You are on page 1of 5

Krimi i Organizuar / Pr. Rexhep Gashi .

1. Si e perkufizon Konventa Nderkombtare e vitit 2000, grupin e organizuar kriminal?


Konventa Nderkombetare e vitit 2000, me termin Grupi i organizuar kriminal nenkuptohet grupi i strukturuar i
perbere prej tre apo me shume personave qe ekziston per nje kohe te caktuar dhe i cili vepron ne bashkepunim me
qellim te kryerjes se nje apo me shume krimeve te renda apo veprave penale te percaktuara me kete Konvente, me
qellim te perfitimit te drejtperdrejte apo te terthorte te dobise pasurore apo financiare.
2. Qka nenkuptoni me numrin e erret te rasteve te krimit te organizuar?
Nje numer i veprave penale qe kryen ne forme te organizuar nuk paraqiten ne organet kompetente, poashtu nje
pjese e tyre nuk regjistrohen dhe nuk mbahen shenime lidhur me numrin dhe ecurine e kryerjes se tyre. Prandaj, te
gjitha ato raste te krimit te organizuar te pa zbuluara dhe te pa ividentuara ne statistikat zyrtare cilesohen si
numer e erret i krimit te organizuar.
3. Cilat jane evidencat statistikore sipas organeve qe i mbajne?
Sipas organit qe i mbane evidencat statistikore brenda nje shteti te caktuar dallojme disa lloje te evidencave mbi
krimin e organizuar. Keto evidence mund te mbahen nga organet e policise, organet e Prokurorise Publike, organet
e Gjykatave, ministria e Drejtesise, entet statistikore, institucionet korrektuese, grumbullimin e te dhenave dhe
perpunimin e tyre. Nje nder evidencat me te rendesishme sipas organeve shteterore jane: Evidenca e policise,
prokurorive publike dhe gjykatave.
4. Kur ka hyre ne fuqi Volstade akt?
Volstade akt hyri ne fuqi ne vitin 1919, fillimi i periudhes se probilucionit me ligjin e vitit 1919 krijoi terene te
pershtatshme per zhvillimin dhe perhapjen e krimit te organizuar.
5. Yakuza Japoneze?
Yakuza Japoneze ka nje organizim kriminal mjafte kompleks dhe siponon edhe me sindikata mjafte te organizuara.
Sipas autoreve Dajvid Kapllan dhe Alek Dubro te cilen edhe e kane shkruar vepren e tyre te emeruar Yakuza, kjo
organizate kriminale eshte mjafte e vjeter. Fjala Yakuza rrjedh nga emrat e tre numrave dhe ate 8 (Ya), 9 (Ku), dhe
numri 3(Za). Keta jane numra te lojes se bigjozit dhe krijojne numrin e pikeve me te ulta humbese ne nje loj letrash
te quajtur Hanajuda. Vet emir Yakuza eshte lidhur me lojen bigjozit kurse zanafillen e ka nga koha e trimave dhe
fisnikeve qe shqueshin si samuraj dhe te cilet fillimisht i ndihmonin te varferve ndersa me vone keta u bejne
shantazh dhe u qesin tagra lokaleve te bigjozit duke i kontrolluar ato. Yakuza Japoneze eshte organizate e cila
merret me veprime te ndryshme kriminale si: tregtia me drog dehese, me organizimin e prostitucionit,
kontrabanden e armeve, me rekretizem, tregtine e materialeve pornografike, organizimin e bixhozit, larjen e
parave, trafikimin e emingranteve etj.
6. Trafikimi i femrave?
Trafikimi i femrave eshte dukuri ilegale e cila gjate dekadave te fundit po tregon rritje te dukshme. Si dukuri e
demshme ajo po manifestohet ne vende te ndryshme, e vecmas ne ato regjione dhe shtete te cilat jane perfshire
me ndryshme te medha politike, sociale, ekonomike etj. Kjo dukuri kriminale ka perfshire mjerisht edhe vendet e
regjionit te ballkanit, perfshire edhe Kosoven. Trafikimi i femrave per qellim te protistucioni, behet perms transportit
ilegal nga vendet e ndryshme si: trafiku klandestin, refugjateve dhe te azil kerkuesve. Keto forma te trafikimit te
femrave per qellime prostitucioni zakonisht organizohen nga grupet e organizatave kriminale, keto organizata
kriminale kane structure hierarkike dhe shefin e tyre dhe rregullat e sjelljes. Shenimet e IOM-it per Kosoven
theksojne se mosha mesatare e femrave te trafikuara ishte 22 vjec.

7. Qka ka per objekt lenda e krimit te organizuar?


Lenda e krimit te organizuar ka per objekt studimin, format, shkaqet dhe masat e luftimit dhe parandalimit te krimit
te organizuar.
8. Kur u perdor per here te pare termi krim i organizuar?
Termi krim i organizuar per here te pare eshte perdorur ne vitin 1896, ne nje raport vjetor te shoqates per
parandalimin e krimit ne New York. Ne kete raport ky term perdoret per veprimet e ndaluara te bixhozit dhe
prostitucionit, te mbrojtura nga zyrat publike.
9. Sipas KPK qka do te thote Grupi i organizuar kriminal?
Sipas KPK se Grup i organizuar kriminal nenkuptohet grupi i strukturuar i cili ekziston per nje kohe te caktuar
dhe i cili vepron ne bashkepunim me qellim te kryerjes se nje ose me shume krimeve te renda per perfitime te
drejtperdrejta ose te terthorta te dobise pasurore ose financiare.
10. Aktiviteti i dores se zez (Black hand)?
Dora e zeze eshte marre me shume aktivitete kriminale, e vecmas me rrembimin, organizimin e bixhozit dhe
rekretizmin. Ne nje kercenim te dores se zeze qe i drejtohet nje sipermarresi ne Bruklin, Nikola Kapielo, pre te cilit
kerkohej nje shume e madhe e parave, te firmosura me emblemen e kofkes me kockat e kryqezuara shkruan: Ne
qofte se neser ne mengjes nuk vjen ne takim ne kryqezimin e rruges 72 dhe avenjues 13, shtepia jote do te hidhet
ne ere me dynamit, kurse ti dhe familja jote do te vriteni. I njejti fat ju pret, nese shkoni e tregoni ne polici per kete
qe pot e themi (Dora e zeze). Dora e zeze ka vepruar ne mase te madhe gjate vitit 1890 1910. Aktiviteti i dores
se zeze pervec ne New York ishte shtrire edhe ne disa qendra tjera te Amerikes. Nje hetim qe ishte bere nga policia
e New York-ut theksohet se jane zbuluar rreth 60 varreza te viktimave te panjohura te cilat jane vrare nga dora e
zeze dhe te cilat kishin lidhje me mafin.
11. Triada Kineze nga e ka marre emrin dhe qka do te thote?
Triada e ka kuptimin e trekendeshit kryesor qiellit tokes njeriut, te cilat sipas mitologjise kineze, konsiderohen si
tri shtylla kryesore te Kozmosit.
12. Mafia Siciliane?
Kjo organizate kriminale eshte paraqitur ne Itali, perkatesisht ne Sicili te Italise prej nga edhe e ka marre emrin.
Sipas disa historianeve, gjeneza e fjales Mafia e ka historine qysh ne shek. XIII ne Itali. Sipas disa autoreve te
tjere fjala mafi vjen nga fjala arabe mahias qe do te thote guxim ose njeri i guximshem. Ndersa ne fjalorin Sicilian
Italian te vitit 1876 kjo fjale paraqet sinonim per fjalen bande apo organizate ose grupi i fshehte qe eshte
organizuar per qellime te caktuara. Per tu bere pjese e Mafis dhe para se te fitohet titulli dhe te drejtat, kandidati
duhet te kete fituar nje stash te caktuar, pra te kaloj periudha e kandidatures, pastaj Asambleja e Keshillit te Mafias
procedon pranimin e kandidatit. Mafia Siciliane ka nje organizim dhe strukture interesante. Ne krye te kesaj
organizate kriminale eshte Kupola ne Palermo, kryetari, kupolat kontenjal apo regjional, shfat e familjeve
padronet, keshilltaret dhe ne fund ushtaret apo anetaret e besueshem. Kjo organizate merret me veprimtari te
ndryshme kriminale sic jane: vrasja e zyrtareve shteteror, rekretizmi, trafikimi me drog dehese, trafikimi i qenieve
njerezore, kontrabanda me arme, larja e parave, korrupsioni etj.

13. Metoda e studimit individual te rastit?


Kjo metode e krimit te organizuar i qaset si dukuri individuale dhe ne focus te interesimit te tij, ka kryesin e saje,
vetite dhe cilesite individuale te tij. Gjate studimit te rastit kriminal, pervec vetive dhe cilesive individuale te kryesit,
kjo metod studion edhe disa rrethana te natyres sociale qe kane te bejne me rrethin social te kryesit. Permes kesaj
metode studimi rasti kriminal perfshine kohen prej femijeris se delikuentit e deri ne momentin e kryerjes te vepres
penale. Kesisoj ne menyre te detajuar studiohet dhe analizohet zhvillimi dhe formimi i delikuentit ne familje, ne
ambientin ku jeton, ne ambientin e shkolles, ne pune si dhe ne institucionet tjera ku ai ka kaluar kohen. Si
perparesi kryesore e kesaj metode eshte mbledhja e numrit te madh te shenimeve per rastin e caktuar dhe puna
ekipore qe zbatohet ne hulumtimet e tilla. Permes kesaj metode arrihet nje regjister i gjere i shenimeve te cilat na
mundesojne qe te japim mendime dhe vleresime te sakta dhe kualitative per rastin e caktuar kriminal.
14. Cilat jane veqorite qe e karakterizojn krimin e organizuar?
Vecohet me disa vecori si: Lidhmeria e perhershme me shume persona ne kryerjen e aktiviteteve kriminale,
ekzistimi i nje strukture hierarkike dhe pushtet te fuqishem te udheheqesit, dominimi i rregullt, rendit, disiplines,
pergjegjesise se anetareve, solidariteti i imponuar, ruajtja e fshehtesise se veprimit dhe moszbulimi i organizates,
mos tradhtia ndaj udheheqesit etj.
15. Sipas autorve Mchael d.Liman dhe Garry Poter cilat jane veqorite apo elementet e grupit te krimit te
organizuar?
Sipas ketyre autoreve grupet e krimit te organizuar kane keto vecori (elemente):
a) Jane jo ideologjik (nuk kane qellime politike); b) Jane hierarkik; c) Kane anetaresi te kufizuar apo te vecante; d)
Jane te vete perhershem; e) Perdorin dhune ilegale (apo kercenim) dhe ryshfet; f) Demostrojne ndarje specifike te
punes; g) Jane monopolistike; dhe h) Jane te udhehequra nga normat dhe rregullat e qarta.
16. Sipas nenit (I) te rregullores se Unmik-ut nr. 2001/22 krim i organizuar do te thote?
Sipas nenit 1 te kesaj rregullore krim i organizuar do te thote kryerja e nje krimi te rend nga nje grup i organizuar
me qellim te perfitimit financiar ose te ndonje perfitimi tjeter material te drejtperdrejt apo indirekt.
17. Cilat jane metodat qe zbatohen me se shpeshti ne hulumtimin shkencor te krimit te organizuar.?
Metodat me te shpeshta qe zbatohen ne hulumtimin shkencor te krimit te organizuar jane:
a) Metoda e studimit te rasteve individuale; b) Metoda klinike; c) Metoda e vrojtimit (observimit); d) Metoda e
ankeses dhe intervistes; e) Metoda statistikore etj
18. Neper sa faza kalon metoda klinike e studimit te krimit te organizuar?
Sipas nje kriminologu Francez metoda klinike kalon neper disa faza te caktuara gjate studimit te rastit kriminal.
Sipas ketij autori dallojme 5 faza neper te cilin kalon studimi sipas kesaj metode, te cilat jane: a) Egzaminimi
medicinal Psikologjik dhe social; b) Diagnoza kriminologjike Prognoza sociale; dhe c) Realizimi i programit te
tretmanit dhe pergjithshmeria me konkluzionet.
19. Ku qendron dallimi mes krimit te organizuar dhe kriminalitetit te dhunes?
Dallimi ne mes te ketyre dy formave te kriminalitetit qendron ne faktin se, te krimi i organizuar nuk eshte esenciale
perdorimi i dhunes, por ekzistimi i organizates kriminale qe ka per qellim realizimin e fitimit perms kryerjes se
aktiviteteve kriminale, kurse dhuna sherben vetem si mjet per realizimin e qellimeve te organizates kriminale.

20. Cilen forme te kriminalitetit e paraqet kriminaliteti "I jakes se bardhe"?


Krimi i Jakes se Bardhe eshte forme e kriminalitetit qe k ate beje me sjelljet kriminale te kryera nga shtresa e larte
ne pushtet. Ata luajne rol te dyfishte ne njeren ane paraqiten si persona autoritativ dhe te respektuar, ndersa ne
anen tjeter ata jane te lidhur edhe me krimin. Krimi i Jakes se Bardhe ka per qellim fitimin e profiteve te medha ne
menyre ilegale.
21. Teoria e dezorganizimit shoqeror?
Kjo teori eshte teori e re sociologjike dhe eshte mjafte e perhapur ne SHBA, e cila perpiqet ti tregoj sjelljet
kriminale. Si gjendje e dezorganizuar nenkuptojme gjendjen ne shoqeri ne te cilen nuk kemi funksionim normal te
institucioneve dhe segmenteve tjera shoqerore. Prandaj, gjendja e dezorganizimit krijon terrene te pershtatshme
dhe per paraqitjen e krimit te organizuar. Dezorganizimi shoqeror ndikon edhe ne dezorganizimin individual dhe
nxite disa dukuri te cilat e favorizojne edhe paraqitjen e krimit te organizuar sic jane: crregullimi i jetes se
individeve, garat per profited he krim te kapitalit, etj.
22. Prej sa anetareve familjar ka qene e perbere Cosa Nostra ne New York?
Grupi me i njohur dhe me i organizuar i kesaj organizate kriminale eshte ai i New York-ut i cili perbehet prej 5
familjeve, sic jane: a) Colombo; b) Luchese; c) Bonnano; d) Genovec; e) Galuno; Te cilet e kane marre emrin sipas
themeluesit te tyre. Kjo organizate kriminale numeron rreth 1.700 anetare, te cilet jane kryesisht me prejardhje
italiane.
23. Si ka qene struktura organizative e Cosa Nostres?
Ne krye te organizates qendronte shefi godfather, shefi ka pushtet te pakufizueshem ndaj anetareve te vet, shefi
apo bosi ka zevendesin e tij underboss, pastaj keshilltaret (consigliere) dhe ushtaret (soldiers). Bosi apo shefi
eshte lider suprem i familjes i cili mbikeqyre te gjitha aktivitetet e saj dhe e ka fjalen e fundit me rastin e marrjes se
vendimeve. Zakonisht si boss i nje familje mund te jete personi i saj dhe i cili e ka deshmuar veten si anetar i
devotshem i saj ne aktivitetet kriminale. Underboss apo zevendesi i shefit poashtu eshte pozite e larte ne familje, i
cili vepron ne emer te bosit, mbledhe te dhenat per shefin e tij, i delegon urdherat te vartesit e ulet te tij, si dhe e
zevendeson shefin kur ai nuk ka mundesi te ushtroj detyren e tij. Consigliere apo keshilltari eshte i lidhur ngushte
me bosin dhe underbossin dhe detyre themelore e tij eshte dhenja e keshillave per bosin dhe zevendesin e tij si dhe
per anetaret e tjere te familjes. Caporegime apo ndermjetesi kane per detyre qe te mbajne lidhje ndermjet shefit,
zevendes shefit dhe te keshilltareve, ne njeren ane, si dhe te ushtareve ne anen tjeter.
24. Per qfare arsye behet kontrabandimi i mallrave te ligjshme?
Si mallrat e ligjshme te cilat kontrabandohen zakonisht jane mallrat qe kane akcize te larte si : cigaret, alkooli,
derivatet e naftes, automjetet e perjashtimisht edhe armet. Keto mallra transportohen ne menyre te paligjshme
pertej kufijbe nga grupet e krimit te organizuar, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe tatimore mbi keto
mallra. Nw kontrabanden e ketyre mallrave ndikojne rrethana te caktuara, gjendja e luftes dhe lufta ne disa
regjione te caktuara, p.sh ishte rasti me luften ne vendet e ballkanit dhe vendosja e embargos nga komuniteti
nderkombetar per disa shtete. P.SH. Sanksionet e vendosura ndaj Serbise, krijuan nje gjendje te tille qe e
shfrytezuan organizatat kriminale per te kontrabanduar mallrat te tilla, perms kanaleve rajonale nepermjet
Bullgarise, Rumanise, Maqedonise Malit te Zi dhe Shqiperise.
25. Cilat jan fazat nepermjet te cilave kalon larja e parave?
Larja e parave eshte forme mjaft e perhapur e krimit te organizuar ne shoqerine bashkohore, e sidomos ne shtetet
ne tranzicion. Dukuria e larjes se parave eshte nje process qe perfshine tri faza kryesore: Alokimi; Qarkullimi;
Integrimi.

26. Cilat jan fazat e paraqitjes se sjelljeve kriminale nen ndikimin e rrethanave te luftes.
Ketu behet fjale per tri faza:
a) Faza e paraluftes - kemi nje gjendje te vecante te krijuar si pasoje e pergaditjes se shtetit per te hyre ne lufte.
Gjate kesaj periudha ekonomia e nje vendi orientohet drejt prodhimit te mjeteve per armatim dhe njekohesisht
kemi reduktimin e prodhimit te artikujve jetesor. Kjo situate krijon kushte per paraqitjen e papunesise, varferise
dhe te krizave ekonomike, poashtu, gjate kesaj faze krijohet edhe psikoza e luftes.
b) Faza e luftes - poashtu edhe ne kete faze krijohet nje terren mjafte i pershtatshem per kryerjen e formave te
krimit te organizuar.
c) Faza e pasluftes edhe ne kete faze jane pranishem format e krimit te organizuar si tregtia me mallrat e
ligjshme, trafikimi i qenieve njerezore, trafikimi i femrave per qellime prostitucioni, larja e parave, falsifikimi i
parave, rekretizmi, korrupsioni etj. Keto dhe forma tjera te krimeve te organizuara ishin te pranishem edhe ne
Kosove, e cila sapo kishte dalur nga lufta.
27. Cilat jan linjat apo rruget kryesore nepermjet te cilave behet trafikimi i femrave ne shtetet perendimore?
Si linja apo rruge kryesore te cilat shfrytezohen per trafikimin e femrave ne shtetet perendimore, me qellim te
shfrytezimit te tyre jane: rruga baltike, veriore, qendore, qendrore ballkanike, jugore, perendimore.
28. Definicioni i kriminalitetit profesional?
Kriminalitet professional quhet ngase kete e kryejne personat te cilat me sjellje kriminale merren ne menyre te
rregullt dhe ky aktivitet i tyre u eshte bere profesion i perhershem i tyre. Kriminelet profesionist tregojne aftesi te
rralle, dhe se ata perdorin mjete dhe metoda te ndryshme gjate kryerjes se veprave penale duke treguar edhe
specializim dhe persosje ne kryerjen e disa llojeve te ketyre veprave. Poashtu, nuk lene gjurme gjate kryerjes se
sjelljeve kriminale dhe vecohen me levizje dhe nderrim te shpeshte te vendbanimeve te tyre

You might also like