You are on page 1of 4

Ekonomia Politike Nderkombetare

1. Cfare eshte "ekonomia politike nderkombetare" ?


- Ekonomia politike nderkombetare tregon maredheniet ekonomiko-politike qe vendosin shtetet
midis tyre,te mirat apo arritjet qe derivojne prej ketyre raporteve,por edhe problematikat qe
mbartin.
2. Pershkruani se fare sht ndervartesia ?
- Kur mirqwnia e njw shteti varet nga bashkpunimi me njw shtete tjetwr, shteti i parw wshtw i
varur nga nga i idyti. Kur dy ose mwshum shtet janw tw varur nga njwri-tjetri nw mwnyr tw
njkohshme ata janw tw ndervarur. Ndervartesia eshte nje dukuri politike,jo thjesht
ekonomike.Industrializmi dhe zhvillimi tekonologjik kane rritur ndervartesine nderkombetare
ndermjet integrimit ekonomik.Kur shtetet bejne tregti ata behen te ndervarur.Me zhvillimin e
teknologjise dhe ekonomise boterore shtetet po behen gjithnje e me te varrura.
3. Cfare kuptojme me "ngrohjen boterore globale" ?
- Ndryshimi i klimes boterore eshte nje rritje e ngadalshme afatgjate e temperaturave mesatare te
botes.Kjo dukuri shqetesuese,shkaktohet nga rritja e nivelit te dioksidit te karbonit dhe te
gazerave te tjere.Keto gazera krijohen me veprimtari te shumta te cilat vene ne levizje
ekonomine industriale.
4. Cfare eshte " kurba e kerkeses " ?
- Kur cmimet e mallerave rriten ,atehere sasia e kerkeses per te bleresve te produktit bie,ndersa
kur cmimet bien ,atehere sasia e kerkeses per te blere produktin rritet.
5. Cfare eshte "kurba e ofertes " ?
- Bashke me rritjen e cmimeve,rritet edhe sasia e ofertes qe shitesit jane ne gjendje te bejne per
shitjen e mallerave ,dhe kur cmimet ulen ,sasia e ofertes se shitesve per shitje te mallerave bie.
6. Cili eshte roli i Organizates Boterore te Tregtise (WTO) ?
- Kjo eshte nje organizate nderqeveritare shumepaleshe boterore,e cila mat,mbikqyr dhe poashtu
luan rolin e gjykatesit per tregetine nderkombetare.Eshte insitucion nderkombetar qe mbikqyr
tregtine dhe zgjidh konfliktet qe kane vendet anetare.Permes WTO behen marreveshje boterore.
7. Cfare eshte " autarkia " ?
- Kjo eshte nje rruge e dukshme per te shmangur futjen ne varresi te shteteve te tjera.Nje strategji
e tille quhet mbeshtetje ne forcat e veta ose autarki.Kur shtetet jane mbeshtetur ne kete politike
autarkike,ato kane mbetur prapa te tjereve.
8. Cfare eshte "proteksionizmi" dhe " dumping "?
- Proteksionizmi paraqet mbrojtjen e industrise vendase prej konkurrences
nderkombetare.Ndersa,dumping eshte nje fabrike qe shet ne tregjet e huaja qe jane nen nivelin
me te ulet te domosdoshem per te siguruar nje fitim.
9. Cfare eshte " liberalizmi" ?
-Eshte nje kendveshtrim teknik,ideologji qe ne aspektin ekonomik mbron iden se duke i
kushtuar vemendje ndertimit te organizatave,institucioneve dhe normave nderkombetare, ku
shtetet mund te perfitojne ne menyre te ndersjellte nga shkembimet ekonomike.Si qellim te
ekonomise e shohin krijimin sa me te madh te pasurise se pergjithshme.
10. Cfare eshte " merkantilizmi " ?
- Merkantilizmi ka te perbashket me realizmin besimin se cdo shtet duhet te mbroj interesat e
veta ne dem te tjerve, duke mos u mbeshtetur te organizatat nderkombtare per krijimin e nje
kornize per perfitime te ndersjellta.
11. Cfare eshte "monedha e forte " ?
- Monedha e forte eshte para e cila mund te shkembehet menjehere ne monedhat kryesore te
botes.
12. Cfare jane " korporatat shumekombeshe " ?
- Korporatat shumekombeshe jan kompani qe mbeshteten ne nje shtet e kanw deg ose veprimtari
ndihmse qe veprojne ne shtete tjera.
13. Cfare kuptojme me " zhvillim ekonomik te qendrueshem " ?
- Me zhvillim ekonomik te qendrueshem kuptojme ate rritje ekonomike,e cila nuk i varferon
burimet dhe nuk i shkaterron ekosistemet aq shpejt sa rrezikohet baza e vete ketij zhvillimi
ekonomik.
14. Pershkruani " cilesite e burimeve natyrore " ?
- Ato nevojiten per venien ne pune te ekonomise industriale - Burimet e tyre jane pjese e
territoreve shteterore,per te cilat shtetet mund te hyjne ne konflikt - Burimet natyrore jane te
shperndara ne menyre te pabarabarte ne siperfaqen tokesore
Keto cilesi na bejne te kuptojme qe tregetia e burimeve natyrore eshte jashtzakonisht
fitimprurese,ato gjithashtu nenkuptojne qe tregetia e burimeve eshte e politizuar duke krijuar
perparesi ne treg sic jane monopoli,oligopoli etj..
15. Cfare kuptoni me " bashkesi epistemike " ?
- Organizatat nderkombetare perputhen me bashkesi ekspertesh ( bashkesi qe mbeshteten ne
dijen).
16. Cfare jane " investimet e huaja direkte " ?
- Korporatat shumekombeshe qe veprojne jo vetem qe veprojne ne vende te huaja,por ato edhe
zoterojne kapitalin e tyre qe kane atje ( ndertesa,fabrika,vetura).Investimet e huja direkte
perfshijne sendet e prekshme ( uzinat, ndertesat) letrat me vlere munden te tregtohen ne menyre
te lehte ne tregun boteror, por investimet direkte nuk mund te levizin prej nje shteti ne tjetrin kur
ndryshojne rrethanat.
17. Cilat metoda perdoren per te kufizuar importet ?
- Tarifat apo tatimi mbi disa mallera te importuara - Pengesa jotarifore - importet mund te
kufizohen me nje sasi tavan e cila mund te importohet duke kufizuar ate.
- Metoda ekstreme ndalimi i tersishem i importit
- Ndihmat shteterore ndaj industrise vendase
-Importet mund te kufizohen permes rregullave te komplikuara
18. Cfare kuptoni me " bashkim doganor " ?
- Me bashkim doganor kuptojme qe shtetet pjesmarrese pranojne nje terresi tarifash te njesuara
qe vijne kufizimet nga jasht zones se tregtise se lire.
19. Cfare kuptojme me " treg te perbashket " ?
- Pervec bashkimit doganor shtetet anetare lejojne qe edhe krahu i punes dhe kapitali te leviz
lirshem midis kufijeve.
20. Pershkruani " investimet " dhe " investimet protofol " ?
- Investim do te thote shkembim i parave me pronesi kapitali qe me kalimin e kohes do te bej
dicka me shume sesa do t'i konpensoj parat e investuara.Ndersa,investimet protofol kane te
bejme me sigurime ne forme letrash sic jane aksionet,obligacionet e bonot e thesarit.
21. Shkruani per " Fondin Monetar Nderkombetar " ?
- Fondi Monetar Nderkombetar rregullon shkembimin monetar nderkombetar ,baraspeshen e
pagesave nderkombetare dhe llogarite kombetare.
22. Shkruani per " perparesine e krahasuar " ?
- Shtetet gezojne perparesi te krahasuar dhe ne aftesite per te prodhuar disa mallera varesisht nga
burimet natyrore,puna e krahut etj.Keshtu shtetet duhet te shfrytezojne me kete perparesi qe te
baraspeshojne importet me eksportet.
23. Shkruani per " cmimin e tregut " ?
- Ne praktike tregjet e lira prodhojne modele te qendrueshme te blerjes dhe shitjes me nje cmim
deri diku te pandryshueshem e qe ky eshte cmimi i tregut.
24. Cfare eshte " Karteli " ?
- Karteli eshte nje shoqat prodhuesish ose perdoruesish ose te dyja se bashku te nje malli te
caktuar me synimin qe te ndryshoj sipas interesave te veta cmimin e tij ne tregun boteror.Anetare
te karteleve ne te shumten e rasteve jane prodhuesit.Mjeti me i fuqishem per te ndikuar ne
cmimet eshte bashkerendimi i kufijeve te prodhimit nga secili anetar ,ne menyre qe te ulin
oferten e mallit ne krahasim me kerkesen.Karteli me i shquar ne Ekonomine Nderkombetare
eshte :Organizata e vendeve eksportuese te naftes (OPEC).
25. Shkruani per maredheniet ndermjet qeverise se vendit prites dhe asaj te vendit
prejardhes ?
- Nje shtet ne te cilin vepron nje korporate shumekombeshe quhet " vend prites ".Nderkaq,Shteti
ku korporatat shumekombeshe kane vendodhjen e tyre quhet " vend prejardhes ".Veprimet e
korporatave shumekombeshe e krijojne nje shumellojshmeri problemesh e mundesish si per
qeverine e vendeve prites,ashtu edhe per qeverine e vendeve te prejardhjes.
26. Cfare kuptojme me " kufizimet mbi tregtine " ?
- Kjo nenkupton se vendi prites vendos rregulla mbi kufizimin e importit per te ndihmuar
industrine vendase,keshtu korporatat shkojne ne keto shtete qe t'i shmangen kesaj duke krijuar
mallera ne vendin prites.
27. Cfare kuptojme me " llogari te rrjedhshme " ?
- Kjo ne thelb eshte baraspesha e tregtise ( paraja qe levize jasht per te paguar importet dhe
paraja qe hyn brenda per eksportet e bera ).Pastaj llogaria e rrjedhshme perfshin dy elemente te
tjera :
-Veprimtarite Qeveritare te cilat paraqesin ndihmat ushtarake te huaja dhe paga e pensioneve qe
u paguan nenpunesve te qeverise jasht vendit.
-Levizja e kapitalit e cila paraqet investimet e huaja qe behen ne nje vend e ato qe behen nga nje
vend.Pjesa me e madhe e ketyre investimeve eshte private.
28. Shkruani per te ashtuquajturen " ari prej letre " ?
- Per te zevendesuar arin si standart boteror Fondi Monetar Nderkombetar krijoi nje monedhe te
re boterore,e drejta e vecante e terheqjes,quhet edhe " ari prej letre " sepse ajo krijohet ne sasi te
kufizuara nga FMN,mbahet si rezerve ne monedhe te forte nga bankat qendrore dhe mund te
shkembehet me monedha te ndryshme nderkombetare.Me te nuk mund te blihen mallera,por
vetem para.
29. Ne cfare jane te mbeshtetura " mekanizmat teknik te FMN " ?
- Mekanizmat teknik te FMN-se mbeshteten ne rezervat financiare qe cdo shtet anetar i
depoziton prane FMN-se.Pasi bashkohet me FMN-ne,cdo shteti i cakotohet nje kuote per
depozita,varesisht prej asaj kuote.
30. Shkruani per " monedhe te mbivlersuar " dhe "zhvleftesimin e parase" ?
- Monedhe e mbivlersuar eshte ajo monedhe kursi i shkembimit i se ciles eshte me i larte sesa
duhet duke krijuar nje deficit tregtar te vazhdueshem.Ndersa,zhlevtesim i parase do te thote
levizje e njeanshme per te zvogluar vleren e monedhes se vendit te vet.


+

You might also like