtetet duhet: a)te praktikojne
tolerancen, te jetojne ne paqe me njeri-tjetrin, ne nje fryme te fqinjesise se mire; b)ti bashkojne
forcat per ruajtjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare; c)te pranojne parime dhe te vendosin
metoda qe te garantojne se nuk do te perdoret forca e armeve perveq per interesin e perbashket
dhe d)ti perdorin institucionet nderkombetare per te favorizuar perparimin ekonomik e shoqeror te
te gjithe popujve.
-> Kater qellimet e Kombeve te Bashkuara sipas nenit 1 jane : a)te ruhet paqja dhe siguria
nderkombetare; b)te zhvillohet midis kombeve marredhenie miqesore, te bazuara ne respektimin
e parimit te barazise dhe te se drejtes se tyre per vetevendosje, dhe te merren te gjitha masat e
tjera te pershtatshme per ta forcuar paqen ne bote; c)te realizohet bashkepunimi nderkombetar
ne procesin e zgjidhjes se problemeve nderkombetare me karakter ekonomik, shoqeror,
intelektual e humanitar, duke zhvilluar dhe duke kurajuar respektimin e te drejtave dhe te lirive
themelore te njeriut pa kurrfare dallimi dhe d)te jene qendra ku do te harmonizohen perpjekjet e
te gjitha kombeve per sendertimin e qellimeve te permendura.
- Sipas kesaj, Kombet e Bashkuara i vune vetes per detyre kryesore ruajtjen e paqes dhe te
sigurise nderkombetare, mirepo ne perpjekjet e tyre per sendertimin e kesaj nuk jane kenaqur
vetem me ndermarrjen e masave per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve; me perdorimin e
masave qe nuk perfshijne perdorimin e forces (nderprerja e marredhenieve); me ndermarrjen e
aksioneve me forca ajrore, detare ose tokesore, qe konsiderohen te nevojshme per ruajtjen e
paqes ose per rivendosjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare, por insistojne per eliminimin e
qdo gjeje tjeter qe mund te rrezikoj paqen, per qarsye jane te domosdoshme; ngritja e nivelit te
jeteses; sigurimi i punesimit te plote dhe krijimi I kushteve per perparim e zhvillim ekonomik e
shoqeror, zgjidhja e problemeve nderkombetare ekonomike, shoqerore, shendetesore, si dhe
respektimi i plote i te drejtave dhe i lirive themelore te njeriut per te gjithe pa kurrfare dallimi sa i
perket races, gjuhes, fese etj.

(c) Parimet
- Per te arritur qellimet e permendura Organizata si teresi dhe anetaret e saj duhet te sillen ne
pajtim me: a)parimin e barazise sovrane midis te gjithe anetareve; b)parimin e permbueshjes se
detyrimeve me mirebesim; c)parimin e zgjidhjes se mosmarreveshjeve nderkombetare me mjete
paqesore; d)parimin e heqjes dore nga perdorimi i forces ne marredheniet nderkombetare ose te
kercenimit me force; d)parimin e dhenies se ndihmes se plote Organizates ne qdo veprim qe
ndermerr; e)parimin se edhe shtetet joanetare, ne qeshtje te paqes dhe te sigurise, duhet te
veprojne ne pajtim me Karten; dhe f)parimin e mosnderhyrjes ne punet e brendshme.

c1.PARIMI I BARAZISE SOVRANE


- Parimi mbi barazine juridike midis shteteve te medha e te vogla jo vetem qe eshte proklamuar,
por edhe eshte zbatuar gati ne tere sistemin e Kombeve te Bashkuara.
- Sipas Kartes, te gjithe anetaret e Kombeve te Bashkuara, pa marre parasysh dallimet reale qe
ekzistojne midis tyre sa i perket madhesise se territorit, numrit te banoreve, shkalles se zhvillimit,
forces ushtarake etj., - juridikisht jane te barabarte midis tyre.

- Ky parim nuk eshte respektuar me perpikeri vetem ne Keshillin e Sigurimit, ku shtetet e medha,
per shkak te meritave qe kane pasur ne lufte, te forces reale qe kane, te ndikimit qe ushtrojne
dhe te pergjegjesise me te madhe qe mbajne ne pergjithesi per ruajtjen e paqes dhe te sigurise,
kane siguruar nje pozite te privilegjuar.

c2.ZGJIDHJA PAQESORE E MOSMARREVESHJEVE NDERKOMBETARE


- Karta e Kombeve te Bashkuara, duke u vene anetareve per detyre kryesore ruajtjen e paqes
dhe te sigurise nderkombetare, i detyruan ata qe te mbajne marredhenie te fqinjesise se mire.
- Mirepo, duke qene se midis shteteve si edhe midis individeve, ndodhin domosdo
mosmarreveshje e konflikte interesash, Karta ka parashikuar qe, problemet e paraqitura, shtetet ti
zgjidhin ne menyre paqesore, me qellim qe te mos rrezikohen paqja e siguria nderkombetare, po
edhe drejtesia.
- Karta gjithashtu urdheron anetaret qe mosmarreveshjet ti zgjidhin me mjete paqesore dhe u
sugjeron paleve te interesuara bisedime me mjete te tjera, qe duhet tua lehtesojne ose tu
ndihmojne paleve qe ta zgjidhin qeshtjen.

c3.NDALIMI I PERDORIMIT TE FORCES OSE I KERCENIMIT ME FORCE


- Perpjekjet per te ndaluar forcen e marredheniet nderkombetare jane intesifikuar ne periudhen
midis dy lufterave boterore, por pikerisht Karta e Kombeve te Bashkuara eshte ajo qe
shprehimisht ben ndalimin e perdorimit te forces.
- Sipas saj, ne marredheniet e tyre nderkombetare shtetet heqin dore nga perdorimi i forces ose
nga kercenimi me force, qe dmth., se Karta e ka perjashtuar luften si mjet per zgjidhjen e
konflikteve dhe i ka autorizuar Kombet e Bashkuara te vihen ne veprim domosdo nese rrezikohet
paqja, prishet paqja ose ndodh ndonje agresion.
- Natyrisht, Karta e ndalon forcen vetem nese zbatohet kunder teresise ose pavaresise se
shteteve te tjera ose nese eshte e papajtueshme me qellimet e Kombeve te Bashkuara, por nuk e
cenon te drejten natyrore te shteteve per vetembrojtje individuale ose kolektive, ne qofte se nje
shtet i tille eshte objekt i ndonje sulmi te armatosur.

c4.NDALIMI I NDERHYRJES NE PUNET E BRENDSHME TE SHTETEVE


- Karta ka parashikuar qe Kombet e Bashkuara nuk kane te drejte te nderhyjne ne qeshtje, te cilat
ne thelb i perkasin komptences kombetare te nje shteti, mirepo ky parim nuk e perjashton
zbatimin e masave shtrenguese te parashikuara ne rast te kercenimit kunder paqes, prishjes se
paqes ose aktit te agresionit.
- Karta nuk ka parashikuar se cilat jane qeshtjet qe i perkasin kompetences kombetare, keshtu qe
ka lene mundesi per interpretime te ndryshme.
- Natyrisht, percaktimi i sistemit ekonomik, shoqeror dhe politik jane qeshtje per te cilat qdo shtet
mund te vendose lirisht dhe pa perzierje nga ana e shteteve te tjera, mirepo ndjekja e pakicave
kombetare, racore ose fetare, diskriminimi racor, kombetar, fetar etj., nuk mund te konsiderohen
me si qeshtje te brendshme te nje shteti.

c5.PARIMET E TJERA QE DUHEN RESPEKTUAR


- Shtetet duhet te respektojne edhe disa parime te tjera te parashikuara me Karten e Kombeve te
Bashkuara.
- Ne kete grup hyjne: a)parimi i bashkepunimit, sipas te cilit shtetet duhet te bashkepunojne me
njeri-tjetrin pa marre parasysh dallimet ne sistemet e tyre politike, ekonomike dhe shoqerore, per
ruajtjen e paqes nderkombetare dhe te sigurise, per sigurimin e respektimit te te drejtave dhe te
lirive themelore te njeriut, per perparimin ekonomik dhe per sigurimin e mireqenies se
pergjithshme; b)parimin e barazise dhe i vetevendosjes, ne baze te te cilit te gjithe popujt kane te
drejte te percaktojne statusin e tyre politik, lirisht dhe pa perzierje nga jashte, dhe te vazhdojne
zhvillimin e vet ekonomik, shoqeror e kulturor; dhe c)parimi i permbushjes me mirebesim (bona
fide) te te gjitha detyrimeve qe kane pranuar.

(d) ANETARESIA E KOMBEVE TE BASHKUARA


- Organizata e Kombeve te Bashkuara perbehet nga dy kategori shtetesh anetare: a)anetaret

themelues burimore dhe b)anetaret e pranuar me vone.


- Anetaret themelues (burimore) te Organizates se Kombeve te Bashkuara kane qene 51 shtete
qe kane marre pjese ne Koferencen e San Franciskos, ose qe kane nenshkruar me pare
Deklaraten e Kombeve te Bashkuara te 1 janarit 1942, dhe me pastaj e kane nenshkruar dhe e
kane ratifikuar Karten.
- Ne Konferencen e San Franciskos Polonia, megjithese e kishte nenshkruar Deklaraten, nuk
mori pjese, sepse qeveria e saj njihet nga te gjitha fuqite fituese te luftes, te cilat kishin konvokuar
Konferencen.
- Megjithekete, Polonia pati nenshkruar Karten pas konstituimit te qeverise polake me fuzionimin
e qeverise polake te Londres dhe Komitetit te Lublinit.
- Anetaret tjere te organizates u takojne shteteve qe hyne me vone ne OKB.
-> Nder qellimet kryesore qe i shtronte vetes OKB-ja ishte te perfshinte te gjitha shtetet e botes,
pra te behej organizate e pergjithshme, prandaj ishte e hapet per te gjitha shtetet paqedashese
qe do te plotesonin kushtet e caktuara.
-> Neni 4 i Kartes parashikonte kushtet per hyrje ne OKB.
- Sipas tij: Anetaria ne Kombet e Bashkuara eshte e hapet per te gjitha shtetet e tjera
paqedashese, qe pranojne detyrimet e kesaj Karte dhe qe, sipas gjykimit te organizates jane te
afta dhe te gatshme ti permbushin.
- Sipas kesaj, shteti qe do te hyje ne Kombet e Bashkuara, duhet ti plotesoje kater kushte: a)te
jete paqedashes; b)ti pranoje detyrimet nga Karta; c)te jete i afte dhe d)i gatshem per ti
permbushur ato.
-> Vendimin per pranimin ne Kombet e Bashkuara e merr Asambleja e Pergjithshme e Kombeve
te Bashkuara me 2/3 e votave, ne baze te rekomandimeve paraprak te Keshillit te Sigurimit, ku
nevojiten 9 vota positive duke perfshire aty voten e te gjithe anetareve te perhershem te Kshillit te
Sigurimit.
-> Ne praktike pranimi i shteteve te reja ne OKB, deri me 1955, behej ne shenje pazarlleqesh te
ndryshme, ngase te dy superfuqite, duke u fshehur pas dispozitave te Kartes, kundershtoninn
pranimin e shteteve qe ishin aleate te superfuqise tjeter.
- Keshtu shtetet e Perendimit pengonin pranimin e Shqiperise, te Bullgarise, te Hungarise dhe te
Rumanise, ndersa Bashkimi Sovjet pengonte pranimin e Austrise, te Cejlonit, Finlandes, Italise,
Nepalit dhe te Portugalise.
-> Ne fund, ne dhjetor 1995 (ne Sesionin e dhjete te Asamblese se Pergjithshme) eshte marre
vendimi per pranimin e menjehershem (ne pako) te 16 shteteve.
-> Shqiperia eshte pranuar ne OKB tek me 1955 ose dhjete vjet pas themelimit te Organizates.
- Kjo ka ndodhur per shkak se: a)Shqiperia nuk ishte ftuar ne Konferencen e San Franciskos, e
nuk ishte ftuar pse formalisht nuk ishte ne grupin e shteteve nenshkruese te Deklarates se
Kombeve te Bashkuara te vitit 1942 ose pse nuk ishte ne radhen e shteteve qe ishin ne lufte me
shtetet e Boshtit dhe per shkak te qendrimit negative qe kishin SHBA dhe Anglia ndaj pushtetit te
ri ne Shqiperi dhe perkrahjes se qendrimeve greke, qe kishin si pikesynim ti amputonin
Shqiperine krahinat e jugut e sidomos ate te Gjirokastres dhe te Kores.
- Duke u nisur nga kjo, keto dy shtete jo vetem qe nuk kishin marre parasysh kontributin e madh
te Shqiperise ne luften kunder fashizmit, por edhe ishin vene haptazi ne anen e Greqise, e cila
bente qmos per te sabotuar pranimin e Shqiperise ne Kombet e Bashkuara, me arsyetim se
midis dy shteteve ekziston gjendja e luftes, prandaj duhet pritur qe se pari te lidhet traktati i
paqes e pastaj te behet pranimi i Shqiperise ne Kombet e Bashkuara.
- Per keto arsye Shqiperia nuk ishte ftuar ne koferencen e San Franciskos, por edhe pse edhe
me pastaj sabotoheshin perpjekjet e vazhdueshme te Shqiperise per tu antaresuar ne Kombet e
Bashkuara.
- Duke pasur parasysh keto, Qeveria e Shqiperise kerkoi qysh nga fundi i vitit 1945 qe qeshtja e
pranimit te saj ne Kombet e Bashkuara te vehet ne rend te dites se sesionit te pare te
Asamblese.
- Kerkesa i ishte percjelle Keshillit te Sigurimit, mirepo fale qendrimit negative anglo-amerikan
ishte vendosur qe qeshtja e pranimit te shtyhej per pjesen e dyte te sesionit ne maj te vitit 1946,
por edhe atehere qeshtja ishte shtyre me arsyetim se te gjitha kerkesat duhej te diskutoheshin
paraprakisht nga Komiteti i kerkesave.
- Konform me rekomandimet e Keshillit te Sigurimit Komiteti kishte shqyrtuar kerkesen e

Shqiperise, qe ishte shteti i pare qe kishte shpalle kandidaturen.


- Komiteti kishte konkluduar se per pranim duhej vendoste vete Keshilli i Sigurimit.
- Ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, perfaqesuesi i Greqise, qe ishte ftuar posaqerisht, e kishte
kundershtuar pranimin e Shqiperise, per shkak te bashkefajesise se saj ne agresionin e Italise
dhe te perzierjes ne lufte civile ne Greqi.
- Keshtum nen ndikimin e kundershtareve Keshilli fale vetos se SHBA dhe Anglise, dy shteteve
anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit, e kishte hedhur poshte kerkesen e Shqiperise e
cila ishte gjykuar te luftoje edhe shume vjet per pranim.
- Ne kete situate perfaqesuesi i BRSS angazhohej per pranim an bloc te te gjithe shteteve
candidate ndersa SHBA angazhoheshin per pranim te vetem atyre shteteve qe ato perkrahnin.
- Qendrimi i BRSS fitonte gjithnje e me shume perkrahje sepse ishte ne pajtim me parimin e
univerzalizmit te OKB; se shtetet ishin ngopur duke u sjellur ne rreth; dhe mbi te gjitha se nga
30 lutje per pranim vetem 9 ishin zgjidhur pozitivisht ndersa 21 te tjera pritnin qe Fuqite e Medha
te mirreshin vesh per pranimin e tyre.
- Midis ketyre 9 shteteve ishin edhe Izraeli, per te cilin perfaqesuesi amerikan ne Keshillin e
Sigurimit Philip C. Jessup, kishte thene se i ploteson te gjitha kerkesat nga neni 4 i Kartes: eshte
shtet sepse ka popullsine; ka territorin; ka qeverine; dhe aftesine per te hyre ne marredhenie me
shtetet e tjera (eshte plotesisht i pavarur) dhe i afte ti permbushe detriment sipas Kartes.
- SHBA dhe Anglia ne shume raste kishin qendrim negative ne anetaresimin e Shqiperise ne
Kombet e Bashkuara.
- Nen ndikimin e kesaj eshte vendose per pranim ne pako, me qrast Shqiperia eshte pranuar
bashke me 15 shtete te tjera, midis te cilave kane qene madje edhe Italia (qe kishte kaluar neper
fazen e demokratizimit) por edhe dy shtete fashiste (Spanja e Frankos dhe Portugalia e
Sallazarit).
-> Organizata e Kombeve te Bashkuara sot ka 191 shtete te botes.

(e) PERFUNDIMI I ANETARESISE NE KOMBET E BASHKUARA


1.Terheqja
- Karta e OKB-se nuk ka ndonje dispozite e cila do te lejoje shprehimisht terheqjen nga Kombet e
Bashkuara.
- Megjithekete, nje raport i Keshillit te Konferences se San Franciskos perjashtimisht lejon
mundesine qe qdo shtet anetar te terhiqet nga organizata ne raste te jashtezakonshme, por
duhet ti paraqes arsyet e terheqjes, te cilat duhet te jene te atilla qe e arsyetojne vendimin.
- Sipas kesaj, e drejta e terheqjes eshte e kufizuar me marreveshje te pergjithshme.
- Praktika shkon gjithashtu ne favor te mundesise se terheqjes, megjithse deri me sod ka ndodhur
vetem nje rast i tille, kur Indonezia kishte njoftuar se efektivisht prej dates 1 mars 1965 terhiqet
nga Kombet e Bashkuara.
- Ne shtator te vitit 1966 Indonezia eshte kthyer perseri ne OKB, me te njejten procedure siq ishte
larguar.

2.Perjashtimi
- Neni 6 i Kartes se OKB-se ka parashikuar qe secili anetar i Organizates, i cili shkel vazhdimisht
parimet e Kartes se OKB-se mund te perjashtohet nga Organizata.
- Shteti i tille mund te perjashtohet me te njejten procedure sikur kur eshte pranuar per tu bere
anetare e kesaj Organizate.
- Masa e perjashtimit shqiptohet si denim per shkak te cenimit te Kartes.
- Vendimet per kete e merr Asambleja e Pergjithshme ne baze te rekomandimit paraprak te
Keshillit te Sigurimit.
- Karta nuk permban rregulla te sakta se qka perfaqeson shkelje te vazhdueshme te Kartes, por
kjo i lihet ta vleresoje Asamblese se Pergjithshme dhe Keshillit te Sigurimit.

3.Pezullimi
- Neni 5 i Kartes se OKB-se ka parashikuar ndalimin e ushtrimit te te drejtave dhe te privilegjeve
te lidhura me cilesine e anetarit te Organizates ne rast se ndaj nje anetari te Organizates eshte
marre ndonje veprim parandalues ose shtrengues.

- Vendimi per kete merret me te njejten procedure si per pranimin e saj nga Asambleja e
Pergjithshme mbi baze te rekomandimit te Keshillit te Sigurimit.

(e) STRUKTURA E KOMBEVE TE BASHKUARA


- Neni 7 i Kartes ka percaktuar 6 organe kryesore te Kombeve te Bashkuara e keto jane:
a)Asambleja e Pergjithshme; b)Keshilli i Sigurimit; c)Keshilli Ekonomik e Social; d)Keshilli i
Kujdestarise; e)Gjykata Nderkombetare e Drejtesise dhe f)Sekretariati.
- Karta lejon te krijohen edhe organe ndihmese per qeshtje politike, ekonomike, sociale etj., nese
vleresohet se jane te nevojshme, por me kusht qe kompetencat ti kete organi kryesor dhe qe
autorizimet e organeve te till ate mos i tejkalojne kompetencat e organeve kryesore.
- Sipas ketij neni organet kryesore te Kombeve te Bashkuara jane ne pozite te barabarte,
megjithese rendesia e secilit prej tyre nuk eshte kurdohere e njejte.
- Nuk ka dyshim se, nisur nga roli i secilit organ, Asambleja e Pergjithshme dhe Keshilli i Sigurimit
zene vendin me te rendesishem.
- Keshilli Ekonomik e Social dhe Keshilli i Kujdestarise jane nen autoritetin e Asamblese se
Pergjithshme
- Rendi i organeve qe eshte dhene ne Karte here-here kontestohet dhe insistohet qe Keshilli i
Sigurimit te vihet ne rend te pare, si organi qe mban pergjegjesine kryesore per ruajtjen e paqes
dhe te sigurise.

1.ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
A.Perberja
- Asambleja e Pergjithshme eshte organi qendror i Kombeve te Bashkuara; ate e perbejne
perfaqesuesit e te gjitha shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara.
- Qdo shtet anetar ne Asamble mund te kete me se shumti 5 perfaqesues.
- Ne pajtim me rregullat e procedures, ne delegacion mund te hyjne edhe 5 zevendes te
perfaqesuesve dhe nje numer i domosdoshem keshilltaresh e ekspertesh per qeshtje te caktuara.

B.Sesionet
- Asambleja e Pergjithshme nuk eshte organ qe funksionon panderprere.
- Ajo sesionet e veta i mban here pas here, pikerisht nje here ne vit (sesionet e rregullta), te cilat
fillojne te marten e trete te muajit shtator dhe zgjasin rregullisht disa muaj.
- Asambleja e Pergjithshme mund te mbaje edhe sesione te jashtezakonshme, po nese e
kerkojne rrethanat.
- Keto sesione i konvokon Sekretari i Pergjithshem me kerkesen e Keshillit te Sigurimit ose te
shumices se anetareve te Kombeve te Bashkuara.
- Mbledhjet e ketilla duhet te mbahen patjeter brenda afatit prej 15 ditesh prej qastit kur te jete
bere kerkesa.
- Mbledhjet qe kerkohen ne baze te Rezolutes Te bashkuar pe rpaqe (337/V), duhen mbajtur
brenda 24 oresh nga qasti i paraqitjes se kerkeses.
- Ne fillim te qdo sesioni, Asambleja e Pergjithshme zgjedh kryetarin dhe shtate nenkryetare.
- Kryetari zakonisht nuk zgjidhet nga radhet e delegateve te Fuqive te Medha, por atyre u
caktohet nje nga vendet e nenkryetareve.
- Asambleja punon ne plenum dhe ne komitete.
- Ne fillim te qdo sesioni te rregullt zhvillohet debate i pergjithshem, ne te cilin shtetet anetare
shfaqin qendrimet e tyre ne lidhje me qeshtjet kryesore nderkombetare.
- Pas kesaj, funksionet e Asamblese transferohen ne komitete, ku shqyrtohen detajisht qeshtjet e
veqanta dhe projekt-rezolutat.
-> Asambleja ka shtate komitete kryesore e ato jane: a)Komiteti special (per qeshtjet e sigurise
nderkombetare dhe te qarmatimit; b)Komiteti per qeshtjet ekonomike e financiare; c)Komiteti per
qeshtje sociale, humanitare dhe kulturore; d)Komiteti per qeshtje te shkolonizimit; e)Komiteti per
qeshtje administrative dhe buxhetore dhe f)Komiteti per qeshtje juridike.
- Ne komitete kane perfaqesues te gjitha shtetet anetare te Kombeve te Bashkuara.
- Perveq, ketyre komiteteve, ne qdo session zgjidhen edhe dy komitete te tjera: a)Komiteti i
pergjithshem, te cilin e perbejne kryetari i Asamblese, nenkryetaret dhe kryetaret e shtate

komiteteve kryesore, i cili udheheq punen e sesionit dhe b)Komiteti per akreditive ose Komiteti
verifikues.
-> Asambleja e Pergjithshme mund te krijoje organe ndihmese, qe i gjykon te nevojshme per
kryerjen e funksioneve te saj me karakter te perhershem ose te perkohshem.
- Te ketilla jane Komiteti konsultativ per qeshtje administrative dhe buxhetore, Komisioni i se
drejtes nderkombetare, Komisioni per qarmatim (si organ edhe i Keshillit te Sigurimit), Komiteti
special per te mbikeqyrur permbushjen e Deklarates mbi pavaresimin e shteteve dhe te popujve
koloniale, Komiteti per shfrytezimin paqesor te hapesires kozmike etj.

C.Funksionet
- Karta e OKB-se percakton hollesisht funksionet dhe autorizimet e Asamblese se Pergjithshme.
- Disa nga keto, Asambleja e Pergjithshme i ushtron vetem, kurse disa te tjera i ushtron
bashkerisht me Keshillin e Sigurimit.
- Sipas Kartes, Asambleja e Pergjithshme, si organ i pergjithshem net e cilin kane perfaqesues te
gjitha shtetet anetare, ka kompetenca te gjera.
- Sipas ketyre dispozitave, Asambleja e Pergjithshme ka te drejte: a)te diskuotje per te gjitha
qeshtjet ose punet qe hyjne ne kuadrin e kesaj Karte ose qe u referohen autorizimeve dhe
funksioneve te cilitdo organ te parapare me kete Karte, dhe te beje rekomandime per keto
qeshtje; b)te vendose per pranimin, perjashtimin ose pezullimin e ndonej anetari, ne baze te
rekomandimit te Keshillit te Sigurimit; c)te diskuotje te gjitha qeshtjet qe kane te bejne me ruajtjen
e paqes dhe te sigurise nderkombetare, perfshire ketu edhe qeshtjet e qarmatimit, megjithese
pergjegjesia kryesore per ruajtjen e paqes i takon Keshillit te Sigurimit; d)tia terheqe verejtjen
Keshillit te Sigurimit per situatat qe mund te rrezikojne paqen dhe sigurimin; e)te rekomandoje
masat per zgjidhjen paqesore te qdo situate, pa marre parasysh origjinen e saj, e cila do te mund
ti demtonte marredheniet miqesore midis popujve; f)te pranoje dhe shqyrtoje raportet e Keshillit te
Sigurimit mbi masat e ndermarra per ruajtjen e paqes dhe te sigurimit, si dhe raportet e organeve
te tjera te Kombeve te Bashkuara; g)te aprovoje marreveshjet e kujdestarise per zonat qe nuk
jane cilesuar si strategjike; h)te zgjedhe anetaret jot e perhershem te Keshilit te Sigurimit, te gjithe
anetaret e Keshillit Ekonomik e Social; zgjedh anetaret (qe zgjedhen) te Keshillit te Kujdestarise;
zgjedh bashke me Keshillin e Sigurimit gjyqtaret e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise; emeron
Sekretarin e Pergjithshem ne baze te rekomandimeve te Keshillit te Sigurimit; i)te shqyrtoje dhe
aprovon buxhetin e Kombeve te Bashkuara dhe percakton masen e kontributit midis anetareve;
j)te ushtroje gjithashtu funksione ligjdhenese dhe miraton e adopton tekstet e konventave
nderkombetare.
- Perveq ketyre funksioneve, Asambleja e Pergjithshme ne baze te Rezolutes Te bashkuar per
paqe mund te shqyrtoje e te rekomandoje perdorimin e forcave te armatosura ne rast te cenimit
te paqes ose te ndonje akti te agresionit, nese per shkak te mungeses se unitetit te anetareve te
perhershem te Keshillit te Sigurimit (per shkak te perdorimit te vetos) ky ska qene ne gjendje te
vepronte.
- Ne keto raste Asambleja mund te mblidhet ne nje sesion te ngutshem special brenda 24 oresh,
me kerkesen e nente anetareve te Kombeve te Bashkuara.

D.Procedura e votimit
- Ndryshe nga Asambleja e Lidhjes se Kombeve, ku vendimet merreshin njezeri, ne Asamblene e
Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara vendimet merren me shumicen e thjeshte te anetareve
qe jane te pranishem dhe qe votojne.
- Mirepo, per marrjen e vendimeve per qeshtje te rendesishme, Karta ka parashikuar shumicen
prej 2/3 te votive.
- Si qeshtje te rendesishme qe duhet te votohet me 2/3 numerohen keto: a)rekomandimet ne
lidhje me ruajtjen e paqes dhe te sigurimit nderkombetar; b)pranimin e anetareve te rinj ne
Kombet e Bashkuara; c)pezullimin e te drejtave dhe te privilegjeve te anetareve te vet;
d)perjashtimin e ndonje anetari te vet; e)zgjedhjen e anetareve jo te perhershem te Keshillit te
Sigurimit, te anetareve te Keshillit Ekonomik e Social dhe te Keshillit te Kujdestarise; f)qeshtjet ne
lidhje me funksionimin e regjimit te kujdestarise dhe g)qeshtjet buxhetore.
- Per te gjitha qeshtjet e tjera, perfshire edhe percaktimin e kategorive te reja qe duhen zgjidhur
me shumicen e 2/3, vendimet merren me shumicen e votive te anetareve te pranishem dhe

votues.

2.KESHILLI I SIGURIMIT
A.Perberja
- Keshilli i Sigurimit perbehet nga 15 anetar (deri me 1965 Keshilli i Sigurimit kishte 11 anetar)
nga te cilet 5 jane anetar te perherhshem dhe 10 jane anetar jo te perherhshem.
- Anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit jane: a)Kina; b)Franca; c)Rusia (me pare
Bashkimi Sovjetik); d)Mbreteria e Bashkuar dhe e)Anglia.
- Dhjete anetaret jot e perhershem Asambleja e Pergjithshme i zgjedh per 2 vjet (nga pese ose
gjysmen qdo vjet), duke mbajtur parasysh kontributin e anetareve per ruajtjen e paqes dhe te
sigurimit dhe per qellimet e tjera te Organizates, si dhe perfaqesimin e drejte gjeografik.
- Sipas marreveshjes, 5 vende u takojne shteteve afro-aziatike (tri per shtete afrika dhe dy per
shtete aziatike), dy vende u takojne shteteve te Amerikes Latine dhe zones se detit te Karaibeve,
dy vende u takojne shteteve te Evropes Perendimore dhe vendeve te tjera me se nenkuptohen
anetaret e bardhe te Komonueltit (Kanadaja, Australia dhe Zalanda e Re), dhe nje vend u takon
shteteve te Evropes Lindore.

B.Sesionet
- Keshilli i Sigurimit, ndryshe nga Asambleja e Pergjithshme nuk mban mbledhje periodike, por
eshte i organizuar asodore qe tem und ti kryeje funksionet e veta kurdohere qe e kerkon nevoja.
- Per kete arsye, qdo anetar i Keshillit eshte i detyruar te kete gjate tere kohes nje perfaqesues
ne selin e Kombeve te Bashkuara.
- Keshilli mbledhjet e veta mund ti mbaje edhe ne ndonje vend tjeter, jashte selise se
Organizates, nese vlereson se kjo ia lehteson punen.
- Qdo anetar i Kombeve te Bashkuara, qe nuk eshte anetar i Keshillit te Sigurimit, mund te marre
pjese, pa te drejte vote, ne shqyrtimin e qfaredo qeshtjeje, ne rastet kur Keshilli e konsideron se
interesat e atij vendi jane te prekura ne menyre te veqante.
- Shteti qe seshte anetar i Keshillit te Sigurimit ose qe seshte fare anetar i Kombeve te
Bashkuara, ne rast se eshte pale ne nje marreveshje, ftohet te marre pjese pa te drejte vote, ne
diskutimet lidhur me kete mosmarreveshje.
- Ne keto raste Keshilli i Sigurimit percakton kushtet qe i konsideron te drejta per pjesemarrjen e
nje shteti qe nuk eshte anetar i Organizates.

C.Funksionet dhe autorizimet


- Keshilli i Sigurimit eshte organi qe mban pergjegjesine kryesore per ruajtjen e paqes dhe te
sigurimit nderkombetar.
- Keshilli i Sigurimit ka disa kompetenca ekskluzive dhe disa te tjera, qe i ushtron bashkerisht me
ndonej organ tjeter.
- Grupit te pare i takojne funksionet e natyres ekzekutive, qe kane te bejne para se gjithash me
ruajtjen e paqes dhe te sigurimit.
-> Sipas Kartes, Keshilli i Sigurimit ka per detyre kryesore dhe eshte i autorizuar te ruaje paqen
dhe sigurimin.
- Ne pajtim me kete ai formulon rekomandime per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve dhe
ne rast te rrezikimit, te prishjes se paqes ose te ndonje akti te agresionit, miraton masa efektive.
- Per kete qellim Keshilli i Sigurimit: a)mund ti ftoje palet ti zgjidhin mosmarreveshjet qe shfaqen
midis anetareve te Kombeve te Bashkuara, ne menyre paqesore; te zhvilloje hetime per qdo
mosmarreveshje ose situate dhe te vendose per faktin nese vazhdimi i saj rrezikon ose jo ruajtjen
e paqes dhe te sigurimit; te rekomandoje masat dhe procedurat perkatese per zgjidhjen e
mosmarreveshjes; te rekomandoje menyrat e zgjidhjes etj; b)mund te formuloje planet per
vendosjen e nje sistemi per rregullimin e armatimit; c)mund te konstatoje ekzistimin e kercenimit
per paqen, te prishjes se paqes ose te ndonje akti te agresionit, dhe te rekomandoje masat qe
duhen marre per ruajtjen ose rivendosjen e paqes dhe te sigurimit; d)mund te rekomandoj ose
vendos lidhur me masat e perkohshme qe duhen marre per te penguar keqesimin e gjendjes;
e)mund te vendose se qfare masash, pa perfshire perdorimin e forcave te armatosura, duhet te
merren per te siguruar realizimin e vendimeve te tij (zbatimi i sanksioneve ekonomike dhe masa

te tjera per ta parandaluar ose per te ndaluar agresionin); f)mund te marre aksione me forca
ajrore, detare ose tokesore, qe jane te domosdoshme per ruajtjen ose rikthimin e paqes dhe te
sigurimit nderkombetar, ne qdo rast kur konsideron se masat e tjera qe jane marre nga ai, jane
treguar te pamjaftueshme; g)mund te kontrolloje dhe te mbikeqyre territoret ne kujdestari, te
cilesuara si zona strategjike dhe h)mund te urdheroje permbushjen e dhunshme te vendimeve
te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
- Perveq ketyre kompetencave, Keshilli i Sigurimit ka edhe disa kompetenca qe i ushtron bashke
me Asamblene e Pergjithshme. Keshtu, ai vendos (dhe ben rekomandime) per pranimin ose
perjashtimin e anetareve, dhe per pezullimin e te drejtave dhe te privilegjeve te anetareve; per
emerimin e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara; per zgjidhjen e gjyqtareve te
Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe per ndryshimin e Kartes.

D.Votimi
- Menyra e marrjes se vendimeve ne Keshillin e Sigurimit eshte rregulluar sipas formules se
miratuar ne Konferencen e Jaltes.
- Vendimet ne Keshillin e Sigurimit (sipas neni 27 te Kartes) merren ne qdo rast me shumicen e
votive, pra ndryshe nga praktika e Lidhjes se Kombeve, kur per vendimet e Keshillit kerkohej
unanimiteti.
- Qdo anetar i Keshillit te Sigurimit ka nje perfaqesues dhe nje vote, por votat e te gjithe
anetareve nuk e kane te njejten vlere.
-> Karta ben dallim midis qeshtjeve qe mund te shtrohen para Keshillit te Sigurimit, duke i ndare
ato ne qeshtje procedurale dhe ne te gjitha qeshtjet e tjera.
- Ne qeshtjet procedurale hyjne qeshtjet lidhur me proceduren e caktimit te vendit te mbledhjes
se Keshillit, te caktimit te rendit te dites, lidhur me zgjedhjen e Kryetarit, me pjesemarrjen e
ndonje anetari ne Keshill, me zgjedhjen e gjyqtareve te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise etj.
Per vendosjen lidhur me keto qeshtje mjafton shumica prej 9 votash (me pare, kur Kshilli i
Sigurimit kishte 11 anetare, mjaftonin vetem 7 vota) te cilevedo anetare te Keshillit.
- Per te gjitha qeshtjet e tjera, pra per qeshtjet qe kane te bejne me zgjidhjen paqesore te
mosmarreveshjeve, si dhe ato qe kane te bejne me masat shtrenguese, kerkohet gjithashtu
shumica prej 9 votave, porn e mesin e tyre duhen te jene patjeter votat e te gjithe anetareve te
perhershem te Keshillit te Sigurimit.
-> Vota negative e vetem nje anetari te perhershem te Keshillit te Sigurimit, bent e pamundshem
marrjen e qfaredo vendimi, madje edhe ne rastet se te gjitha votat e anetareve te tjere kane qene
pro (per).
- Kjo eshte e ashtuquajtura e drejte e vetos.
- Prej krijimit te Kombeve te Bashkuara per 57 vjet Keshilli i Sigurimit ka miratuar mbi 1400
rezoluta.
- Deri me 2007, anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit e kane perdorur veton afro 260
here.
- Nga keto, Bashkimi Sovjet kishte perdorur veton 120 here (79 here vetem ne dhjete vjetet e
para te jetes se OKB-se, per here te pare ne mbrojtje te Shqiperise ne rastin e Korfuzit me 1947),
kurse pas renies se BRSS ne vitin 1991, Rusia si trashegimtare (sukcesore) e BRSS, e ka
perdorur veton vetem dy here).
- SHBA ne te njejten kohe e kane perdorur veton 82 here (afro katerdhjete here per bllokuar
rezolutat qe kishin te benin me Izraelin); Britania e Madhe e ka perdorur veton 32 here (23 here
per te njejtat rezoluta qe i kane bllokuar SHBA); Franca e ka perdorur veton 18 here (13 here
bashke me SHBA dhe Britanine e Madhe, si psh., ne rastin kur keto tri shtete kishin bllokuar
miratimin e rezolutes qe denonte intervenimin ushtarak amerikan ne Panama me 1989).
- Kina kishte perdorur veton gjithsejt 5 here.
- Abstenimi i nje a me shume anetareve te perhershem nga votimi, nuk e pengon marrjen e
vendimit, dmth., nuk merren si vote negative.
- Sipas rregullit, Keshilli i Sigurimit shqyrton ndonje mosmarreveshje midis shteteve me qellim qe
ta zgjidhe ne menyre paqesore, shteti qe eshte ne mosmarreveshje edhe nese eshte anetar i
Keshillit, duhet te abstenoje nga votimi.

3.KESHILLI EKONOMIK E SOCIAL

- Keshilli Ekonomik e Social perfaqeson te vetmen risi ne krahasim me sistemin e Lidhjes se


Kombeve, ku skishte ndonje organ te ngjashem.
- Keshilli eshte krijuar me qellim qe te kontriboje per sigurimin e paqes perms krijimit te kushteve
te stabilitetit dhe te mireqenies qej ane te domosdoshme per marredhenie paqesore dhe
miqesore midis popujve, dhe per tiu kundervene gjithe atyre qe ndikuan ne krijimin e klimes se
pershtatshme per lufte, qofte edhe te mos kene qene shkas i drejtperdrejte i konflikteve
nderkombetare, siq jane pabarazia midis shteteve dhe individeve, mjerimi i miliona njerezve,
injoranca, paragjykimet, pozita e padurueshme shoqerore, mospermbushja e aspiratave
kombetare etj.
- Keshilli Ekonomik e Social per tiu shmangur gjithe ketyre duhet te jape kontributin e saj per
perparimin e bashkepunimit midis shteteve ne zgjidhjen e problemeve ekonomike, shoqerore,
kulturore dhe humanitare dhe te bashkerendoje punet ekonomike e shoqerore te Kombeve te
Bashkuara dhe te institucioneve te specializuara.

A.Perberja
- Keshilli Ekonomik e Social perbehet nga 54 anetare, te cilet i zgjedh Asambleja e Pergjithshme
per nje afat prej 3 vjetesh.
- Keshilli ne fillim kishte gjithsej 18 anetare, por me vone numri i anetareve u shtua ne 27 (1965),
e me 1973 u shtua ne 54 anetar.
- Anetaret te cileve u skadon mandate, mund te rizgjedhen.
- Anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit zgjidhen rregullisht ne Keshillin Ekonomik e
Social per shkak te rendesise se tyre dhe forces ekonomike qe kane.
- Qdo anetar i Keshillit ka nje perfaqesues ne Keshill.

B.Funksionet dhe autorizimet


- Keshilli Ekonomik e Social sherben si forumi qendror per ti diskutuar qeshtjet ekonomike e
shoqerore me interest e pergjithshem dhe per pergatitjen dhe aprovimin e rekomandimeve mbi te
gjitha keto qeshtje per anetaret e Organizates dhe te institucioneve te specializuara.
- Per kete qellim Keshilli Ekonomik e Social: a)mund te pergadite ose te inicioje studime, raporte
dhe rekomandime mbi qeshtje nderkombetare ne fushat ekonomike, shoqerore, kulturore,
arsimore, shendetesore dhe qeshtje te ngjashme; b)mund te beje rekomandime me qellim qe te
siguroje respektimin e te drejtave dhe te lirive themelore te njeriut per te gjithe; c)mund te ftoje
konferenca nderkombetare per qeshtje ne kompetencen e tij dhe te pergatit projekt-konventa, te
cilat ia parashtron Asamblese se Pergjithshme; d)mund te lidhe marreveshje me institucione te
specializuara, me te cilat percaktohet raporti i tyre ndaj Kombeve te Bashkuara; e)mund te
bashkerendoje dhe te harmonizoje veprimtarine e institucioneve te specializuara, duke u
konsultuar me to dhe duke u ofruar rekomandime, si dhe duke i dhene rekomandime Asamblese
se Pergjithshme dhe anetareve te Kombeve te Bashkuara; f)mund ti paraqese informata Keshillit
te Sigurimit dhe ti ndohmoje nese ky kerkon ndihme etj.

C.Sesionet
- Keshilli Ekonomik e Social mban rregullisht dy mbledhje ne vit.
- Ai mund te mbaje edhe mbledhje te jashtezakonshme nese e kerkon nevoja.
- Keshilli mund te ftoje qdo anetar te OKB-se ose tu lejoje perfaqesuesve te institucioneve te
specializuara dhe organizatave joqeveritare qe te marrin pjese ne shqyrtimin e qdo qeshtjeje, pa
te drejte vote.
- Qdo anetar i Keshillit ka nje vote.
- Vendimet merren me shumicen e thjeshte te votive te anetareve qe jane te pranishem dhe qe
votojne.
- Keshilli Ekonomik e Social ka nje rrjet te gjere organesh ndihmese, ku bejne pjese gjashte
komisione funksionale dhe pese komisione regjionale.
- Ne ngrupin e pare hyjne komisionet qe merren me qeshtje te veqanta nga veprimtaria e
Keshillit, siq jane: a)Komisioni i statistikes; b)Komisioni per qeshtje demografike; c)Komisioni per
qeshtje sociale; d)Komisioni per te drejtat e njeriut, i cili ka nje nenkomision (per pengimin e
diskriminimit dhe per mbrojtjen e pakicave), e)Komisioni per poziten juridike te gruas dhe
f)Komisioni per narkotike.

- Ne grupin edyte hyjne komisionet regjisonale, te cilat merren me qeshtje ekonomike te pjeseve
te caktuara te botes, siq jane: a)Komisioni ekonomik per Afriken, me seli ne Adis-Abebe,
b)Komisioni ekonomik per Azine dhe Paqesorin (Bangkok), c)Komisioni ekonomik per Evropen
(Gjeneve); d)Komisioni per Ameriken Latine (Santiago) dhe e)Komisioni per Azine Perendimore
(Bagdad).
- Per qeshtje tjera mund te krijohen komitete te perhershme ose komitete ad hoc, siq jane:
a)Komitete per bisedime me institucione te specializuara, per keshillim me organizata
joqeveritare, per planifikimin e zhvillimit, per banim, ndertim dhe planifikim, per zbatimin e
shkences dhe te teknologjise ne zhvillim etj.
- Pra Keshilli Ekonomik Social eshte bere qender e nje rrjeti te gjere organizativ, qe lidh
institucionet e specializuara dhe organet tjera te Kombeve te Bashkuara, ku veqohen lidhjet e
ngushta qe ka me Fondin per femije te Kombeve te Bashkuara (UNICEF), me Programin e
Kombeve per zhvillim, me Programin boteror te ushqimit dhe me Konferencen e Kombeve te
Bashkuara mbi tregtine dhe zhvillimin (UNCTAD)

4.KESHILLI I KUJDESTARISE
- Keshilli i kujdestarise ka dy sisteme: a)sistemin e mandateve dhe b)sistemin nderkombetar.
- Sistemi i kujdestarise duhej te zbatohej mbi: a)territoret qe gjendeshin nen mandate; b)territoret
qe do tu merreshin shteteve armike pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore dhe c)territoret qe
vullnetarisht do te viheshin nen kete regjim nga shtetet qe kane qene pergjegjese per
administrimin e tyre.

A.Perberja
- Keshilli i Kujdestarise perbehet nga: a)anetaret e Kombeve te Bashkuara te ngarkuar per
administrimin e territoreve nen kujdestari; b)anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit, te cilet
nuk administrojne territore nen kujdestari dhe c)nje numer anetaresh te zgjedhur nga Asambleja
e Pergjithshme per 3 vjet, ne menyre qe numri i pergjithshem i anetareve te Keshillit te
Kujdestarise te ndahej ne dy pjese te barabarta ndermjet anetareve te Kombeve te Bashkuara qe
administrojne territore nen kujdestari dhe atyre qe nuk administrojne territore.
- Qdo anetar i Keshillit te Kujdestarise ka nje vote.
- Vendimet ne Keshillin e Kujdestarise merren me shumicen e thjeshte te votive te anetareve qe
jane te pranishem dhe qe votojne.
- Keshilli mblidhet nje here ne vit, rregullisht gjate muajit maj.
- Ai mund te mbaje edhe mbledhje speciale nese kerkojne shumica e anetareve te tij.
- Keshilli i paraqet raport vjeter Asamblese se Pergjithshme.

B.Funksionet dhe autorizimet


- Funksionet dhe autorizimet e Keshillit te Kujdestarise jane: a)te shqyrtoje raportet qe ia
parashtron autoriteti drejtues, do te thote shteti kujdestar; b)te pranoje peticione dhe ti shqyrtoje
ato duke u keshilluar me autoritetet e shtetit kujdestar; c)te beje vizita te kohepaskohshme ne
territoret nen kujdestari ne kohen kur te merren vesh me pushtetin drejtues dhe d)te ndermarre
aksione te tjera ne pajtim me rregullat e marreveshjeve per kujdestarine.

5.SEKRETARIATI
A.Perberja
- Personelin e Kombeve te Bashkuara (Sekretariatin) e perbejne mbi 16.000 nepunes nga me se
150 vende te botes, te cilet punojne ne seline e Kombeve te Bashkuara ne New York dhe ne
qendrat e tjera te botes.
- Keta jane nepunes civile nderkombetare dhe kryekeput punojne per Organizaten e Kombeve te
Bashkuara.
- Ata jane te detyruar te mos kerkojne ose te mos pranojne instruksione prej qfaredo qeverie.
- Puna e nepunesve te Organizates eshte ne lidhje te drejtperdrejte me veprimtarine e Kombeve
te Bashkuara, dhe net e hyjne: a)udheheqja e operacioneve per ruajtjen e paqes; b)organizimi i
konferencave nderkombetare; c)analizimi i ecurive ekonomike e shoqerore ne bote; d)pergatitja e
studimeve ne fusha te ndryshme, siq jane qarmatimi, qeshtjet e zhvillimit, te drejtat e njeriut etj.;
e)perkthimi i dokumenteve; f)analizimi i fjalimeve dhe g)informimi lidhur me veprimtarine e

Kombeve te Bashkuara.
-> Ne krye te personelit (sekretariatit) eshte Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, te
cilin ne baze te rekomandimeve te Keshillit te Sigurimit e zgjedh Asambleja e Pergjithshme.
- Sekretariati ka ndihmesit e vet, te cilet i emeron vegte, por rregullisht nga radha e shtetasve te
fuqive te medha (behet perzgjedhja ne kete menyre per shkak se sigurohet nje ekuiliber i ndikimit
midis fuqive te medha).
- Ndihmesit udheheqin departamentet e ndryshme siq jane: a)departamenti per qeshtje te paqes
dhe sigurimit nderkombetar; b)per qeshtje ekonomike; c)per qeshtje sociale; d)per kujdestari dhe
per territore qe nuk administrohen vete; e)per informimimin e publikut; f)per qeshtje administrative
dhe financiare.

B.Kompetencat dhe autorizimet


- Sekretari i Pergjithshem mban pergjegjesine per punen e pergjithshme te Sekretarit dhe
personalit te Kombeve te Bashkuara.
- Sekretari i Pergjithshem ka te drejte tia terheqe verejtjen Keshillit te Sigurimit per ndonej
qeshtje a situate, e cila sipas mendimit te tij, mund ta rrezikoje paqen dhe sigurimin nderkombetar
dhe mund te ofroje sherbime te mira per ti ndihmuar ne zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve
nderkombetare.
- Ai i paraqet Asamblese se Pergjithshme raportin vjetor mbi aktivitetet e Organizates.
- Postin e Sekretariatit sod e ushtron Ban Ki Moon.
________________________________________________________________________________________________

KAPITULLI IV
ORGANIZATAT REGJIONALE
- Origjina e organizates regjioanle e ka pikerisht ne marreveshjet regjionale te Egjiptit te Vjeter, te
Greqise de te popujve aziatike, kurse shprehjen me te qarte e kane gjetur ne shtetet evropiane
gjate mesjetes.
- Organizatat e ketilla krijoheshin rregullisht per zgjidhjen e qeshtjeve me interes te perbashket,
kurse zhvillimi i tyre, sidomos mori hov te madh pas Luftes se Dyte Boterore, kur u krijuan nje
numer i madh i organizatave nderkombetare regjionale, qe veprojne ne lemin ekonomik, social,
kulturor, ushtarak etj.
- Organizatat e para regjionale ishin: a)Liga Arabe (1945); b)Keshilli Evropian (1949);
c)Organizata e Unitetit Afrikan (1963) etj.
-> Kritere kryesore per krijimin e marreveshjeve dhe te organizatave regjionale kane qene
perkatesia kontinentale e anetareve (Organizata e Shteteve Amerikane, Organizata e Unitetit
Afrikan); lidhjet historike dhe interesat e perbashketa ne lemin politik, ekonomik e kulturor etj.,
ose qellimi i perbashket ne lidhje me mbrojtjen kolektive.
-> Butros Gali (Boutros-Ghali) organizatat regjionale i quan organizata te perhershme, te cilat ne
nje hapesire te caktuar gjeografike, tubojne disa shtete, qe per shkak te fqinjesise, te interesave
te perbashketa ose te lidhjeve kulturore, gjuhesore, historike a shpirterore, solidarizohen per
zgjidhjen paqesore te te gjitha mosmarreveshjeve qe do te mund te shfaqeshin midis tyre, per
ruajtjen e paqes dhe te sigurise ne regjionin e tyre, si dhe per ruajtjen e interesave te tyre dhe per
zhvillimin e marredhenieve te tyre ekonomike e kulturore.
- Perkrahesit e regjionalizmit te perkrahur nga praktika me e re jane angazhuar per nje autonomi
me te madhe te akordeve regjionale ne lemin e zgjidhjes paqesore te konflikteve lokale; ne
marrjen e masave te dhunshme ne raste sulmi; ne pavaresimin e sistemit regjional te sigurise
nga sistemi i pergjithshem i sigurise perms se drejtes per vetembrojtje dhe per diversifikimin e
fusheveprimit edhe ne sferat e tjera, qe jane jashte sferes se paqes dhe te sigurise.
- Si rezultat i kesaj, Karta e OKB-se permban mjaft dispozita qe u referohen akordeve regjionale,
rregullimit paqesor te mosmarreveshjeve dhe nenit 51 te Kartes qe lejon shprehimisht te drejten
natyrore per vetembrojtje individuale e kolektive.
- Karta deklaron shprehimisht se asnje dispozite e saj nuk kundershton ekzistimin e
marreveshjeve ose te organizmave regjionale.

- Karta i detyron anetaret e organizatave regjionale qe te bejne te gjitha perpjekjet per zgjidhjen
paqesore te mosmarreveshjeve midis tyre perms organizatave perkatese para se keto tia
parashtrojne Keshillit te Sigurimit.
- Keshilli i Sigurimit inkurajon zhvillimin e zgjidhjes paqesore te mosmarreveshjeve me karakter
lokal permes organizmave regjionale me iniciativen e vete shteteve te interesuara ose me ftesen
e Keshillit te Sigurimit.
- Edhe Keshilli i Sigurimit, ne qofte se e konsideron te nevojshme, mund ti ftoje palet qe
mosmarreveshjen midis tyre ta zgjidhin me mjete paqesore, duke shfrytezuar mekanizmat e
organizatave regjionale.
- Karta e OKB-se gjithashtu anetareve te vet u lejon qe te zbatojne masa shtrenguese (forcat e
armatosura) pa autorizim te Keshillit te Sigurimit, ne rast se ata jane objekt i sulmit te armatosur, e drejte kjo qe del nga e drejta natyrore per vetembrojtjen individuale dhe kolektive.
- Krijimi i disa organizatave regjionale, sidomos i atyre per vetembrojtjen kolektive ka qene
shprehje e ndarjes, e mosbesimit dhe e rivalitetit midis shteteve te ndryshme, te cilat
mbeshteteshin mbi dallimet ideologjike.
- Sipas kesaj, krijimi i tyre ka qene ne lidhje dhe varej drejtperdrejte nga shkalla e besimit qe
kishin shtetet per aftesine e Kombeve te Bashkuara per te ruajtur paqen.
->Nese nje organizate regjionale i sherben zgjidhjes paqesore te mosmarreveshjeve midis
anetareve te vet, nese jep kontributin per zgjidjen e problemeve dhe per perparimin e
bashkepunimit nderkombetar ne fusha te ndryshme (ekonomike, kulturore etj), - atehere ajo
sherben me se miri per zhvillimin e bashkepunimit nderkombetar, per ruajtjen e rendit, per
respektimin e se drejtes dhe integrimin e popujve dhe te shteteve.

ORGANIZATA E SHTETEVE AMERIKANE


- Organizata e Shteteve Amerikane eshte organizata regjionale me e vjeter ne bote.
- Iniciativen per bashkimin e shteteve te Amerikes Latine shume autore e lidhin me emrin e
Simon Bolivarit, i cili ne Karten e Jamajkes te vitit 1815 eshte angazhuar per krijimin e nje kombi
ne boten e re, me vetem nje lidhje qe keta popuj i lidh ndermjet vetes dhe te gjithe se bashku.
- Duke qene se kane nje origjine, nje gjuhe, te njejtat zakone, nje fe, ata duhet te kene nje qeveri
qe do te kete formen e konferences se shteteve te ndryshme qe e kane formuar.
- Me 1940, ne Havane eshte pervetesuar parimi se sulmi mbi nje shtet amerikan eshte sulm mbi
te gjitha shtetet amerikane qe kane nenshkruar Deklaraten.
- Ne kete forme praktikisht ka filluar te sendertohet ideja e vjeter mbi domosdoshmerine e
mbrojtjes dhe te ruajtjes se pavaresise e te teresise territoriale te shteteve te reja amerikane nga
shtetet evropiane, qe kane gjetur zbatimin e pare me 1942 kur eshte vendosur te nderpriten
marredheniet diplomatike me Japonine, me Gjermanine dhe me Italine, per shkak se e para i ka
shpallur lufte te tjerat kane miratuar sulmin kunder nje shteti amerikan.
- Me 1948 ne Bogota eshte aprovuar Pakti i Bogotase me te cilin kane qene parapare menyrat
dhe procedura per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve midis shteteve amerikane, ne
qmenyre kane pushuar te veprojne shume marreveshje nderamerikane mbi zgjidhjen paqesore
te konflikteve.
- Ne Konferencen IX nderamerikane (Bogota, 1948) eshte krijuar Organizata e Shteteve
Amerikane.
- Me 1965 eshte reformuar dhe eshte forcuar sistemi nderamerikan (Rio de Zhanejro), me
qellim qe te dinamizohet sistemi nderamerikan dhe te favorizohet zhvillimi ekonomik dhe social i
Amerikes.
- Me 1967 Konferenca III nderamerikane, e mbajtur ne Buenos Ajres, ka miratuar Protokollin mbi
reformat e Kartes se Organizates se Shteteve Amerikane (OSHA-se).
- Nga viti 1973 e 1974 (Lima dhe Meksiko) ministrant amerikane te puneve te jashtme jane
pajtuar qe te studiohet qeshtja e reformimit te Organizates se Shteteve Amerikane.
-> Qellimet kryesore te Organizates se Shteteve Amerikane i referohen ruajtjes se rendit, te
paqes, te drejtesise, forcimit te solidaritetit, perparimit te bashkepunimit dhe mbrojtjes se
sovranitetit territorial dhe te pavaresise.
- Sipas kesaj, qellimet e Organizates se Shteteve Amerikane jane: a)perparimi i paqes dhe
sigurise se kontinentit; b)parandalimi i shkaqeve te mundshme qe mund te jene burim i
veshtiresive dhe sigurimi i zgjidhjes paqesore te mosmarreveshjeve midis anetareve; c)organizimi

i aksioneve te perbashketa ne rast agresioni; d)inkurajimi i zgjidhjes se problemeve politike,


juridike, ekonomike qe shfaqen midis anetareve dhe e)perparimi permes aksioneve te
perbashketa te zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor.
-> Karta e Organizates se Shteteve Amerikane ne nenet 19 dhe 22 te saj permban te drejtat dhe
detyrat e shteteve.
- Sipas Kartes shtetet jane juridikisht te barabarta; ato gezojne te drejta te njejta dhe kane detyra
te njejta; te drejtat e shtetit nuk varen nga forca qe ka ai per te siguruar permbushjen e tyre, por
vetem nga fakti se ekziston si subjekt i se drejtes nderkombetare; te gjitha shtetet kane detyre te
respektojne te drejtat qe kane shtetet e tjera; ekzistenca politike e shtetit nuk varet nga njohja e
shteteve te tjera; shteti dhe para njohjes gezon te drejte per mbrojtjen e teresise dhe te
pavaresise; e drejta e shtetit per tu mbrojtur dhe per te zhvilluar ekzistencen e vet nuk i jep te
drejte te kryeje akte te kunderligjshme kunder shtetit tjeter; respektimi dhe permbushja e perpikte
e traktateve permben rregull per zhvillimin e marredhenieve paqesore midis shteteve; traktatet
duhet te jene publike; asnje shtet a grup shtetesh ska te drejte intervenimi ne punet e brendshme
ose te jashtme te shtetit tjeter; territori i qdo shteti eshte i paprekshem, ai smund te jete objekt i
okupimit ushtarak as i masave te tjera te forces; nuk pranohen ndryshimet territoriale qe
realizohen permes forces; shtetet zotohen qe ne marredheniet e tyre nderkombetare do te
rezervohen nga perdorimi i forces, perveq ne rast te mbrojtjes se ligjshme etj.
-> Sipas Kartes se Organizates se Shteteve Amerikane, anetare te Organizates jane te gjitha
shtetet amerikane qe ratifikojne Karten.
- Ajo ve vetem kushtet qe shteti te jete amerikan, qe te firmoje dhe te ratifikoje Karten e
Organizates se Shteteve Amerikane, qe ti pranoje te gjitha detyrat qe dalin nga anetaresia, dhe
sidomos ato qe kane te bejne me sigurine kolektive.
- Per tu bere anetar ne Organizaten e Shteteve Amerikane me 2/3 e votive vendos Keshilli i
perhershem, i cili ben rekomandimin Asamblese qe vendos perfundimisht, gjithashtu me 2/3 e
votave.
-> Organet kryesore te Organizates se Shteteve Amerikane (OSHA-se) pas reformes jane:
a)Asambleja e Pergjithshme; b)Mbledhja konsultative e ministrave te puneve te jashtme;
c)Keshillat; d)Komiteti juridik nderamerikan; e)Komisioni nderamerikan per te drejtat e njeriut dhe
f)Sekretariati i pergjithshem.

1.ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
- Eshte organ supreme i Organizates.
- Ate e perbejne te gjitha shtetet anetare.
- Secili shtet ka nje vote.
- Ajo percakton dhe shqyrton politiken e pergjithshme te Organizates dhe bashkerendon
aktivitetet e organeve e te institucioneve te Organizates; shpie perpara dhe e harmonizon
bashkepunimin me Kombet e Bashkuara dhe me organizatat e specializuara; shpie perpara
bashkepunimin ne lemin ekonomik, social dhe kulturor me organizatat e tjera nderkombetare;
shqyrton informatat vjetore qe duhet tu prezantohen organizatave dhe bashkesive te sistemit
amerikan etj.
- Asambleja mbledhjet e veta te rregullta i mban nje here ne vit, ne vendin qe caktohet ne pajtim
me parimin e rotacionit ose ne seline e Sekretariatit te Pergjithshem.
- Vendimet ne Asamble merren me shumicen absolute te shteteve anetare, perveq ne rastet kur
kerkohet shumica prej 2/3 te votive.

2.MBLEDHJA KONSULTATIVE E MINISTRAVE TE PUNEVE TE JASHTME


- Eshte tubim i ministrave te puneve te jashtme, te cilet mund te jene te perfaqesuar
perjashtimisht me nje delegate special nese ministry eshte i penguar.
- Keto mbledhje kane per detyre te shqyrtojne problemet me karakter te ngutshem dhe me
interest e perbashket.
- Kerkesen per mbledhje mund ta parashtroje secili shtet, kurse vendimin per te e merr Keshilli
me shumicen e votave.
- Mbledhjet konsultative te ministrave te puneve te jashtme mund te jene urgjente, ne rast te
sulmit te armatosur mbi nje shtet ose ne zonen e sigurise.
- Per te ndihmuar ne qeshtje te sigurise, eshte formuar Komiteti konsultativ mbrojtes, te cilin e

perbejne autoritetet me te larta ushtarake qe marrin pjese ne mbledhjet consultative.


- Vendimet ne keto mbledhje merren me 2/3 e votive, perveq ne qeshtjet procedurale ku merren
me shumicen e thjeshte.

3.KESHILLAT
- Jane organe net e cilat kane perfaqesues te gjitha shtetet anetare.
- Kesaj kategorie i takon Keshilli i Perhershem i Organizates, Keshilli nderamerikan ekonomik e
social dhe Keshilli nderamerikan per arsim, shkence dhe culture.
- Keshillat mund te bejne rekomandime per qeshtje te ndryshme ne fushat e tyre, mund ti
paraqesin studime e propozime Asamblese se pergjithshme, pergatisin projekte te instrumenteve
nderkombetare dhe propozime ne lidhje me konferencat e specializuara.
- Secili shtet ne keshilla ka nje vote.

3A.KESHILLI I PERHERSHEM I ORGANIZATES


- Perbehet nga nje perfaqesues i secilit shtet anetar, i caktuar nga qeverite ne rang ambasadori.
- Keshilli vepron perkohesisht si organ konsultativ sa her qe kete ta kerkojne rrethanat.
- Ai mbikeqyr ruajtjen e marredhenieve miqesore dhe ndihmon ne zgjidhjen paqesore te
mosmarreveshjeve.
- Ai ka nje komision nderamerikan per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve.
- Keshilli vendimet i miraton gjithashtu me 2/3 e votave te anetareve, por me kete rast jane te
perjashtuara votat e paleve te interesuara.

3B.KESHILLI NDERAMERIKAN EKONOMIK E SOCIAL


- Perbehet nga nje perfaqesues i rangut me te larte te shteteve anetare.
- Keshilli ka per detyre perparimin e bashkepunimit midis shteteve amerikane me qellim qe te
arrihet nje zhvillim me i madh ekonomik e social per qarsye rekomandon programe e masa dhe
bashkerendon aktivitetet e karakterit ekonomik e social.
- Ky Keshill takohet se paku nje here ne vit ne nivel ministrash.

3C.KESHILLI NDERAMERIKAN PER ARSIM, SHKENCE DHE KULTURE


- Perbehet nga nje perfaqesues i rangut me te larte te secilit shtet.
- Keshilli ka per detyre perparimin e marredhenieve miqesore dhe te mirekuptimit reciprok midis
popujve te Amerikes nepermjet bashkepunimit dhe kembimit arsimor, shkencor dhe kulturor.
- Keshilli mblidhet se paku nje here ne vit ne nivel ministrash.

4.KOMITETI JURIDIK NDERAMERIKAN


- Perbehet nga 11 juriste te shteteve anetare, te cilet i zgjedh Asambleja per te nje periudhe 4
vjeqare.
- Komiteti kujdeset per perparimin dhe zhvillimin progresiv dhe per kodifikimin e se drejtes
nderkombetare.

5.KOMISIONI NDERAMERIKAN PER TE DREJTAT E NJERIUT


- Ka per detyre kryesore perparimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

6.SEKRETARIATI I PERGJITHSHEM
- Eshte organ qendron dhe i perhershem i Organizates, ne krye te te cilit eshte Sekretari i
Pergjithshem, te cilin e zgjedh Asambleja per 5 vjet.
- Ai gjithashtu pas skadimit te tij prej 5 vitesh prap mund te rizgjidhet por rizgjedhja e tij behet
vetem nje here.
- Ai merr pjese, por pa te drejte vote, ne te gjitha mbledhjet e Organizates.
________________________________________________________________________________________________

LIGA ARABE
- Liga Arabe eshte organizate regjionale, e krijuar per te bashkerenditur aktivitetin politik te
anetareve, per ta ruajtur sovranitetin dhe pavaresine e tyre, per ta perparuar bashkepunimin e

anetareve ne lemin ekonomik, social, kulturor, shendetesor, juridik etj.


- Liga Arabe u krijua me 22 mars 1945, kur eshte nenshkruar Pakti i Liges Arabe (Kajro).
- Fillimisht anetare te Liges kane qene Egjipti; Iraku; Jordania; Libani; Arabia Saudite; Siria dhe
Jemeni, kurse me vone i jane bashkuar Libia; Sudani; Tunizia dhe Maroku; Kuvajti; Algjeria dhe
Jemeni Jugor.
- Pakti eshte i hapur per secilin shtet te pavarur arab.
- Shtetet mund ta leshojne Ligen, por edhe mund te perjashtohen me vendim unanim te Keshillit
per shkak te cenimit te rregullave te Paktit.
-> Ideja per formimin e Liges Arabe eshte shfaqur qysh gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ka
qene e nxitur nga nevoja per qlirimin e popujve arabe nga varesia koloniale ose gjysmekoloniale,
ne nje ane, dhe nga synimi per harmonizimin e veprimtarise se tyre politike, per marrjen e
masave te perbashketa te mbrojtjes dhe per perdorimin e arbitrazhit e te mjeteve paqesore per
zgjidhjen e konflikteve qe mund te paraqiten midis tyre.
- Liga Arabe eshte themeluar mbi parimet e respektimit te pavaresise, te sovranitetit dhe te
mosnderhyrjes ne punet e brendshme te njeri-tjetrit.
-> Organet kryesore te Ligjes Arabe jane: a)Keshilli ose Mexhlisi dhe b)Sekretariati i
Pergjithshem.

1.KESHILLI I LIGES ARABE MEXHLISI


- Eshte organ suprem i Liges, ate e perbejne nga nje perfaqesues i shteteve anetare (kryetaret e
qeverive ose perfaqesues te tjere).
- Keshilli i Liges permbushjen e marreveshjeve qe kane lidhur anetaret; shqyrton
mosmarreveshjet midis anetareve dhe cakton kushtet dhe modalitetet e bashkepunimit me
organizatat e tjera nderkombetare.
- Qdo shtet anetar i Liges Arabe ka nje vote.
- Vendimet merren njezeri(ndermarrja e masave per nderprerjen e agresionit dhe perjashtimi nga
Liga).
- Ne keto raste, vendimet e tilla jane te detyrueshme per te gjithe anetaret.
-> Vendimet qe merren me shumicen e thjeshte te votave jane te detyrueshme vetem per shtetet
qe jane deklaruar per to.
- Kjo menyre e marrjes se vendimeve praktikohet vetem kur eshte fjala per zbatimin e procedures
se pajtimit ose te arbitrazhit.
- Shumica prej 2/3 te votave kerkohet per revidimin e Paktit dhe per zgjedhjen e sekretarit te
pergjithshem.
-> Keshilli mban mbledhjet e rregullta dy here ne vit, kurse mbledhjet e jashtezakonshme mund te
mbahen sipas nevojes, me kerkesen e me se paku dy shteteve anetare.
-> Liga arabe ka shtate komitete te perhershme ato jane: a)Komiteti politik; b)Komiteti i ministrave
te puneve te jashtme; c)Komiteti i transportit; d)Komiteti i Kultures; e)Komiteti i qeshtjeve sociale;
f)Komiteti i financave e qeshtjeve ekonomike dhe g)Komiteti i informative, qe veprojne nen
udheheqjen e Keshillit te Liges.
- Komitetet nuk miratojne vendime te detyrueshme.
- Projektmarreveshjet qe pergatisin komitetet, i jipen per shqyrtim Keshillit, dhe me vone shteteve
per miratim.

2.SEKRETARIATI I PERGJITHSHEM
- Eshte organ i perhershem i Liges, ne krye te te cilit eshte sekretari i pergjithshem.
- Sekretarin e pergjithshem e emeron Keshilli i Liges per 5 vjet.
- Ai udheheq punet e Sekretariatit.
- Selia e Liges Arabe ka qene ne Kajro, porn e kohen kur ishte perjashtuar Egjipti nga Liga Arabe
kishte kaluar ne Tunis, ndersa tani serisht gjendet ne Kajro.
________________________________________________________________________________________________

PAKTI VERIATLANTIK ( NATO )


- Pakti Veriatlantik, i njohur me emrin NATO (North Atlantic Treaty Organization), eshte krijuar me
4 prill 1949 ne Uashington nga dhjete shtete te Evropes Perendimore (Beligjika, Danimarka,
Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Britania e Madhe) dhe

SHBA e Kanadaja, kurse me voen i jane bashkuar edhe Greqia dhe Spanja, Republika Federale
e Gjermanise, Spanja, Polonia, Hungaria dhe Qekia.
- NATO eshte organizate ushtarako-politike e shteteve kapitaliste te Evropes dhe Amerikes
Veriore qe eshte krijuar ne periudhen e luftes se ftohte dhe te ndarjes se ashper te botes ne dy
sisteme antagoniste per te penguar rrezikun nga agresioni komunist, siq deklaronin krijuesit, ose
per te penguar perparimin e socializmit, siq deklaronin autoret komuniste.
- Kjo shihet me se miri nga preambula e Marreveshjes ne te cilen theksohet se organizata
bazohet ne trashegimine e pergjithshme dhe ne qyteterimin e popujve qe e kane formuar, qe ne
thelb shpreh platformen socialo-klasore.
- Sipas Marreveshjes, shtetet anetare te NATO-se kane shprehur besimin e tyre ne qellimet dhe
ne parimet e Kartes se OKB-se; kane perseritur deshiren e tyre qe te jetojne ne paqe me te gjithe
popujt e me qeverite dhe kane manifestuar deshiren per te ruajtur lirine e popujve te tyre, jeten e
perbashket dhe qyteterimin, te bazuara mbi parimet e demokracise, te lirise individuale dhe te
mbreterimit te se drejtes.
- Shtetet anetare jane obliguar se te gjitha mosmarreveshjet do ti zgjidhin me mjete paqesore (ne
pajtim me rregullat e Kartes se OKB-se); se do te rezervohen nga kercenimi ose nga perdorimi i
forces ne marredheniet nderkombetare; se do te ndihmohen ndermjet vetes dhe do ti forcojne
kapacitetet e tyre individuale e kolektive per ti rezistuar ndonje sulmi (eventual) te armatosur; se
do te konsultohen qdo here kur, sipas mendimit te njerit nga anetaret, eshte rrezikuar teresia
territoriale, pavaresia politike ose siguria e ndonjeres pale; dhe ne fund jane pajtuar qe qfaredo
sulmi i armatosur kunder nje anetari apo disa anetareve, do te konsiderohen si sulm kunder te
gjitheve, me qrast secili nga anetaret, duke shfrytezuar te drejten legjitime te mbrojtjes
individuale a kolektive, te pranuar nga neni 51 i Kartes se OKB-se, do te ndihmoje palen me
anetaret e tjere, te gjitha masat qe i konsideron te domosdoshme, duke perfshire edhe perdorimin
e forcave te armatosura per rivendosjen e sigurise.
-> Pakti Veriatlantik ka nje infrastructure te zhvilluar ushtarako-politike.
- Sipas Paktit, organet kreysore te Organizates jane: a)Keshilli; b)Komiteti i mbrojtjes; c)Sekretari
i Pergjithshem; d)Komiteti ushtarak dhe e)Komandat.

1.KESHILLI (KESHILLI I NATO-se. KESHILLI VERIATLANTIK)


- Eshte organi me i larte i NATO-se.
- Keshilli perbehet nga perfaqesuesit e te gjitha shteteve anetare ne nivel te ministrave te puneve
te jashtme (rralle ne nivel te kryeministrave), te cilet takohen dy here ne vit, ne pranvere dhe ne
vjeshte (nje here ne nje prej kryeqyteteve te shteteve anetare dhe heren tjeter ne seline e Paktit
NATO ne Bruksel).
- Keshilli eshte i autorizuar qe te shqyrtoje cilendo qeshtje qe ka te beje me permbushjen e
marreveshjes.
- Keshilli dhe Keshilli per planifikimin e mbrojtjes kane krijuar disa komitete, te cilat jane organe
ndihmese, qe merren me studimin e qeshtjeve politike, te mbrojtjes, ekonomike, shkencore, te
mbrojtjes civile, te komunikacionit etj., siq jane: a)Komiteti per qeshtje te mbrojtjes berthamore;
b)Komiteti politik; c)Komiteti ekonomik; d)Komiteti shkencor; e)Komiteti per probleme te
shoqerise moderne (qe merret me problemet e mjedisit) etj.
- Midis dy mbledhjeve te Keshillit punen e NATO-se e udheheq Keshilli i perhershem, te cilin e
perbejne perfaqesuesit e shteteve anetare ne seline e Paktit.
- Mbledhjet e tyre i kryeson sekretari i pergjithshem i NATO-se.

2.KOMITETI I MBROJTJES
- Perbehet nga perfaqesuesit e perhershem te shteteve anetare dhe eshte i ngarkuar qe ti
diskutoje te gjitha qeshtjet e politikes ushtarake.
- Ne perberje te vet ky Komitet ka Komitetin per qeshtje te mbrojtjes nukleare, Grupin per
planifikimin berthamor dhe Evrogrupin, qe perfaqeson tubimin e ministrave te mbrojtjes te
shteteve anetare, qe merr vendimet me te rendesishme per qeshtjet strategjike.

3.KOMITETI USHTARAK DHE KOMANDAT


- Komitetin ushtarak e perbejne shefat e shtatmadhorive, kurse e ndihmon nje trup i perhershem
ushtarak.

- Ky organ u pergatit rekomandime Keshillit dhe Komitetit per mbrojtje lidhur me qeshtjet
ushtarake.
- Ai mblidhet se paku dy here ne vit, ose sipas nevojes, ndersa veprimtarine e tij e zhvillon
vazhdimisht permes nje perfaqesuesi te perhershem qe ka aty qdo shef i shtatmadhorise.
- Per zonat e ndryshme strategjike jane krijuar disa komanda, si: Komanda per Atlantik (Norfolk,
Virgjinia); Komanda per Kanal (Northwood, Angli) dhe Grupi per planifikimin regjional (Kanada
Shtetet e Bashkuara te Aemrikes).
- Komandantet e komandave pergatitin planin e mbrojtjes per zonat e tyre dhe qeshtjet lidhur me
kete.
- Ne kohe paqeje, forcat e armatosura te secilit shtet jane nen komanden e shtetit perkates.

4.SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO-se.


- Eshte kryetar i Keshillit dhe i Komitetit per mbrojtje.
- Ai mban pergjegjesine per zbatimin e konsultimeve midis shteteve anetare; mund tu ofroje
sherbime te mira shteteve anetare qe jane ne konflikt dhe te propozoje menyrat per zgjidhjen
paqesore etj.
- Ai udheheq gjithashtu punen e Sekretariatit te pergjithshem.
- Atij i ndihmojne nensekretari dhe kater ndihmes per qeshtje te ndryshme (politike, politike dhe
planifikim te mbrojtjes, ndihme dhe qeshtje shkencore).
- Selia e NATO-se ka qene ne Paris deri nga mesi i vitit 1967, kur ka kaluar ne Bruksel pas
terheqjes se efektivave te Frances nga sistemi mbrojtes i NATO-se.
________________________________________________________________________________________________

TRAKTATI (PAKTI) I VARSHAVES


- Traktati (Pakti) i Varshaves eshte krijuar si kunderpergjigjje e BRSS-se dhe shteteve te
demokracise popullore per ekzistimin e paktit NATO dhe per hyrjen e Gjermanise net e, gje qe
sipas mendimit te shteteve te Evropes Lindore, ka shtuar dukshem rrezikun e luftes dhe ka qene
rrezik per sigurine e shume shteteve.
- Per krijimin e Traktatit te Varshaves ka ndikuar gjithashtu deshtimi i perpjekjeve per lidhjen e nje
marreveshjeje gjithevropiane per sigurine kolektive, per shkak te qendrimit negative te SHBA-se,
Anglise dhe Frances.
-> Anetaret themelues te Traktatit te Varshaves kane qene Shqiperia, Bullgaria, Qekosllovakia,
Republika Demokratike e Gjermanise, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik.
- Shqiperia ka pushuar te marre pjese ne te qe nga viti 1962, ndersa e ka leshuar perfundimisht
Traktatin e Varshaves me 1968, per shkak se ai eshte shnderruar ne nje instrument te agresionit.
- Vete teksti i marreveshjes eshte shume i ngjashem me ate te Paktit NATO.
- Net e riafirmohen parimet e Kartes se OKB-se, siq jane: a)ndalimi i kercenimit me force ose i
perdorimit te forces; b)zgjidhja paqesore e konflikteve nderkombetare; c)bashkepunimi ne
sigurimin e paqes dhe te sigurise nderkombetare dhe ndermarrja e masave per zvogelimin e
pergjithshem te armatimit; per ndalimin e armeve berthamore dhe te mjeteve shkaterruese ne
mase.
- Me traktat jane parapare konsultimet ne qdo rast kur, sipas mendimit te njeres pale, eshte
paraqitur kercenimi me sulm te armatosur kunder nje a me shume shteteve anetare si dhe ardhja
ne ndihme ne rast te sulmit te armatosur ne Evrope kunder nje a me shume paleve kontraktuese
nga ana e cilitdo shtet a grup te shteteve.
- Sipas nenit 4 te Traktatit, qdo shtet anetar, duke shfrytezuar te drejten legjitime te mbrojtjes,
qofte individuale a kolektive, dhe ne pajtim me nenin 51 te Kartes se OKB-se, duhet ti jape
ndihme te menjehershme shtetit te sulmuar, individualisht ose bashkerisht me shtetet e tjera te
organizates, me te gjitha mjetet qe i konsideron te nevojshme, duke perfshire edhe perdoimin e
forcave te armatosura.
-> Organ kryesor i Traktatit te Varshaves ka qene Komiteti Politik Konsultativ, ne te cilin shtetet
kane qene te perfaqesuara rregullisht nga kryetaret e qeverive ose te partive ose nga ndonje
person tjeter te autorizuar.
- Komiteti Politik Konsultativ ka qene i autorizuar te shqyrtoje cilendo qeshtje qe eshte e lidhur me
permbushjen e detyrimeve nga Traktati.
- Ai mblidhej rregullisht nje here ne vit per te shqyrtuar qeshtjet e rendesishme te politikes se

jashtme dhe situaten nderkombetare.


-> Ai mund te krijonte organe te tjera ndihmese sipas nevojes.
- Keshtu ne vitin 1956 jane krijuar: a)Komisioni i perhershem per pergatitjen e rekomandimeve
per qeshtje te politikes se jashtme dhe b)Sekretariati i perbashket.
- Per realizimin e qellimit kryesor eshte krijuar Komanda e perbashket e forcave te armatosura, te
cilen e perbenin komandantet e pergjithshem dhe zevendesit e tyre.
- Keta zakonisht kane qene ministrant e mbrojtjes.
- Ata, nga viti 1969, perbenin Komitetin e Ministrave te Mbrojtjes.
- Komandanti supreme emerohej me vendimin e perbashket te te gjitha paleve.
- Ky post rregullisht i takonte nje mareshali sovjetik.
- Kete e ndihmonte Shtabi i perbashket i forcave te armatosura.
- Selia e Komandes se perbashket te forcave te armatosura ka qene ne Moske.
- Traktati i Varshaves ka qene marreveshje e hapur, dhe atij mund ti bashkohej qdo shtet, ne
mbeshtetje te pajtimit te pergjithshem te shteteve te tjera.
- Ai ka qene i lidhur per 20 vjet dhe eshte vazhduar automatikisht qdo here per 10 vjet te tjere,
per te gjitha shtetet qe nuk e kane denoncuar me se paku 1 vit para skadimit te afatit.
- Ka qene parapare qe Traktati i Varshaves te pushoje se ekzistuari nese lidhet ndonje
marreveshje e pergjithshme evropiane per sigurine kolektive.
-> Ne korrik te vitit 1991 eshte marre vendimi per shperndarjen e Traktatit te Varshaves, me se
eshte hapur rruga per shuarjen e tij.
- Shtetet anetare te Traktatit me pastaj kane deklaruar nje nga nje se pushojne te jene anetare te
aleances.
- Rusia (trashegimtarja e BRSS-se) e ka bere kete me 23 dhjetor 1992.
________________________________________________________________________________________________

KAPITULLI V
INSTITUCIONET E SPECIALIZUARA
(a) Nocioni
- Institucionet e specializuara te cilat jane krijuar me marreveshje nderqeveritare dhe jane pajisur
sipas instrumenteve te tyre themelore me pergjegjesi te gjere nderkombetare ne fushat
ekonomike, sociale, kulturore, arsimore, shendetesore dhe ne fusha te tjera, qe kane lidhje me
keto, lidhen me Kombet e Bashkuara, sipas dispozitave te nenit 63.
- Keto i dallojne: a)karakteri nderqeveritar i marreveshjes me te cilat jane krijuar; b)pergjegjesia e
gjere nderkombetare; c)veprimtaria ne fusha te posaqme ekonomike, sociale kulturore, arsimore
dhe shendetesore ose ne fusha te ngjashme dhe d)lidhja me Kombet e Bashkuara.
- Organizatat e tilla lidhin marreveshje nderkombetare me shtete, me OKB-ne dhe me organizata
te tjera nderkombetare; atom und te pranojne perfaqesues te perhershem te shteteve;
perfaqesuesit e tyre gezojne privilegje dhe imunitete ne pajtim me Konventen mbi privilegjet dhe
imunitetet e institucioneve te specializuara te OKB-se, date 21 nentor 1947.

(b) Krijimi i institucioneve te specializuara dhe raporti i tyre ndaj OKB-se


- Institucionet e specializuara jane krijuar nga shoqatat nderkombetare administrative, qe kane
ekzistuar me pare (para krijimit te OKB-se) dhe si rezultat i veprimtarise se OKB-se ne fushen
ekonomike, sociale, kulturore, arsimore, shendetesore ose ne fusha te tjera, qe kane lidhje me
keto.
- Krijimi i institucioneve te specializuara eshte inicuar ne Konferencen ne Dumbarton-Oaks.
- Sipas propozimeve per krijimin e nje organizate nderkombetare te pergjithshme, qe jane bere
ne Dumbarton-Oaks, institucionet e specializuara eshte dashur te kontribuonin per krijimin e
kushteve te stabilitetit e te mireqenies, qe jane te domosdoshme per marredhenie paqesore e
miqesore midis popujve, te mundesojne zgjidhjen e problemeve nderkombetare ekonomike,
sociale e te problemeve te tjera humanitare dhe zgjerimin e respektimit te te drejtave te njeriut
dhe te lirive themelore qytetare dhe eshte dashur te lidheshin me OKB-ne me marreveshje midis
Keshillit Ekonomik e Social dhe organeve kompetente te organizatave ose te insitucioneve te

specializuara.
-> Deri me tani jane krijuar 15 institucione te specializuara ose agjenci autonome qe veprojne me
Kombet e Bashkuara ose me ndonjeren nga keto.
- Keto jane: a)Organizata Nderkombetare e Punes (ILO); b)Organizata e Kombeve te Bashkuara
per Ushqim dhe Bujqesi (FAO); c)Organizata e Kombeve te Bashkuara per Arsim, Shkence dhe
Kulture (UNESCO); d)Organizata Nderkombetare e Aviacionit (ICAO); e)Banka Nderkombetare
per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD); f)Fondi Monetar Nderkombetar (IMF); g)Shoqata
Nderkombetare per Zhvillim (IDA); h)Lidhja Postale Boterore (UPU); i)Organizata Shendetesore
Boterore (WHO); j)Bashkimi Nderkombetar per Telekomunikacion (ITU); k)Koporacioni
Nderkombetar Financiar (IFC); l)Organizata Nderkombetare Detare Konsultative (IMCO);
m)Organizata Boterore mbi Pronen Intelektuale (WIPO) dhe n)Fondi Nderkombetar per Zhvillim
Bujqesor (IFAD).

(c) Anetaret e institucioneve te specializuara


- Anetaret te institucioneve te specializuara jane shtetet qe kane marre pjese ne krijimin e
organizates dhe kane miratuar aktin konstitucional te tyre ne pajtim me rregullat e se drejtes
nderkombetare dhe me rregullat e brendshme te secilit anetar veq e veq.
- Anetare te institucioneve te specializuara mund te behen edhe shtetet tjera qe u bashkohen
ketyre organizatave me aderm, qe eshte karakteristike per organizatat nderkombetare te hapura.

(d) Privilegjet dhe imunitet e institucioneve te specializuara


- Institucionet e specializuara, personat qe punojne per to dhe perfaqesuesit e shteteve anetare
gezojne brenda territorit te secilit shtet-anetar privilegje dhe imunitete, te cilat jane te
domosdoshme per relizimin e objektivave dhe te funksioneve te veta.
- Privilegjet dhe imunitetet e dhena domosdo duhet tu mundesojne permbushjen ne menyre te
pavarur te funksioneve te vet ate gjithe personave qe jane ne lidhje me organizaten;
perfaqesuesve te shteteve, anetareve te organeve te ndryshme (komisioneve, komiteteve),
personelit administrative dhe teknik etj.
- Ato dallohen varesisht nga kategoria e funksioneve.
- Personat me pergjegjes (sekretari i pergjithshem, drejtori dhe zevendesit e tyre) gezojne
imunitet diplomatik.
- E njejta gje vlen edhe per perfaqesuesit e shteteve anetare te institucioneve te specializuara
perderisa ndodhen ne territorin e shtetit ku eshte selia e organizates, ne lidhje me plotesimin e
detyrave zyrtare.
- Personeli tjeter gezon privilegje dhe imunitete vetem ne kryerjen e funksioneve te veta.

(e)Sruktura organizative e institucioneve te specializuara


- Struktura organizative e institucioneve te specializuara eshte percaktuar me aktet e tyre
constitutive (me konvente, me statut).
- Te gjitha institucionet e specializuara kane tri organe kryesore: a)Organin me te larte i
institucioneve te specializuara emertohet si Konferenca e pergjithshme (ILO, UNIDO, UNESCO);
Keshilli i guvernatoreve (IMF, IBRD, IFC, ITA), Asambleja ose Kuvendi (ICAO, IMCO) dhe
Kongresi (UPU); b)Organi ekzekutiv emertohet Keshill (ICAO, IMCO, FAO); Keshill drejtues (ILO,
WHO); Keshill ekzekutiv (UNESCO); Drejtore ekzekutive (IMF, IBRD, IDA) dhe c)Organi
administrative emertohet Sekretariati (ICAO, UNESCO, WHO, UNIDO); Byroja nderkombetare
(ILO); Byroja e perhershme (FAO).

E1.Organi me i larte i institucioneve te specializuara


- Emertohet si Konferenca e pergjithshme (ILO, UNIDO, UNESCO); Keshilli i guvernatoreve (IMF,
IBRD, IFC, ITA), Asambleja ose Kuvendi (ICAO, IMCO) dhe Kongresi (UPU).
- Kete organ e perbejne perfaqesuesit e te gjitha shteteve anetare.
- Ai eshte kompetent qe te percaktoje politiken e organizates; te marre vendime per qeshtjet me
te rendesishme; te lidhe marreveshje me Organizaten e Kombeve te Bashkuara, me organizata
te tjera dhe me shtete; te zgjedhe anetaret e organeve ekzekutive; te zgjedhe sekretarin ose
drejtorin e pergjithshem te organizates; te shqyrtoje raportin e punes; te caktoje buxhetin etj.
- Ai takohet ne afate te caktuara, me se shpeshi njehere ne disa vjet (1 deri me 5 vjet).

- Vendimet ne keto organe merren me shumicen e thjeshte, perveq rasteve kur eshte parapare
ndryshe.
- Sipas rregullave konstitucionale ose te procedures te disa institucioneve te specializuara,
pranimi i shteteve ne organizate, miratimi i ndryshimeve ne aktet konstitucionale etj, mund te
behen vetem me e votave te shteteve anetare.

E2.Organi ekzekutiv
- Emertohet Keshill (ICAO, IMCO, FAO); Keshill drejtues (ILO, WHO); Keshill ekzekutiv
(UNESCO); Drejtore ekzekutive (IMF, IBRD, IDA) dhe ka per detyre te siguroje veprimtarine e
panderprere te organizates.
- Organi ekzekutiv eshte i ngarkuar me punet e organizates midis sesioneve te organit me te
larte.
- Ai perbehet nga nje numer i caktuar i perfaqesuesve te shteteve anetare (prej 18 IFAD deri ne
56 ILO), qe i zgjedh organi me i larte ne perputhje me kriteret e caktuara.
- Ne competence te tij jane: a)bashkerendimi i veprimtarise se organizates; b)mbajtja e lidhjeve
me anetaret e institucioneve te specializuara, me Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe me
organizatat e tjera; c)pergatitja e materialeve per mbledhjet e organit me te larte; d)pergatitja e
raportit vjetor mbi veprimtarine e organizates; e)shqyrtimi dhe caktimi i buxhetit vjetor etj.

E3.Organi adminsitrativ
- Emertohet Sekretariati (ICAO, UNESCO, WHO, UNIDO); Byroja nderkombetare (ILO); Byroja e
perhershme (FAO).perbehet nga personeli ne krye te te cilit gjendet Sekretari i pergjithshem
(ICAO, ITU, WMO, IMO) ose Drejtori i pergjithshem (ILO, FAO, UNESCO, WHO, UPU, GATT,
IAEA).
- Ate e perbejne drejtori a sekretari i pergjithshem, zevendesit ose ndihmesit e tij, specialiste te
ndryshem dhe personi sherbyes.
- Drejtori i pergjithshem ose sekretari i pergjithshem i institucioneve te specializuara me se
shpeshti zgjidhet nga organi me i larte per nje afat te caktuar.
- Te tria institucionet e specializuara kete ia kane besuar Keshillit.
- Personelin tjeter e emeron drejtori ose sekretari i pergjithshem, ne pajtim me rregullat qe i
referohen personelit dhe ne baze te rekomandimit te organit me te larte, por gjithnje duke mbjatur
parasysh nevojen e perfaqesimit sa me te drejte gjeografik dhe aftesine profesionale te
kandidateve.
- Sekretari ka per detyre ti publikoje dokumentet e miratuara nga organet e ndryshme te
institucionit te specializuar; te pergatise raportin mbi veprimtarine e organizates; te mbledhe
informatat mbi te gjitha qeshtjet qe hyjne ne sferen e veprimtarise se organizates etj.
-> Perveq organeve te permendura, disa nga institucionet e specializuara kane krijuar edhe
organe te tjera ndihmese (keshilla, komitete ose komisione), me detyre qe te shqyrtojne qeshtje
profesionale [(Komisione per lundrim ajror )ICAO), Keshilli nderkombetar per regjistrimin e
frekuencave (ITU); Keshilli konsultativ, Komiteti per hua (IBRD), Komiteti per transportimin e
mallrave te rrezikshme, Komiteti per sigurine e lundrimit (IMCO); Komiteti per peshtim (FAO), etj.
- Keto organe kane kryesisht karakter konsultativ.

AKTET E INSTITUCIONEVE TE SPECIALIZUARA


- Institucionet e specializuara miratojne projekte te konventave shumepaleshe dhe reglamente
nderkombetare, marreveshje bilaterale me shtete, me OKB-ne dhe me organizatat e tjera si dhe
rekomandime.
- Insitucionet e specializuara gjithashtu miratojne projekte te konventave nderkombetar dhe
reglamente, me te cilat percaktohen normat dhe rregullat e njesuara ne lemenj te caktuar
(transport, lidhje, shendetesi, kulture etj), qe eshte ne kompetence te institucionit te specializuar.
- Rregullat e konventes nisin te shkaktojne efekte vetem pas ratifikimit te konventes, per shkak se
konventa hyn ne fuqi.
- Prej ketij momenti konventa ben pjese ne radhen e burimeve te se drejtes nderkombetare.
- Institucionet e specializuara si dhe organizata e tjera po ashtu miratojne rekomandime qe u
drejtohen nje a me shume subjekteve, qe permbajne propozim per te ndermarre ndonje veprim
ose per tu permbajtur nga ndonje veprim, me te cilat krijohet nje pozicion i ri juridik.

- Rekomandimet pergjithesisht perfaqesojne akte qe juridikisht nuk e detyrojne ate qe i drejtohen,


ose rregulla, qe sjane miratuar ne forme te marreveshjes.
- Megjithkete, rekomandimet ndaj shtetit ose shteteve qe u drejtohen krijojne detyrime morale dhe
politike, pasha e te cilave varet nga fakti se kush i ka bere ose me qfare shumice votash jane
miratuar, do te thote ne qdo rast varen nga cilesia dhe sasia e perkrahjes.
- Procedura e miratimit te rekomandimeve eshte e ngjashme me proceduren e miratimit te
projekteve te kontave.
- Ato i pergatit komisioni perkates, kurse i shqyrton dhe i miraton organi me i larte.
- Pas kesaj, shtetet marrin qendrim ndaj tyre dhe nese i inkorporojne ne ligje te brendshme,
atehere ato marrin forcen juridike.
-> Varesisht nga subjektet e marrevesjes, institucionet e specializuara lidhin dy lloje
marreveshjesh: a)marreveshje me shtetet dhe b)marreveshje me organizatat nderkombetare.
- Grupit te pare i takojne para se gjithash marreveshjet mbi seline e organizates dhe marreveshjet
mbi dhenien e ndihmes teknike (dergimi i eksperteve, realizimi i projekteve, shkollimi i kuadrove,
ndihma materiale e financiare etj).
- Grupit te dyte i takojne marreveshjet per bashkepunim me OKB-ne dhe me organizatat e tjera
dhe marreveshjet mbi trashegimin midis institucioneve te specializuara dhe paraardhesve te tyre
(UNESCO Instituti Nderkombetar i Bashkepunimit Intelektual, FAO Instituti Nderkombetar i
Ekonomise se Fshatit).
- Marreveshjet e ketilla ne emer te OKB-se i lidh parimisht Keshilli Ekonomik e Social, kurse i
lejon Asambleja e Pergjithshme dhe ne emer te institucioneve te specializuara ato i miraton
organi me i larte i institucionit te specializuar.
Suksese ne provim :P

Copyright FACULTY LEGAL GJILAN


_________________________________________________________________________________________________

You might also like