Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Genti
Genti
Genti
Ebook92 pages41 minutes

Genti

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Romakёt hapin çadrat buzё lumit Genusus dhe bёhen gati pёr tё sulmuar Lissusin. Genti thёrret nё audiencё princin Mork, i cili e kёshillon qё tё lidhё aleancё ushtarake me Monunin e Dardhanёve, me Perseun e Maqedonisё dhe me Dhimitrin nё ishullin e Rodit, pёrndryshe llava romake do tё pёrfshinte dhe shuante gjithçka.
Genti bie dakord qё hapin e parё ta bёjё me Monunin, duke i kёrkuar vajzёn pёr grua, por aty del njё e papritur. Etleva ёshtё nё dashuri me tё vёllain e tij Platorin. Çfarё ndodh ndёrmjet dy vёllezёrve dhe a krijohet aleanca me Dardhanёt, Maqedonёt apo Dorёt? Nё faqet e kёsaj drame bёhen sadopakёz pёrpjekje qё tё shkundet pluhuri mijёravjeçar i historisё dhe tё rrёfehet me dialogё tё gjallё e plot emocion se çfarё ndodhi me Ilirёt nё luftёn e tyre tё pabarabartё me ushtrinё romake, njёra nga superfuqitё mё tё pathyeshme tё asaj kohe.

LanguageGjuha shqipe
PublisherP.I.Kapllani
Release dateFeb 28, 2017
ISBN9781370887491
Genti
Author

P.I.Kapllani

Përparim Kapllani (P.I.Kapllani) was born in the city of Elbasan, Albania. He came to Canada in 2000 and began to put to paper his many untold stories. His most recent book is "Grimcat" -a novel written in Albanian, published by Shkrimtari Publishing House. "The Thin Line" was published by Mawenzi House in 2018. "The Last Will", a novel based on Çamëria genocide, was published by IOWI in 2013. "Beyond the Edge" is a collection of short stories published in 2010. An English version of his play "Queen Teuta of Illyria" was published in 2008. An Albanian version of the play "Mbretëreshë Teuta e Ilirisë" was published in 2014. His short stories appeared in a few anthologies such as: "Lest I forget"-IOWI, "Canadian Voices"- Bookland Press, "The Literary Connection", and "Courtney Park Connection"-IOWI. He graduated as an Anti Aircraft Gun Artillery Officer in 1990, University "Scanderbeg", Tirana, Albania. Years later he graduated as a high school teacher for Literature and Albanian Language, Tirana University, Faculty of History and Philology, in 1998.

Read more from P.I.Kapllani

Related to Genti

Related ebooks

Reviews for Genti

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Genti - P.I.Kapllani

    Hyrje

    Personazhet

    Prolog

    Skena 1

    Skena 2

    Skena 3

    Skena 4

    Skena 5

    Skena 6

    Skena 7

    Skena 8

    Skena 9

    Skena 10

    Skena 11

    Fragment nga drama Teuta

    Skena I

    Skena II

    Biografi

    HYRJE

    Viti 171 para Krishtit. Mbretёria e Ardianёve ёshtё e rrezikuar nga Ushtria e Romёs, e cila nё njё operacion rrufe shtie nё dorё 54 anije ilire. Romakёt hapin çadrat buzё lumit Genusus dhe bёhen gati pёr tё sulmuar Lissusin. Genti thёrret nё audiencё princin Mork, i cili e kёshillon qё tё lidhё aleancё ushtarake me Monunin e Dardhanёve, me Perseun e Maqedonisё dhe me Dhimitrin nё ishullin e Rodit, pёrndryshe llava romake do tё pёrfshijё gjithçka.

    Genti afrohet me Monunin, duke i kёrkuar vajzёn pёr grua, por aty del njё e papritur. Etleva ёshtё nё dashuri me tё vёllain e tij Platorin. Çfarё ndodh ndёrmjet dy vёllezёrve dhe a krijohet aleanca me Dardhanёt, Maqedonёt apo Dorёt? Nё faqet e kёsaj drame bёhen sadopakёz pёrpjekje qё tё shkundet pluhuri mijёravjeçar i historisё dhe tё rrёfehet me dialogё tё gjallё e plot emocion se çfarё ndodhi me Ilirёt nё luftёn e tyre tё pabarabartё me ushtrinё romake, njёra nga superfuqitё mё tё pathyeshme tё asaj kohe.

    PERSONAZHET

    GENTI ( Mbreti Gent i Ilirisё, biri i mbretit Pleurat, qё zёvendёsoi nё fron Teutёn. Ka mbretёruar nё vitet 185-169 para Krishtit.)

    Njё burrё rreth tridhjetё vjeçar. Mbreti Gent ёshtё shtatlartё dhe i pashёm, me flokё tё prerё shumё shkurt dhe me njё vёshtrim tё kthjellёt qё shikon nga ardhmja. Ёshtё njeri impulsiv dhe i ndjeshёm, qё merr vendime tё çastit, por qё nё fund pёrpiqet tё dёgjojё zёrin e arsyes. Genti vё mbi tё gjitha interesin e Ardianёve tё thjeshtё, kur heq dorё nga froni dhe i kёrkon Kuvendit tё Burrave qё tё pranojё dorёheqjen e tij. Pёr Gentin nuk ka aleancё tё vёrtetё me Dardhanёt, nёse vihet ne pikёpyetje dashuria e tij pёr tё vёllain Platorin.

    PLATORI (Vёllai i mbretit Gent, i dashuri i Etlevёs)

    Njё vit mё i vogёl se i vёllai Genti dhe qё ngjan si dy pika uji me tё. Ka rёnё nё dashuri me Etlevёn, tё bijёn e Monunit, mbretit tё Dardhanёve. Ёshtё njeri romantik me ёndrra tё bukura pёr jetёn. Dashuria e tij pёr Etlevёn ёshtё aq e zjarrtё dhe platonike, saqё ai nuk pranon kёshillёn e tё vёllait, qё tё ndahet prej saj pёr hir tё atdheut. I vendosur nё ёndrrёn e tij pёr ta bёrё realitet, Platori nuk bёn dot kompromis me ndjenjat. Ai pёrballet me Gentin, por vihet para njё sfide tё re. Genti i ofron kurorёn pёr tё siguruar aleancёn me Dardhanёt, por as kjo pёrpjekje e tё vёllait nuk ja ndryshon mendjen.

    MORK (Princi Mork, komandant i kёshtjellёs sё Rosujёs)

    Njё burrё rreth tё dyzetave. Njeri shumё i arsyeshёm dhe njerёzor. Ёshtё fjalёpakё, por ndёrhyn me vendosmёri aty ku duhet. I ngjit fjala dhe ka njё fuqi magjike pёr t’i bёrё tё gjithё njerёzit qё ka pёrreth, qё ta dёgjojnё me durim dhe respekt, ndonёse mendimet e tij janё nё kundёrshtim me opinionin e shumicёs. Kёshillat e tij janё shumё tё vyera, por jo gjithmonё merren parasysh nga mbretёrit dhe komandantёt ilirё. Ёshtё sypatrembur dhe njeri i besёs. Lufton gjer nё vetёmohim pёr kauzёn nё tё cilёn beson-bashkimin si njё trup i vetёm dhe luftёn gjer nё fund kundёr Romёs.

    ETLEVA (Vajza e mbretit Monun)

    Rreth njёzetepesё vjeçe. Vajzё e dlirё dhe me shpirt tё pastёr, e cila beson nё dashurinё e sinqertё dhe tё vёrtetё me Platorin. E lidhur shumё pas tё atit, mbretit Monun, ajo vihet nё njё pozitё shumё tё vёshtirё shpirtёrore qё tё braktisё dashurinё pёr Platorin e tё lidhet me Gentin, pёr hir tё atdheut dhe fjalёs sё babait. Njё vajzё fisnike qё nuk i vё gur zemrёs dhe nuk pranon tё bёjё sakrifica kaq tё mёdha, pёr hir tё njё kauze tё ashtuquajtur mё tё madhe, siç ёshtё ajo e bashkimit tё ilirёve nё njё shtet mё tё madh dhe mё tё fuqishёm.

    MONUNI (Mbreti i Dardhanisё, babai i Etlevёs)

    Ёshtё njё burrё plak rreth tё gjashtёdhjetave. Udhёheqёs i shquar dhe mendimtar i thellё. Njeri me vёshtrim nga e ardhmja dhe virtyte shumё tё mira, qё e ka pёr detyrё tё shenjtё mbrojtjen e atdheut. Tё vetmen dobёsi qё ka ёshtё vajza e tij e vetme Etleva, sё cilёs i bёn presion qё tё martohet me mbretin Gent, pёrkundёr dёshirave tё saj tё vёrteta. Nё dyluftimin e brendshёm shpirtёror ndёrmjet babait dhe udhёheqёsit, fiton ky i fundit.

    ANICIUS GALLUS (Komandant i Ushtrisё sё Romёs)

    Ёshtё rreth tё pesёdhjetave. Komandant i paepur dhe strateg ushtarak. Dinak kur ja kёrkon situata. Shumё i zoti nё luftё, qё nuk njeh asnjё kompromis me kundёrshtarin. Natyrё e ashpёr dhe krenare, qё nuk sprapset nga humbjet dhe pёrdor çfarёdo lloj mjeti pёr arritjen e fitores, qoftё edhe jashtё fushёs sё betejёs.

    PLEURATI ( Babai i Gentit, Platorit dhe Karavantit)

    Rreth tё shtatёdhjetave. I lodhur nga luftёrat dhe konfliktet Pleurati ёshtё tёrhequr nga jeta politike dhe numёron nё heshtje ditёt qё i kanё mbetur. Nё njё moment vendimtar, Pleurati nuk vendos dot se cilin nga djemtё duhet tё pёrkrahё nё Kuvendin e Burrave. Parapёlqen qё tё flasё gjithnjё i fundit.

    APPIUS CLAUDIUS (komandant romak)

    Rreth tё dyzetave. Eshtё shtatlartё dhe hijerёndё. Strateg lufte, qё e njeh situatёn nё gishtat e dorёs. Njё nga njerёzit mё tё besuar tё Gallus. Njeh traditёn dhe zakonet ilire dhe kёto njohuri

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1